Te dashur Bashkombas/e,
Se pari ju uroj te gjithe juve besimtarve Katolik festen e juaj te madherishme Krishtlindjet.E festofshi edhe per shume mote me shume dashuri,
I pergezoj stafin e albasoul per punen e deri tashme qe kan ba edhe ju jam mirenjohes qe nepermjet kesaj faqe po mund te komunkoj me bashkekombasit e mi nga te kater anet e botes.
Tani dy dite jam duke e munduar koken time per kete qe tani dua te ju shkruaj.I kam shkruar edhe Albo-s per kete gje qe mua ne nje menyre po ma vran syrin.
Albo mu pergjigj se une jam e vetmja nga forumistat qe jam anku sa i perket fotos ne hyrje te albasoul.
Tani pys veten se a ka mendu Hero yn kombtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu se mbas 600 vjetesh flamuri qe u ngrit ne Kruje do te jete vend per prapanicat e tri macave!?!?
Te gjithe ata qe kan derdh gjak per kete flamur paskan derdh per maca ?!?
E kuptoj se eshte kreativitet por pse te luhet me flamurin tone.Flamuri eshte i shejt per ata qe ja din vleren!
Pse flamuri te jete posht nen prapanicat e ca macushave ?
Cila eshte lidhja ne mes tri macave,qenit, flamurit kombtare?
Ndoshta une e kam gabim por ju lutem nese keni mundesi qe ju me argumente te me bindni se flamuri yn kombtar e ka vendin nen prapanicate e atyre macave !
Ju mirepres ne diskutime konstruktive
Me shume rrespekt
Mjellma
Krijoni Kontakt