Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 53
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    panorama

    --

    Urbanistika çatall



    Bashkim Kopliku


    Nuk është fjala për "dhëmbë çatall", por për urbanistikën çatall, për zbatimin e ligjit çatall. Shkeljet e ligjit në urbanistikë janë më të dukshmet e më zor të mbulueshmet: ndërtimet mbeten e ligji në fuqi është shumë i prerë dhe shumë i qartë. Qytetet, plazhet po "gjëmojnë nga ruspat e fadromat". Shteti po prish me dhunë ndërtime shumëmilionëshe, garazhe, kioska, lokale, shtëpi, reparte prodhimi. Formalisht e zyrtarisht po prishen ndërtime "pa leje", apo "me leje jo të rregullta" (pra që "nuk u pëlqejnë këtyre të sotëmve"). ...Por ajo që po indinjon të gjithë është fakti se në të njëjtin vend, në të njëjtin rresht, ngjitur me njëri-tjetrin, disa ndërtime prishen dhe disa nuk prishen. Flitet kudo: "Përse Teri (kryetari i Bashkisë së Durrësit), ia prishi Selimit dhe nuk ia prishi Sokratit; ata njësoj i kishin ndërtimet, pa leje; bile ia prishën edhe atij, që prodhonte bukën aty e mbetëm pa bukë "300-she" për disa ditë!" Dhe shumica i dinë arsyet: Selimi është militant i PS-së, prandaj nuk ia prishin atij. Dhe vazhdon lista çatall e atyre, që nuk i "kap ligji": ka ndihmuar PS-në në vjedhjen e votave në qendrën X; ka bërë të fortin e deputetit të PS-së në lagjen Y; i ka paguar para mikut të kryetarit të degës së policisë ndërtimore; është i PD-së, por ka votuar në Këshill Bashkiak kundër opozitës, fshehtas, për PS-në; është i shoqatës "Durrësi", që trafikon tituj "qytetar nderi", apo "Mahmut durrsaku", me ata në pushtet, aktualisht të PS-së.
    E listës së mosprishjeve u shtohen ndërtimet e reja "me leje", krejtësisht në kundërshtim me ligjin, një masakër e vërtetë urbanistike. "Me leje", por në kundërshtim me ligjin e urbanistikës: ndërtohet mbi parqet publike; lëshohen ndërtesa goxilla, mbi sheshin qendror të qytetit; vendosen pallate shumëkatëshe mbi rrugët dhe trotuarët; ngrihen ndërtesat ngjitur me njëra-tjetrën, sa as në mesjetë nuk është bërë kështu; betonohet në plazh, mu në rërë e krejt afër detit. Qyteti është bërë çatall nga pushtetarët aktualë (e natyrisht jo vetëm Durrësi). Ankesat e njerëzve bien në vesh të shurdhër: zhurma politike e përgjithshme për marrjen e pushtetit i "harron" dhe i mbulon protestat e njerëzve.
    "Dhe i vetëm, trim në luftë"
    Nëpërmjet një "eksperimenti", që synonte të testohej shkalla e zbatimit të ligjit kam identifikuar dy shembuj konkretë të shkeljes së ligjit. Kam kryer një kundërvënie personale kundër korrupsionit, një kundërvënie konkrete, në rrugë ligjore dhe mediatike. Është ky, një kontribut, tip "dhe i vetëm ushtar (trim) në luftë" ("i adin na polje vojn", fjalë e urtë ruse). Shpresoj se kjo që po bëj, nuk do të rezultojë një veprim donkishiotesk: besoj se i bëhet një e mirë komunitetit, bashkëqytetarëve, duke u thënë të vërteta; mbase është një kontribut në krijimin e një mendësie perëndimore, pra e një mendësie ndryshe.
    Në oborrin e pallatit të sportit Durrës, u prishën para disa vitesh disa lokale, që ishin ndërtuar pa leje. Madje u prish edhe një ndërtim trekatësh mjaft i bukur, i kthyer edhe në një lloj bari me nuanca sportive, i kryer nga arbitri ndërkombëtar i futbollit, z. Miri Tare. Por nuk kaloi viti dhe po aty, veç nja 25 metra nga ndërtesa e prishur e arbitrit, z. Tare, po brenda oborrit të pallatit të sportit filloi ndërtimin "me leje", kryetari i Bashkisë Durrës, z. Miri Hoti. Tashmë, ai ka ndërtuar një ndërtesë 3 kat plus papafingo, që është krejtësisht në shkelje të ligjit, megjithëse është "me leje"! Edhe rruga u ngushtua, duke spostuar bordurën e trotuarit, edhe ndërtesa u nxor 2.8 metra para reshtit të ndërtesës ekzistuese në vijim, duke u varur mbi trotuar, që të përlash sa më shumë sipërfaqe ndërtimi (shih foton). Është shumë më i rëndë faji i një kryetari bashkie, që ndërton në shkelje të ligjit, se sa ai i një arbitri sporti, që fundja, nuk ishte një pushtetar, por një nevojtar me shpirt investitori. "Leja", që i ka dhënë kryetari vetes, veçse shton numrin e bashkëpunëtorëve të tij në faj, pra e bën edhe më të rëndë fajin.Po përse është në shkelje të ligjit ndërtesa e ish-kryetarit (u bë "ish" pasi e mbaroi ndërtesën)? Nga shkeljet pafund po përmend vetëm ato që nuk duan ndonjë "profesionalizëm" për t'i konstatuar: ndërtesa është vetëm 0.7 metra nga bordura e rrugës së ngushtuar (faqja e konsolit), kur sipas ligjit duhet të ishte së paku 5 metra; është vetëm 5.7 metra nga dritaret, nga jugu, të komshinjve, kur sipas ligjit duhet të ishte jo më pak se 10 metra.
    Sapo filloi piketimi i ndërtesës së kryetarit, iu drejtova të gjitha instancave të mundshme, nga poshtë lart: drejtorit të Policisë së Ndërtimit të Durrësit dhe atij të Shqipërisë, z. Nikolli; Bashkisë së Durrësit, z. Hoti, Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, z. Sallaku; presidentit të Shqipërisë z. Moisiu. Formalisht u përgjigjën, por me shprehje dhe qëndrime tip Zhvejku (ushtari çek, personazh i librit "Ushtari i mirë Zhvejk", i Jaroslav Hashek): "Shpresojmë të na kuptoni se ...", e veç ligjin nuk zbatonin. Të gjithë bashkë e secili veç e veç, titullarët e këtyre instancave, vërtetuan qartë ndryshimin në mes deklaratave publike për gjoja interesin e tyre për të zbatuar ligjin dhe praktikës mjerane të zbatimit të ligjit, po nga vetë ata. E vetmja gjë që u arrit, qe që shkelësit të ligjit, kryetarit, iu dhanë "certifikata legaliteti": "Jemi marrë një herë me këtë problem". Ngarkuan një prokurore, gruan e njërit që njihej si "miku im", që të bëjë shkresat siç u duheshin "bosave". "Eksperti dëshmon se çdo gjë është sipas ligjit", shkruan prokurorja për gjëra që i sheh mirë që nuk janë ashtu. Distancat, vetë prokurorja mund t'i verifikonte meqë për të përdorur metrin mjafton profesionalizmi edhe i një voglusheje të klasës së dytë fillore. E pastaj, po të kishte profesionalizmin dhe ndërgjegjen e një prokuroreje evropiane do të merrte në përgjegjësi penale edhe ekspertin, i cili e "mashtroi". Nejse, jo më kot nuk na pranojnë në Evropë.
    I vetmi zyrtar, që ka thyer ligjin edhe formalisht është kryeministri Fatos Nano, i cili nuk i është përgjigjur fare ankesës së bërë që në janar 2004, pra para më shumë se një viti, megjithëse ligji e detyron të përgjigjet brenda 1 muaji ( "Kodin e Procedurave Administrative", ligji 8485, datë 12.5.1999).
    Kryetari i ri
    Po mos vallë jemi ndaj një rasti të shkëputur, vetëm të z. Hoti? Jo, "eksperimenti" im vazhdoi edhe në kohën e pasuesit të tij, z. Lefter Koka, kryetari "i ri" i Bashkisë Durrës. Për një ndërtim pa leje iu drejtova Policisë së Ndërtimit Durrës, ku konstatova qartë se ata po talleshin me veten e tyre dhe me ligjin, pra qëllimisht po shkarravisnin ca procesverbale, si e si që ndërtimi mos të ndërpritej por të përfundohej. Pas "tri herë" të trokitura e ndërpreva ankimin te Policia Ndërtimore Durrës, sepse nuk ia vlente ta zgjasje: tani aty, në vend të një inxhinieri, na qenka emëruar drejtor një oficer sigurimi komunist. E ç'kuptim kishte të insistoja për zgjidhje ligjore nga ai (dihet se shkolla dhe praktika e sigurimit komunist ka qenë ajo e shkeljes së ligjit)! Iu drejtova kryetarit të Bashkisë, me dy letra. Tani që shkruaj kanë kaluar mbi 2 muaj e gjysmë nga letra e fundit dhe mbi 3 muaj nga e para. Kryetari i ri as nuk ka vepruar (ndërtimi pa leje po përfundon) dhe as që është përgjigjur. Edhe ky kryetar po shkel ligjin, njësoj si kryeministri i tij, njësoj si paraardhësi i tij, njësoj si mijëra bashkëshokë partie të tij. Kanë plasur shtesat e shtëpive pa leje për "miqtë" e ka plasur prishja e ndërtimeve pa leje për "jo miqtë" e ndërtimet "me leje", por në kundërshtim me ligjin: po përgatiten për fushatën elektorale, në mënyrën e tyre.
    Protestat
    Konkluzionet janë të trishtueshme: në Shqipëri nuk funksionon as administrata shtetërore, nga koka deri te këmbët e ky mosfunksionim është sheshit, në sytë e të gjithëve, pra në një farë mënyre i miratuar edhe nga shumica jonë, nga vetë populli. E kam fjalën jo vetëm te fakti që këta pushtetarë i kemi zgjedhur po ne, por edhe tek fakti se në periudhën në mes dy zgjedhjeve, për çdo shkelje ligji, nuk protestojmë në mënyrë të thjeshtë qytetare.
    U shpjegonte këto ditë një zonjë amerikane një auditori grash durrësake, se po të ndodhnin këto gjëra në Amerikë, gratë do të ulërinin në rrugët e qytetit; çuditej ajo se si ne shqiptarët nuk reagonim. Që përpjekja për zbatimin e ligjit të jetë efektive, njerëzit duhet të bashkohen, të organizohen. Përveçse organizimit në parti politike, qytetarët e perëndimit organizohen edhe në "grupe trysnie" ("pressure group", termi anglisht). Këto grupe formohen shumë më lehtë sesa partitë politike dhe kanë për qëllim zgjidhjen e një apo pak problemeve të caktuara. Format e grupeve të trysnisë janë fare pak të përdorura në traditën tonë, e pra duhet të mësojmë t'i përdorim sepse janë mjaft efikase.
    Sidoqoftë, ne qytetarët duhet të mos presim, duhet të fillojmë protestat edhe pa organizime të përsosura: të organizohemi duke protestuar, "të mësojmë notin duke notuar". Në një protestë të "popullit" kundër shkeljes së ligjit urbanistik, nga cilido kryetar mund të thërriteshin edhe përfaqësuesit diplomatikë, që edhe ata mos të mbeteshin vetëm me raportet e qeveritarëve tanë, por të vinin e të shihnin në praktikë se si i realizon z. Nano me shokët e tij, premtimet ndaj "euroatlantikëve". Ne shqiptarët, para se të merremi me ngjarjet në Vienë (në OSBE) apo në Washington (në Shtëpinë e Bardhë), bëjmë mirë të merremi me rrugën tonë, lagjen tonë, qytetin tonë.
    Protestat e demonstratat duhet të jenë për një objekt të caktuar, mundësisht të vetëm, p.sh. "për ndërtesën e ish-kryetarit të bashkisë, që akoma aty është, mbi trotuar, e paprishur" . Do të ishte e gabuar shpërndarja e protestës në shumë objekte, në një territor të gjerë, në shumë çështje: do të bënte efektin e kundërt: do të shpërndahej vëmendja në shumë pika e asgjë s'do të bëhej. Ky gabim taktik, shpërndarja e protestës, mbase jo gabim, por veprim i qëllimshëm, po kthehet në një sëmundje shqiptare, vetëm një zhurmë e vazhdueshme, e shpërndarë, pa asnjë rezultat. Duhet që vetëm pas suksesit të protestës në "njërin objekt", vetëm pasi i "është shkuar deri në fund, pra të jetë prishur ndërtesa e ish-kryetarit", të kalohet në "objektin" tjetër të radhës.E durojmë shumë moszbatimin e ligjit! E pra, ajo që kemi më shumë nevojë është pikërisht zbatimi i ligjit: me energjinë vetiake që kemi, brenda pak kohësh do të kishim bërë mrekullira, nëse do të kuptonim, shumica, se e vetmja gjë që na mungon është zbatimi i ligjit, zbatimi i rregullave të lojës. Do t'u kujtoja bashkëqytetarëve se edhe kur vidhet prona e përbashkët, urbanistika, është përgatitur rruga për t'u vjedhur "nesër" edhe prona individuale, "shtëpia individuale", "pasuria individuale", gjë që dihet se na djeg pafundësisht më shumë se sa prona e përbashkët. Kujdes, mos të jetë vonë kur "zjarri të ketë arritur edhe te shtëpia e secilit prej nesh, individualisht"!

  2. #32
    Brari,

    Kete shkrim e ke sjelle me qellim qe t'ua luajsh njerezve mendet e kokes.
    Ka kush "ngene" te merret ne Shqiperi me urbanistiken?E per me teper populli yne qe eshte shume i "urte" dhe nuk e tremb as mizen.
    Kur nuk po merren urbanistet e pushtetaret me te ti kerkon permes shkrimit te z.Kopliku te ndergjegjesosh publikun!?
    Te ne s'ka opinion publik sepse nuk ka intelektuale publike me te vertete te pavarur qe ta sensibilizojne ate per dukuri te tilla allashqiptare.
    Shiko se cfare ndodh cdo dite neper Shqiperi e askujt nuk i ben pershtypje por me nje indiferentizem te pashoq anashkalohen turpet pushtetare.
    Te ne nuk ben me pershtypje asgje sepse publiku eshte i "droguar" me nje shtrese asfalti e me fasada me ngjyra.Pushtetaret e kane gjetur ilacin se si te bejne publikun te heshte.Jepi nje dore asfalt nje rruge,aty lyej nje cike fasadat dhe mori fund cdo gje.
    Keshtu i fillua qe ne luften e II duke vrare shqiptari-shqiptarin e publiku fjeti,keshtu ndoshi me zgjedhjet e para pluraliste te 1945 pas te cilave u pushkatuan opozitaret e publiku heshti,keshtu ndodhi me kooperativat e reformen agrare e publiku heshti,keshtu ndodhi me Kosoven e trojet shqiptare,keshtu ndodhi me diktaturen e proletariatit,keshtu ndodhi me tufezimin etj.Ku ishte publiku?
    Vriten e priten njerezit ne mes te dites,dhunohen familje e femra,rrembehen femije e vajza,vidhen e grabiten pronat e tokat e ish-pronareve te ligjshem,shperdorohen fonde e cfare nuk ndodh e prapseprape publiku hesht.
    Mire intelektualet qe flirtojne me partite po keto OJQ ku jane?Apo ato vetem marrin fonde e dieta e kujtohen vetem kur ka votime qe te dergojne "vezhguesit" gjate numerimit te votave te paranumeruara?Ku eshte levizja "Mjaft" apo edhe ajo kaq e pati?
    Cfare duhet te ndodhe me teper ne kete vend qe publiku te zgjohet?
    Per kete te thashe qe ne fillim se "mjaft" me shkrime te tilla Brari se publiku po ecen tash mbi asfalti.
    Ai eshte i "kenaqur" me kaq.Buke,kripe dhe asfalt kjo eshte motoja e shqiptareve moderne.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Panorama

    --

    Fundi i berluskonizmit dhe Shqiperia

    E Premte, 22 Prill 2005

    Nga Fatos Lubonja

    Nje diplomate suedeze qe punonte para disa kohesh ne ambasaden suedeze ne Itali, por qe mbulonte edhe Shqiperine, e qe vinte here pas here per te ndjekur ngjarjet ne emer te vendit te vet, me tha nje dite, teksa rrekesha t'i shpjegoja ato qe ndodhnin ne kete vendin tone te bekuar: "Zoti Lubonja, une perpiqem ta kuptoj kete vendin tuaj, por, te them te drejten, pak kuptoj dhe ate pak e kuptoj sepse njoh Italine, sepse, po te vija direkt nga Suedija nuk do te mund te kuptoja asgje."

    Gjate bisedes mu be e qarte se e kishte fjalen per Italine qe shpjegon ardhjen ne pushtet te Berluskonit dhe berluskonizmin ne pergjithesi.

    Mu kujtua kjo histori keto dite, kur, pas humbjes derrmuese qe pesoi ne zgjedhjet rajonale qendra e djathte me ne krye Berluskonin, ne Itali po flitet gjithnje e me shume per "fund te berluskonizmit". E u ula te shkruaj jo per merakun e Italise, por te Shqiperise, qe e ka dashur dhe e do ende kaq shume Berluskonin dhe berluskonizmin. Jo vetem, por edhe duke patur parasysh se nje nga shkaqet e deshtimit tone ne kete tranzicion drejt sistemit kapitalist ka qene edhe imitmi me i keq i Perendimit e me konkretisht i Berluskonit dhe i berluskonizmit, tiparet e te cilit gjente diplomatja suedeze ne Shqiperi.

    Po cfare eshte berluskonizmi si fenomen politik, social dhe kulturor? Me dy fjale eshte nje lloj populizmi i ndertuar mbi premtime per pasurime e zhvillime te shpejta, i mbeshtetur fort nga mjetet mediatike te Silvios qe kane krijuar nje realitet virtual edhe me ndihmen e kultures se gervisht dhe fitose e te quitz-eve e spektakleve te lehta, por edhe mbi kulturen e ilegalitetit e te lidhjes se politikes me mafjen, justifikuar edhe me nje ideollogji liberiste qe propagandon dobesimin e rolit te shtetit, e nje mistifikim te privates dhe inisiatives se lire. Figura e politikanit qe e misheron berluskonizmin eshte karizmatiku Silvio qe shtypi (i majte) italian e quan "antropologjikisht genjeshtar" e qe ka arritur te bashkoje racistin Bosi qe e quan Jugun hajdut me Finin e Follinin qe elektoratin e kane ne Jug. Nderkaq, pertej fasades, berluskonizmi ka ne themel te motivimit te vet, jo sherbimin ndaj shoqerise, por mbrojtjen e interesave private te Berluskonit e te tijve, cka ka cuar deri ne hartimin e ligjeve ad personam apo deri ne synimin per venien ne kontroll te gjyqsorit. Pas kater vjetesh eksperience aventura e tij ka cuar ne pasurimin e nje grupi te vogel e ne varferimin e shumices se italianeve te cilet sot e kane veshtire te mbyllin muajin me ato qe fitojne. Humbja drastike e Berluskonit ne zgjedhjet rajonale, vecanerisht e partise se tij Forca Italia, ishte pergjigja qe i dhane italianet kesaj aventure duke treguar njeheresh se ajo Italia tjeter, e punes dhe e talenteve gjeniale dhe e traditave te forta te majta, ka antikorpe per te reaguar.

    Eshte folur shpesh per faktin se ajo qe ne kemi bere gjate ketyre viteve eshte marrja e gjerave me te keqija te sistemit kapitalist. Ne fakt, edhe sistemin komunist e ndertuam ne menyre te atille qe u be shembulli me i keq i komunizmit ne te gjitha vendet lindore, me i egri, me ekstremisti. Shkaku pse ne arrijme te marrim me te keqijat dhe jo me te mirat eshte nje ceshtje qe kerkon nje thellim antropologjik qe nuk pretendoj ta bej ne kete shkrim. Me dy fjale, sipas meje, burimi eshte injoranca, (dikush e ka quajtur nena e te gjitha te keqijave) si mungese e instrumenteve kulturore, kritike per te pervetesuar dije ne menyre krijuese, si mungese e kultures humaniste gjithashtu, kombinuar kjo me traditen tone dominante: kulturen e pushtetit.

    Per te njejtat shkaqe do te thoja edhe sprova jone kapitaliste ka prodhuar nje karikature te shemtuar te kapitalizmit e me konkretisht te atij qe sot ne itali quhet berluskonizem.

    Per ta ilustruar kete karikature le te tregoj nje pamje qe mu shfaq sapo zbrita ne token meme pas udhetimit te fundit qe me solli pikerisht nga Italia e Berluskonit ne Shqiperi

    Sapo kalova kontrollin policor te Rinasit, duke pritur te vijne valixhet nga ay ruli qe i fut nga jashte brenda, shkova te marr nje nga ato karrelat qe qene aty menjane, per t'i ngarkuar e tranportuar me to ne makine. Mirepo menjehere mu afrua nje person i veshur me nje lloj uniforme i cili me tha: 1000 leke (te vjetra) kushton. U bera gati t'i nxjerr, por jo pa nje lloj revolte qe me bere t'i them: thuaji atij drejtorit tend (e kisha fjalen per drejtorin e aeroportit) se nuk ka aeroport ne bote ku paguhen karrelet, sepse- shtova- ketu pasagjeret paguajne edhe takse aeroporti. Ne fakt, sapo kisha ardhur nga nje aeroport i Italise se Berluskonit ku me nje karrel me te mire se ay kisha transportuar valixhet pa paguar asnje kacidhe dhe pa paguar as takse aeroporti. Muhabetin e degjoi nje punonjes i aeroportit i cili me tha: keta nuk jane tanet, keta jane private. Pra sherbimin e karrelave ia kishin lene privatit. I mora valixhet ne krah nga inati dhe sapo dola, u ndesha me anen tjeter te medaljes: lypsat. Per bese ne njeqind metra rruge deri tek makina mu versulen nja 10 a 15 lypesa qe ia linin stafeten njeri tjetrit cdo pese metra e qe nuk me lane rehat derisa futa valixhet ne bagazh, mbylla porten e u nisa.

    Duke i "qare hallin" per kete gjendje nje punonjesi te aeroportit qe po ecte krahas meje ai me tha: Mos u merzit se edhe pak kohe do te zgjase kjo dhe pastaj do ta marrin gjermanet aeoportin- duke i dhene keshtu doren e fundit skice metafores se Shqiperise se sotme.

    Ky detaj qe tregova eshte pa dyshim vetem nje nga devijimet e vogla te "vijave te skices" qe, ne perpjekjen per te kopjuar modelin, e ka nxjerre ate nje karikature te shemtuar te Italise se Berluskonit. Them karikature sepse, le te jap dhe nje shembull tjeter te vogel, ne Itali nuk mund te beje vaki qe te futesh ne nje lulishte mu ne qender te kryeqytetit e te te fryje me bilbil nje polic privat e te te thote se nuk mund te kalosh ne anen tjeter sepse aty nuk ka dalje pasi aty eshte dyqani i privatit qe e ka rregulluar lulishten, te cilit, si kompesim, "modeli socialist i qeverisjes" i ka dhene te drejten te hape dyqan shitjeje e te beje aty ligjin, deri ta beje lulishten me hyrje, por pa da dalje simetrike me te. Ose, as ne enderren me te keqe studentet e universiteteve italiane nuk mund t'i shohin oborret e universiteteve te tyre te mbushura me kafenera dhe restorante private qe menaxhohen, madje, nga profesoret e tyre.

    Nejse, sic e thashe, keto jane vetem devijime te vogla dhe nuk kam ndermend te merrem me ato me te medhate qe i kam trajtuar mese nje here, aq sa jam bere i merzitshem.

    U nisa te shkruaj keto rradhe duke pare se sot po flitet per "fundin e berluskonizmit" jo pa sjelle ndermend se edhe komunizmit tone nuk do t'i kishte ardhur fundi sikur te mos i kishte ardhur fundi me pare ne vende te tjera. Pra edhe me shpresen se, me ne fund, do te ndryshojme dicka jo fale antikorpeve tona dhe as fale krijimtarise sone, por fale majmunerise sone. Mirepo, sipas teorise qe shtjellova me siper, ajme, keshtu perseri mund te perftojme ndonje karikature. Le te shpresojme, megjithate, se fundi i berluskonizmit, aq i adhuruar ne vendin tone saqe hapem edhe bare e restorante me emrin e tij, do t'i beje ca me shume shqiptaret te mendojne per majmunerine e tyre,- politikanet tane vecanerisht, e ata te majte edhe me vecanerisht,- e te zhvillojne ca me shume instrumente kritike ose, se paku, te kerkojne te shkerbejne ca modele qe bota e qyteteruar i cmon e vlereson me shume, si psh vendin e diplomates suedeze qe mezi arrinte ta kuptonte kete "modelin" tone.

    --

    mir e ka i ngrati tos..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 23-04-2005 më 10:38

  4. #34
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    (ne dukje) jashte teme

    Mbas leximit te artikullit u bera kurioz per fatin e z. Bashkim Kopliku. Me cfare eshte marre/merret ai njeri, se kisha kohe qe nuk ja degjoja zerin.

    Ti Brar qe je i gjitheditur, ke marre vesh ndonje lajm?

    Kush ka degjuar ndonje histori le te na e thote (ashtu hic, kot per kuriozitet)

    Pershendetje

    Benalbani

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Lubonjizmi

    Nga shkrimi i Fatos Lubonjes arita te kuptoj se nuk e njeh as Italin as Berluskonin as programin e Berluskonit as Bosin e as shume gjera te tjera shkurt muhabeti ja ka fut kot kodra pas bregut duke degjuar ca i kan then te tjeret e duke dale ne perfundime Banale.

    As nuk ja vlen ta replikosh apo ti tregosh shum gjera qe si di , po lere te shkruaj se do marr edhe ai ndonje lek me botimet.

    mir ben qe i sjell ti Braro po do desha ca mendon ti per Berluskonin

  6. #36
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Shume e drejte kjo qe thote Dardajani.
    Ne Shqiperi ka shume hibride te cuditshem pseudo-intelektualesh ,pseudo-politikanesh,pseudo-udheheqes etj (nuk e kam fjalen pikerisht per z.Lubonja).
    Perpjekja per modernizim e ketyre "pseudo" ekziston, por nganjehere dalin haptas me mentalitetin katnar dhe injorancen qe e ka bazen ne fundin e shpirtit te tyre ballkanik.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ben alban.. ironiku ..
    e din kaq gje ti besoj se po te shpifesh kunder Berishes.. e ha nje llokme te mire ne shqiperine socialiste..
    pra nuk besoj se eshte keq ndonje anti-berish i thekur..
    te tere punet mire i kane..

    dardajan..

    nuk e njoh berluskonin as italine.. mire qe te jap mendime..
    di qe berluskua.. eshte shok me nanon ..kaq..
    derisa eshte shok me nanon do jet m.ut muti.. sic jan te tere nanoistet..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 24-04-2005 më 02:50

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Nuk me rezulton qe ta ket shok dhe ne keto 3 vjet te berluskonit nuk e kane zene 1 here me goje as Shqiperine e as Nanon por Nano per ti trguar te tjerve se njeh kete apo ate duke ju ngjitur ne cdo rast te medhenjve dhe te ben te kuptosh se eshte si ata per te regulluar imazhin e tij .

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    Pak a shume nje shkrim te ngjashem ka botuar sot ne gazeten Shekulli Mustafa Nano. Ku behet krahasimi mes asaj qe Berluskoni dhe Berisha perfaqesojne ne vendet respektive duek nxjerre ne pah ngjashmerite duke filluar nga protagonizmi absolut si i njerit dhe i tjetrit. Ne shkrim permendet edhe Kuvendi i fundit i PD-se ku i nderuari kryetar nuk ka konkurruar me asnje kandidat.

    O Qerim po nese Fatosi eshte katnar cmund te thuash per ata qe e humbasin kohen per te shkruar ne kete forum si puna jote e imja? Une e kuptoj qe ti se kishe fjalen per Fatosin po pse i permende katnaret pikerisht ne shkrimin per te. Kthjellohu he djale e mos lesho epitete kot.

    Pershendetje

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shkrimet e mu.tafa Nanos per Berishen nuk kan asnje vlere sepse te gjithe e dine se po shkruajti mu.tafa patjater do shaje Berishen..
    se ku eshte halli i Mu.tafes nuk e di por ndoshta eshte tek zakoni i cave qe kafshojn nder-beresin..
    Berisha e beri diplomat kte mu.tafen kurse mbas 97 -tes ki mu.tafaj thone se merrte 2 rroga..nje si gazetar nje si i Shishit te Klosit..

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Feja dhe shteti
    Nga Eda H në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 25-06-2008, 13:02
  2. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33
  3. Shteti injoron librin
    Nga Fiori në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2002, 01:28
  4. Shteti hesht perballe krimit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2002, 19:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •