amen..
Korrieri
Disa mendime mbi qikllopin e Tiranes
E Premte, 21 Janar 2005
Nga Fatos Lubonja
Te henen ne mbremje ndoqa emisionin ne TVA mbi projektin e gratacieles 85 m te larte ne Sheshin “Skenderbej” te ciles i kane vene emrin “Syri i Tiranes. Nuk mund te mos me terhiqnin vemendjen disa ceshtje qe dolen atje e qe, per moscudi, nuk i gjej te reflektuara ne median shqiptare asfare. Besoj se kuptohet pse them moscudi. E kam fjalen per fenomenin e moscudise qe te kater te ftuarit ishin te tere pro projektit, pra mungonte qofte edhe nje oponent, cka, nga ana e vet, nuk eshte tjeter vecse perzgjatim i moscudise qe edhe ne paraqitjen e projektit nuk pame te kishte ndonje oponence, ashtu sikurse nuk u paraqit oponence edhe per projektin francez te qendres se Tiranes.
Te kuptohemi, e kam fjalen per ate oponencen qofte edhe formale, ashtu sic kishte ne regjimin e Hoxhes ne kohen kur lejoheshin formalisht avokatet edhe pse fati i te gjykuarit tashme ishte vendosur nga mbrojtesit e interesave te popullit, perfaqesuesit e pushtetit te diktatures se proletariatit, sepse, per oponence te vertete as qe behet me fjale ne kete demokracine tone totalitare.
Keshtu, duke e ndjere veten ne rolin e atyre avokateve te viktimave te Hoxhes, te pa shprese shpetimi nga denimi, po ulem megjithate te bej avokatine e nje te denuari te paracaktuar, qendres se Tiranes, thjeshte per dashuri te profesionit dhe detyre morale ndaj viktimes- derisa nje dite, demokracia jone totalitare te marre vendim ta heqe fare, si te tepert, edhe kete profesionin tim, rruge qe ka kohe qe e ka nisur.
Identitetet variabel te qendres
Nje nga argumentat qe me beri te moscuditem ishte pergjigja qe dha arkitekti Bicoku, nje nga antaret e keshillit bashkiak dhe po ashtu te zhurise qe perzgjodhi kullen, ndaj pyetjes se gazetarit Xhaxhiu: Pse duhej te ngriheshin keto kulla pikerisht ne qender te Tiranes? Pergjigja ishte pak a shume keshtu: Po ta shikosh historikisht, qendra e Tiranes ka pasur ne fillim si pika referimi Xhamine dhe Sahatin. Pastaj erdhi koha e komunizmit dhe lindi nevoja te kishte nje pike tjeter referimi (nenkupto te komunizmit) dhe u ndertuan ndertesat qe dihen, me pike kulminante 15 kateshin. Tani, qendres i duhen disa pika te reja referimi prandaj ngrihen keto kulla.
Pra sipas llogjikes se arkitektit bashkiak, qendra eshte nje vend ne te cilin cdo kohe (dhe cdo pushtet qe vjen mesa duket) duhet te krijoje pikat e veta te referimit, dmth identitetet apo simbolet e veta. Dmth., sipas arkitektit, prishja e kishes ortodokse ne vendin ku u ngrit 15 kateshi ashtu sikurse edhe prishja e Pazarit te Vjeter apo e nderteses se ish Bashkise, qe ne fakt kishin krijuar sebashku me Kursalin nje shesh shume me harmonik ne kohen e Zogut, e te mbyllur si ne kuptimin historik edhe urbanistik, ishte ne llogjiken e zhvillimit te qytetit. Dhe, ne vazhden e kesaj llogjike, tani na lindka nevoja e ngritjes ne qendren e Tiranes te gratacielave te cilat jane pika te reja referimi te kohes ku jetojme. Pra, sipas kesaj llogjike, ashtu sikurse ne kohen e Enver Hoxhes pika e referimt te Tiranes u shperngul nga Xhamija dhe Sahati tek 15 kateshi, ashtu edhe sot ajo do te shperngulet nga 15 kateshi tek qikllopi i ri, i quajtur syri i Tiranes, e madje pikerisht per kete, ideja e projektuesve te rruges se Durresit dhe asaj te Kavajes, sipas te ciles te dyja shohin tek Xhamija dhe Sahati nuk ka me vlere prandaj ata qe do te futen ne rrugen e Durresit apo te Kavajes pas ndertimit te qikllopit nuk do te shohin me kullen e Sahatit dhe Minaren e Xhamise, por ****** e qikllopit te Tiranes. Dhe, pa dyshim, ***** e nje qikllopi modern prej xhami eshte shume me e vyer sesa nje minare apo nje kulle e vjeter sahati e disa shekujve me pare.
Logjike me te mbrapshte dhe me enveriste se kjo, nuk mund te te degjojne veshet jo nga goja e nje arkitekti, por as nga goja e nje qytetari te rendomte europian qe jeton ne nje qytet normal europian. Sepse kjo logjike eshte e kunderta e asaj qe sot e sheh ne cdo qytet europian ku qendrat historike ruhen te paprekura dhe si syte e ballit, sepse ato jane pjese e historise se qytetit, e identitetit te qytetet dhe jane pjesa me e vyer e tij. Aq sa ne Varshave qendra historike u ringrit identike, sic ishte, pasi u rrafshua nga gjermanet gjate Luftes se Dyte Boterore. Kurse brezat qe vijne, kur duan ta zgjerojne qytetin dhe te bejne historine e tyre, krijojne qendra te reja. Ishte kjo logjike normale qe shpalosi kryebashkiaku, kur ishte Minister Kulture, me projektin e kthimit ne identitet te qendres qe e shpalli madje edhe si monument kulture te shkalles se pare, apo kur denoi publikisht ngritjen shkaterruese per qendren, nga paraardhesit e tij, vecanerisht per simbolet e Tiranes, Kullen e Sahatit dhe Xhamine, te kulles se ashtuquajtur Torre Drini.
Nuk po e vazhdoj me tej kete teme qe e kam shtjelluar shume me mire ne shkrimin tim: “Tirana si qytet i qytetareve dhe si kryeqytet i pushtetareve” (“Korrieri”, 24 Shkurt, 2004) ku shkruaj gjate per kesi aktesh, ne dukje moderne, europianizuese, por ne thelb shenje injorance dhe mendesie autoritare, antidemokratike, antihistorike, ashtu sikurse edhe per shkaqet pse kryebashkiaku Rama apo arkitektet jane tjetersuar deri ne kete pike sa te na moscudisin kesisoj.
(Ne kete moscudi futet edhe keshilltari i Kryeminstrit, arkitekti Artan Shkreli, i cili ishte edhe ai pjestar i zhurise se qikllopit e qe disa vjet me pare, per keto “mega- godina”, ka shkruar: “kombinimi i ekspansionit horizontal me ate vertikal po prodhon perfitimet maksimale ne kurriz te nje mjedisi te pafuqishem per te rezistuar pa u degraduar. Trafiku kaotik eshte i pranishem nen dritaret e seciles shtepi, pasi numuri i automobileve nuk varet me vetem nga siperfaqja qe zene godinat, por dhe nga lartesia e tyre.” Madje ka cituar edhe autore te njohur boterore si Lewis Mumford i cili thote se “... fillimisht ky ekspansion ndodhi ne qytetet me te medha, por gabimet radikale qe u bene ne periudhen e ideimit te gratacelave, tani jane perhapur ne te gjithe universin, pak nga pergjumja e organeve te kontrollit dikur shume te rrepta, pak nga kerkesat komerciale, pak nga deshira per te ndjekur moden e pak nga deshira e arkitektit per te perdorur teknologjite e reja”. (A Shkreli, D. Gjoni, “Tirana - ferri urban i shekullit XX”, Perpjekja 10, 1997).)
Nuk po e zgjas, pra, me aspektin arkitektonik, urban e kulturor te qikllopit, as nuk po shpreh ndonje ide se cfare mund te ishte me e aresyshme, sipas meje, per ta mbyllur sheshin atje ku do te ngrihet kulla pasi, sikurse e thashe, kete shkrim po e bej me shume nga dashuria per profesionin dhe viktimen dhe jo sepse kam shprese se do te shpetoj identitetin e qendres historike te Tiranes, te paracaktuar tashme me denim me vdekje.
Aspekti ekonomik
Nje gje tjeter qe me terhoqi vemendjen ne ate debat ishte fakti se ky projekt nuk paskesh preventiv. Pra, ne nuk e dime se sa para do te derdhen per ndertimin e qikllopit dhe aq me pak se nga do te vijne keto para. Por, nga sa kuptohej nga te tera shpjegimet qe u dhane atje, ku u fol per faktin se do te ishte i teri me nje lloj xhami special, se per kete do te duhej nje sistem ventilimi i persosur me kondicionere, se do te germohej kater kate nen toke e me the te thashe, dilte se kostoja e ketij objekti duhet te ishte shume shume e madhe.
U fol, nderkaq, se per kete pune fillestare, pra per organizimin e ketij konkursi, nuk kishte paguar Bashkia, por nje investitor qe mbeti anonim, ashtu sikurse edhe interesat e tij, pa cka se, nga sa di une, sec ka nje ligj qe e ndan, per konflikt interesi, projektuesin nga zbatuesi dhe nuk doli nese ky investitor e bere kete nga dashuria per Tiranen, apo nga ndonje interes direkt ne ate mesele.
Tek e fundit ajo qe mua me tronditi ishte pyetja nese ka kuptim qe te shpenzohen kaq shume para per nje objekt kaq vezullues nderkohe qe ne jemi ne terr e kemi gjera bazike te pazgjidhura akoma. Ndertimi i nje te tille “pike referimi”, sic e quajti arkitekti Bicoku, me ngjalli kujtimet e komunizmit kur, nderkohe qe njerezit jetonin ne mjerim, regjimi ndertonte ne qender, per lavdine e tij e te udheheqesit te tij, “pika referimi” te pushtetit qe kushtonin si qimet e kokes te tilla si Piramida apo Muzeu Kombetar duke shkaterruar, ajme, edhe Tiranen historike.
Dikush mund te thote se ky eshte nje investim privat. Por edhe investimet e privateve nuk dalin jashte politikave te zhvillimit te nje vendi. Perkundrazi. Prandaj edhe edhe nje pyetje e dyte me lindi lidhur me aspektin ekonomik te ketij projekti: A ka politika zhvillimi ky pushtet qendror apo lokal qe te percaktoje se ku dhe si duhet te investohen parate e shqiptareve ne te mire te imediates dhe te perspektives, ne te mire te tyre dhe te tere komunitetit? A eshte normale qe shumica e parave te shqiptareve jane derdhur ne kafaze banimi ose ne ndertime kafesh dhe restorantesh qe, tek e fundit, nuk jane investime qe prodhojne para, por qe kane nevoje te mbahen nga para qe duhet te vijne nga investime ose burime te tjera?
Kaq shume nevoje kemi ne per qendra biznesi sa duam te ngreme jo pak, por tete si ky qikllopi vetem ne qender, pervec atyre qe kemi, kur, me sa di une, nje qytet si Mancesteri, prej tre milion banoresh, ka vetem tre. Dhe, a nuk u heqin keto ndertime shqiptareve te thjeshte, qe neser mund ta jepnin nje apartament me qira per nje zyre, kete mundesi te fundit per te marre dicka nga investimi i tyre? Pra, mos valle derdhja e tere kesaj paraje ne ndertime do ta lere ekonomine tone edhe neser po ne ate gjendje qe eshte sot: pa ate qe eshte baza e zhvillimit te nje ekonomie, aftesia per te kthyer parane e investuar ne para tjeter.
Mua me rezulton se te vetmit qe fitojne me kete lloj ekonomie jane nje grusht ndertuesish qe po thithin tere parate e shqiptareve dhe qe me ngjasojne me shume me ndertues piramidash pak me te sofistikuara. E, ne kete kontekst, a kane partite opozitare politika zhvillimi ndryshe nga keto mospolitika? Sepse nuk pashe te kete ndonje reagim ndaj ketij investimi qikllopik nga asnje parti opozitare, vecanerisht nga ato qe perfaqesojne te majten e re, qe pretendon te mbroje interesat e atyre qe nuk do te mundin kurre te hane ne restorantet apo te lahen ne pishinat e qikllopit te Tiranes.
“Publikja”
Nje gje tjeter qe lidhet me ate qe thashe me lart, vecanerisht kur ke parasysh programet e partive te majta, me terhoqi vemendjen ne ate emision. E kam fjalen per permendjen shpesh te fjales “publike” nga nje vajze e re qe ishte thirrur aty per te shpjeguar projektin. Ajo nje dy e fliste per ambjentet publike te qikllopit te Tiranes duke e pasur fjalen per restorantet, kafenete, pishinat qe do te ngriheshin aty. Por, nuk e di, nga injoranca apo nga djallezia, ajo nuk bente dallimin midis atij qe ne bote quhet sherbim publik dhe atij qe quhet sherbim privat.
Ato ambjente jane publike ne kuptimin se atje shkon publiku, por njeheresh jane sherbime private, jo publike, sepse fitimet i terheqin nje grusht njerezish. Pra, nuk jane si parqet, ku njerezit shkojne te prehen pa paguar ndoje lek apo si sherbimet publike pa pagese si shkollat publike apo spitalet publike apo qe kane nje kosto te ulet sepse jane sherbime qe i kryen shteti, si metrote, autobuzat etj.
Publike sipas asaj llogjike mund te quhet edhe ajo gaforrja e stermadhe dhe e stershemtuar qe ka zaptuar gati gjysmen e parkut te Tiranes duke bere qe ai te mos duket me si park, por si oborri i saj. Por ajo eshte nje objekt privat qe, ne fakt, vjel fitime per nje grusht njerezish e qe i ka rrembyer publikes, dmth parkut, nje goxha cope gjelberim, qe sot, me bekimin e Bashkise, kerkon ta paguaje me nje cmim qesharak, por te denje per grabitesit e prones publike.
E pra kjo “ngaterrese” e sherbimit publik me sherbimin privat, e publikes me grabitjen publike, eshte mire te sqarohet ne kete vendin tone te mbushur me mashtrues kombetare dhe nderkombetare.
Mjerimi i intelektualit
Edhe nje gje me ngacmoi ne ate emision: pamja e plakur e arkitektit Maks Velo. Me floket krejtesisht te zbardhura dhe me mjekren krejt te thinjur, pamja e tij me dha ndjesine e kohes qe po kalon per te gjithe ne qe na u duk se rilindem me 1991. Por jo vetem kaq: duke e pare Maksin ashtu me koke gjysem te ulur teksa thoshte fjale te mira per ate qikllop qe shvlefteson cdo gje historike te asaj qendre historike, e pa reaguar fare ndaj teorise se ndryshimit te pikave te referimit te Bicokut, me erdhi t’i bej kete pyetje: I dashur Maksi, ne kohen e Enver Hoxhes u shtrengove te besh projekte shperfytyrimi kishash si ajo e Shen Prokopit apo ajo e Rruges se Kavajes dhe i bere, edhe pse ne kundershtim me bindjet e tua. Amin!
Ne burg, per te mbijetuar, vazhdove te ndertosh biruca e shtesa burgu edhe pse miku yne i perbashket Petro Tako nuk linte dite pa te thene se kjo ishte nje pune e denueshme moralisht. Amin! Tani, ne liri, te shoh duke levduar nje projekt qe, nga sa te njoh personalisht,- dhe nga sa ke shkruar e vizatuar e folur edhe publikisht (kujto debatin per mosshembjen e Teatrit Popullor apo shkrimet qe ke bere per Pazarin e Vjeter) eshte krejtesisht ne kundershtim me bindjet e tua.
Cili eshte ai kufi, o i dashur Maksi, pas te cilit nuk mund te themi me “Amin” per oportunizmin tend! Cili eshte ai kufi pas te cilit frika dhe shtrengimi nuk e justifikojne dot me shitjen e shpirtit? Sa liri duhet te te japin ty, o Maksi, qe te jesh Maksi, qe te mos i kesh frike qikllopet apo qe te mos te te paguajne qikllopet? Apo kjo eshte nje pseudopyetje sepse eshte shtruar qe ne fillim gabim, pasi, ne fakt, nuk ekziston nje thelb i vertete i intelektualit Maksi, dhe i shumeve si Maksi, por vetem shfaqjet mjerane kalimtare te njerucit qe i adoptohet rrethanave qe ia diktojne qikllopet e pushtetit? “L’existence précède l’essence”.
Amin!
---nga korrieri..------
Krijoni Kontakt