Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 53
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Shteti përballë mafies

    korrier


    ---


    Nga feudalet komuniste ne feudalet liberiste
    E Diele, 26 Dhjetor 2004

    Nga Fatos Lubonja

    Ata qe kane jetuar kohen e komunizmit me siguri mbajne mend se nje pjese e mire e propagandes se partise- shtet te Enver Hoxhes ndertohej mbi krahasimin midis te mirave te sistemit tone dhe te keqijave te kapitalizmit perendimor dhe se, nje nder keto "te mira", nga me te spikaturat, ishte fakti se, ndryshe nga vendet kapitaliste, tek ne populli nuk paguante taksa. Nderkaq, nuk mund te harrohet, se, ne kete propagande, vecanerisht ne ate qe behej nepermjet letersise e artit socrealist, figuronte shpesh edhe figura prej shushunje e "taksidarit", njeriut qe, "ne kohen e kaluar", trokiste ne porte per t'i mbledhur taksat popullit te vuajtur.

    Ne kete propagande, po ta analizoje me kujdes, do te vije re nje perzjerje te koherave. E kam fjalen se, ne fakt, kishim te benim me dy lloj krahasimesh: ne kohe dhe ne hapesire. Taksidari ishte nje fenomen i se kaluares sone, i asaj bote qe thuhej se e kishim lene njehere e pergjithmone, qe ishte bota feudale e bejlereve dhe e agallareve. Kurse taksat e kapitalizmit ishin nje realitet tjeter, me te cilin ndryshonim edhe ne kohe, sepse kapitalizmi njihej si sistem i kohes se shkuar, por vecanerisht ne hapesire, sepse ai vazhdonte te mbijetonte ne Perendim si nje sistem bashkekohes me tonin.

    Per ata qe mund te jene merzitur me kete hyrje historike nxitoj te them se nuk e fillova kete histori ashtu thjeshte per te bere histori, por i ngacmuar nga debati qe po behet realisht ne vendin tone lidhur me taksat e buxhetin. Por perpara se t'i kthehem realitetit te sotem, le te vazhdoj edhe pak me historine e se shkuares.

    Nga feudalizmi ne feudokomunizem

    Sikurse pranohet tashme nga studiues dhe jo studiues te shumte, ne, pas Luftes se Dyte, kaluam nga nje sistem feudal ne nje sistem qe e quanim socialist, pa pas provuar eksperiencen e kapitalizmit (nuk po hyj ketu ne hollesi te kohes se Zogut kur mund te gjesh edhe elementet e pare te lindjes se borgjezise). Ne kete kontekst edhe persa i perket institucionit te taksimit, ne kaluam nga taksidari i sulltanit, i beut apo i feudomonarkut Zog tek shteti komunist qe u be pronari dhe tasksidari i vetem i te mirave qe prodhonim. Ne ate sistem ne vertet nuk i paguanim taska shtetit, por kjo ndodhte sepse, ne fakt, shteti ishte njeheresh edhe pronari i vetem qe mbahej me punen prej "gjysmatari" te njerezve ne kooperativa e ferma e miniera etj, te cileve u jepej nje rroge minimale si dhe me te hollat qe siguronte nga ndihmat Jugosllave ne fillim, pastaj Sovjetike dhe pastaj Kineze.

    Shpjegimet e mesiperme mund ta bejne me te qarte konceptin feudokomunizem te perdorur per te perkufizuar thelbit ekonomik e politik te sistemin tone komunist.

    Karakteri feudal i sistemit qendronte sa ne menyren feudale te mbledhjes e shpenzimit te parave aq edhe ne karakterin feudopatriarkal te udheheqesve te rinj. Nuk ishte populli qe vendoste se si dhe se sa dhe se ku do te mblidheshin e perdoreshin parate, qe vendoste per planet dy dhe pesevjecare, per ndertimin e bunkereve e te taracave e per metalurgjikun e per t'i bere malet fusha, por udheheqesit qe kishin marre persiper te kujdeseshin per popullin e tyre. Krahas autoritarizmit udheheqesve u duhet shtuar edhe fakti se, ashtu si monarket dhe feudalet e dikurshem, ata jetonin te ndare nga populli dhe gezonin privilegje te shumta. Nga ana tjeter kolektivizimi total dhe barazia e rrogave ishin tipari komunist i sistemit.

    Shteti social dhe liberizmi perendimor

    Nderkaq, ne kontekstin e analizez se te sotmes, eshte e rendesishme te theksohet se ajo cka na ka munguar ne pervojen tone, ne krahasim me pervojen perendimore te institucionit te taksimit, eshte nje cope e rendesishme e historise se demokracive perendimore te cilen do ta permbledh sa me shkurt qe te vij tek ceshtjet e dites.

    Ne themelet e demokracise angleze, te pavaresise se SHBA, te Revolucionit Francez, qe shenojne edhe epoken e triumfit te kapitalizmit mbi feudalizmin ne keto vende, qendron edhe nje parrulle qe ne shqip tingellon pak a shume keshtu: "Pa perfaqesim, s'paguaj taksa". Kuptimi i saj eshte se ne kohet e feudalizmit taksa paguhej nga populli per sherbimet qe i kryenin ketij sovranet dhe feudalet, te cilet, edhe pse ishin me te pasurit, perjashtoheshin nga taksat. Revolucioni Francez quhet borgjez pikerisht sepse borgjezia, e cila paguante taksa pa qene e perfaqesuar, dora dores qe u forcua nuk duroi dhe kerkoi te kete vendin e vet ne pushtetin politik, per te perfaqesuar interesat e veta cka do te thote edhe per te pasur te drejten per te vendosur se si do te shpenzoheshin taksat qe ishin, tek e fundit, parate e saj.

    Historikisht njihet se taksa e pare kapitaliste lind ne Holande ne formen e nje lloj vetetaksimi ose dhenieje vullnetare te nje pjese te fitimit nga kapitaliste hollandeze te iluminuar qe kjo te mund te investohej ne infrastrukture si rruge e flota tregetare- cka i dha Hollandes lidershipin financiar ne Europe asokohe.

    Pra, ne fillimet e kapitalizmit dhe te shtetit demokratik heqja e taksave qe paguante populli per monarkun dhe feudalet ishte nje levizje progresiste, (e majte nese mund te shprehem keshtu). Me pas, me zhvillimin e kapitalizmit lind nje dinamike tjeter persa i perket taksimit dhe qendrimit te se majteve dhe te djathteve lidhur me te. Tregu i lire i pakontrolluar dhe konkurrenca e eger, qe pasoi renien e feudalizmit, krijoi probleme te medha sociale te varferimit dhe te polarizimit. Kjo beri te linde socializmi, si ne format e veta me ekstreme psh. marksizmi qe synonte eliminimin e prones private ashtu edhe ne ato te moderuara si social demokracia qe nuk kerkon ta eliminojne tregun e lire, por ta korrigjojne ate, duke zbutur pabarazite sociale nepermjet krijimit te sherbimeve publike per te gjithe si shkollat apo shendetesia gratis. Nje nga instrumentet me te fuqishem per kete jane taksat progresive nevojen e te cilave e kane vene ne dukje te paret ekonomistet klasike si Adam Smith apo John Stuart Mill, e cila presupozon qe ata qe fitojne me shume te paguajne edhe takse ne nje perqindje me te larte. Edhe ne shekullin XX ka vazhduar kjo dinamike.

    Mjafton te kemi parasysh cka ndodhi ne SHBA pas krizes se viteve 20 qe ishte nje krize e krijuar nga liberizmi i shfrenuar, qe solli si nevoje shpetimi New Deal te Rusveltit qe, ne thelb, ishte nderhyrje e forte e shtetit per te dale nga kriza e rende social ekonomike, krize qe ne disa vende te Europes polli diktatura. Ishte pra nje forme e shtetit social, mbeshtetur mbi idete e Kejnesit; kurse me Reganin fillon lehtesimi i peshes se shtetit nen frymen liberiste te Haekut- nese do te permendnim emrat e dy prej ekonomisteve me te rendesishem te shekullit XX qe kane teorizuar njeri nevojen e nderhyrjes se shtetit ne rregullimin e ekonomise dhe tjetri ate te inisiatives se lire, sa me pak te kontrolluar nga shteti, me nje fjale liberiste.

    Feudoliberizmi shqiptar

    Sikurse del e qarte nga sa thashe me lart implementimi i institucionit perendimor te taksimit ne vendin tone u krye pa u pase njohur eksperienca kapitaliste me tere zhvillimin e vet dhe me tere kulturen qe ka sjelle ne ate shoqeri dinamika e taksimit. Ja pse edhe implementimin e ketij institucioni e shoh ne te njejtin kontekst sic kam analizuar tjeterkund krijimin e institucioneve te tjera te sistemit tone postkomunist, si pluralizmi politik, shoqeria civile, media e pavarura apo ekonomia e tregut: si pjese e fenomenit te krijimit te hibrideve sterile- ne kuptimin qe fidanet e ketyre institucioneve perendimore nuk u implementuan ne nje terren te virgjer, por u shartuan ne trungun e kultures se trasheguar, duke prodhur keshtu nje hibrid qe, ne te shumten e rasteve, rezulton steril, dmth pa aftesi per tu zhvilluar e per te nxjerre trashegimtare. (Shih. Perpjekja 19, F. Lubonja, "Hibride sterile: Mbi implementimin e institucioneve perendimore ne Shqiperi.")

    Nuk do shume per te kuptuar se institucioni kapitalist perendimor i taksimit eshte shartuar ne vendin tone ne nje trung kulturor feudokomunist duke pjelle nje hibrid monster. Ajo cka vazhdon te ushqeje trungu i vjeter feudokomunist tek ky monster eshte mendesia e pushtetarit qe ben si te doje me parate e arkes, privilegjet qe ky gezon nder te cilet edhe ay i te mosqenit i barabarte perpara ligjit me qytetaret e tjere. Nderkaq shartimi me tregun e lire liberist ka pjelle nje borgjezi qe eshte bash e kunderta e asaj te iluminuar hollandeze para disa shekujsh: ajo jo vetem qe nuk vetetaksohet per te zhvilluar infrastrukturat e me the te thashe, por, ne bashkepunim me pushtetaret, kur nuk jane i njejti person ose familje, kryen rishperndarjen me kriminale te parase duke pervetesuar ato ne forma te krahasueshme me taksidaret e feudalizmit apo te feudokomunizmit.

    Kesisoj, nese ne feudokomunizem kishim nje nomenklature qe nuk vendoste pasuri, por gezonte privilegje te medha, e qe nje pjese te parase qe vilte e perdorte per te mbajtur me kembe aparatin burokratik, prpagandistik e shtypes, ne sistemin e tanishem kemi abuzimin me parane publike ne formen e krijimit te pasurise private te kesaj kategorie te re feudalesh, dhe pastaj ne rreth vicioz, shfrytezimin e kesaj paraje per te ushqyer aparatin e tyre burokratik e propagandistik e per te mbajtur nen kontroll institucionet qe ne nje demokraci duhet te jene te pavarura si Prokuroria apo Gjykatat. Nese do te kerkojme t'i vinim nje emer ketij sistemi, duke e krahasur me sistemet qe kemi kaluar, fare mire mund te quhet feudoliberizem.

    Mjafton te kemi parasysh nje fakt per te cilin kam shkruar edhe tjeter here qe e ilustron ne menyren me te plote kete sistem. Investimet me te rendesishme te vendit ne keto 13 vjet kane qene ato te ndertimit. Pra shumica e fitimeve te shumices se shqiptareve jane derdhur per te ndertuar banesa. Rishperndarja sa me efikase e kesaj paraje te investuar do te kishte qene detyre themelore e nje shteti demokratik. Aty shteti do te gjente nje nga burimet me te rendesishme te grumbullimit te te hollave per te mbajtur administraten e per te kryer tere ato sherbime publike qe jane detyre kryesore e cdo shteti modern e po ashtu per te siguruar pensionet. E kjo do te thote se gjeja e pare qe do te duhej te kishte bere duhet te ishte venia nen kontroll e ketyre investimeve. Dhe menyra me e lehte do te kishte qene modeli qe perdoret kudo ne perendim, ndertimi nepermjet bankave si dhe shpallja e denueshme e shitblerjes ne cash. Kurse ne shtetin tone feudoliberist kjo industri vazhdon te lulezoje jashte kontrollit te shtetit duke krijuar nje grusht te pasurish qe zhvasin pjesen me te madhe te kesaj paraje.

    Per kete mjafton te kesh parasysh se vete pallati ku banon kryeministri mu ne qender te qytetit eshte ndertuar me kete filozofi, se edhe vete kryeministri nuk duket se disponon ndonje dokument bankar qe te vertetoje derdhjen e parave te apartamenti te tij pronarit, i cili sipas cmimit qe ka deklaruar rezulton i shitur nen dore ne nje shifer afro dhjete here me te ulet sesa vlera reale e shitjes se apartamenteve ne ate zone. Ne kete rast parate e katit te kryeministrit kane hyre ne xhepin e tij, ne rastet e kateve me poshte diferenca midis asaj qe i deklarohet shtetit dhe vleres se vertete te shitjes hyn ne xhepin e pronareve. Vetem ne arken e shtetit nuk hyn thuajse kurrgje. Nese ne fillim kjo praktike lindi spontanish, edhe nga papervoja, me pas u be sistem i vetedijshem pune i feudaleve te rinj.

    Fakti qe ndertimet nuk behen nga bankat sic behen kudo ne boten e qyteteruar, qe Tirana eshte i vetmi kryeqytet ne bote pa plan urbanstik dhe fakti qe ndertuesit me te medhenj te shqiperise jane edhe pronare te medhenj mediash nuk jane pa lidhje me njeri tjetrin. Ne thelb kemi te bejme me nje filozofi qeverisjeje ku bashkohet liberizmi si dobesim i shtetit, gjoja ne emer te inisiatives se lire, ne rastin tone deri ne groteskun e lenies se kryeqytetit pa ligjin e tij themelor, me mendesine feudale te abuzimit me pushtetin. Per ke do me shume te dhena ekenomike qe ilustrojne kete sistem le te lexoje shkrimin e Fatos Cocolit "State Capture"- roberimi i shtetit (Koha Jone, 19 dhjetor 2004) i cili shpjegon me hollesi se si edhe marrja e shume vendimeve ne nivel qeveritar edhe nxjerrja e shume ligjeve parlamentare ne kete lloj shteti behet sipas interesave te grupeve te vecanta te fuqishme feudoliberiste. Vetem nepermjet rritjes abuzive te tarifes se birres, sipas autorit, qytetareve u jane grabitur afro 12 milion euro ne vitet 2003- 2004.

    Ne hibridin tone feudoliberist te taksimit, edhe kur flitet per me shume taksa, sikurse kane filluar te flasin sot te vetequajturit te majte, cka ne dukje tingellon si politike e majte, do te gjesh, pra, dy pervertime te rendesishme ne raport me institucionin perendimor te taksimit:

    Se pari, se njerezit paguajne me shume taksa pa pasur asgje ne dore per kontrollimin e menyres se si perdoren keto taksa.

    Se dyti, duke patur parasysh se ne te vertete pushtetin e ka nje pseudo e majte qe punon me dhe per borgjezine feudale te vendit kuptohet se, ndryshe nga ne Perendim, ajo nuk kerkon te taksoje per te kryer me shume investime publike nga shteti, shkolla dhe spitale me te mira, por per te rritur fitimet nepermjet abuzimit me parane publike.

    Si mund te ndryshoje gjendja?

    Sikurse duket qarte, e perbashketa e te tre sistemeve atij feudal, atij feudokomunist dhe ketij feudoliberist eshte mungesa e perfaqesimit real te qytetareve ne pushtetin politik, shkurt mungon demokracia. Parrulla "Pa perfaqesim s'paguaj taksa" eshte aktuale sot e gjithe diten per te kryer nje revolucion sa kulturor aq edhe politik e ekonomik per permbysjen e ketij regjimi feudoliberist.

    Kuptohet se rruga e vetme per ta bere kete revolucion eshte demokratizimi, me cka kuptoj, ne thelbin e vet, luften e njerezve per perfaqesimin dhe pjesemarrjen ne vendimarrje cka me ane tjeter do te bente te rritej besimi ne te zgjedhurit e ne menyren se si ata do ta perdorin parane.

    Kjo nenkupton jo vetem nje proces te gjate, kulturor, por edhe procese te forta afatshkurtera. Ne projektet afatshkurtera kjo do te thote me se pari nje projekt politik qe do te kerkoje ta cliroje shtetin nga roberuesit e tij nepermjet goditjes se strukturave kriminale te grabitjes qe kane krijuar feudalet liberiste, shoqeruar kjo me nje shqyrtim dhe ndryshim te te gjitha ligjeve qe kane krijuar ata ne funksion te kesaj grabitjeje dhe te hapjes se nje procesi te dhimshem e te veshtire, por te domosdoshem te rishperndarjes se drejte te pasurise se grabitur.

    Ka dy parti opozitare qe me emra te ndryshem e njohin ate qe e quajta feudoliberizem si te keqen me te madhe qe ka rene mbi vendin e qe premtojne ta kryejne kete projekt politik: PD nga e djathta me nje projekt liberist, qe pretendon te ule taksat, por njeheresh te rrise vjeljen e tyre e t'i shfrytezoje ato me mire e me drejt, si dhe te denoje, po te vije ne pushtet, autoret e ketij sistemi; LSI nga e majta, qe godet nen emrin "monopole" kategorine e feudaleve liberiste, qe premton te rishikoje privatizimet qe ka bere kjo klase, qe premton te godase konfliktin e interesave nepermjet rishikimit te legjislacionit dhe njeheresh, me nje vizion te qendres se majte, te korigjoje shperndarjen ne favor te shtresave te brishta.

    Nuk mungojne po ashtu ne media nje numer autoresh qe tashme e kane trajtuar mese nje here kete fenomen dhe, po ashtu, nen emrin korrupsion edhe bota nderkombetare eshte e vetedijshme se ne Shqiperia ka ngecur si ekonomia edhe demokracia per shkak te feudaleve liberiste. Kemi edhe nje levizje civile qe ka bere disa aksione spektakolare per te denoncuar kete regjim.

    Ky front ka perballe dy kundershtare:

    Se pari, strukturat e pushtetit, te parase e mediatike qe kane ngritur feudalet liberiste sebashku me bllokimin e funksionimit te institucioneve demokratike, ku spikat ne menyre te vecante paralizimi i institucionit shteteror te Prokurorise, qe rezulton me i rendesishmi per ndryshim;

    Se dyti, indiferencen e qytetareve ose me sakte mosmbeshtetjen si duhet per shkak te mosbesimit ne ate cka thone e premtojne opozitaret, pjeserisht pse i shohin te paqarte ne vizionin e se ardhmes qe premtojne, por kryesisht pse nuk besojne se s'jane te kapur nga rrjetat e feudaleve liberiste apo nga e njejta mendesi feudopatriarkale. Tek e fundit duket se vetem puna per rritjen reale te perfaqesimit dhe te pjesemarrjes se qytetareve ne punet publike, mbetet sfida e kujtdo qe synon te shpetoje vendin nga humnera ku po e con lenia e tij ne duart e feudaleve te rinj liberiste.





    ......

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Prokurori Sollaku dhe Don Kishoti
    E Marte, 18 Janar 2005
    Nga Fatos LUBONJA

    Duke ndjekur javen e kaluar, ne disa televizione skenografine e lajmit te pjesemarrjes se Kryeministrit Nano ne analizen vjetore te drejtesise, nuk mund te mos me terhiqte vemendjen dicka qe kam frike se nje pjese te madhe i ka kaluar pa u vene re, pasi eshte bere tashme pjese e rendomte e pejsazhit te perditshem politik. E kam fjalen per pozicionin e Kryeprokurorit Sollaku ne ate skenografi. Duke e pare Sollakun te rreshtuar krahas Xhafajt dhe te tjereve ne ate skenografi te dominuar nga Nano, nuk mund te mos me lindte pyetja: kur sheh pamje te tilla qe te bejne ta perceptosh prokurorin ne rolin e ushtarit te mire te qeverise "Nano", a mundet valle te shpresosh qe ky prokuror te hetoje me paanesi akuzat qe ka ngritur ndaj Nanos opozita, Nikolle Lesi, apo shtypi? Kaq te qarte e kemi ne, qe pergjigja e kesaj pyetjeje eshte "Jo", saqe duket absurde ta ngresh kete pyetje. Madje tashme shumica e opinionit e ka harruar se institucioni i Prokurorise se Pergjithshme eshte nje institucion i pavarur nga ekzekutivi e beson se, qe Prokurori te kerkoje drejtesi, i duhet ta gjeje frymezimin tek fjala e udheheqesit, ne kete rast, paradoksalisht, pikerisht tek fjala e njeriut qe duhet te hetoje.

    Duke folur me njerez te shumte per ate te famshmin rreth vicioz qe e permendin aq shume shqiptaret, kur thone se nuk mund te shpetojme nga e keqja qe na ka zene: abuzimi skandaloz i politikaneve tane me jeten dhe fatin tone- pasi jemi te gjithe hallka te nje zinxhiri korruptiv, me ka rezultuar se institucioni qe permendet me shume, ashtu si instinktivisht, sic vete gjuha atje ku dhemb dhembi, eshte ai i Prokurorise. Kam degjuar gazetare te me thone: vertet ne nuk jemi ashtu dhe aq te pavarur dhe ashtu dhe aq profesionale, por aq pune e kemi bere, qofte edhe per shkak te rivalitetit ne interesa te pronareve tane, per te zbuluar aq e aq krime e abuzime, ku Prokuroria te mund te kapej. Kam degjuar funksionare te Kontrollit te Larte te Shtetit te me thone se nuk jane te pakta dosjet qe kane shkuar ne prokurori qe e nxjerrin hapur se cfare krimesh e abuzimesh jane bere me pronen publike ne kete vend nga lidhja korruptive e politikes me biznesin. Kam degjuar gjyqtare te me thone, se sado qe gjyqesori yne nuk eshte ashtu dhe aq i paster, nuk eshte ai pergjegjes per ate qe nuk eshte denuar qofte edhe nje politikan per korrupsion sepse, sikur Prokuroria te bente punen e vet e ta conte nje politikan ne gjyq, qofte edhe per shkak te berjes se ceshtjes publike, gjyqtaret nuk do ta kishin lehte te jepnin vendim te padrejte. Kam degjuar po ashtu funksionare te larte te SHISH-it te me thone se nuk jane te pakta informacionet qe i kane shkuar Prokurorise per abuzime dhe shkelje qe kane mbetur po aty ku i ka lene SHISH-i. Shkurt, nese do te perdorja nje metafore nga ato qe perdoren me shpesh, ate te krahasimit te shoqerise me nje organizem te gjalle, me ka dale se organi kryesor i semure qe kemi ne, si te thuash melcia e trupit tone, ajo qe do te duhej te pastronte trupin nga helmimet e ndryshme, eshte Prokuroria dhe se trupi yne po helmohet dita-dites pikerisht, sepse ky organ eshte i bllokuar/semure rende.

    Biseda pastaj eshte shtyre tek modelet e ndryshme te Prokurorive qe ka ne bote. Kam diskutuar idene se mos valle ne duhet te mos e mbajme me prokurorine keshtu sic eshte, dmth "de jure" e pavarur, por "de facto" e varur, sepse ajo keshtu eshte me e paralizuar se sikur te ishte e varur nga ekzekutivi? Mos duhet qe ta bejme pjese te ekzekutivit, ashtu sic eshte ne SHBA, ne menyre qe te ishte mazhoranca ne pushtet ajo qe do te ndeshkohej, pastaj me vote edhe per punen e keqe te Prokurorise per mosdeninin e krimit? Dmth. po te vije opozita ne pushtet, a mos duhet ta ktheje prokurorine ne pjese te ekzekutivit dhe pavaresia e drejtesise te sigurohet e te ruhet nepermjet pavaresise se Gjyqesorit. Por kunderargumenti eshte se duke qene prokuroria pjese e ekzekutivit, mund te abuzohet edhe me shume me te sepse ne e dime se nga c'tradite vijme.

    Perseri biseda ka ngelur ne rrethin e mallkuar vicioz.

    Duke folur nje dite me njerin nga "te arsyeshmit" e ketij vendi, nga ata te shumtit qe u ka humbur, per mire apo per keq, cdo ndjenje revolte ndaj padrejtesive qe perjetojme ne kete rreth vicioz, i thashe: po a e kupton ky prokurori Sollaku, se duke mos kryer punen e tij, dmth duke lene kriminelet te lire, madje dhe ne pushtet, ai eshte pergjegjes, jo vetem per mosdenimin e krimeve qe ata kane kryer, por edhe per krimet e reja qe keta vazhdojne te kryejne?

    Pergjigja e tij "e aresyeshme" ishte:- "Ti e kupton se nuk eshte e lehte. Edhe ti qe flet keshtu, po te ishe atje, zorr se do te veproje ndryshe. Duhet te jesh Don Kishot ne kete vend qe te veprosh ndryshe".

    Pergjigje me te aresyshme nuk mund te kete,- nese Don Kishotin e shohim si humbesin qe na ben te qeshim me humbjet e tij ne ndeshje me me te fortet. Por, nese Don Kishotin e shohim, sic e shihte Turgenievi, si njeriun qe lufton pa u epur per te arritur te triumfoje drejtesia mbi toke, qe kerkon moralitetin ne nje shoqeri qe zhbehet moralisht, qe kerkon te verteten ne nje bote ku mbreteron genjeshtra them se tek kerkesa per t'u bere secili nga ne sadopak Don Kishot ne punen e vet (me ne krye Prokurorin tone), ndoshta do te gjenim rrugen e humbur per te dale nga rrethi vicioz i triumfit te se keqes qe po na shuan perdite shpresen tek e mira e tek e ardhmja- e per ta ndryshuar kete vend.


    korrieri

  3. #3
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Plehra kritikon plehrat ...

    ... Plehra Tos Lubonja kritikon plehrat, llojin e tij. Kritikon bijte e shokeve te babait, te cilet pasi ia futen baba Todit, ja futen dhe Tos djalit. Kot nuk thone "Beme baba te te ngjaj". Keshtu dhe Tosi, ne kohe te te atit nuk i hynte gjemb ne kembe kur digjte regjistrat e gjimnazit "Qemal Stafa" se helbete ishte i biri Todit. Kur i pordhen babane pordhen dhe kete. Por nuk hoqi dore Tos djali, kujtoi se nuk do ja fusnin "versniket" dhe ja futen perseri. Pis burre ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #4
    Ta haj zemren? Maska e Evi_pogradecari
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    170
    O skuthi i vogel shaj kur eshte per te share e jo vend e pa vend! Ca ka qe nk shkon ne analizen e Tosit! Pa ma shpjego pak! Se per biografi te thake ti! Gjynah qe spunon ne SHISH.
    CuNi Me PaNtAlLoNa Te GjErA

  5. #5
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Kritika e tij, eshte nje mllef kunder Llojit ku ben pjese, kunder atyre qe e perdoren sa deshen dhe e flaken ne rruge. Si mund ta duroje Tos Tod Lubonja perçmimin qe i ben Tos Thanas Nano. Tos Thanas Nano, pasi e perdori si dhe sa deshi Tos Tod Lubonjen e flaku si nje limon te shtrydhur. Tani Tos Tod Lubonja perpiqet te fitoje pike ne syte e Opozites duke kritikuar llojin e vet. Nje plehre ka qene, nje plehre eshte dhe nje plehre do te mbetet. Ujku qimen e nderron, por zakonin e harron, dhe Tos Lubonja yne eshte ujk i kuq ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    skuth..

    Cdo njeri ne bote ka te drejte te jete individ origjinal ose unik ose i vecante.. pamvaresisht nga vjen e ku eshte rritur..e se i kujt eshte e se cfar ka qen i jati apo gjyshja..

    Ne rastin tos Lubonj lexoja shkrimin.. e mos u merr me Todin..
    Pse..
    Sepse tosi i Lubonjes.. nuk ka qene ne pozite kto 15 vite..as ka qene zyrtar i larte a i ulet ne regjimin e meparshem..
    Pra tos Lubonja nuk eshte provuar ne qeverisje..
    Une nga njeher ja permend Tos Nanos thanasin.. por e bej kete sepse Nano ka vite ne pushtet e ne krye te nje Partie qe ka pas pushtet ne te gjitha kohet.. dhe ja permend Nasin kur ben MUUU tek tosi i Nanos stili i thanasit..
    Pra stili i Mashtrimit qe ka karakterizuar Dullen.. ZP-ne e Thanas Ramizat..

    Pra mendoj se Tos Lubonja nuk e ka konsumuar te drejten e tije per te grire sallat..pra per te folur..
    Ke te drejte per sa thua se.. ate e perdoren ne Koh te Saliut .. po ata qe e mbajten birucave ate dhe Todin.. dhe se ai tani e ndjen qe e kan perdor si limon..
    Por me mire qe revoltohet kunder atyre qe e shtrydhen se sa te pajtohet e te behet Edvin apo Namik etj..

    Le te ciceroje dhe Tosi..kenge bilbilash a laraskash..

    Ai kap probleme qe jan vertet probleme..

    Ne i degjojme.. lol.

    Kam qesh me ate shkrimin tend. tos tod tos thanas etj..lol.

  7. #7
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Brar, per Ty kom rrespekt, por mos bjer ne gracken e plehrave alla Tos Lubonja. Ai, plaku vet, Todi Lubonja ka pas qene nji cop burre dhe Dulla e plasi dhe e kalbi brenda ne burg. Po ky Tos Lubonja, kaq plehre eshte sa hodhi poshte baben dhe burgun e te atit, dhe u be njish me ate qe i shkaterruan te jatin dhe per çfare, per nje cope karrike te qelbur. Ai qe hedh prindin e vet poshte per hir te karrikes, kurre nuk eshte burre ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Degjo..

    nuk e ka hedhur poshte te jatin tosi i todit.. por me duket se tos e tod bashk i harruan ckishin hequr dhe u bashkangjiten tos nanos edvin klosave ne 97-ten..
    Pse .. qysh..

    Pati nje perpjekje me duket nga ana e Miz orizit aty nga fundi..kur ishin te numruara oret.. per PPSh-ne qe ti afronte ca nga keta te shpallurit dikur armiq..
    Se si e qysh nuk di hollesi..por me duket shfrytezuan gjendjen e keqe ekonomike-strehimore te ketyre te liruarve nga burgje-internimet enveriste.. dhe i ofruan cave nga keta ndonji bodrum a hyrje 1-2 dhomshe ne Tirane..
    Ndoshta nuk e bente kte direkt Miz Rizi.. por kta qehallaret poshte..
    Kte stil mund ta kete perdorur dhe Tosi i Nanos ne nje shkalle me te gjere..per ti afruar te gjithe keta te burgos-internuarit e krahut PPSH-ist.. dhe me duket ka pasur sukses..
    Ketu rol ka luajtur dhe dogmatizmi e mos fleksibiliteti i Zyrave te PD-se per ta afruar kete kategori.. dhe kete e ka shfrytezuar Partia e "rinovuar" PPSH-PS..duke i futur ne thesin e vete..

    PD ishte nje lemsh qe ne fillim.. Pra nje Parti pa Biografi..
    Aty ne Turmen e simpatizanteve te PD-se ishte studenti nga Vlora e studentja nga Korca.. profesori nga Elbasani e Bujku nga Mamurrasi.. minatori nga Krraba e cobani nga bilishti.. Zogisti i fshehur e ballisti i hapur.. pro italiani e pro amerikani.. kosovaro-fili e antikosovari.. filo rusi e filo dojckulturi.. ballisti nga Vlora e Zogisti nga Devolli.. mirditori i arratisur e Korcari i shpronesuar.. cuni i oficerit te sigurimit e vajza e ish gjeneralit..dhe plot hajdut pulash e specash nga sektori fshataro Koprativisto fermo gerxho myzqaro-labo zadrimoro-tropojan..

    Pra nje Lemsh para portes..

    Mirpo sherret filluan..
    Biografite personale te sejcilit linden grindjet..

    Psh Lek Toto .. nuk e donte Zogun se Zogu ja kish vrare Xhaxhallaret dikur.. e kjo zemronte.. Zogistet..
    Azemi kish pas baben partizan.. natyrisht partizan nga ata qe benin roje kur flinte komandanti..i cetes.. por gjithsesi skish qejf tja shante kush partizanllekun..
    Pjetri kish qen ne burg si Social demokrat dhe te djathtet e vet shpallur si te thekur ne djath e shellire.. ja permendnin kete..
    Ata qe kishin pasur gjysherit me Ballin nuk i donin Zogistet..ata qe kishin pasur prinderit ne Parti te Punes skishin qejf tja u shaje tere Partine .. e Punes se i dukej sikur shaje baban e tyre..
    Dikush donte demokraci per te folur lirisht.. dikush as qe cante kok te llapollogjija por menjihere donte dyqanin ne rrug te Kavajes qe e kish pas prone te tezes qe kish vdekur me kohe.. Dikush donte demokraci qe ti linte floket e gjata si Xhon lenoni.. meqe ja kishin ndaluar ne koh te Bidillsave.. dikush kish hallin te perlante magazinat e NTSHUSIt e te binte mall nga bullgaria e te shiste llastik brekesh..apo pjata e kalorifera..
    etjetjetj..

    Pra PD ishte Kulla e Babilonit..
    Po te mendosh dhe ata qe ne Pd kishin hyre me Porosi..mendo cbehet..
    Pra ata qe naten takonin Zylyftaret e Kocollaret (sigurimin) e diten benin gerr merr ne Pd..

    Per te balancuar tere kete larmi biografish e ideologjish e interesash e genesh e soj sorrollopesh.. eshte dashur te kishte ne PD nje KOKE..
    Pra nje Mjeshter qe di shume qe nuhat shume qe dallon diferencat e njerzve e di te bashkoje..

    Nje te tille nuk pati PD-ja..

    Kurse pikerisht PS e pati nji mjeshter te tille..Nanon..

    Ai i kuptonte kto gjera dhe i afroi ish te persekutuarit qe jepnin shenja..se mund te afroheshin..
    Natyrisht Nano trashegoi dhe nje Nomenklature Solide dhe nje antarsi fanatike puniste me biografi te sprovuar ne Punizem-enverizem.. .. dhe qe ishte e kudo ndodhur..
    lart e poshte ne fshat e qytet..ne Sukth e Qukes ne Delvin e Theth ne Bulqiz e Symize..
    Nejse.. se dolla nga tema..

    Psh Nano e peshkoi Pocin.. dhe i jati tij kish bere ca internime.. Nano i peshkoi kta Blendo Gonxhet e Nikoll Les Cupat..dhe i vuri ne Pune..e shum e shum si keta..
    Ndersa Pd fironte.. Ps grumbullonte.. derisa erdh dita qe u siguruan se i kane te tera gati.. ja dhane flakes dhe e dogjen kasollen e Berishes..

    qashtu..

  9. #9
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Brari me kenaqe me kete aalize te hollesishme te agro-labo -zone e pare operative shk.erdhato soc komunizmit bashkekohor shqiptar ne pushtet .,si dhe me pasqyrimin pa ekuivok te se vertetes se hidhur pd-iste per ne antikomunistet .

    Je si gjithmone fantastik !


    sa per artikullin e Tos Lubonjes mendoj qe eshte shume i sakte dhe ne te gjithe duhet te mesohemi te lexojme cfare shkruhet dhe jo te analozojme autorin kur ketij te fundit sidoqofte edhe ne ate sistem te qelbur edhe ne kete sistem te pjerdhur alla shqipo nuk i eshte ofruar ndonje post ,perkundrazi , ato vitet e tij te burg-internimeve vlejne me shume se sa luhatjet shpesh te kuqe e roze te tij gjate dhe pas vitit labokomunist te 97 -es .

    ( tani e pashe qe fjalia ime qenka tmerrsisht e gjate ,prandaj lexojeni me kuante....lol)
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  10. #10
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Brar, paske ber analize te gjate, por plehrat, plehra ngelen. Sipas kesaj analizes tende me duket se qeverisemi nga plehrat. Shume plehra paska pasur dhe PD, deri sa rrodhen e shkuan te tere me ate qe iu kishte bere nenen per 50-vjet. Mbi plehrat do te triumfojme, ora e ngadhenjimit te shpreses po afron. Shpejt do te hedhim valle ne Vendin Ame (lol) ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Feja dhe shteti
    Nga Eda H në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 25-06-2008, 13:02
  2. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33
  3. Shteti injoron librin
    Nga Fiori në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2002, 01:28
  4. Shteti hesht perballe krimit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2002, 19:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •