-
Mum2bE
Rea
Rea
Ti nuk linde por jeton. Jeton nė shpirtin tim., nė dhimbjet e tij.Nė shikimin tim ngulitur tek njė fėmijė buzė detit duke ndėrtuar njė kėshtjellė rrėre, apo njė tjeter duke vrapuar kėmbezbathur nė rrėrėn e nxehtė, ku mė shfaqen kėpucėt e tua tė vockla qė bėjnė hapat e parė tė njė fėmije tjetėr. Ti jeton Rea, jeton nė turbullirėn e trurit tim qė ma rėndon Jointi apo Gini. Dy muaj tė tėndes jetė mjaftuan tė tė jap njė emer, nje gjini, dy muaj mjaftuan tė rėnojnė njė dekadė shpresė.
Rea,ti mė flet me zėrin e detin,mė pėrqafon me dallget e tij, mė zgjon me rrezet e para tė diellit, mė ngushėllon me emrin tėnd, ti jeton Rea dhe do jetosh aq sa do jetojė jot' ėmė.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt