Shpesh në ëndrra na rrëshqet këmba. Ka raste që na del një shtrigë dhe ndonse i kemi afër njerzit nuk kemi zë. O Zot! Duam të ulërijmë (në ëndërr) dhe nuk na del zëri!.....
Tani kur dua të bëj një koment të vogël, më mungon "shprehja". Kjo poezi ndoshta shijohet edhe më tepër, nëse mua personalisht më njihni edhe më shumë. Kam një nënë që po rrëgjohet dita ditës pa mua! (jam djal i vetëm). Ime bijë u fut në vitin e 2-të Universitet. Sapo ka mbushur 21 vjeç! Unë kam diferencë prej 37 ditësh me time shoqe! Je i të dy të datlindjes 1948! Unë me 9 maj, Tana (ime shoqe) 27 gusht (për një ditë me Nënë Terezën).
Kënga shqiptare është gjysma e jetës time! Ndonse nuk i kam shkëputur marrëdhëniet me këngëtarët dhe kompozitorët, përsëri këngës i mungon teksti i Agim Doçit! Jam larg...larg në një vend që quhet Zvicër! As nuk më hyn në sy fare bukuria dhe mrekullia zvicerane! Unë nuk kam atdhè rezervë, as nënë rezervë, as muzikë që më zëvëndson muzikën shqiptare! Këngën shqiptare! Unë e vuaj shumë. Një natë në ëndërr e pashë të tërë atë poezinë me titull "Ulërima e poetit të ikur!.."
E shkrova pastaj! Ndërsa juve që e lexoni ju lutem mos e merrni si këngë trishtimi, por si këngë malli!
Ju përqafoj Autori
Krijoni Kontakt