Emanueli
Ja virgjėresha tek do tė mbarset, dhe do tė lindė djalė, dhe do tia vėnė emrin EMANUEL (Matth. 1. 23)
Festa e bukur e Krishtlindjeve, tė cilėn e festojmė ēdo vit ne tė krishterėt orthodhoksė, ėshtė e bazuar nė ngjarjen mė tė madhe tė historisė njerėzore, nė Lindjen e Shpėtimtarit Krisht. Pėrmbledh njė nga dogmat mė kryesore tė besimit tė krishterė, Mishėrimin e Fjalės sė Perėndisė, Fjala u bė mish dhe qėndroi ndėr ne (Jn. 1. 14).
Pritja e kombeve arriti pėrmbushjen e saj. Profecitė u pėrqendruan nė qėllimin e tyre. Profeti i madh, Isaia, paralajmėroi ardhjen e Mesias, tė cilit i jep emrin Emanuel. Shkruan se tek Ai do tė prehet fryma e Perėndisė dhe fryma e urtėsisė, fryma e vullnetit dhe e fuqisė, fryma e diturisė dhe e shpresėtarisė fryma e frikės sė Perėndisė (Is. 11:2).
Dhe kur erdhi pėrmbushja e kohės, Perėndia i padukshėm u bė njeri i dukshėm. Mori trup dhe iu predikoi njerėzve. Ėshtė i njėjti trup, i cili do tė ofrohej sakrificė pėr larjen e mėkateve dhe pėr shpėtimin e njerėzve. Tani shtrihet nė grazhd. Mė vonė do tė ndehet nė Kryq dhe mė pas do tė hyjė brenda Potirit tė Shenjtė qė qėndron sipėr Tryezės sė Shenjtė. Do jetė EMANUELI i tė krishterėve tė tė gjithė shekujve.
Nė Shkrimin e Shenjtė gjejmė emra tė ndryshėm tė Birit tė Perėndisė. Secili prej tyre korrespondon me njė realitet qė pėrmendet nė mrekullitė ose nė veprėn e Tij. Kėshtu dhe emri i Tij profetik EMANUEL, i cili pėrkthehet, ashtu si na thotė teksti i shenjtė, Perėndia [ėshtė] bashkė me ne, i referohet veprės shpėtimtare tė hyjnisė sė njeriut. Me kėtė emėr shpallet bashkimi personal i natyrės hyjnore dhe njerėzore mė Krishtin. Nuk ėshtė Perėndi i ndarė nga natyra njerėzore, as njeri i zhveshur nga hyjnia, shkruan Kirilli i Aleksandrisė. Nga shumė etėr dhe sidomos nga epoka e diskutimeve kristologjike mendohet se emri Emanuel pėrmbledh mėsimdhėnien mbi dy natyrat e Krishtit, tė natyrės njerėzore, bashkė me ne dhe tė [natyrės] hyjnore, Perėndia.
Mishėrimi i Krishtit - Emanuel, pėrmbledh realizimin e shpresės sė Dhiatės sė Vjetėr mbi Mbretėrinė e Perėndisė. Me Lindjen e Zotit Jisu mbaroi koha e parapėrgatitjes dhe pritjes. Me Emanuelin midis nesh, pėrfundoi koha dhe filloi pėrjetėsia pėr ne tė krishterėt. Ne nuk jetojmė mė brenda kohės sė prishjes, por jetojnė qė tani brenda pėrjetėsisė.
Pėrbėjmė ngjarjen mbinatyrore tė Mishėrimit hyjnor, thjeshtėsinė e saj madhėshtore dhe ndiejmė gėzimin e thellė mistik nė thellėsitė e shpirtit tonė. Perėndia zbret dhe vjen tek njeriu, qė ta lartėsojė nė vendin e gjėrave mbinatyrore. Mishėrimi i Perėndisė u bė pėr hyjnizimin e njeriut. Perėndia ka bėrė kaq shumė pėr njeriun, sa u bė dhe njeri, shkruan shėn Maksim Konfesori.
Por paraqitja e Emanuelit mbi tokė ka kuptimin e asaj ndiqmė, qė iu drejtoi nxėnėsve tė Tij tė parė dhe apostujve dhe tė cilėn e drejton gjithmonė ndaj tė gjithėve ne. Ai, Misterin e tė Lindjes sė tė cilit festojmė, dėshiron tė kryejė dhe tek ne misterin e hyjnizimit, duke i bėrė bindje ftesės sė Tij hyjnore. Dėshira e Tij hyjnore ėshtė tė bėhemi Bij Perėndie. Prandaj u bė i dobėt qė tė na fuqizojė, dhe u mbėshtoll me shpėrgėnj qė tė na ēlirojė nga prangat e mėkatit. Shpirti ynė kėrkon gėzimin, paqen, shpėtimin. Kėrkon Emanuelin. Nuk e ngopin pėrparimi, jeta moderne, komoditetet dhe dėfrimet, tė cilat mbizotėrojnė pėr sa i pėrket anės sipėrfaqėsore tė jetės sė pėrditshme. Gjatė kohės sė Lindjes sė Zotit Jisu, njerėzit qė udhėtonin mė kėmbė ose me kuaj, kishin pasion tepėr tė thellė tė shpėtimit dhe tė paqes sė brendshme. Por dhe njeriu i epokės sonė, i cili udhėton me makina moderne dhe pėrshkon pafundėsinė me avionė, ka tė njėjtėn nevojė tė thellė pėr ēlirim dhe shpėtim.
Tė dashur besimtarė. Shpirti ynė do ta shuajė gjithmonė etjen e tij, vetėm pranė EMANUELIT, i cili ėshtė burim i ujit tė gjallė. Vetėm pranė Tij mund tė rimėkėmbim pėrēarjet e personalitetit tonė dhe tė risjellim ikonėn e Perėndisė nė bukurinė fillestare.
Le ta ftojmė nė kėto Ditė tė Shenjta qė tė hyjė brenda nesh nėpėrmjet Kungatės Hyjnore, mbasi tė pastrojmė grazhdin e shpirtit tonė me Rrėfimin e Shenjtė.
Le ta ftojmė tė zbusė instinktet e egra qė nxiten ēdo ditė me interesin dhe egoizmin tonė. Nė kėtė mėnyrė do tė lindė brenda nesh njeriu i ri, njeriu i pasioneve tė mėdha dhe i dėshirave tė shenjta dhe para grazhdit tė shenjtė do tė psalė me mallėngjim dhe gėzim: I falem Lindjes Sate, o Krisht . Amin.
Protopresviter Emanuil Gavrilaqi
Marrė nga Kiriktiki Dhiakonia
Pėrktheu: Rozeta Baba
Krijoni Kontakt