Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 94 prej 94
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2007
    Postime
    244
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Per ta kuptuar kete pyetje me mire, ndoshta ju ndihmon ky tekst..?
    http://www.shekulli.com.al/news/56/A...008-02-14.html


    Përvojë e vyer nga vendi i grave politikane, Suedia


    Përshëndetje "Shekulli"! Ju shkruaj si përfaqësuese e tetë OJF-ve shqiptare. Kemi zhvilluar këto ditë një vizitë në Suedi. Gjatë vizitës në Parlamentin suedez mësuam se në Suedi , 47% e parlamentareve janë femra dhe gjitha grupet sociale (minoritetet, emigrantet, të rinjtë, personat me aftësi të kufizuar, pensionistet etj.) ishin të përfaqësuar në Parlament. Edhe parlamentarja më e re ishte grua dhe ishte vetëm 23-vjeç! Mosha mesatare e anëtarëve të Parlamentit suedez ishte 47-vjeç dhe në të bënin pjesë 7 parti politike. Ndryshe nga Shqipëria, në parlamentin suedez, ministrat nuk mbanin më postin e deputetit në momentin që emëroheshin ministra. Në fondacionin "Kvinna till Kvinna", Sekretarja e Përgjithshme, Lena Ag ishte shumë optimiste rreth asaj që mund të bëjnë gratë për të ndryshuar gjërat.

    ***

    Në vizitën që bëmë tek Avokati i Popullit për Mundësi të Barabarta, mësuam se edhe Avokati i Popullit ishte grua. Quhej Anne-Marie Bergstrom dhe kishte një staf prej 35 personash. Objekti kryesor i punës së Avokatit të Popullit për Mundësi të Barabarta është barazia gjinore në tregun e punës, diskriminimi i grave, studentëve, nxënësve të shkollës, politikat rreth tregut të punës, siguria sociale, leja e lindjes etj. Një nga drejtimet kryesore të punës të institucionit është dhe investigimi i padive lidhur me diskriminimin gjinor (realizohen çdo vit 200- 300 investigime të tilla). Ata përdorin disa forma, të tilla si konfrontimi, dëshmitaret dhe bashkëpunimi që mund të shkojë deri në mbrojtje të tyre në gjykatë. Sindikatat janë bashkëpunëtore të ngushta të Avokatit të Popullit.

    ***

    Takim tjetër interesant ishte ai me Znj.Brigitte Ohlsson, kryetare e Partisë Liberale, deputete. Lidhur me rritjen e numrit të grave në politikë ajo theksoi disa aspekte që duhet të merren në konsideratë si: fuqia votuese e grave, presioni mbi partitë politike, përdorimi i medias. Implementimi i sistemit te ri të kuotave, sipas të cilit çdo "tjetër" është një grua, i zbatuar për herë të parë nga Partia Liberale në 1991 solli një ndryshim të madh. Në 1921 kishte vetëm 5 gra në Parlament ndërsa sot janë rreth 47%, tregoi Ohlsson. Vëmendja dhe interesi i grave zgjohet më tepër nëse gratë politikane janë afër tyre me manifestime, qirinj, debate në media.

    Vetëm në Partine Konservatore kishte 35-37% gra. Për gratë në drejtim ka një program trajnimi që fillon në nivel lokal dhe më pas në nivel kombëtar. Në takimin e zhvilluar me tre gra deputete të Partisë Social Demokrate (që drejton vendin aktualisht) zj.Carin Runeson, znj.Anne Ludvigsson, znj.Carina A Elgestam, mesazhi që ato transmetuan ishte që gratë në iniciativat e tyre të përfshijnë sa më shumë burra që kanë pikëpamje feministe. E rëndësishme për politikanet suedeze ishte diskutimi mes partive për të ruajtur ekuilibrin e numrit të grave dhe burrave brenda partive pasi numri i grave ishte rritur shume.

    *Autorja është një nga pjesëmarrëset në udhëtimin e përshkruar në këtë artikull

    DICITURAT E FOTOVE: Në foto, gratë pjesëmarrëse në vizitën në Suedi. Fotot janë dërguar nga lexuese Trëndafile Boriçi

    Pergjigjen e kesaj pyetje e gjen ne Guantenamo

    Faleminderit

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Sistemi qe minimizon pergjegjesine personale dhe ia ngarkon gjithshka turmes. Sistemi me i keq politik i imagjinueshem.

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Sipas Churchill,demokracia eshte forma me e keqe politiko-shoqerore,dhe forma shteterore,duke i perjashtuar disa forma te tjera, qe kohe pas kohe,jane vene ne jete ,dhe kan deshtuar.Demokracia i ka mbi jetuar.

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar më parë nga alem_de Lexo Postimin
    Sipas Churchill,demokracia eshte forma me e keqe politiko-shoqerore,dhe forma shteterore,duke i perjashtuar disa forma te tjera, qe kohe pas kohe,jane vene ne jete ,dhe kan deshtuar.Demokracia i ka mbi jetuar.
    Hm, kushedi se cmund te na thone romaket qe e flaken republiken dhe gezuan shekuj e shekuj monarki.

    Apo qytet-shtete greke, qe nisen te degradonin sapo u kthyen ne 'demokraci'.

    Apo le te pyesim gjermanet e Vajmarit, apo ruset e Kerenskit.

    Pyesim shqiptaret e Enver Hoches ne 1946-en, apo hollandezet e Vilem Oranzhit.

    Ne fakt po ta shohim historine ne teresine e saj, do shohim qe greket e lashte kishin shume te drejte kur thonin qe Monarkia i le vend republikes, qe i le vend demokracise, qe i le vend diktatures, qe shkaterron gjithshka.

  5. #85
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Citim Postuar më parë nga drity Lexo Postimin
    Demokracia eshte dy ujqer dhe nje dele qe votojne se ç'do hane per dreke.
    Ky eshte perkufizimi me i sakte i asaj cfare demokracia realisht eshte...
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  6. #86
    i/regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    580
    Demokraci do te thote qe: freret e Kalit te karroces (ku kane hypur te gjithe) ti mbajne Pasagjeret e jo Karrocieri qe eshte i vetmi qe e sheh qarte rrugen, megjithese ndodhet pas shpines Kalit edhe ai

  7. #87
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Demokracia eshte e njejte si qe ishte fashizmi , socializmi,komunizmi,stalinizmi etj.etj.

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Demokracia eshte e njejte si qe ishte fashizmi , socializmi,komunizmi,stalinizmi etj.etj.
    Shume e sakte. Te gjithe keto sisteme bazohen tek dhuna, pra ai qe njihet si shtet. Forma realisht ka pak rendesi.

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-10-2012
    Postime
    5
    Demokracija Ka Vlere Vetem Ne Elite E Nji Shtetit !!!

  10. #90
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Demokracija eshte cka te duash ben psh. jane 5 persona dhe gatuajne bashke gjelle,vjen njeri i cet kripe gjelles ,vjen tjetri thote paska pak kripe dhe i cet edhe ai prape kripe ,vjen edhe i treti person e kerkon gjellen dhe thote edhe ai se paska pak kripe, kurse i katerti person si dhe i pesti u duket shume kripe dhe e derdhin gjellen,kjo eshte Demokracia..

  11. #91
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520
    Te besh c'te doje qejfi!

    Ps si kryeministrit

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=243943&ref=ml

  12. #92
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    Regjim Politik ku Autoriteti Suprem i Shtetit është " POPULLI"

  13. #93
    çarli_mangup Maska e çarli_mangup
    Anëtarësuar
    22-03-2007
    Vendndodhja
    ch
    Postime
    250
    Demokracia, si sistem politiko shoqëror, është ;

    Një REND , i kompuzuar nga vullneti i shumicës .
    dhe
    Dy - DISIPILINA , është kulturë jetese , e cila me shume xhelozi e kultivuar ne qytetrimin perendimor.

    une, ende kam problem me demokracinë.....

  14. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Çfarë është demokracia?

    Sic e dime te gjithe demokracia vjen nga greqishtja si parrulle 'e ardhmja e popullit' , dhe kjo rruge per mireqenie glopbale apo te komunes nuk ka qene pa gje por ka patur heronjte dhe talentet e saja. Mirepo paska tipa te cuditshem qe perfaqesojne individualizmin dhe e vene ne loje dhe nuk e durojne dot 'zhurmen' e komunes ne ekstaze, fjala vjen ne fushen e trimerise ku populli e ka qimen 'lepur' dhe po te thyesh imunitetin e nje qenieje me gjak popullor e kupton poshtersine e karakterit me bazoreliev komune, por ka edhe fusha te tjera psh filozofike, psh Kanti qe nje gjeni qe perbuzte popullin por gjate me karakter dhe temperament, kurse Nicja nje kokenxehte popullor qe bente zhurme me fjale te urta te te tjereve etj.... Pra paska tipa te fshehte ende qe perfaqesojne individualizmin poa vlerat e vetvetes qe nuk pelqejne te behen dhjake, te qyteteruar.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Komunizmi Dhe Demokracia
    Nga biligoa në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 16:41
  2. C'eshte Demokracia Kozmopolitike?!
    Nga Erlebnisse në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 18:31
  3. Ja si lindi demokracia e sotme
    Nga Kryeplaku në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 30-07-2004, 12:02
  4. Demokracia
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2004, 12:38
  5. Shoqëria politike dhe demokracia
    Nga Albo në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •