shume te mira fotot hallall a ty qe i ke vene ketu
shume te mira fotot hallall a ty qe i ke vene ketu
Gjilani para luftės.
![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dimi : 19-06-2007 mė 17:51
faliminderit per ata qe kan sjell foto nga qyteti mi i bukur kosovar
Pozita Gjeografike
Komuna e Gjilanit gjendet nė pjesėn juglindore tė Kosovės, krahina e Anamoravės. Qyteti ka pozitė tė pėrshtatshme gjeografike dhe kjo i mundėson lidhje tė mira me qendrat tjera tė Kosovės dhe tė rajonit.
Nga 15 shkurti 2003, Gjilani ėshtė seli e zyrės sė Agjensionit pėr Demokraci Lokale tė Kėshillit tė Evropės. Eshte binjakezuar ose ka nenshkruar partneritet me komunat Kukes (Shqiperi), Luterbah (France) dhe Iper (Belgjike).
Ka njė sipėrfaqe prej 515 km/2, 63 vendbanime dhe 54 komuna kadastrale. Nė njė kilometėr katror jetojnė 259 banorė. Shtrihet nė njė fushėgropė tė gjerė. Ka kushte tė mira pėr bujqėsi dhe njihet si qytet agro-industrial. Nė juglindje ka malet e Karadakut si dhe njė pjesė tė Rrafshit tė Kosovės njė fushė pjellore.
Mbizotėrohet nga klima e mesme kontinentale, me vera tė nxehta dhe dimra tė ftohtė. Temperatura mesatare e janarit ėshtė - 0.9 shkallė, ndėrsa ajo e korrikut + 21.5 gradė. Nė vjeshtė, kėtu bien, mesatarisht, 177 mm shi, ndėrsa nė verė 129 mm. Sasia e reshjeve nė pranverė ėshtė 145 mm dhe nė dimėr 130 mm.
Koordinatat e shtrirjes sė Gjilanit janė 42 shkallė nė veri dhe 21.20 shkallė nė lindje. Qyteti ka njė lartėsi mbidetare nga 501 deri mė 590/m, ndėrsa regjioni, nga 475/m, nė Budrikė, deri nė 1.000 /m, nė zonėn kufitare me Maqedoninė (Stanēiq).
Rrethina e Gjilanit ėshtė e pasur me xehe (hekur e leucid) dhe me burime minerale (Nasalė, Pidiq, Kmetoc, Pogragjė, Perlepnicė). Dallohet nga komunat tjera me njė pedologji mė homogjene tė tokės.
Popullėsia e Gjilanit, pėrherė ka qenė e pėrzier, me dominimin e shqiptarėve, si gjatė sundimit turk, ashtu edhe atij serbo-jugosllav. Sipas publikimit tė Entit tė Statistikave tė Kosovės, dhjetor 2002, numri i pėrgjihshėm i banorėve ėshtė 133.724 (68.814 meshkuj dhe 64.910 femra), prej tyre 116.246 janė shqiptarė ndėrsa 17.478 nga komunitetet tjera. Nė zonėn urbane jetojnė 79.898 banorė, ndėrsa pjesa tjetėr nė viset rurale.
Struktura nacionale e popullėsisė nė komunėn e Gjilanit ėshtė kjo: 11.6246 shqiptarė (86.9 %), 12.500 serbė (9.4 %), 133 malazezė (0.1 %), 936 turq (0.7), 267 muslimanė (0.2 %), 3.610 romė (2.7 %) dhe 32 tė tjerė. Shkalla mesatare e lindshmėrisė ėshtė 3.360 foshnje nė vit. Numri i vdekjeve sillet nė 384, ndėrsa i martesave 912.
Mė 24 prill 2002, Gjilanin e goditi njė tėrmet i fuqishėm, me epiqendėr nė trekėndshin Gjilan-Malishevė-Uglar, i cili mori njė viktimė dhe shkatėrroi mbi 8 mijė objekte tė infrastrukturės familjare, publike e shoqėrore. Nė hartat seizmike, Gjilani njihet si rajon me shkallė tė lartė rrezikshmėrie.
foto nga rrethina e Gjilanit
Perlepnica
Mireshi
Velekinca
Ato dy te parat shume te bukura, shume sugjestive.
Na sill te tjera, faleminderit.
Krijoni Kontakt