KRYQËZIMI I DASHURISË
Kërkova në pagjumësinë e netve
kërkova në qiellin e pafund.
kërkova dhe në gjethet e vjeshtës
kërkova dhe s'e gjeta askund
kërkova pastaj në thellësitë e shpirtit
qëndronte e fshehur diku e hutuar...
e thirra dhe erdhi në Kryqëzimin e Krishtit
rrëfimin e nisi. - jam e dashuruar.
I zgjaste duart drejt shenjtit të kryqzuar
që gozhdat e mbanin në kryq të mbërthyer
dhe Krishti buzqeshi, i lodhur, i shuar...
borxhin e dashurisë asaj për ti kthyer
Kështu pra kryqzohen në mes njerzve dashuritë
dhe rrinë të mbërthyera pafundsisht
vuajnë dhe pastaj luten tek Perënditë
Tua ruaj dashurinë përjetsisht...
Krijoni Kontakt