Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683

    Vajza vret veten, 52-vjecari hidhet nga pallati

    Vajza vret veten, 52-vjecari hidhet nga pallati
    E Enjte, 23 Dhjetor 2004
    Dukuria e veteflijimeve vazhdon te trondise rrethin e Elbasanit. Ramiz Belba, baba i 3 femijeve, u hodh nga kati i gjashte i pallatit ne lagjen "Partizani" te qytetit, duke gjetur dvekjen ne rrethana te mistershme. Ne Cerrik, 20 vjecarja Anisa zani, pasi u qortua nga prinderit pse kishte dale ne qytet, i dha fund jetes me helm. Dyshohej nje lidhje e saj ilegale

    Fatos SALLIU

    ELBASAN - Vetevrasjet "bejne kerdine" ne rrethin e Elbasanit. Brenda 12 oreve, dy persona kane gjetur vdekjen si pasoje e ndermarrjes se aktit fatal. Ne Cerrik, Anisa Zani 20 vjece me banim ne fshatin Gostime, 23 kilometra larg Elbasanit gjeti vdekjen e pashmangshme pasi u vetehelmua me nje sasi te madhe helmi vdekjeprures. Kurse ne qytetin e Elbasanit, Ramiz Belba, i martuar me tre femije, nderroi jete pak caste pasi ra nga kati i gjashte i pallatit ku banonte, nga dyshohet te jete hedhur ne menyre te vetedijshme.

    Tentativa e trete

    Dje rreth ores 02.00 te mengjesit, ne spitalin e Elbasanit, gjeti vdekjen Anisa Zani 20 vjece me banim ne fshatin Gostime, 23 kilometra larg Elbasanit. Burimet e policise bejne te ditur se familjaret e diktuan helmimin e vajzes ne oren 14.40 te nje dite me pare, por me gjithe perpjekjet e bluzave te bardha te Kirurgjikut ne Elbasan ajo nderroi jete dje ne oret e para te mengjesit. Ne vendngjarje ka shkuar nje grup hetimor i cili ka grumbulluar informacionet e para per te percaktuar shkaqet e vetehelmimit te 20 vjecares. Hetimet jane perqendruar ne dy pista, ne ate te ndonje lidhje te mundeshme ilegale, dhe ne marrdheniet me familjen e te aferm. Sipas te afermve te familjes, Anisa kohet e fundit po kalonte gjendje te renda depresive. Madje ajo kishte tentuar edhe dy here te tjera te vetehelmohej. Dje Anisa eshte qortuar nga i ati, pse kishte udhetuar drejt qytetit Cerrik e vetme. Ndoshta, vajza kishte shkuar per te blere helmin e vdekjes. Gjithcka ka mbetur e pa zbuluar dhe grupi hetimor po merret me kete ngjarje.

    Hidhet nga kati i gjashte

    Nderkohe qe vetem 12 ore pas pas vetehelmimit te 20 vjecares, nje 53 vjecar me banim ne lagjen Partizani ne qytetin Elbasan, eshte hedhur nga kati i gjashte i apartamentit ku banonte, duke gjetur vdekjen e menjehershme. Ramiz Belba babai i tre femijeve i ka dhene fund jetes dje ne oren 14.00 duke lene ne mister shkaqet qe e derguan ne vetevrasje. Deshmitare okulare ne vendngjarje pohuan se ishte ora 14.00 kur 53 vjecari u hodh nga kati i gjashte i apartamentit te tij. Perplasja me token i ka shkaktuar vdekjen e menjehreshme. Megjithese 53 vjecari, Belba eshte nisur drejt spitalit te qytetit, mjeket kane bere te ditur se ai kishte vdekur menjehere per shkak te politraumes dhe hemoragjise se gjeneralizuar. Po punohet per te zbardhur shkakun e kesaj vetevrasjeje. Rastet e vetehelmimin dhe te vetevrasjes nuk kane qene te pakta ne rrethin e Elbasanit. Persona te moshave te ndryshme, i kane dhene fund jetes duke u nisur si nga kushtet ekonomike, por moshat e reja edhe nga mosmarreveshjet me prinderit, por dhe nga flirtet e moshes. Nderkohe qe duke u nisur nga kjo situate e tensionuar ne Elbasan, Prokuroria e rrethit jo shume kohe me pare, i dergoi nje shkrese Drejtorise se Bujqesise, ku i behet e ditur qe te ndalohet shitja e helmeve ne farmaci. Por, duket se kjo "urdherese" nuk e ka penguar 20 vjecaren qe te ndermarre nje veprim te tille dhe te siguroje helmin. Te dy rastet e vetevrasjes po hetohen, pasi ende kane mbetur te pa qarta motivet.

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Stresi social dhe patriarkalizmi do bejne ende kerdine ne shqiperine tone te vuajtur, ne shqiperine tone te eksperimenteve nga banka boterore, Fondi monetar nderkombetar, Usaid, etj.. ketu zbatohen programe pilot deri ku mund te shkoje jeta shoqerore e njeriut, Kjo eshte e dhimbshme oh zot sa e dhimbshme.

    Dito.

Tema tė Ngjashme

  1. Receta pėr ėmbėlsirat mė tė njohura nė Shqipėri!
    Nga Fiori nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 29-01-2024, 07:21
  2. Supat
    Nga Fiori nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-11-2010, 15:28
  3. Nuk fitoi vizėn amerikane, hidhet nga ballkoni 52 vjeēari
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 17:45
  4. Te lumt pushka oj Zalire..
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 27-06-2005, 00:55
  5. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 15:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •