Mitet e thyer
--------------------------------------------------------------------------------
Isha ulur ne vendin e pare kete rradhe, pa e pare fare te arsyeshme te "vija ne dukje" se me zinte makina. Nuk dukej se Atij i pelqente shume ky kameramani qe sapo kish ardhur me gjithe te birin qe i shembellente deri ne kocke nje shtrengimi te sforcuar per jashteqitje, ndaj dhe nuk i kishte bere "nderet e duhura" per t'i ofruar vendin e pare. Norm sapo kish mberritur nga Montreali; mezi priste te shtinte duart ne negativin e filmit qe kish xhiruar gjate 5 vjeteve te fundit, i gjithi i luajtur ne veri, me vendasit indiane e netet e tyre polare. Teksa llomotiste se ēdo gje ne film ishte e paegzagjeruar qe nga therrja e asaj fokės me dhėmbė gjigande, deri tek goditjet e dy aktorėve kryesorė ne tėmtha per te vendosur kush do martohej me ēupėzėn e fshatit, Norm rrinte rrinte e permendte se kishte vite pa shkelur nė qytetin tonė.
-Ai frenoi rėndshėm per te shmangur pėrplasjen mbi xham te nje mase te zezė nė fluturim qe krra krra-isi piskatshėm duke u ankuar qė i kishin zėnė korridorin ajror te fluturimit.
Vetėm ateherė vura rč morinė e korbave qe fluturonin te gjithe ne nje drejtim. Deri nė atė ēast, errėsimin e ajrit perreth meje e kisha justifikuar pjeserisht me xhamat pakėz me ngjyre te makines dhe faktin qe ne kete pjese te qytetit shkoja shume rrallė. Seē kishte nje shije metalike perjashte - te ftohte dhe ēuditerisht te heshtur. E si pėr ta shtuar mė shumė dryshmerine rrethuese, Ai po i tregonte Norm se kish vite qe gjithe korbat e qytetit fluturonin ēdo mbasdite rreth orės pesė per t'u mbledhur ne nje lugine afer vendit qe sapo po linim pas. Djali i vogel po kerkonte pse-tė; Norm filloi t'i shpjegoje se ca gjera jane me te thjeshta nga sa i kujtojme, se Mitet duhen pranuar ashtu siē jane - pa u munduar t'u gjenden rrenjet e shkaku - pa te cilat ne si qenie e kemi te veshtire t'i njohim apo pranojme.
-Korbat vazhdonin te vinin nga te gjitha anet, ndersa mundohesha me veshtrim te bashkoja drejtimet e tyre ne ate pike te vetme - luginen qe ne imagjinaten time kish veshur nje petk tė zi, prej puplash shkelqyese e butesie zogjsh. Qielli, po binte dhe ai mbi lugine, i parakenaqur per ate dyshek te rehatshem me erėn dehėse te pėrēit, aq te njohur per Qiellin sa kakerdhite e petėzuara nga pesha e Bariut Malkė sa here hidhte gunėn mbi toke e ia kepuste gjumit...
...Mė vone, duke kerkuar dhe une pse-te e mia, mesova se lugina dikur kish qene pika e grumbullimit te plehrave te qytetit per vite me rradhe, derisa banoret e rinj qe u shtuan pas luftes, punuan vullnetarisht qe t'i digjnin te gjitha plehrat njehere e mirė, duke varrosur perfundimisht begatine qe kish mbajtur korbat e qytetit gjalle...
Edited lulka
Krijoni Kontakt