Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Muzikali “West side story” ne Tirane.

    shekulli

    ---

    Eshtë shfaqur në 6 netë, muzikali “West side story”. Një bashkëpunim artistësh shqiptarë, amerikanë dhe italianë. Një shfaqje interesante, që me gjithë defektet, e justifikoi të qënit e para në llojin e vet


    Alma Mile

    Në një ballkon të ndriçuar prej dritave të Manhatanit, një amerikan i shpreh dashurinë një portorikaneje, ashtu si dikur Romeo, Zhulietës. Fjalët janë më pak deklamative, veshjet më të kohës, ndërtesat jo të stilit venecian, megjithatë konflikti është po ai, njerëzit dashurohen dhe urrehen me të njëjtën forcë. Nuk janë fëmijë mbretërish e dukësh, i përkasin dy grupeve në hasmëri për zotërimin e një rruge, në një nga lagjet e humbura të Manhatanit, por fundi është po aq tragjik si shekuj më parë.
    Maria dhe Toni, sollën në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, pak nga klima e rrugëve amerikane, ndeshjeve mes bandave, përpjekjeve të emigrantëve. Një atmosferë që mund të jetë kudo, në Shqipëri, Itali, Izrael… dhe që përmblidhet në “Historinë e anës perëndimore”, apo nën emrin mitik “West side story”. Për gjashtë netë me radhë, publiku shqiptar ka pasur mundësi të shohë të parin muzikal, të realizuar në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, një bashkëpunim shumëkombësh, amerikano-shqiptaro-italian. Në të njëjtën skenë, shqiptarët kanë folur dhe kanë kënduar anglisht, ndërsa të huajt në shqip, megjithatë edhe pse me përkatësi të ndryshme kombëtare, të gjithë arritën të kuptoheshin mjaft mirë, ashtu si Toni dhe Maria në historinë moderne të Shekspirit. Si muzikali i parë i realizuar në një skenë shqiptare, madje brenda një periudhe shumë të shkurtër kohe, mund të thuhet që shfaqja ishte e arritur. Interesante, gazmore, e gjallë dhe disi kaotike. Ritmet e muzikës jazz dhe asaj klasike, të kompozuara 40 vjet më parë prej Leonard Bernstein, dhe interpretuar prej orkestrës së TKOB-it dhe këngëtarëve më të rinj të këtij institucioni, kanë krijuar një atmosferë alegrie në sallë. Pjesët e kënduara nga solistët si Ejona Gjyzeli, në rolin e Marisë, Aurel Thëllimi, në rolin e Rifit, Vikena Kamenica si Anita, e sidomos nga Alessandro Rinella në rolin e Tonit, shoqëruar nga kori, si dhe pjesët e kërcyera nga balerinët e TOB-it, Dion Gjinika në rolin e portorikanit Bernardo, Enada Hoxha, Gerdi Vaso, Ezdalin Gorani etj., kanë ardhur mjaft mirë tek publiku. Edhe pse regjisorja amerikane Nancy Rhodes është munduar që shfaqja të tingëllojë sa më shqiptare, duke alternuar dialogët në shqip dhe në anglisht, kjo pjesë e shfaqjes nuk tingëlloi edhe aq natyrshëm. Gjithsesi kjo është e kuptueshme për faktin që aktrimi i drejtpërdrejtë, del jashtë “fushës së mbulimit” nga këngëtarët dhe balerinët. Gjithsesi për të shkathtësuar disi dialogun dhe për të përforcuar anën dramatike të spektaklit, janë futur në skenë aktorët Bujar Asqeriu, në rolin e një shefi policie, harbut, i cili i urren emigrantët dhe në emër të ligjit është gati ta thyejë atë, si dhe Mirush Kabashi, pronari i një bari ku punon Toni dhe mblidhen dy bandat rivale. Mbrëmë ka qenë nata e fundit e shfaqjes, e cila mbylli me një atmosferë ndryshe sezonin artistik 2003-2004.

    Të papriturat e mexosopranos
    Këndon, por edhe kërcen Kamenica
    Vikena Kamenica, zbulimi i “West side story”-t
    E paparashikueshme. Këtë do të thoshte kushdo që do të shihte debutimin e këngëtares Vikena Kamenica, në shfaqjen e muzikalit “West side story”. Ajo është Anita, e dashura e Bernardos, një portorikane e këndshme, tepër e lumtur që ka emigruar në Amerikë dhe që shpreson të bëhet amerikane. Krahas nivelit të lartë të interpretimit vokal, të cilin Kamenica e ka dëshmuar prej vitesh, tek “West side story”, ajo ka treguar se është edhe një balerinë dhe një aktore shumë e mirë. Pa frikë mund të quhet surpriza e shfaqjes. Gjatë pjesëve muzikore është ndierë si në shtëpinë e vetë. Ka kënduar siç di vetëm ajo të këndojë ritmet jazz, ka kërcyer së bashku me balerinët profesionistë dhe ka interpretuar pjesët e dialogëve, më mirë se ata që ishin të profesionit. Duket se Kamenica është argëtuar mjaft në këtë shfaqje. Këtë e dëshmonte ritmi dhe energjia që ajo demonstronte në skenë gjatë pjesëve të kërcimit. Ndër të gjitha rolet që ajo ka interpretuar në skenën e TKOB-it, roli i Anitës, mund të vendoset në majë të listës, pasi nxorri në dritë disa anë të panjohura të këngëtares.

    Tenori italian, në kryerolin e muzikalit, Tonit
    Rinella, nga “Pelikanët” në skenën e operës
    Eshtë kthyer në Tiranë, pas 13 vjetësh. Atëherë ishte vetëm një 20- vjeçar, i cili vullnetarisht kishte ardhur me misionin “Pelikan” të ndihmonte Shqipërinë, ndërsa tani rikthehet si tenor. Alessandro Rinella, ka interpretuar në muzikalin “West side story”, në rolin e Tonit, për 6 netë rresht në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit.

    Kjo nuk është hera e parë që vini në Shqipëri, apo jo?
    Kjo është e vërtetë. Kam qenë në Shqipëri, në vitin 1991, kur isha vetëm 20 vjeç. Kam shërbyer për një muaj pranë misionit italian “Pelikan”, jo si ushtarak, por si vullnetar i Kryqit të Kuq. Atëherë më është dashur që të shkoj nëpër spitale e t’u shërbej e argëtoj fëmijët e sëmurë. Shpesh u këndoja atyre. Ndërsa tani rikthehem, jo më si vullnetar, por si tenor, si këngëtar profesionist.

    Si e gjetët Shqipërinë pas 13 vjetësh?
    Pa dyshim shumë të ndryshuar. E ndiej më pranë Italisë, më pranë Evropës. Këtë e shoh edhe në art, i cili më duket më i afërt, më mesdhetar.

    Ç’mund të na thoni për bashkëpunimin me artistët shqiptarë?
    Nuk më është dashur të lodhem aspak. Jam ndier si në shtëpinë time, pasi të gjithë më krijuan mundësinë që të përfshihem pa sforcime mes artistëve shqiptarë. Mendoj se ata ishin mëse të gatshëm për të vënë në skenë një muzikal. Ka shumë talente si në fushën e këngës, baletit, aktrimit, të cilëve do t’u duhej vetëm pak më tepër specializim, të paktën në këtë fushë. Do të veçoja dy partneret e mia, me të cilat u arrit të krijohej një marrëdhënie e veçantë. “West side story” është një vepër e vështirë, e cila përmban një dramë dhe një mesazh të fuqishëm, kështu që ka nevojë për shumë energji dhe emocion. Për mua, ky është një nga rolet më të dashura, pasi më jep mundësinë, jo vetëm të përçoj mesazhe, siç është ai i paqes universale, por edhe të mund të interpretoj, aktrim apo kërcim.

    Ju është dashur të flisni shqip, ju është dukur e vështirë?
    Jo, nuk ka qenë e vështirë. Shqipja është një gjuhë shumë e ëmbël dhe muzikale, megjithatë unë nuk kam arritur të mësoj shumë fjalë, vetëm “po”, “jo”, apo “ule pak tonin”.
    Keni pasur mundësi ta njihni më tepër Tiranën këto ditë?
    Na është dashur të bënim prova intensive, megjithatë, kam pasur mundësi që pas shfaqjeve të shkoja në bare e lokale dhe të them të drejtën jam kënaqur mjaft. Kam parë shumë gjallëri, jetë, të rinj që argëtohen si në metropole të tjera të Evropës. Gjithashtu kam vizituar edhe Piramidën, ish- muzeun e diktatorit, i cili tani është kthyer në një qendër kulturore. Me të vërtetë interesante.
    Pas kthimit në Itali, ç’projekte ju presin?
    Në shtator pritet të dalë albumi im me këngë të kompozuara prej bashkëpunëtorëve të këngëtarit Lucio Dalla, kompozitorëve Gianpaolo Pazoli dhe Roberto Costa, si dhe të zhvilloj një turne koncertesh nëpër Itali, si në Milano, Napoli, Bolonja, etj.





    10/07/2004
    KATEGORIA: Kulturë

    -----

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    22
    Brari,

    Faleminderit shume qe e solle kete post ketu, ishte mjaft interesant. Jam shum i apasionuar pas teatrit muzikal edhe me behet qefi qe kjo dege e shkelqyer artistike te cohet ne shqiperi. Aq me shume me behet qefi qe kjo shfaqe e pare ke qene "west side story", sepse eshte vertet magjike edhe nje pjese e shkelqyer e Leonard Bernstein. Shpresoj qe publiku shqipetar ta kete pelqyer, edhe ku i dihet mbase vazhdojne te tjera. Edhenjher thks per kete post.

  3. #3
    kliton
    i/e ftuar

    Arrow Grupe Shqiptare

    Te gjithe qe mund te jene te interesuar ne keto grupe (Yahoo Groups) te vijne e te behen antare. Disa nga grupet jane te fokusuar drejt muzikanteve shqiptare (kitaristet sidomos) por gjithkush me interes eshte i mirepritur. Ketu keni nje liste te grupeve (Yahoo Groups):
    ALBANIAN-GUITARIST
    ALBANIAN-METAL
    AlbanianGuitarists
    AlbanianMetal
    AlbanianModernRock
    AlbanianRock
    Edi-Rama-Mayor-of-the-World
    EdiRamaWorldMayor2004
    GetSigned
    GjimnaziPetroNiniLuarasi
    JacksonGuitars
    KitaristeShqiptare
    KITARISTI-SHQIPTAR
    KitaristShqiptar
    MuzikaShqiptare-PerMuzikantetShqiptare
    RandallAMPS
    RandallRM4
    TiranaIME
    TIRONA
    TironaIME

    Per tu bere pjestar i ketyre grupeve duhet te keni nje llogari me Yahoo-n ose mund te krijoni nje falas. Shkoni tek yahoo.com dhe klikoni tek Yahoo Groups.
    Keto grupe jane te ofruara per ndihme dhe shkembim informacioni per te gjithe.

    FALEMINDERIT!

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •