Mbrojtja e ujqerve kunder qengjave
Mos dashkeni qe korbi ta haje lulemosharro?
C'kerkoni nga cakalli?
Po nga ujku; qe ta nderroje zakonin?
apo t'i shkule vete dhembet e tij?
Cfare nuk iu perlqekerka tek politikanet?
C'ia keni ngulur syte ashtu si guake,
ekranit mashtrues te televizorit?
Kush ia qep gjeneralit
shiritat e gjakta te pantallonave?
Kush ia sjelle fajdexhiut gjeldetin ne sini?
Kush kaperdiset me nje kryqke teneqeje,
teksa kendojne zorret e barkut?
Kush rras ne xhep rryshfetin per te mos e hapur
gojen?
Kemi shume viktima hajdutesh, por pak hajdute!
Kush i duartroket ata
qe vdesin po nuk genjyen perdite?
Pa veshtrohuni ne pasqyre: jeni burrece,
s'doni te perpiqeni per te verteten,
dijen e shperfillni, dijen ia lini ujqerve!
Stolia juaj me e vyer mund te jete laku,
asnje zhgenjim s'iu prek,
ngushelloheni me nje HIC,
cfaredo lloji dhune iu duket ende e bute!
O ju qengja!
Krahasuar me ju korbat
jane murgesha;
Ju ia nxirrni syte shoqi shoqit,
kurse mes ujqerve
mbreteron vellazerimi;
ata bredhin ne lukuni.
Bekuar qofshin cubat!
Ju tek i ftoni qe t'iu perdhunojne,
shtriheni mbi shtratin e kalbur
te nenshtrimit.
ende duke regetire,
nuk hicni dore nga genjeshtra.
Mezi c'prisni te shqyeheni;
Ju kurre s'do ta ndryshoni dot
Boten!
Keshille per ata qe jane shume lart.
O ju historiberes! Ujqer qime rralluar,
derra te eger te pispillosur,
eunuke me cene ne zemer,
me jarge majmuni ne shpretken e vyshkur
e me nje gorrice midis shaleve;
Te pagjume ēani laguna resh
nder avione luksoze;
por asnje zane ererash
nuk do tua shohe bojen,
t'iu shterngoje pas gjinjeve te saj
bardhosh te stuhishem!
Gjithmone e njejta shtrige, Historia,
stjuardesa e shemtuar,
futet ne shtreterit tuaj te athet
dhe mjel prej jush
qejfin e saj te turbullt.
Zbrisni! Hidhuni! Pa parashute!
Vdisni! Asnje lot femre s'ka per t'iu percielle
ne boten tjeter;
edhe vete shtriga do tiu harroje!
Ndarje nga nje e merkure
Magjistrice, me ate sup te embel,
me ate zemer te vockel, magjistrice,
me ate qiellez te mendafshte,
mos u kthe me!
Ti e merkure plot me lulekuqe,
ti e merkure plot me rreshire,
rri aty ku je!
Embelsi, perkedheli;
passe defini*
Nga ekrani i TV zgerdhihen
xhambazet e spekullimit;
kontinentet pergjojne njeri tjtrin;
atome dhe amisare te plotfuqishem
zhvillojne bisedime
mbi vrasjen me paramendim.
Mbreteron hareja; sot pritet shpallja
e sherbimit te detyruar vrastar!
Ti e merkure plot me plumb
C'u jep kenaqesi njerezve;
atyre te m,baruarve me asbest,
atyre qe perfundojne nen rrota,
ose nen bresherine e mashtrimit
ē'u dhuron ngordhjen!
Embelsi, perkedheli;
passe defini*
*kohe e kryer(fr)
Tidhjetetrevjecarja.(lol)*
Te gjitha keto ajo i pat perfytyrauar
krejt ndryshe...
Kurre nuk shpetoji dot
nga ato makinat e ndryshkura
te markes Folksvagen.
Njehere , sa nuk u matrua me nje furrtar.
Ne fillim lexonte Hesen,
pastaj iu kthye Handkes
Tani, me shpesh zgjidh fjalekryqe ne shtrat.
Meshkujve nuk ua var edhe aq shume
Vite me radhe pat qene trockiste,
por ne menyren e vet!
Kurre s'ka shternguar ne dore
ndonje triske buke.
Kue e shpie mendia tek Kamboxhia,
i nakatosen zorret e barkut.
Dashnorit te saj te fundit, atij profesorit,
ia kishte qefi te shdepej prej saj.
Fustane jeshil me lulka,
qe i rrine shume gjere.
Morra gjethesh ne lulet e dhomes.
C'eshte e verteta kishte patur deshire
te behej piktore, ose te mergohej
Disertaciopni i saj;
"Luftrat kalsore ne Ulm, 1500 deri 1512,
dhe gjurmet e tyre ne kenget tona popullore"
Pastaj ndonje burse, ndonje pune
e perkohshme , dhe nje valixhe
plot me shenime.
Shpesh i ndodh te hedh ndonje valle
ne banje, e ndrojtur, lakuriq,
duke u ngerdheshur para pasqyeres,
me fytyren te mveshur me lekura kastraveci.
Ajo thote; s'ma merr mendja se,
do te ngordh urie!...
Kur qan,
duket si nentembedhjete vjece.
Cicerime joshese
Urtia ime eshte nje gjemb vertetesie
shpoje gishtin me te,
qe te pikturosh me penel
nje ideograme te kuq mbi supin tim
Ki-vit, ki-vit!
Supi im eshte nje anije e shpejte,
shtrihu mbi kuverten e aj te diellte,
qe te vozitesh drejt nje ishulli
prej qelqi dhe prejtymi
Ki-vit!
Zeri im eshte nje qeli e kendshme,
mos prano te burgosesh ne te!
Gjembi im eshte nje kame e mendafshte
mos me degjo!
Ki-vit, ki-vit, ki-vit!
Shenim;
HANS MAGNUS ENENBERGER; u lind ne Kaufbeuren me 1929. Eshte poet lirik me nje lirizem kafshues dhe teper agresiv, por gjithesesi terheqes e shume poetik.Vec ksaj eshte edhe nje nga eseistet dhe publicistet me te njohur gjerman dhe europian. Si poet eshte nga me te shquarit ne Europe., i lauruar me shume tituj dhe cmime. Nje nga librat e tij poetik me te njohur eshte;
"MBROJTJA E UJQERVE"(nga i cili zgjodha dhe ciklin e paraqitur me lart)
Libri eshte perkthyer nga mjeshtri i shqiperimit, ROBERT SHVARC.
Kopjoj macia blu...(lol)
Krijoni Kontakt