Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 33 prej 33
  1. #31
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Me fal makuti, por per ke Tiron e ke fjalen. Tirona nuk eshte me vetem e Tironcve qe prej 1920, kur u shpall K/Qytet nga Kongresi i Lushnjes. Ne Tirone gjithmone ka pas te ardhur e Tironcit gjithnji i kan mirpritur te ardhurit. Ki parasysh mehallen e dibranve. Jane te ardhurit e pare ne Tirane ne menyre masive, nga raprezaljet serbe ne veri te Shqiprise. Nqs mendon se malsoret jane "armiku" e ke shume gabim. Boll vujten njerzit ne kohen e Dulles per te ardhe ne Tirane, kur ardhja ne Tirane ishte privilegj i atyre qe kishin lidhje miqsore apo farefisnore me byroistet e sigurimsat. Boll me ndarjen krahinore se na ka ardhe ne maje te hundes. Kete ndarje mos e kerkoni tek Sala, por kerkojeni tek Enver Dulla, Mehmet Kasapi e Hysni Plehra, pasi ishin ato qe e nisen kete ndarje si gjueti shtrigash ne vitet e para te pasluftes, ku i tere veriu i Shqiprise konsiderohej anti-kombtar ku kryheshin masakra nga kasapet me ferman te kuq enverist.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Bij dakord me ate parrullen per Partizonin. Por mos me thuj mu qe tirona eshte me mire tani qe ka cdo 2 meter i ashtuja

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-03-2005
    Postime
    41

    nje artikull pro liderit te opozites

    Shpjegime mbi rolin e liderit
    Adri Nurellari marre nga gazeta panorama



    Pak ditė me parė Z. Andrea Stefani shkruajti njė artikull te titulluar “Partia jam unė”, ku kishte ndėrmarrė njė sulm tė rreptė ndaj rolit tė liderit nė politikė dhe nė shoqėri nė pėrgjithėsi. Z. Stefani nė fillimin e artikullit tė vetė, pėrpiqet tė thojė se pėrderisa ka pasur lidera autoritarianė si Lenini, Stalini apo Enveri, atėhere I bie qė njė lider ėshtė apriori negativ. Sakaq pėrēmon rolin e vyer qė kanė luajtur nė momente tė caktuara lidera tė tjerė tė suksesshėm dhe jetėgjatė siē mund tė quhen personalitete me famė botėrore si De Gol, Adenauer apo Ēurēill.
    Argumenti I tij nė tė vėrtetė nis nga kėndvėshtrimi komunist, sipas tė cilit roli I individit nė shoqėri pėrēmohet, dhe e vetmja gjė qė vlen ėshtė roli I masave. Z. Stefani duhet ta mbledhi mendjen e tė heqi dorė nga kėto bindje démodé e tė zhvleftėsuara prej kohėsh qė mbahen pėr tė verteta vetėm nga pak nostalgjikė kokėfortė tė regjimit tė kaluar marksist. Nė momente e rrethana tė veēanta, individė tė veēantė falė aftėsive, talentit, guximit apo fatit shfaqin haptazi meritat e njė lideri karizmatik dhe arrijnė tė bėjnė pėr vete shumė njerėz duke marrė pėrsipėr njė rol vendimtar nė skalitjen e historisė sė njė shoqėrie. Roli i kėtyre liderave ėshtė I pashmangshėm pasi ata i japin zė shumė ideve qė tė tjerėt I mendojnė dhe nuk kanė guxim ti thonė si dhe japin drejtimin dhe frymėzimin e munguar pėr shumė njerėz qė kanė nevojė pėr njė orientim nė veprimtarinė e tyre.
    Padyshim qė kėta lidera kanė goxha meritė dhe jo kushdo mund tė bėhet I tillė. Interesante ėshtė se rolin e liderit e sulmojnė kryesisht njerėz tė dėshtuar dhe ziliqarė nė ēėshtjen e lidershipit. Nė aradhėn e kėtyre njerėzve bėn pjesė edhe zoti Stefani artikulli I tė cilit nuk duhej quajtur “Partia jam une” por “lideri qė s’ jam unė”, Kėta njerėz ngordhin nga zilia dhe nė tė vertėtė duan tė thonė “pse nuk jam unė” drejtuesi I opozitės si Berisha, “pse nuk jam unė”shef kabineti pėr tė disatėn herė, si Nano apo pse nuk kam hyrė unė nė histori si liderat e lėvizjes qė rrėzoi diktaturėn nė Shqipėri si Hajdari, Imami, Pashko e tė tjerė . Njėrėz tė tillė i shikojnė liderat me lakmi nga poshtė duke u brejtur nga mllefi a marrazi qė ata kanė pėr tė ngelur nė pėrjetėsi anonimė e pa vepra.
    Pėrveēse produkt i lakmisė dhe komplekseve individuale, ky sulm ndaj rolit tė lidershipit dhe nė mė tė shumtėn e rasteve qė hasen nė media sot, kundėr Z. Berisha, ėshtė edhe pjesė e njė retorike pėr demokratizimin e partive qė mbeti duke u mbllaēitur nė publikun shqiptar. Sipas kėsaj retorike problemi mė i madh I Shqipėrisė sot qėndrokėrka tek mungesa e demokracisė tek partitė. Po tė na bėhen partitė mė demokratike, Shqipėria do bėhet lule.
    Pikėsėpari duhet ditur qė demokratizimi i partive nuk ėshtė njė kusht sine qua non pėr njė sistem demokratik. Problemi kryesor nė Shqipėri ėshtė mungesa e demokracisė sė pėrgjithshme tek votimet e jo tek partitė. Ne duhet tė kemi lirinė pėr tė zgjedhur mes disa partive, dhe tė heqim ato parti qė nuk gėzojnė mė besimin tonė. Thėnė me fjalė tė tjera, mua nuk mė intereson se si trajtohen apo organizohen punonjėsit e njė kompanie por produktet e kėsaj kompanie dhe ajo qė ka mė shumė rėndėsi pėr mua ėshtė cilėsia e kėtyre produkteve dhe patja e lirisė pėr tė zgjedhur mes produkteve tė shume kompanive. Prandaj edhe nė Itali nuk shqetėsohet kush qė Berluskoni ėshtė lider absolut i Forza Italia, por vetėm pėr rezultatet e politikave tė ndėrmarra prej tij.
    Nė tė vėrtetė tė merresh me demokracinė e partive e tė mos flasėsh pėr nevojnėn e zgjedhjeve tė lira do tė thotė qė tė flasėsh pallavra pa kurrfarė dobie pėr mbarėvajtjen vendit tonė. Kėta njerėz qė pėrdorin kėtė retorikė nuk kanė dėshirėn, interesin apo guximin qė ti thonė gjėrat troē e tė tregojnė se thelbi i demokracisė ėshtė vota e pėrgjithshme dhe se realizimi i zgjedhjeve te lira ka qėnė dhe mbetet pėrgjegjėsi e qeverisė.
    Por sikur tė mos mjaftonte kjo, Z. Stefani me shokėt e tij, kėrkojnė qė liderat tė qėndrojnė sa mė pak nė pushtet edhe nėse ata ri-zgjidhen unison nga partitė e tyre. Patja e njė lideri pėr njė kohė tė gjatė nuk ėshtė aspak anormale nė njė shtet sadopak tė lirė dhė nė tė vėrtetė kurrkush nuk guxonte tė kėrkonte dorėheqjen e Thaēer, Kol apo Shirak nė njė periudhė kur kėta zotėronin mbėshtetjen absolute tė anėtarėve tė partive tė tyre. Kjo ėshtė pothuaj e pamundur kur pėr kėta njerėz nuk kishte ndonjė rival real tė denjė pėr tė sfiduar popullaritetin e tyre brenda partive qė ata drejtonin, sicc ėshtė edhe rasti I Partisė Demokratike tek ne.
    Madje nė kushtet e Shqipėrisė demokratizimi i partive do ishte negativ pasi partitė votohen nga qindra mijėra njerėz dhe ndėrkohė kanė si anėtarė vetėm disa dhjetra mijėra. Prandaj kėto parti duhet tė marrin nė konsideratė edhe vullnetin e elektoratit perveēse anėtarėsisė. Duke patur parasysh qė anėtarėt e partive janė mė tė zellshmit e radikalėt, po qe se do kishim njė demokraci tė pastėr pėrfaqėsuese tė partive, ne do tė kishim nė krye tė partive pėrfaqėsues agresivė e radikalė. Atmosfera politike nė Shqipėri ėshtė boll e polarizuar dhe acaruar, dhe njė radikalizim i mėtejshėm i partive ka pėr tė ēuar nė njė gjendje aspak tė pėlqyeshme.
    Tė vetmit qė kanė njė tė drejtė morale pėr tu ankuar pėr mungesen e demokracisė nė njė parti janė anėtarėt e kėsaj partie, ndėrsa jo-anėtarėt vendosin qėndrimin e tyre nė lidhje me njė parti tė tillė duke mos votuar pėr to. Kuptohet qė Z. Stefani dhe tė tjerė qė janė tronditur nga rikonfirmimi i natyrshėm i lidershipit tė liderit tė opozitės, kanė lirinė qė tė mos votojnė pėr partinė demokratike nė zgjedhjet e pėrgjithshme dhe tė dorėzojnė librezėn e anėtarėsisė tė PD-sė, nėse e kanė pasur ndonjėhere. Dhe nė mos Partia Demokratike kinse jo-demokratike pėrbrenda, nuk i jep zgjidhje kėrkesave tė tyre, atėhere mbeten tetėdhjetė e kusur parti tė tjera qė janė tė regjistruara nė Shqipėri pėr t’u mbėshtetur. Dhe nėse ata ende nuk ndihen tė pėrfaqėsuar nga gjithė partitė e tjera, le tė ndėrtojnė njė parti tė tyre tė re dhe tė pushojnė sė kėrkuari llogari tek “menaxherėt e njė kompanie ku ata nuk janė aksionerė”.
    Pėrveē pėrshkrimeve mitologjike dhe citateve tė marra nga leximet shkarazi tė Robert Mikels, Z. Stefani paraqet njė kėndvėshtrim krejt tė gabuar tė sistemit demokratik duke nėnkuptuar qė presioni nga poshte qė vjen nga zgjedhjet e pėrgjithshme nuk ka rėndėsi. Sipas tij ne duhet tė presim qė liderat tė kenė moralin e lartė tė Xhorxh Uashington dhe tė heqin vetė dorė nga pushteti pa I detyruar kush. Nė fakt ai paradoksalisht nė njė anė thotė qė lideri shkon natyrshėm drejt degjenerimit dhe shtyhet “nga epshet dhe ambicjet e tij” drejt abuzimit, dhe nga ana tjetėr pretendon se njė sistem demorkatik funksionon duke pritur qė liderat tė jenė tė vetėndėrgjegjėsuar qė roli I tyre ka marrė fund e tė “zbresin vetė nga kali” me vullnet tė lirė. Por nė fakt nė njė sistem demokratik nuk mund tė presim sa liderit ti dalin hemorroidet apo prostata e tė vendosi tė zbresi vetė nga kali, por e rrėzojmė me vota (e jo vetėm me to nėse e lyp nevoja) sadoherė qė ata qeversin keq e nuk lėnė shteg pėr njė mė tė mirė.
    Tė presėsh qė njė ‘mesi”, “mahdi’, “guru” apo “shaman” ideal si “Uashington” tė vijė nė Shqipėri qė tė qeverisė nė mėnyrė tė pėrkryer pa patur nevojėn e presionit nga poshte dhe procesit tė llogari-dhėnies para zgjedhjeve, do tė thotė qė ti varėsh shpresat tek njė ėndėrr dhe ti heqėsh demokracisė sė brishtė shqiptare armėn mė tė rėndėsishme tė sistemit. Ky qėndrim i Z. Stefanit nė realpolitikė mund tė pėrkthehet si mbėshtetje pėr “status quo”-nė politike shqiptare ose mė saktė si njė qėndrim pro qeverisjes sė sotshme dhe kundėr ardhjes sė mundshme tė opozitės nė pushtet.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. Shqiptaret, populli parahelen-perla e rradhes
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 28-04-2008, 02:11
  3. Shqiptarėt Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16
  4. Izraeli dhe Serbia nėnshkruajnė marėveshje mirėkuptimi
    Nga shoku_sar nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 11:55
  5. Shqiptaret, sa popull i varfer - Nga Tirana!
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-04-2002, 05:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •