banished falemeniderit qe e zgjerove sadopak horizontin e kesaj teme. Nese populli shqiptar ishte popull ideal (krejtesisht kunder me c'ndodh ne te vertet) i mbushur me ndergjegje dhe njohuri te fuqise qe publiku mund te ket ne doren e vet atehere une do bija ndakort me alternativen a pare qe dhe (megjithese me mire do ishte te shkonin ne votime dhe t'i hidhnin te bardha) kurse alternativa e dyte shpie ne diktature. Duke marre alternativen e pare, ne nje ambjent ideal nuk do ishte e mundur tu ngrinte qeveri dhe keshtu do plaste sherri ne brendesine e partive me shpresen se do dalin koka me te mira (megjithese keto konkurencat brendapartiake duket se jane me shume gjepura per puplikun) ose do i thirrnin mendjes dhe do krijonin qeveri me pjesemarrjen e te gjitha forcave politike ose do gjehej nje menyre tjeter qeverisjeje. Por c'e do qe po flasim per Shqiperine, dhe "kur flet per Shqiperine, duhet te hedhesh poshte cdo teori, cdo ideologji, cdo shkence dhe cdo njohuri qe ke" (sic e tha shume bukur nje gazetar grek, pavarsisht se na djeg forte ne Shqiptareve) keshtu qe ne Shqiperi mosvajtja ne votime do te thote lufte civile kurse votimi i nje partie do te thote t'i "japesh thiken kasapit dhe ti tregosh vicin" (-popullin, dhe thuai po deshe mos e therr).
Keshtu ne kete moment e vetmja gje qe mund te bejme eshte qe te zgjohemi njecik sepse "po nuk ndroi menyre mendimi skllavi mos prit te ndroje praktike skllavopronari", duhet te revolucinoje skllavi qe te mposhtet skllavopronari. Por qe te vij revolucioni duhet fillimisht te njftohen dhe emancipohen popullatat, se nese ti dhe une "dalim te zgjuarit, qe clirojme atdheun vetem" atehere nuk do jemi gje tjeter vecse shtypes si te tjeret ose do jemi si Fanoli kryeminister (dmth. "ne autobuz"). Pra ne kete moment besoj se forca me e madhe e jona eshte fjala, e folur dhe e shkruar. Mos ta kursejme fjalen tone, mos i ndruhemi mendimeve tona, ta themi fjalen tone atje ku zen vend. (E kam me te vertet zili nje mikun tim, O. J., qe nuk kursehet asnjehere te hapi muhabet me nje plak ose rrob te panjohur ne rruge dhe nje dite e pyeta "pse e ben kete?", dhe mu pergjigj "sepse, nese ne nuk perdorim edhe fjalen atehere nuk kemi asgje, mendohu sa menyra kane ata qe te imponojne mendimet dhe interesat e tyre"). Kur fjala ime dhe fjala jote te behet fjala e nje grupi, dhe kur fjala e disa grupeve te behet fjala e nje publiku dhe kur fjala e disa publiqeve te behet fjala e nje kombi atehere kemi fituar gjithcka dhe askush nuk mundet te na ndaloj. Nga andej e tutje, nese thjesht shprehim mendimet qe na perkasin vetem neve atehere do jemi gjithnje "ne autobuz".
Krijoni Kontakt