Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290

    Drashkovic: Mbështetje nga Tirana për repsektim të të drejtave të pakicave serbe

    SERBI, Drashkovic: Mbeshtetje nga Tirana per repsektim te te drejtave te pakicave serbe
    Lajmi i ores 6:00 PM



    Vuk Drashkovic
    TIRANE (23 Dhjetor)- Shefi i diplomacise se SMZ, Vuk Drashkovic u ka percjelle sot ne Tirane perfaqesuesve te disapores serbomalazeze, se nga bashkebisedusit shqiptare ka marre siguri te fuqishme se te drejtat e tyre do te respektohen ne teresi sipas standardeve evropiane. Pas takimit me perfaqesuesit e Shoqates se serbeve dhe malazezeve "Moraca - Rozafa", me te cilen ka perfunduar viziten zyrtare dyditeshe ne Tirane, Drashkovic u ka thene raportuesve te mediave te Beogradit se ne ato bisedime para se gjithash ka insistuar ne te drejtat kulturore, arsimore e te infromimit ne gjuhen ametare. Ne kete kontekst, Drashkovic ka theksuar se do te inicohet hapja e shpejte e Konsullates se pergjithshme te SMZ ne Shkoder, dhe formimi i shkollave dhe paraleleve ne qytetin e vjeter dhe ne fshtrat e kesaj komune. Sipas vleresimit te shoqates, ne Shqiperi ka midis 35 e 40.000 pjesetare te bashkesise serebe e malazeze. Drashkovic ka shtuar se eshte e nevojshme te behen hapat per formimin e stacioneve radio-televizive lokale te cilat do te emetonin program ne gjuhen serbe. bm/bm (Balkanweb)


    shiko cbehet vjen serbi ne kosove dhe u fut gjithe shqiptareve. asi kujtohet te permendi kosoven pasi eshte kthyer ne serbi dhe me qindra mijera qe jetojne ne serbi por do te na serbizoje dhe shqiperine. na paska marre dhe garanci nga autoritet shqipare.

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    dipllomacia do tru

    rudo nuk besoj se ekziston ndonje gje e keqe ketu. Ne i japim te drejta per 10.000 Sllave dhe pastaj do e kemi gojen te plote kur t'i kerkojme te drejtat e 2.000.000 Kosovareve. Pra ne do dalim te fituar (nese arrijme qellimin)!

  3. #3
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    ahh sikur te ishte kaq e thjeshte kryeplak. pikerisht diplomacia do tru. por tu japesh te drejta atyre sdo te thote se do marresh dicka nga ato.

    kryeplak nuk e di se sa njohuri ke per politiken qe ka ndjekur serbija historikisht dhe per ate qe po ndjek sot. po te kesh nuk do ta thoja kete me siper. LExo se cfare cdo serb beson per kosoven dhe historine e saj. ne politike ska ndershmeri. per aq me shume qe ketyre taneme me duket sikur i dridhet goja me u kerkuar dicka serbeve.

    une sjam kunder dhenies te drejta te serbeve ne shqiperi. Por kujdes ato spo kerkojne te drejta por po kerkojne serbizimin e shqiperise. A mendon ti qe per 10.000 serbe qe mund te jene (*nja dy tre fshatra) na u dahskan hapur gjithe keto shkolla, kanale televizive, gazeta etj etj....pra nje propagande e madhe serbe per aq me shume ne Shkoder dhe jo ne fshatrat serbe.

    po ta kishe lexuar pak me me kujdes shkrimin do kishe vene re se Ai thote Qyteti historik i shkodres ne gjuhen diplomatike, qe te te perkthej une ty ne gjuhen popullore do te thote qyteti historik serb i shkodres. I dime te gjithe pretendimet e tyre historike ndaj shkodres. hajt burra ti bejme shkodranet serbe.
    se se fundi na kane filluar dhe greket te na shkrujn historine tone se ne nuk e paskemi shkruajtur gabim.

    Shkollat dhe gazetat, televizonet etj duhet ti hape vetem shteti shqiptare dhe te lejoje dhe pecaktoje rajonin dhe numrin e tyre dhe jo keto shoqatat serbo-malazese. E perseris dhe njehere qe mo beso se do kesh ndonje leshim nga serbet pse u ben ti leshim atyre. Se mos beri ai ndonje leshim per kosoven apo per qindra mijera shqiptare qe jetojne ne serbi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ashtu sic bejne Autoritetet "Shqiptare" te Tiranes, ashtu kemi te bejme edhe deklaraten e pa-menduar te "Perfaqesuesit Legjitim te Serbeve te Kosoves," kryetarit te tanishem te partise se dyte me te madhe ne Kosove, PDK-se, i cili eshte shprehur se, "Kosova duhet te jete shtet me dy gjuhe zyrtare, shqip dhe serbisht."

    "Fare e keqe" andej dhe kendej kufirit nuk pushon se "derguari ujin ne burimin" e Autoriteteve te Beogradit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arb : 23-12-2004 më 23:38
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #5
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Drashkoviq në Tiranë


    Beogradi përmirëson marrëdhëniet me Tiranën
    Ministri i jashtem serb Vuk Drashkoviq ka filluar një vizitë dyditore në Tiranë po zhvillon takime me personalitetet me të larta të shtetit shqiptar.
    Në takimin me ministrin e jashtëm shqiptar, Kastriot Islami, të dy udhëheqësit shtrënguan duart dhe ngritën gotat duke dhënë shpresë për fillimin e një ere të re në marrëdhëniet midis dy vendeve.

    Zoti Islami e quajti vizitën e zotit Drashkoviq një vizitë historike, ndërsa u shpreh se të dy vendet kanë vendosur një dialog të hapur komunikimi.

    Të dy ministrat vlerësuan dy marrëveshjet e nënshkruara sot, atë në fushën e turizmit dhe heqjes së tatimit të dyfishtë.

    Zoti Drashkoviq duke ftuar për vizitë zotin Islami në Beograd, paralajmëroi edhe marrëveshje të tjera, midis tyre edhe atë për respektimin e pakicave kombëtare.

    Për ministrin e jashtëm serb, të dy vendet nuk kanë pengesa politike që do të pengojnë bashkëpunimin. Sipas tij, Kosova nuk është një pengesë:

    "Ajo është plagë e hapur, por mendoj se ilaçi është statusi evropian i tyre në kuadrin e Serbisë dhe Malit të Zi, konform kartës së OKB-së," tha Drashkoviq, "sipas së cilës kufijtë midis shteteve nuk duhet të ndryshojnë."

    Ministri i jashtëm i Serbi-Mal i Zi tha se statusi evropian i Kosovës presupozon mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, modelin evropian të administrimit, shkallë të lartë autonomie dhe mosndryshim kufijsh.

    Marre nga BBC.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Për ministrin e jashtëm serb, të dy vendet nuk kanë pengesa politike që do të pengojnë bashkëpunimin. Sipas tij, Kosova nuk është një pengesë:

    "Ajo është plagë e hapur, por mendoj se ilaçi
    është statusi evropian i tyre në kuadrin e Serbisë dhe Malit të Zi






    Po Shqipetari nuk i tha gje?
    Jo?

    Nuk guxoi t`i thot se kryetar Moisiu para dy diteve tha "diçka" per statusin e Kosoves!!
    ...me duket se e shoh shqiptarin para drashkoviqit tuj pohue me koke dhe duer poshte:

    Si,si komandante.......
    Si,si komandante.......


    dreqi ta haje.........

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Tirana dhe Beogradi nuk kanë asnjë pikë të përbashkët për problemin e Kosovës

    shqipëria dhe Unioni Serbi-Mal i Zi kanë qëndrime të kundërta lidhur me të ardhmen e Kosovës. Ministri i jashtëm serbo-malazez Vuk Drashkoviç foli në Tiranë për mosndryshim të kufijve dhe për një Kosovë në kuadër të Unionit. Kurse, ministri i jashtëm shqiptar, Kastriot Islami, deklaroi se statusi i ardhshëm i Kosovës duhet të përcaktohet nga vetë qytetarët e saj.


    Në këtë takim, por edhe në takimin që Presidenti Moisiu dhe Kryeministri Nano patën me Drashkoviqin u vërejt qartë se Tirana dhe Beogradi nuk kanë asnjë pikë të përbashkët për problemin e Kosovës. Shkodra ka qenë ndalesa e fundit e ministrit të jashtëm serbo-malazez, Drashkovic, gjatë vizitës së tij dyditëshe në Shqipëri. Në Shkodër ai është takuar me përfaqësues të komunitetit malazez.


    RTK 23/12/2004 17:30:50
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290

    Drashkoviç: vedi, vidi, vici

    Besnik Mustafaj

    Ministri i Punëve të Jasht me i Serbi-Mali i Zi, zoti Vuk Drashkoviç, zhvilloi javën e kaluar një vizitë të plotë dyditore në Shqipëri. Ai u takua dhe kreu bisedime me ministrin tonë të Jashtëm, zotin Kastriot Islami, me të cilin nënshkroi edhe dy marrëveshje, një për eleminimin e taksimit të dyfishtë e një për bashkëpunimin në fushën e turizmit. Po ashtu ai u prit në takime të posaçme e të përzemërta nga Presidenti i Republikës, Zoti Alfred Moisiu, kryeministri, Zoti Fatos Nano dhe kryetari i Kuvendit, Zoti Servet Pëllumbi. Në fund, kjo vizitë u vlerësua si historike si nga kryeministri Nano, ashtu edhe nga ministri Drashkoviç. Lehtësia me të cilën Nano nxjerr nga goja fjalë të bujshme njihet tashmë mirë nga shqiptarët, pra, edhe deklarimet e tij të kësaj natyre rrallë merren seriozisht. Por kësaj here, për shkak se vlerësimi i tij përputhej me atë të kryediplomatit serbo-malazes, ka vend për një vëmendje më të përqendruar. Shqipëria është përfundimisht një vend i hapur e me ambicje të qarta për t’u integruar në strukturat ekonomike, politike e ushtarake euroatlantike. Rrjedhimisht, është në interesin e saj e po aq edhe të rajonit, që të zhvillojë marrëdhënie sa më të gjera, të gjithanshme e në rritje para së gjithash me vendet fqinje, përfshirë këtu sigurisht edhe Serbi-Malin e Zi. Parë në këtë perspektivë, vizita e Drashkoviçit është pa dyshim e rëndësishme jo dhe aq për arsye të përmbajtjes së dy marrëveshjeve që u nënshkruan, sesa për mundësinë që jep për të patur një dialog politik në nivel shumë të lartë.

    Shefi i diplomacisë serbo-malazese kishte hak të shprehej se vizita e tij e parë në Shqipëri konkludoi historike. Atij iu bënë të gjitha nderet protokollare që meriton një mik i madh. U prit e u sajdis nga krerët më të lartë të shtetit e të qeverisë shqiptare. Po ashtu, mundi të shprehë në mes të Tiranës dhe pa asnjë bezdisje të gjitha pikëpamjet e veta, domethënë pikëpamjet e shtetit të vet, ndër të cilat po veçoj dy, si më të mprehtat. Homologut të vet Islami, kryeministrit Nano, kryeparlamentarit Pëllumbi dhe në fund presidentit Moisiu ai u kërkoi që për të ardhmen të dy vendet, në marrëdhëniet mes tyre, të lënë pas të kaluarën. Dhe mori pa asnjë koment miratimin e tyre. Natyrisht që marrëdhëniet midis dy vendeve tona në këtë shekull të ri nuk mund të jenë peng i të shkuarës. Një nga historianët më të shquar ballkanikë dhe president i parë i Bullgarisë demokratike, Zhelju Zhelev, thotë se fleta e historisë në gadishullin tonë duhet kthyer vërtet, por vetëm pasi ajo fletë të jetë lexuar me kujdes. Përndryshe, rreziku, që kjo histori dramatike të përsëritet, mbetet gjallë. Drashkoviç duket se e kishte fare të qartë se për cilën pjesë të së shkuarës bëhet fjalë. Por ai nuk kishte asnjë arsye ta zinte në gojë konkretisht, madje do të kishte qenë marrëzi nga ana e tij ta saktësonte më tej mendimin e vet, përderisa ofiqarët tanë më të lartë as nuk ia kërkuan e as nuk morën mundimin ta bënin vetë një gjë të tillë. Fjala është kryesisht për spastrimin e fundit etnik e më tragjikun të kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës nga bashkëkombasit e tij dekadën e kaluar, sipas një skenari mizor të hartuar e të ekzekutuar nga një qeveri, nënkryetar i të cilës ka qenë po Drashkoviçi pothuajse deri në fund. Kosova është tashmë e lirë dhe po mbyll me shpejtësi plagët që mori. Kjo është kryesorja. Por aspekti moral i problemit mbetet, përderisa Serbia, përfshirë këtu edhe Drashkoviçin, nuk kanë kërkuar ende falje as me majat e buzëve për krimin, i pranuar botërisht si më i madhi krim kundër njerëzimit kryer në Europë pas periudhës së nazizmit. Pa një ndjesë të tillë mua më duket e pamundur që fleta e të shkuarës së hidhur serbo-shqiptare të kthehet e të dylloset një herë e përgjithmonë. Problemi ka edhe një aspekt konkret e që prek drejtpërdrejt marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Gjatë pranverës së vitit 1999, kur Kosova dhe NATO ishin në luftë me Serbinë, shteti serb, por edhe shteti federal jugosllav i asaj kohe, trashëgimtar i të cilit është shteti i sotëm serbo – malazes, kanë patur ndaj Shqipërisë disa sjellje mirëfilli prej agresori. Kështu, janë bombarduar me artileri të rëndë nga ushtria e rregullt federale jugosllave si dhe nga policia republikane serbe disa fshatra kufitare në Tropojë, Has e Kukës, ku janë shkatërruar fundemajë shumë e shumë shtëpi banimi e stalla, janë vrarë e plagosur shumë e shumë qytetarë shqiptarë të pafajshëm, të cilët gjendeshin në pronat e tyre e pa asnjë lidhje me konfliktin, janë shkaktuar dëme të mëdha në të mbjellat, në pemtarinë, pyjet e blegtorinë, që përbëjnë pasurinë mbi të cilën ngrihet tërë ekonomia e tyre familjare. Po ashtu, kilometra të tëra pyje, kullota, ara e pyje në brendësi të territorit shtetëror të Republikës së Shqipërisë janë minuar, duke i zgjatur deri në ditët e sotme pasojat e dhimbshme, sepse në këtë periudhë më shumë se pesëvjeçare të kthimit të paqes, janë me dhjetra e qindra rastet e gjymtimit apo edhe të vdekjes së bashkëqytetarëve të Nanos e të Moisiut për shkak të këtyre minave, pa përmendur dëmet ekonomike që familje të tëra kanë patur e vazhdojnë të kenë qoftë me bagëtitë e aksidentuara në këto mina, qoftë me tokat e lëna detyrimisht djerr e pyjet e pashfrytëzuara. Kush do t’i dëmshpërblejë ata?

    Agresorët duhet të paguajnë medoemos aq sa mund të paguhet nga dëmi. Të vdekurit nuk i ngjallin dot, por të gjallëve duhet t’u përgjigjen. Kështu ka ndodhur pas çdo lufte prej më shumë se njëqind vjetësh dhe kërkesa e këtyre shqiptarëve është krejt në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Afro gjysmë shekulli pas përfundimit të luftës, Zvicra u detyrua t’i paguante komunitetit hebre disa miliardë dollarë dëmshpërblim vetëm pse bankat e saj i kishin dhënë kredi shtetit të Hitlerit. Askush nuk ka të drejtë ta konsiderojë të vogël, të pëpërfillshme këtë dosje të malësorëve shqiptarë. Ajo do ta ketë detyrimisht vendin në tryezën e bisedimeve midis Shqipërisë dhe Serbi-Malit të Zi, ani pse për përgatitjen e saj qeveria dhe shteti shqiptar nuk e kanë vënë ende ujin në zjarr. Pa zgjidhjen e saj nuk mund të ketë hedhje të vërtetë prapa të së shkuarës. Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis popujve dhe vendeve hedh rrënjë të forta vetëm në një truall të pastruar mirë. Në Europë ka shembuj të shquar se si mund të miqësohen aq sa të bashkojnë edhe fatin dy popuj, të cilët për afro dy shekuj kishin ushqyer vetëm urrejtje për njëri-tjetrin. Një i tillë është ai franko gjerman veçanërisht në periudhën e dhjetë vjeçarit të parë pas Luftës së Dytë Botërore. Mjaft të merret përvoja e tyre e s’ka më nevojë për improvizime verbale pa parim alla Nano.

    Pikëpamja e dytë mbi të cilën do të doja të tërhiqja vëmendjen ndër ato që shprehu qartë shefi i diplomacisë serbo-malazese gjatë vizitës së tij “historike” në Tiranë, ka të bëjë me të ardhmen e Kosovës, e cila, sipas Zotit Drashkoviç, nuk mund të jetë tjetër veçse brenda kufijve të shtetit serbo-malazes. Si përfaqësues i lartë i vendit të vet ai nuk tha asgjë të re. Si politikan me përvojë ai natyrisht që u kujdes ta ambalazhonte europiançe këtë pikëpamje, duke shtuar se e ardhmja e Kosovës duhet të jetë integrimi europian, por gjithnjë si pjesë integrale e Serbisë. Për të qenë gjithsesi brenda stilit tradicional të diplomacisë serbe, ai shtoi edhe pak shantazh: shkëputja e Kosovës do të shkaktonte një konflikt të ri.
    Kryetari i shtetit, kryetari i parlamentit, kryetari i qeverisë e ministri ynë i jashtëm e dëgjuan të gjithë me radhë duke e parë drejt në sy dhe nuk patën as guximin e as dëshirën t’i mërmërisnin se ndoshta mund të ndodhë edhe ndryshe: që Kosova të vazhdojë të plotësojë mirë e më mirë standartet shtetformuese, që i kërkohen nga çlirimtarët e vet atlantikoveriorë për të qenë e pavarur dhe të pavarësohet ashtu siç e dëshirojnë shumica dërrmuese e qytetarëve të saj, për të shkuar pastaj në Bruksel jo si pjesë e Serbisë, por si fqinjë e saj dinjitoze. Sepse ne të gjithë bashkohemi te mendimi se Ballkani do ta gjejë qetësinë dhe prosperitetin e dëshiruar vetëm kur edhe në secilin vend veç e veç të mbisundojë shteti ligjor me gjithë çka përmban ai qoftë përsa i përket respektimit të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të qytetarit, qoftë përsa i përket lirisë së tregut. Rrjedhimisht, vizioni i Drashkoviçit rreth perspektivës së një Kosove jugosllave, por me kufij të hapur për lëvizjen e lirë të njerëzve, të mallrave e të kulturave drejt cilitdo vend, duke nënkuptuar këtu më së pari Shqipërinë, mbetet një retorikë pa thelbin e zgjidhjes. Kosovës i nevojitet një zgjidhje që doemos të përmbajë kaq sa thotë Drashkoviçi, shtuar edhe sovraniteti shtetëror, aq sa mbetet nga ky sovranitet pas antarësimit në Europën e Bashkuar. Të gjitha gjasat dëshmojnë se për një zgjidhje të tillë po punon me sa mundet pjesa dërrmuese e shoqërisë kosovare, lidershipi i saj politik i zgjedhur me votim të lirë si dhe, në mënyrë të shpallur ose jo, komuniteti ndërkombëtar.

    Udhëheqësit tanë të shquar thjesht ulën kokën edhe përpara shantazhit. Nuk e pyetën se kush do ta shkaktojë konfliktin në rast se Kosova shkëputet? Natyrisht që nuk do të ishin shqiptarët e Kosovës. E aq më pak do të ishte Republika e Shqipërisë. Nuk menduan të shtronin as hipotezën e kundërt, domethënë: a shihej në Beograd rreziku i një konflikti të ri në qoftë se Kosova tërhiqet me zor edhe një herë brenda suazës së shtetit Serbi – Mali i Zi? Pasi më duket se nuk ka vend të shpresohet që versioni i rikthimit nën Serbi do të fitonte në një referendum popullor në Kosovë. Asgjë e tillë ose e ngjashme nuk u dëgjua nëpër këto tryeza vezulluese të shtetit shqiptar gjatë bisedimeve “historike” me kryediplomatin serbo-malazes. Sa për të thyer heshtjen e për të mbushur minutat e parashikuara nga protokolli, rrogtarët më të paguar të shtetit shqiptar folën për nevojën e bashkëjetesës vëllazërore midis komuniteteve etnike në Kosovë e për nevojën e dialogut mes Prishtinës e Beogradit për çështje teknike, ndërsa buzëqeshjet e skajshme përpara kamerave nuk e fshihnin dot frikën se mos cënojnë humorin e mikut të nderuar. Për hir të së vërtetës duhet pranuar se ata nuk mund të flisnin ndryshe. Por jo se kufizimet ua imponon përputhja e gjuhës së tyre institucionale me gjuhën e komunitetit ndërkombëtar, siç përpiqen ata rëndom ta përligjin veten.

    Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar vazhdimisht Shqipërisë gjatë këtyre viteve postkomuniste të jetë faktor me ndikim për zgjidhjen e drejtë të problemit të Kosovës. Dhe faktor me ndikim bëhesh vetëm duke përcaktuar qartë një formulë realiste mbi bazën e analizës së kujdesshme të fakteve dhe zhvillimeve në dinamikën e tyre. Çdo parashikim për kthim të Kosovës nën Serbi, qoftë edhe duke përfytyruar me optimizëm një evolucion të shpejtë të Serbisë drejt standarteve të Bashkimit Europian, nuk është realiste. Pavarësia e Kosovës nuk i bie aspak ndesh parimit të pranuar ndërkombëtarisht për mosndryshim të kufijve, të cilit iu referua në mënyrë të përsëritur Zoti Drashkoviç, ashtu siç nuk i ra ndesh pak vjet më parë këtij parimi as shkëputja nga Beogradi e Sllovenisë, e Kroacisë, e Bosnje-Hercegovinës, e Maqedonisë e nuk do t’i bjerë ndesh as shkëputja nesër e Malit të Zi, në qoftë se kështu do të vendosë referendumi i pritshëm.

    Por zyrtarët tanë nuk mund të shpreheshin ndryshe nga ç’u shprehën, sepse institucionet tona nuk kanë ende një qëndrim të përcaktuar qartë për këtë çështje. Le ta shohim problemin në një optikë tjetër nga ajo e aspiratës së shumicës së qytetarëve të Kosovës! Në fund të vjeshtës së kaluar u miratua në parlament Strategjia e Sigurimit të Republikës së Shqipërisë, një dokument i rëndësisë së veçantë ky për shtetin tonë si për çdo shtet. Rrjedhimisht që aty kërkohej një përcaktim për statusin që do të duhet të ketë Kosova, trajtuar jo më se si do ta dëshironin atdheun e tyre shqiptarët e Kosovës, por si vend fqinj, zhvillimi dhe politika në të ardhmen e të cilit do të jenë me ndikim të pashmangshëm mbi stabilitetin dhe sigurinë e Republikës së Shqipërisë. Me fjalë të tjera, ishte për t’u trajtuar çështja se cila formë e ekzistencës së ardhme të Kosovës i shërben më mirë sigurisë së Republikës së Shqipërisë, ajo e një Kosove me një autonomi substanciale, por brenda Republikës së Serbisë, ajo e një Kosove republikë, por brenda konfederatës serbo-malazeze apo ajo e një Kosove të pavarur. Edhe aty kjo pyetje nuk kishte gjetur asnjë përgjigje, por ishte përcjellë me një llafollogji të përgjithshme, që vërtitej rreth respektimit të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe rreth krijimit atje të një realiteti me harmoni ndëretnike. Ky dokument, pra, ishte hartuar nga një komitet ndërministror dhe në parlament paraqitej nga qeveria, pasi ishte miratuar më parë në Këshillin e Ministrave. Askush nuk thotë që Shqipëria të bëhet kujdestare e fatit të shqiptarëve që jetojnë në shtëpitë e tyre në FYROM, në Kosovë apo në Mal të Zi. Madje, një gjë të tillë nuk e mëtojnë më as vetë shqiptarët e këtyre viseve, të cilët kanë tashmë përfaqësuesit e vet politikë të inkuadruar nëpër institucione gjithnjë e më demokratike në vendet e tyre. Ama, nuk lejohet që për problemet e tyre Shqipëria të shprehet diplomatikisht me të njëjtën distancë siç shprehet për problemet e Kashmirit apo të Eritresë. Sepse, për t’u kthyer edhe një herë te dokumenti i Strategjisë së Sigurimit të Republikës së Shqipërisë, të paktën interesat e saj shtetërore, për shkak të kufirit të përbashkët me këto vise, e kërkojnë një ndjeshmëri më të madhe, domethënë një vramendje më serioze. Pikërisht kjo vramendje mungon në kokat që drejtojnë shtetin tonë, sepse mungon qoftë ndjeshmëria si shqiptarë ndaj fatit të tyre, qoftë ndjeshmëria si shtetarë ndaj interesave të shtetit të cilin rasti apo fati ua solli ta drejtojnë në këtë periudhë. Si pasojë Drashkoviçi u largua nga Shqipëria me humor të përmirësuar dhe ishte krejt në të drejtën e vet të deklaronte se kishte kryer një vizitë historike. Në zyrat ku ishte pritur në Tiranë ai kishte gjetur pothuajse një aleat për sa i përket të ardhmes së Kosovës


    marre nga Gazeta Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga rudo : 28-12-2004 më 00:02

Tema të Ngjashme

  1. Shqipëria dhe pakicat etnike
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 09-03-2006, 08:00
  2. Tifozët e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  3. Të drejtat e njeriut në Lindje dhe në Perëndim
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •