Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 84
  1. #61
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Citim Postuar më parë nga dianausa
    une dua te vi ne antalia per nja 10 dite me pushime me jep ndonje web per te gjet cmimet me te mira te hoteleve
    vij nga fillimi i shttorit
    www.fibula-ks.com

    shume WEB i mire eshte..dhe kryesisht eshte per turistat shqiptar te Kosoves...

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2007
    Postime
    15
    c,kemi
    si jeni

    turqia ne azi hahahahahahaha

  3. #63
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Citim Postuar më parë nga cufi Lexo Postimin
    c,kemi
    si jeni

    turqia ne azi hahahahahahaha
    Ca ke more... na e thuaj te qeshim edhe ne te tjeret.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-07-2004
    Postime
    2
    Une momentalisht jam me studime ne Ankara...eshte nje pjese e qytetit te Stambollit ku thuhet se jane rreth 1 milion shqiptare...gjithashtu sipas parashikimeve qe edhe vete turqit e pranojne dhe vete ish-kryetari turk Demirel pate thene qe rreth 4 milion shqiptare jetojne ne Turqi.... ...kam nje pyetje...
    Qe 4 vjet jame ne Turqi por nuk arrita kursesi te gjeje ndonje lloj burse shkollore
    Nese ka mundesi te me ndihmoj dikush shume lehte do ta kete...vetem le te me kontaktoje me mesazh privat

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    paskan harrua qe një vit pa shkrua asgjë këtu...


    Nezir Myrta / SHQIPJA TË MBANË SHQIPTAR


    Është paksa e dhëmbshme dhe ndoshta dikujt mund të ia vret syrin e mendjes edhe vet zemren e shpirtin, pse unë them kështu e shprehem paksa vrazhdë, por nga dhëmbja e vet shpirtit tim flas kështu, sepse më dhëmb çështja e vllait tim kudo botës, që asimilohet e tjetërsohet për shkak të kushteve ekzistenciale, jetës - por duhet qendruar fortë dhe përderisa shqiptari i sotëm ka fuqi gjenetike, të mësojë mijëra gjuhë të botës dhe të bëhet një poliglot, njohës e disa gjuhëve - pse shqiptari ynë, anipse i asimiluar e flet gjuhë tjetër zyrtarisht e detyrimisht për shkaqe jetese - pse mos ta rimësojë Shqipen tonë të bukur - gjuhë time dhe të tij, kur mund të shprehet se ka gjak shqiptari dhe me ndien veten shqiptar!

    Nuk duhet njeriu i sotëm shqiptar, të diktohet nga kushtet e jetës dhe politikat e kohës, kur mendon se në damarë të tij rrjedhë gjak shqiptari - mos të iritohet, as dëshprohet, as të ketë as fijen e pesimizmit, pse shqioptarët në Ballkan janë të ndarë dhunshëm politikisht të copëtuar dhe pse shqiptarët sikur nuk kanë një unitet të duhur si vllai me vllanë, as pse kemi kushte nën nivel jetese, ndoshta e pandoshta shumë më ultë jetojnë shumë shqiptarë në trojet e tyre - se sa shumë shqiptarë sot në tretdheun botëror, as mos të hezitojnë shqiptarët që sot nuk flasin Shqipen e ndjehen shqiptarë - të ofrojnë shpirtin e zemren kah atdheu i tyre i lashtë - anipse kanë edhe mjerim të skajshëm edhe disa lumturi e ekzistencë të lumtur jasht trollit shqiptar, në vende të ndryshme të botës!

    Shqiptarët në Turqi shembull, dihet se ndjejnë gjakun e tyre shqiptar, dihet se janë shkrirë e asimiluar disa gjenerata tona atje, po a ka mundësi të lidhemi me gjuhën shqipe, të ndjehemi realisht shqiptar dhe mos të humbasim ma shumë se sa kemi humbur... Nuk është turp as keqardhje, kur shqiptari me nënshtetësi tjetër, e kupton se duket e ndjehet i largët nga gjuha e gjiu shqiptar - ta rikthejë vetveten në një kohë shumë të shkurtër, përmes rimësimit apo rinjohjes së Shqipes! Mund të thotë dikush: po ja që rimësova Shqipen, flas shqip, mendoj shqip, jetoj shqip - por çka matutje, kur unë me sa breza jetoj në këtë a atë vend tjetër dhe jam adaptuar e përkushtuar këtij vendi, sepse e ndjej si vendin tim, apo thejshtë - e kam vendin tim, të lindjes: Stamboll e Kairo, Teheran e deri në Pekin, Tripoli e deri në Afrikë Jugore, Azi, Europë e Amerikë, Alaska e Australi e Zelandë të re - pothuaj në gjithë botën?
    Mund të thot shqiptari i sotëm i asimiluar në gjuhë tjetër - çfarë pastaj...?

    Po, sepse nëse ndjehesh shqiptar, kur takohesh me shqiptarë - fol shqip, shkruaj shqip, këndo shqip, qesh shqip, qaj shqip, dashuro shqip e vdis shqip shqiptar!

    GJUHA SHQIPE TË MBANË SHQIPTAR!



    Është e tmerrshme, kur vllazërit tanë flasin gjuhë të huaj edhe me neve konkretisht! Kur sot kanë mundësi të rimësojnë Shqipen dhe të kthehen në gjiun e Shqipes!

    Dikush mund të pyet sot, pse shqiptarët në Turqi nuk mbajnë plisa të bardhë... po shqiptarët askund në botë nuk mbajnë plis të bardhë, vetëm ndonjë rrallë dikund... pse a u dashka tash krejt kah janë shqiptarët të mbajnë plisa të bardhë?!


    Kryesorja është se sa e mbajnë gjallë gjuhën e flasin shqip, se për tjerat është lehtë...


    Shqiptarët në Turqi, janë kolonia që ndihet ma e dhimbshmja, ma e përsekutuara, ma e pa të drejta ma themeloret, sepse ka dy arsye:


    1. U zbatua plani serv, i Qubrilloviqit, Grashaninit, Andriqit etj., që me mjeshtri politike ta dëbojë krejt popullaten shqiptare nga trojet e tyre, në brëndësi të shtetit të sotëm serv, nga Topliku e Abllaniku e deri tek Nishi, duke zhvilluar shfarosje shqiptare në emër të fesë, gjoja ata janë turq, ashtu sikur mendonin disa gjyshër tanë, kur i pyetnin - çka je: turk elhamdylilah turk je a - ik në Turqi dhe sot trevat ma të bukura të Servisë, janë serv, që ishin krejt treva shqiptare, deri në luftërat në Toplik e Abllanik (1874-76), Nishi (Naissa), Krushevci (Dardha), Pozharevci (Zharra), Kurshumlia (Gurshumi), Leskovci (Leskoviku), Morava (Marga), Kopaoniku (Kreshtabardha) etj... që krejt territori i sotëm serv ishte territor shqiptar, me popullësi të pastër dardhane, që flisnin shqip (skypas). Kur thoshte shqiptari atje: A folim skypas? Atë vetëm vdekja, se nuk nënshtrohej për të gjallë!

    2. Vetmohimi i kombësisë shqiptare, nga vet shqiptarët e kohës, që fenë e mbanin si komb, sepse sikur të thoshin e deklaroheshin të gjithë shqiptarët e atëherëshëm SHQIPTAR, e jo turkelhamdylilah, sot do të ishin aty dhe jo të shpërngulur dhunëshëm deri në vitet 50-ta të shek. 20., duke mohuar atdheun e tyre, për shkak të fesë, që iu konvenoi shtetit serv e ish-jugosllav, duke u shfarosur me dhunë mbi 350 mijë shqiptarë të atëhershëm, që sot mund të ishim mbi 10 milion vetëm jasht Shqipërisë politike - vetëm në territorin e sotëm Servi - Kosovë!

    Sot sipas statistikave, vetëm në Stamboll ka mbi 5 milion shqiptarë, që dhunshëm nga politika turke, u regjistruan atje si turq dhe sot pas disa gjeneratave, as që flasin shqip, por turqisht dhe disa vetëm e njohin vetveten si shqiptarë dhe shumë kanë poste më të larta në ministritë turke, deri tek ato shtetërore, si përsona të fuqishëm politik. Por, kur shumica u asimiluan me hatër e me zor, deri në shkretëtirat e Anadollit e gjetiu Turqisë... mund të themi se sot ka pak shqiptarë atje, si koloni, anipse sot janë themeluar disa shoqata shqiptare, që ndihen shpirtërisht shqiptarë, por flasin gjuhën turke!

    Sa do të ishte mrekullia vet, sikur të ktheheshin të gjithë ata pasardhës të shqiptarëve të hershëm të shpërngulur atje - të ktheheshin në trojet e tyre, bile në Kosovë sot!

    Kolonitë shqiptare në Turqi e Greqi, janë ma të dhimbshmet, pa asnjë të drejtë themelore shqiptare!

    Sot ka edhe asi bashibuzukësh pikërisht nga trevat tona shqiptare, që fenë e qesin para kombit, thuase Zoti nuk ia paska dhënë njeriut sëpari gjuhën, të folurit e pastaj besimin!

    (08. mai, 09)
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  6. #66
    Armandoboni.com Maska e White_Shadow:)
    Anëtarësuar
    28-02-2005
    Vendndodhja
    Duke ikur ne hene per te dale nje xhiro nga MArsi me EMInene
    Postime
    248
    Pershendetje o njerez

    SLm
    Armandoboni.Com

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Postime
    11
    Selamalejkum prej Stambolli(Bajrampasha)

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-02-2012
    Postime
    2
    a kish pas mundesi me kontaktu me najkond qe osht kosovar e qe jeton ne turqi kisha dashur ta pyes diqka per shkak se deshiroj te bej nje vizit ne turqi flm

    me kontaktoni me pm ose ketu ne thread

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-06-2005
    Vendndodhja
    Stamboll,Sarajeve
    Postime
    48
    Postimet në Bllog
    1
    www.arnavutum.com që do të thotë jamshqiptar.com
    [COLOR="Red"]E kam Një Jeta,Një Bota,Një Zemra Per Flamuri Shqiptare !/COLOR]

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,983
    Gulsum Yener, është një vajzë nga Izmiri i Turqisë dhe kërkon prejardhjen e saj shqipëtare, nga Tepelena dhe konkretishte nga fshati Levan.Gjyshi i saj paska qënë nga Levan me emrin Xhafer Levan, i cili ka vdekur më 1942. Babai i saj Ali Riza është sot 85 vjeç dhe pret të lidhet me njerzit e afërt të tij.Kush ka ndonjë të dhënë të na e dërgoj në këtë profil tonin ose me mezazh privat në F/B. AJo që mua më bën përshtypje shum është sepse kjo vajzë me origjinë shqipëtare mburret me prejardhjen e saj dhe kërkon material të lexoj për vëndlindjen e babait të saj i cili ka ikur në moshën 5 vjeçare nga fshati.Në profilin e saj mban fotografin e Ali Pasha Tepelenës dhe flamurin shqipëtar.Në një kohë kur shqipëtar si Fatos lubonja me shokë e mohojnë prejardhjen e tyre dhe deklarojnë me mburrje se nuk jan patriotë.
    Danel Cana

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Si lindi harmonia fetare në Shqipëri?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Çka i ndanë dhe çka i bashkon shqiptarët?
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33
  5. Shqiptarët Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •