Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882

    Pavaresia Individuale

    Sa te pavarur jeni dhe ju pelqen kjo gje? Normalisht pavaresia juaj duhet te jete totale dhe aspak e njeanshme, Pavaresi Totale

    Marr persiper te hap kete teme per te pare ku qendrojme ne rinia e sotme, sa te afte jemi te perballojme veshtiresite e fillimit te pavarsise sone. Qe ne moshen 18 vjecare une Odeoni u perballova me largimin nga familja, ishte vertet shume e veshtire pasi isha mesuar qe gjerat ti kisha gati nga mema ime e shtrejte, normalisht pjesen financiare te shpenzimeve te mija simbolike e mbulonte im ate.
    sot eshte pikerisht pavarsia ime qe me ka bere disi me te pjekur, per te menduar cdo hap qe bej.

  2. #2
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    edhe une u largova qe 18 vjec nga shqiperia dhe qe nga ai moment krijova nje jete te pavarur ne itali.....cdo gje qe bej, e bej mbi pergjegjesite e mia.....kuptohet nuk ka qene fushe me lule dhe cdo gje ishte e veshtire...tani ja kaloj shume mire dhe vetem ideja e te qenit i varur nga dikush, me ben te ndihem i burgosur moralisht dhe fisikisht....)

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    pavarsia si ne planin individual dhe po ashtu ne planin social nuk ekziston , ai ose ajo qe thote une jam i i lire dhe i pavarur nga te gjithe faktoret qe me rrethojne eshte thjesht nje injorant/e , ose nje egoist qe nuk don te pranoje te verteten se ne te gjithe jemi te lidhur ngushte me njeri tjetrin ne te gjitha drejtimet ne jete si do qe te jene keto sfera, ne japim dhe marim me te gjithe

    sot degjojme pa pike turpi njerez edhe te ashtuquajtur te ngritur nga ana mentale qe thone se nuk varen nga askush , cfare turpi, si mund te thuash se nuk varesh nga askush kur ti ke lindur dhe jeton ne mes te njerzve

    te thuash qe je i pavarur sot ne nje bote ku njerzit varen totalisht nga njeri tjetri ky eshte absurditeti me i madh qe mund te degjosh sot

    edhe ata pak persona te avancuar, qe kam njohur ne jeten time, te avancuar shume nga pikepamja spirituale, e pranonin hapur se ne jemi te lidhur ngushte shume me njeri tjetrin dhe kjo ndervartesi reciproke na ben qe te mos ndjehemi te qete kur jemi egoiste , dhe na ben te jemi shume te qete kur e kuptojme qarte nje gje te tille , kur jemi altruiste

    kohet e fundit njoha ne web nje femer qe pretendon se eshte e pavarur , por kur pashe kushtet qe ajo i kujtonte se i jepnin pavaresi , me vjen per te qeshur sepse ajo eshte aq shume e varur nga te tjeret saqe ndjej vetem dhimbje kur e kujtoj nje miopi te tille nga ana e saj , qe fsheh vetem nje lloj egoizmi te pavetedijshem ose te fshehte nga ana e saj

    njerzit vrapojne mbas parase dhe interesave te vogla te momentit dhe kjo i ben qe te jene vazhdimisht te varur nga shoqeria dhe ambjenti qe jetojne deri edhe tek sistemi social ku bejne pjese dhe jetojne, por gabohen dhe zhgenjehen per faktin e thjeshte se paraja dhe interesi i momentit, dhe egoizmi qe vjen si pasoje e ketij mentaliteti

    edhe gjate harkut te nje jete paraja shkon dhe vjen shume here ne jeten e nje personi , nganjehere e ben te verbohesh me fashinon e vet , dhe nga njehere e ben te rrotullohesh ne ankthin e varferise

    mendimi im i palekundur eshte se ka nje lloj pavarsie ekonomike qe mund ta japi nje sistemi politik i duhur (jo kapitalizmi) por kjo nuk do te thote se kjo eshte pavaresi e vertete
    ai qe thote nuk varem nga shoqeria eshte nje genjeshtar/e dhe egoist/e qe nuk don ti pranoje faktet e hidhura te realitetit qe na rrethon

    ne te gjithe pa dallim kemi nje lidhje te perjetshme soprakozmike nganjehere te dukshme dhe nganjehre joevidente , dhe jemi te lidhur ngushte me njeri tjetrin ne te gjitha dimensionet e jetes si ne ate individuale-sociale, po ashtu edhe ne sferat fizike ,mentale , dhe sentimentale-spirituale
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 07-12-2004 mė 08:01

  4. #4
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Nga aspekti financiar si me kryesori, jam e pavarur... shume te tjera varen pikerisht nga kjo pavaresi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KaLTerSi : 10-12-2004 mė 13:01
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  5. #5
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    varesia ekonomike sjell ate politike, ka pase permendur gjithmone im ate ne shtepi.
    kam luftuar shume per pavaresine time dhe e kam fituar pak e nga pak, megjithese nuk jam teresisht e pavarur. prinderve te mi u pelqen gjithmone te na konsiderojne te vegjel dhe gjithmone te lidhur me vatren familjare ne nje menyre apo tjeter.
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  6. #6
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    pavaresia ekonomike po duhet qe te rritesh duhet ta kuptosh vete si fitohet leku...

    por ama dhe qyli eshte e amel kur m;sjellin noi lek ata te shpise nuk ia kthej se i mbet hatri....

  7. #7
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Nuk jam i pavarur,po do Zoti do jem nje dite.
    Shpresoj!
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #8
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    ElMajico, te kam shume xhan por fjala qyl eshte e shemtuar. Nuk besoj te jesh i qylit. Pastaj kur te ofrojne prinderit nuk konsiderohet qyl. Prindi duhet te mesoje femijen te jete i guximshem per te fituar pavaresine. Ketu synoj me femijet e mi. U kam bere te ditur nje gje: Do t'i ndihmoj sa te jem gjalle dhe do te sakrifikoj per ta pertej kufirit te se pamundures por nuk do te lejoj qe femija te abuzoje.
    Rinia e sotme ne pergjithsi e ka qylin IDHULL.

    P.S. Odeon me pelqeu shume kjo : mema ime shtrenjte! Qofte e nderuar dhe jetegjate!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga Mina
    U kam bere te ditur nje gje: Do t'i ndihmoj sa te jem gjalle dhe do te sakrifikoj per ta pertej kufirit te se pamundures por nuk do te lejoj qe femija te abuzoje.
    Intersant...
    Mendoj se, sado qe femijet "te abuzojne", prinderit prape nuk heqin dore nga sakrificat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 11-12-2004 mė 09:08

  10. #10
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Kam projektuar nje skeme: Biznesit qe kam po i sherbej shume sepse me siguron te ardhura. Femijet perfitojne natyrisht por une ua kam bere te qarte qe nuk ka qyl per ata. Kur te mos jem me kapitali im u perket atyre dhe kjo eshte normale por sa te jem une gjalle do t;i edukoj qe ta duan punen. Ndonjehere u them qe nese ju dembeloseni nga kapitali i prinderve une pasurine time mund t'ia kaloj nje azili apo befotrofi. Dhe e bej! Thone qe nje bleres te pyet per shtepine: Te kujt e ke tenden apo te babait? Dhe kjo eshte filozofike sepse te babait e shet me lire.
    Nje pasanik, kur e pa se po i vinte fundi, vendosi te bente nje bisede me te birin. Nder te tjera i tha: Une kam vendosur te shes aktivitetet e mija. Nuk kam me te afert se ti ne kete bote, keshtu preferoj te t'i ofroj ty me mire sesa nje te panjohuri. Ti duhet te gjesh mundesine per t'i perfituar. I biri u vu ne levizje, siguroi te ardhura dhe bleu gjithshka qe i ofroi i ati. Kur i ati u rendua, i thote te birit: Ti je gjeja me e shtrenjte qe kam ne kete bote dhe pasurine time e perfiton ti por doja te bindesha qe e meriton! Kjo eshte domethenese dhe eshte me mire ta mesosh femijen te fitoje pavaresine sesa t'i ofrosh pasurine, te ciles po nuk i diti vleren mund ta lere edhe brenda nje nate ne bixhoz!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pavarėsia dhe sovraniteti i Kosovės
    Nga fatlumi18 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 03-06-2006, 14:13
  2. Pėr kėnd pavarėsia e Kosovės?
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 15:55
  3. Pavarėsia e Kosovės e vetmja zgjidhje e drejtė
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-09-2005, 23:21
  4. Shpėrthim nė Prishtinė, atentat ndaj presidentit Rugova
    Nga Lioness nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 07-05-2005, 08:56
  5. Hollbruk: Pavarėsia e Kosovės ėshtė e pashmangshme
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-03-2004, 10:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •