Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    Per Te Gjithe Ne...

    Pjesa e meposhteme edhe pse e perdorur ne nje roman timin, nuk eshte e imja, por nje histori e shkruar apo e treguar nga dikush qe nuk e mbaj mend e qe une e vura ne gojen e nje personazhi qe tregon nje histori...


    “Na ishte njehere nje piktor i talentuar , por i varfer , si pasoje e jetes se parregullt qe bente . Pinte alkool dhe luante bixhoz te gjitha parate qe fitonte nga arti i tij . Kur u ish afruar te dyzetave ishte katandisur ne pothuajse lypes. Duke u endur rrugeve ne kerkim te ndonje lemoshe i zuri syri nje shpallje ne te cilen shkruhej : ” Konkurs per portretin me te bukur te nje femije. Fituesi fiton 30 mije franga ari ! Nxitoni te paraqisni veprėn tuaj ! ”.
    Duke e parė veten e tij pa rrugėdalje, piktori vendosi tė konkuronte. Ndoshta piktura e tij do tė fitonte vendin e parė dhe me paratė e fituara mund tė jetonte mirė pėr shumė vjet. Kėshtu, pasi brodhi pėr ditė tė tėra nga njė kopėsht fėmijėsh nė tjetrin, gjeti njė fėmijė tė bukur,me sytė dhe fytyrėn mė ėngjėllore qė kish parė ndonjėherė . Njė fytyrė e ciltėr me njė pafajėsi hyjnore. E vizatoi plot pasion dhe pasi e paraqiti para jurisė fitoi vertetė cmimin e parė dhe sasinė e ėndėrruar tė parave. Me ato para jetoi i qetė edhe nja njėzet vjet. Por veset e tij , alkooli dhe bixhozi , e katandisėn pėrsėri nė njė lypsar. Njė ditė prej ditėsh, duke u endur rrugėve , i zuri syri njė shpallje : ”Konkurs pėr njė portret krimineli ! Fituesi shpėrblehet me 30 mijė franga ari ! ” Brodhi piktori ynė burg mė burg deri sa njė ditė, nė njė qeli, gjeti njė kriminel profesionist, me njė fytyrė tė egėr e plot shenja thikash , me njė vėshtrim plot urrejtje dhe mllef qė tė fuste frikėn deri nė palcė. E vizatoi edhe portretin e frikshėm dhe pėrsėri fitoi cmimin e parė dhe shumėn e parave me tė cilat i shtyu edhe disa vjet jetesė normale. Por pėrsėri veset e tij nuk vonuan ta katandisin si keq e mos mė keq. Tashmė ishte plakur shumė dhe nuk mund tė vizatonte mė. Kishte shitur gjithshka pėr t’u ushqyer. I kishin mbetur vetėm dy pikturat e famshme tė konkurseve pa shitur. E vogėlushit dhe e kriminelit. Vendosi t’ua shiste vetė atyre portretet e tyre, ndaj shkoi pėr tė kėrkuar adresat dhe emrat e tyre nė njė zyrė tė gjėndjes civile. Aty mėsoi se vogėlushi dhe krimineli ishte i njėjti person qė kishte pėrfunduar me vetėvrasje pak kohė mė parė…”

    (nga romani “BUSHTRA”)
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  2. #2
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    E kam lexuar dhe me pare ate histori.
    Dhe pse e dhimbshme nga te dyja anet ... po ashtu dhe reale.

    Cob ..ka mundesi te di.. sesi e ka emrin romani yt?

  3. #3
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga KoTeLja_VL
    E kam lexuar dhe me pare ate histori.
    Dhe pse e dhimbshme nga te dyja anet ... po ashtu dhe reale.

    Cob ..ka mundesi te di.. sesi e ka emrin romani yt?
    Sic e kam shkruar edhe ne fund te shkrimit..." BUSHTRA "
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Origjina pagane e Islamit
    Nga Matrix nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 278
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 14:43
  3. Mbi priftėrinė
    Nga I KTHYERI nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:49
  4. Azem Hajdari, Hero?
    Nga Seminarist nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 187
    Postimi i Fundit: 12-06-2003, 13:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •