Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Çoviqi kërkon vendosjen e ushtarëve profesionistë në Zonën Tokësore të Sigurisë

    Çoviqi kërkon vendosjen e ushtarëve profesionistë në Zonën Tokësore të Sigurisë

    Beograd, 21 dhjetor (presheva.com) - Kryetari i Trupit Koordinues për jugun e Serbisë, Nebojsha Çoviqi ka deklaruar se është kundër tërheqes së ushtrisë nga Zona Tokësore e Sigurisë (ZTS) dhe se nevojitet që në atë rajon ushtarët e thjeshtë të zëvendësohen me ushtarë profesionistë, ka njoftuar agjencia “Beta”. Kryetari i Partisë Socialdemokrate (SDP), Nebojsha Çoviqi ka thënë të martën gjatë një konference për shtyp se ndokush nga Ministria e Mbrojtjes së SMZ e ka inicuar çështjen e tëheqes së Ushtrisë së SMZ nga ZTS për shkak të mosdijes. “Një vendim i tillë i Këshillit të Lartë të Mbrojtjes do të mund të nxiste zhvendosjen e njerëzve nga Anamorava dhe jugu i Serbisë Qendrore”, ka thënë Çoviqi.
    Ai ka shtuar se Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po orvatët që ta “largojë vëmendjen tonë nga Kosova ashtu që në jug të Serbisë dhe në Maqedoni të bëjë çfarë të dojë”. Sipas Çoviqit, të gjitha problemet që po ndodhin në territorin e Kosovës dhe në jug të Serbisë janë rezultat i bllokadës nëntëmujore të Qendrës Koordinuese për Kosovën.
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    LPD-ja thotë se Daviniqi orvatet që ta largojë vëmendjen e opinionit nga vrasja e dy ushtarëve në Topçider të Beogradit

    Preshevë, 18 dhjetor (presheva.com) – Lideri i Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD) në Preshevë, Orhan Rexhepi ka deklaruar se deklarata e Ministrit të Mbrojtjes të Unionit Serbi-Mal i zi është qëllimkeqe. Zyrtari i LPD-ës, e cila i tubon edhe ish-pjesëtarët e UÇPMB-ës, ka nënvizuar të shtunën për “presheva.com” se Ministri Daviniq po orvatët ta largojë vëmendjen e opinionit nga vrasja e dy ushtarëve në kazermën Topçider të Beogradit.

    Ministri i Mbrojtjes së Unionit Serbi - Mali i zi, Përvosllav Daviniqi u ka thënë të enjtën gazetarëve se bashkë me shefin e shtatmadhorisë së Ushtrisë së SMZ, gjeneralin Branko Kërga e kanë njoftuar Këshillin e Kuvendit të Serbisë për Mbrojtje dhe Siguri lidhur me rreziqet e mundshme për sigurinë e vendit. “Ushtria është e gatshme që të përgjigjet ndaj të gjitha përpjekjeve eventuale të rrezikimit të sigurisë në jug të Serbisë dhe qytetarët nuk kanë arsye për t’u shqetësuar”, ka thënë Daviniqi.
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Shoqata për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave njerëzore e kombëtare

    Shoqata për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave njerëzore e kombëtare
    Preshevë

    Deklaratë Nr:3



    Lugina e Preshevës gjatë historisë së saj të kaluar ka përjetuar politikën diskriminuese ushtruar nga instancat shtetrore serbe, dhe ate në të gjitha segmentet e jetës.

    Politika e tillë okupuese dhe antishqiptare si pasojë pati zhvillimin e luftërave çlirimtare bërë nga shqiptarët në Kosovë dhe Luginë të Preshevës.

    Në luftën e UÇPMB-së, në mbrojtje të popullatës dhe të vendit arbëror, ranë dëshmorë 27 luftëtarë të lirisë. Kjo luftë dëshmoi se trojet shqiptare janë të integruar në jetën dhe mendjen e të gjithë shqiptarëve, Luginë e Preshevës, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.

    Me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtarë dhe me qëllim që problemi të zgjidhet me mjete politike, shqiptarët formuan grupin Negociues për të zhvilluar dialogun me palën serbe. Nga vullneti i mirë, pala shqipëtare nënshkroi Deklaratën e Demilitarizimit me 21 Maj 2001 dhe dorëzoi armët. Pala serbe, si gjithnjë, pabesisht dhe në tradhëti vret udhëheqësin e grupit shqiptar dhe pamundësoi zhvillimin e dialogut. Partitë politike shqiptare pos një reagimi të zbehtë, e heshtën këtë rast.

    Qeveria serbe vazhdoi lojën e fëlliqur të amnestisë dhe të akuzës ndaj pjestarëve të luftës. Vazhdoj me avazin e vjetër të inskenimeve të ngjarjeve të ndryshme pastaj për të akuzuar shqiptarët si fajtor kujdestar për ngjarjet në rajon, e sidomos luftëtarët e lirisë.

    Poltika lokale edhe pse udhëhiqej nga shqiptarët, nuk projektoi ndonjë projekt ku do të avancoheshin luftëtarët e lirisë. Përkundrazi, luftëtarët injoroheshin, degradoheshin dhe nuk përfilleshin.

    Kjo ishte një situatë e rëndë dhe në të tilla rrethana, më 17 janar 2004 ish luftëtarët e ish UÇK-së, ish luftëtarët e UÇPMB-së, invalid dhe familjarë të dëshmorëve formuan Shoqatën për Ruajtjen dhe Kultivimin e Vlerave Njerëzore e Kombëtare me qëllim shumë të qartë, që të mbrojë vlerat e luftës çlirimtare dhe t’u vëhet në ndihmë e të jetë mbështetje e fortë për ish luftëtarët e lirisë. Ne vazhduam dhe punuam edhe pse në rrugën tonë patëm shumë hendeqe dhe pengesa të ndryshme.

    Situata në luginën e Preshevës është e brishtë. Forcat e armatosura serb të xhandarmerisë vazhdojnë të kenë rolin e tyre negativ e provokues. Qëndrimi i tyre në këto hapsira është i panevojshëm dhe i padëshirueshëm për banorët vendas. Xhandarmëria vazhdon me provokime dhe keqtrajtime të shqiptarëve duke tensionuar situatën në përgjithësi.

    Politikanët serb vazhdojnë të ndjekin politikën destruktive. Deklaratat e politikanëve serb e pseudoanalistëve të ndryshëm që u servohet opinionit të brendshëm dhe të jashtëm është tendencë e qartë që shqiptarëve tu imponohet pasiguria.

    Për të vazhduar paqe dhe lirinë më të qëndrushme në rajon ne ftojmë:

    · vazhdimin e dialogut mes palë shqiptare dhe asaj serbe për zgjedhjen e problemit poltik të luginës së Preshevës

    · Demilitarizimin e tërësishëm të rajonit nga forcat serbe të xhandarmerisë dhe ushtrisë

    · Ndalimin e akuzave dhe politikës destruktive të Beogradit ndaj shqiptarëve

    · Lirimin e të gjithë të burogsurve nga burgjet serbe të ish pjestarëve të ish UÇPMB-së

    · Kërkojmë lirimin e pakusht të ish komandantit të ish UÇPMB-së, z. Shefket Musliut



    Ndërsa nga institucionet tona komunale kërkojmë që për hir të rehabilitimit të ish pjestarëve të ish UÇPMB-së, ndaj tyre të aplikohet statuti i të priveligjuarit.



    Preshevë 18.12.200
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Rezoluta 1244 për Kosovën e Këshillit të Sigurimit të OKB
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 12:24
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-01-2005, 15:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •