ne kete teme jam kurioz te di ne cfar gjuhe faleni ju dhe per arsyjen tuaj pse faleni ne kete gjuhe.
ne kete teme jam kurioz te di ne cfar gjuhe faleni ju dhe per arsyjen tuaj pse faleni ne kete gjuhe.
A casual stroll through the lunatic asylum shows that faith does not prove anything. | Nietzsche
Ti je kurioz per shume gjera, por me sa duket te mungon intuita per ta shuar kete kuriozitet pa qene nevoja qe te hapesh nje teme si kjo me siper qe e merr pergjigjen shume kollaj.
Si mund ta kuptosh se ne cilen gjuhe i falen besimtaret e ndryshem Perendise?
Mjafton tu hedhesh nje sy te shpejte forumeve te cdo komuniteti fetar qe gjen ne kete forum, dhe ke per te mesuar brenda pak minutash se ne cilen gjuhe falet cdo komunitet, i cili perbehet nga besimtare te thjeshte.
Tani, me hiq ti mua nje kureshtje. Kush eshte me e rendesishme, gjuha me te cilen lutesh, apo fakti qe beson dhe i lutesh Perendise?
A e ka problem Perendia qe krijoi gjithcka, te kuptoje lutjet e besimtareve ne gjuhe te ndryshme?
Albo
Albo, with all due the respect, ne kete forum ka shume me shume tema kot se koti se sa kjo...keshtu qe lereni tjetrin te shprehet... dhe pak me hapur mendimeve te te tjerve qe nuk konvergojne shume me tuajat.
Per tju permbajtur specifikes se temes... une i lutem Zotit ne shqip, se jam i sigurt qe Zoti e kupton edhe gjuhen time ametare![]()
Albo se besoj se erdha ketu si delegat i perendise dhe terhoqa verejtje sepse perendia nuk ka kuptuar lutjet tona ne gjuhe te ndryshme......nuk e di pse behesh gjel per nje here. Je i gatshem me pergjigje te tejdukshme por gjithmon i shmangesh temes.
Albo, problemi nuk permbahet tek perendia - sidomos kur perendia sic na tregove ti kupton cdo gjuhe qe ka krijuar..... doja te dija nga anetaret e forumit ne cfar gjuhe falen ato dhe pse. Pyetje shume e thjesht....ne fakt jam kurioz, ne cfar gjuhe falesh ti specifikisht Albo?
A casual stroll through the lunatic asylum shows that faith does not prove anything. | Nietzsche
Muslimanet zotit i falen vetem ne gjuhen e arabe, ne gjuhen qe eshte i shkruar Kur'ani famelarte. Falja ne gjuhe tjeter eshte e papranueshme nga Perendia. Ndersa per lutjet dhe ibadetet pervec ne gjuhen arabe ato mund te behen edhe ne gjuhen shqipe dhe jane plotesisht te pranueshme nga Zoti.
My silence doesn't mean I am gone!
Eshte per te ardhur keq qe ky lloj mentaliteti vazhdon te mbreteroje ne boten muslimane.Postuar më parë nga Davius
![]()
IsiNYC ke merita per kete teme !
Shtrove pytje me mend!
Pse ,psh e shtron pytjen Albo?
Konfirmimin e gjeni te pergjigjja e Daviusit!
![]()
Me respekt
rtp-ja
ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"
Lutja ka disa lloje formash. Ka lutje personale spontane, lutje liturgjike e sherbesash te tjera.
Zakonisht, eshte e natyrshme, qe gjuha e pare te perdoret ne lutjet spontane personale, per faktin e thjeshte sepse vetem ne ate gjuhe mund te shprehesh lirisht, pa sforcim. Ndersa kur vjen puna tek gjuha liturgjike, qendrimet kane qene paksa te ndryshme, ne kohe te ndryshme, sepse nje qendrim i tille eshte mbajtur ne cdo fushe, jo ne fe.
Pergjate periudhave te perandorive, ideja ka qene se gjuha perandorake ka qene ajo qe e vetmja mund te mbante dekretin shteteror, udhezimet. Vetem ne gjuhen perandorake mund te kryheshin veprime qe kane te bejne me anen shteterore administrative. Prandaj gjuha perandorake, ishte edhe gjuha mbreterore.
Nje koncept i tille eshte pare edhe ne fe. Gjuha, ne baze te se ciles behej Zbulesa, apo shkruhej, si Hebraishtja, Greqishtja apo Latinishtja, fitonin ne fe statusin qe kishte gjuha perandorake ne jeten civile.
Megjithate, kjo ka patur edhe arsyet e veta praktike, e jo vetem mistike. Gjuhe qe kane qene ne perdorim te gjere praktik, kane fituar perdorim ne fe, packa se nuk i perkisnin grupit te pare, si Sirishtja, Koptishtja, Armenishtja.
Vetem me vone, me krijimin e shteteve nacione, ku zakonisht shtrirja gjuhesore shpesh perkiste me kufijte fizike te nje vendi, gjuhet lokale moren rendesi jetike edhe ne fe.
Keshtu qe per nje besimtar, nuk ka asnje arsye qe te kete ndroje te lutet ne nje gjuhe jo te veten, nqs ky ka mundesi te lutet ne te.
Une nuk shoh asnje gabim qe muslimanet luten ne arabisht ne sherbesa te caktuara. Vete do te deshiroja shume ta njihja si gjuhe te pare cdo gjuhe te antikitetit kristian, e te lutesha ne to.
Ne fakt, shume libra lutjesh te antikitetit kristian qe nuk gjenden ne shqip, por ne anglisht, une i perdor me GJITHE QEJF per lutje, pa pengese fare.
Vete papa Racinger, ne nje nga pikat qe i permenden kur u be pape, ishte se vecmas konservatorizmave te tjera, ai ishte edhe per perdorimin e latinishtes ne meshat katolike.
Gjuhet liturgjike edhe Biblike, si greqishtja psh, jane shume te bukura, edhe do te ishte arritje shume e madhe nqs populli do ti njihte ato!
por seminarist edhe sepse mund te ket pasur menyre me intelektuale per te dhene pergjigjet e tij, une jam dakort me kontekstin e postit te bianconero's
domosdoshmerija e perdorjes te gjuhes origjinale te fes ne lutje le te kuptohet qe libri dhe ligjet fetare (i cfar do lloj feje) eshte thjesht nje liber qe imponon 'kulturen' e ati vendit se sa fjale e shenjte
eshte e barabart sikur ne te quanim kanunin e leke dukagjini biblen tone dhe t'ja impononim kulturave te tjera..... idea nuk eshte edhe aq e cmendur nqs mendoni qe ne malet tona kanuni ne te vertet ka rendesi fetare - kanuni ishte feja e nje malesori - dhe te theynte fjalen e saj ishte me e rende sa ndo nje kishe apo xhami)
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-09-2005 më 13:47
A casual stroll through the lunatic asylum shows that faith does not prove anything. | Nietzsche
Problemi eshte se askush ne bote nuk arsyeton ashtu si shume ketu. Mos na ka ngel gje ora ne Revolucionin Francez?
Latinishtja edhe Greiqshtja su imponon kulture asimiluese anglezeve, qe nuk ka Kolegj qe mos te orfoje kurse te mesimit te tyre. Frike kane vetem Inferioret.
Pastaj, pyetja u drejtohet individeve apo shtetit si insitucion?
Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 24-08-2005 më 12:55
Krijoni Kontakt