Nė Sh.B.A., 44 pėr qind favorizojnė kufizimin e tė drejtave tė muslimanėve
Sipas njė ankete tė zhvilluar paradokohe nė Sh.B.A. gati gjysma e amerikanėve janė tė mendimit se Qeveria amerikane duhet t’ua kufizojė tė drejtat qytetare muslimanėve amerikanė.
Rezultatet e anketės sė zhvilluar nga Universiteti Cornell, poashtu tregojnė se republikanėt dhe njerėzit qė e pėrshkruajnė veten si jashtėzakonisht fetarė janė mė shumė nė favor tė shkurtimit tė tė drejtave qytetare muslimanėve, se sa demokratėt ose ata qė janė mė pak fetarė.
Anketa poashtu tregon se tė anketuarit qė u kanė kushtuar vėmendje mė tė madhe lajmeve televizive kanė mė shumė frikė nga sulmet terroriste dhe pėrkrahin kufizimin e tė drejtave muslimanėve amerikanė.
“Ky ėshtė njė lajm i hidhur. Ėshtė njė lajm shqetėsues. Por nuk ėshtė i paparashikueshėm”, ka thėnė Mahdi Bray, drejtor ekzekutiv i Shoqatės Muslimane Amerikane. “Vendi ėshtė nė luftė, edhe pse kjo luftė nuk ėshtė luftė tradicionale. Ne duhet tė mbetemi vigjilent dhe tė vazhdojmė tė bashkėjetojmė”.
Rezultatet e anketės bėjnė tė ditur se 44 pėr qind e tė anketuarve mbėshtesin sė paku disa kufizime tė tė drejtave qytetare muslimanėve amerikanė. Nga ana tjetėr, 48 pėr qind thanė se tė drejtat nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė kufizohen.
Anketa tregon poashtu se 27 pėr qind e tė anketuarve pėrkrahin kėrkesėn ndaj tė gjithė muslimanėve amerikanė tė regjistrohen nė qeverinė federale nė vendin ku jetojnė.
22 pėrqind mbėshtesin njė profilim radikal pėr tė identifikuar kėrcėnimet e mundshme terroriste. Ndėrsa 29 pėr qind mendojnė se agjentėt e fshehtė duhet tė infiltrohen nėpėr organizatat qytetare muslimane dhe organizatat humanitare, vullnetare pėr tė mbajtur nėn vėzhgim aktivitetet e tyre si dhe mbledhjen e fondeve.
Hulumtuesit studentė tė Cornellit, anketuan 715 persona nėpėr gjithė Amerikėn. Anketa u zhvillua kėtė vjeshtė, ndėrsa margjina e gabimit ishte 3.6 pikė pėr qindje.
James Shanahan, professor i komunikimit i cili ka ndihmuar tė organizohet anketa, ka thėnė se rezultatet tregojnė “nevojėn pėr dialog tė vazhdueshėm rreth ēėshtjeve tė lirive qytetare” nė njė kohė lufte.
Pėrderisa hulumtuesit thanė se nuk ishin tė befasuar nga shkalla e pėrgjithshme e mbėshtetjes pėr kufizim tė tė drejtave qytetare, ata janė habitur nga korelacioni me fenė dhe me ndjekjen e lajmeve televizive.
“Duhet tė hulumtojmė se pse kėto dy kanale shumė tė rėndėsishmė tė diskursit mund tė nxisin frikėn nė vend tė mirėkuptimit”, ka shtuar Shanahan.
Sipas rezultateve tė anketės, 37 pėrqind besojnė se njė sulm terrorist nė Sh.B.A. ka gjasa tė ndodhė gjatė 12 muajve tė ardhshėm. Nė njė anketė tė ngjashme tė zhvilluar nga Cornell nė nėntor tė vitit 2002, ky numėr ishte 90 pėr qind.
WILLIAM KATES - AP,
21.1.2005
Krijoni Kontakt