Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456

    Një tjetër pikëpyetje

    kam dhjete minuta kohe,
    per te thene te verteten
    me te madhe
    qe i kam thene vetes ndonjehere,
    deri sa internet kafeja te mbyllet.
    nuk e di as nga tia filloj,
    nuk e di as cfare e verteta eshte
    eshte thjesht deshira per te qene
    ketu,
    ku jam,
    duke ardhur verdalle vetes
    si nje planet i mohuar zjarrit,
    qe rris jete.
    e ne te njejten kohe zjarr,
    dele e shkuar ne hell,
    per qef tim,
    aq pak jam.
    e kjo nuk eshte e verteta.
    e verteta eshte se une nuk e njoh te verteten
    e verteta jam vete,
    me sy te bufatur nga gjumi i pasdites,
    nga erresira e qiririt te bezdisshem por nostalgjik,
    e verteta nuk eshte e thjeshte,
    por une dua te jem i tille,
    edhe pse nuk e di c'eshte thjeshtesia,
    thjeshtesia e verteta,
    jo ajo askete.
    kjo eshte e verteta.
    e verteta eshte qe une jam injorant,
    e injoranca eshte mburoja ime
    si korace e koralte qe nuk e njoh,
    jam mace e eger,
    i lire,
    i papushtuar nga demonet shtepiak,
    e rangjet sociale,
    kuriozitetin kam arme,
    me deshiren e etur per dije
    e etjen e pashuar per njohuri.
    vuaj nga etja,
    mund te pi si gamilja
    ne diten e 17-te,
    e nuk me kujtohet te kem bere gje tjeter
    vec te kem pire.
    ne krahasimet banale qe i bej vetes me kafshe,
    jam gomar.
    kam etje per jete,
    jetoj per dite,
    jam lumi i ganxhes
    qe derdhem ne oqean me njemije delta
    e nje labirint me gryke.
    jam njeri e nuk e kuptoj sec jam,
    me intereson edhe tjetri
    kur mendoj se mund te jete pasqyre,
    me pelqen te notoj ne imazhin tim,
    jo te mbytem,
    edhe pse jam i bukur deri ne vdekje te embel,
    i bukur deri ne shperberje mozaiku prej guresh te cmuar.
    e verteta eshte qe tani internet kafeneja po mbyllet
    e une akoma nuk e kam thene te verteten,
    e kam frike se s'do e them dot kurre,
    edhe pse perpiqem.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    "Procrastinate" tani, mos e lër për më vonë - E.D.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2002
    Postime
    63
    bukur bukur

  4. #4
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    e verteta eshte pikepyetja tjeter....
    qe edhe pas mbyllet internet kafeja
    ajo shetit lirisht me ty!

  5. #5
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar më parë nga kulla
    nuk e di as cfare e verteta eshte
    eshte thjesht deshira per te qene
    ketu,
    ku jam,
    ...
    aq pak jam.
    e kjo nuk eshte e verteta.
    e verteta eshte se une nuk e njoh te verteten
    e verteta jam vete,
    ...
    e verteta nuk eshte e thjeshte,
    por une dua te jem i tille,
    edhe pse nuk e di c'eshte thjeshtesia,
    thjeshtesia e verteta,
    jo ajo askete.
    kjo eshte e verteta.
    e verteta eshte qe une jam injorant,
    qe i bej vetes me kafshe,
    ...
    jam njeri e nuk e kuptoj sec jam,
    me intereson edhe tjetri
    ...
    e verteta eshte qe tani internet kafeneja po mbyllet
    e une akoma nuk e kam thene te verteten
    ,
    e kam frike se s'do e them dot kurre,
    edhe pse perpiqem.
    por ama gjithmon do e kerkosh

    mbrekullisht e bukur
    Ndryshuar për herë të fundit nga Veshtrusja : 22-12-2004 më 11:25

  6. #6
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anëtarësuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    shum e bukur shum ndrryshe nga te tjerat qe kam lexuar ne forum
    shpresoj tvazhdosh te shkruash

  7. #7
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189
    shume e bukur

Tema të Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Fantazmat! Shpirti dhe mishërimi në një trup tjetër
    Nga White_Angel në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 250
    Postimi i Fundit: 01-06-2011, 11:16
  3. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. Kuptimi i shehadetit
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 13-01-2005, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •