Duke parë Buxhetin e vitit 2010 ( http://www.minfin.gov.al/downloads/B...d%20141209.xls) sipas ministrive të linjës dhe institucioneve buxhetore vihen re dy zëra:
Kodi 08480 - Mbështetje për Kultet Fetare 122.100.000
Kodi 01110 - Mbështetje për Partitë Politike 199.000.000
Totali 321 milionë Lekë (të reja), ekuivalent i rreth 2.340.000 EUR
Së pari, përse duhen financuar Kultet Fetare e Partitë Politike, këto institucione parazitare kur fare mirë mund të financohen respektivisht nga besimtarët dhe anëtarët e tyre?!
A nuk do të ishte më e drejtë që këto fonde të kanalizoheshin p.sh. në zërin
Kodi 05320 - Programe për Mbrojtjen e Mjedisit 428.720.000 Lekë
nga të cilat 291.720.000 (~68%) mbulohen me financim të huaj.
Së dyti, përse të financohen Kultet Fetare e Partitë Politike, duke lënë mbrojtjen e mjedisit në mëshirë të fatit, kur të huajt po kujdesen për mbrojtjen e mjedisit tonë më shumë se qeveria shqiptare, edhe pse duke dhënë kredi apo nëpërmjet formave të tjera të financimit.
Krijoni Kontakt