Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    Citim Postuar më parë nga rudo
    Çdo shtetas amerikan ka të drejtën e votës dhe shteti obligohet të gjejë rrugët për të gjithë shtetasit e vet që të votojnë, thotë Bambi.
    dhe ndodhja illegalisht e tyre ne vendet e tjera nuk mendoj se eshte nje pengese per arsyen qe ato akoma jane shtetas shqiptare. per sa kohe qe nuk kane ndyshuar identitetin e tyre sic bejne ketu ne angli e drejta e votes smund te mohohet.

    Dikush permendi taksat. Smund te vesh taksat si kusht ne shqiperi sepse Shqiperia seshte nje vend jo i zhvilluar ekonomikisht. Pra ska ate sistem te zhvilluar te ekonomise ku kontributi i qytetarit shihet pagimi i taksave.

  2. #12
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    E c'eshte kjo te votojne ata qe s'kane nder mend apo s'duan te jetojne ne Shqiperi?
    Ata qe votojne vendosin per 4-vjecarin e tyre te ardhshem, per jeten e tyre ne ate vend. Keshtu qe kjo perjashton jo vetem emigrantet por edhe studentet qe jane jashte shtetit, sepse ata perseri do te mund te japin voten e tyre per periudhen kur aktualisht do te jetojne ne Shqiperi.

    Per mendimin tim nqs. ndonje nga diaspora ka nder mend te votoje duhet te kete te pakten nje residence ne Shqiperi, te kete akoma nenshtetesine shqiptare dhe te jete fizikisht prezent ne Shqiperi prane qendres te tij te votimit ne diten e votave.

    Dhe kjo qe pershkrova me siper ka ndodhur dhe ndodh cdo 4-vjecar keshtu qe mos u merzisni. A s'dini si vijne autobuzat te mbushur ding nga Kakavija kur behen zgjedhjet?

    Ah sa halle prej verteti ka Shqiperia para kesaj!!! Ata duhet te gjejne nje menyre si te behen zgjedhje te drejta dhe transparente njehere.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #13
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    votohet per te ardhmen dhe jo per 4 vjecarin. Vendimet qe do merren nga kjo qeveri 4-vjecare do te kene efektin e shpaing the long-term future of the country.
    Arsyeja qe zgjedhim qeveri me terma 4 vjecare eshte qe te mundohemi ta bejme sa me fleksible dhe demokratike dhe jo diktatoriale. Dhe arsyeja nuk eshte se jemi driteshkruter te shohim vetem katervjecarin ne kohe.




    Si mund të votojë diaspora

    Fakti që politika shqiptare po i bën një persekutim diasporës, është një ndër problemet kryesore që presidenti dhe Parlamenti shqiptar duhet të diskutojë. Nuk mund të mohohet fakti që pjesa dërrmuese e diasporës është më e ingranuar në çështjen kombëtare dhe në etapat politike që po kalon Shqipëria, se sa pjesa dërrmuese e popullsisë shqiptare që jeton në Shqipëri. Si mund të arrihet pjesëmarrja në votime? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të krijojë një formular me anë të të cilit çdo shqiptar që jeton jashtë Shqipërisë mund të ketë mundësinë e regjistrimit për të votuar. Ky formular duhet të jetë në dispozicion të emigrantëve nëpërmjet internetit ose pranë konsullatave shqiptare. Pasi emigranti të pajiset me formularin e regjistrimit me kërkesën dhe shpenzimet e veta personale, duhet ta plotësojë me të gjitha të dhënat e tij personale dhe ta noterizojë në noteri publike të njohur nga shteti përkatës. Formulari i plotësuar dhe i noterizuar të dërgohet pranë konsullatës shqiptare të shtetit përkatës. Bashkë me formularin e regjistrimit, të plotësuar dhe të noterizuar, çdo person mund të dërgojë një zarf me pullën postare dhe adresën e kthimit që të mos i sjellin as shpenzimin më të vogël konsullatës shqiptare. Konsullata mund të përdorë zarfin kthyes të plotësuar me adresën e personit dhe me detyrimin postar, për të dërguar tek votuesi fletën e votimit. Pasi votuesi e jep votën e tij, mund ta dërgojë përsëri në konsullatë, e cila duhet të vendosë një datë limit ku pas asaj date nuk do të marrë në konsideratë fletat e votimit. Fletat e votimit të arritura në konsullatë mund të konfirmohen nga përfaqësues të partive politike dhe vëzhgues të huaj pranë konsullatave shqiptare. Përfaqësuesit e partive politike duhet të jenë përgjegjës për vërtetësinë e vulës së noterisë publike, e cila duhet të përbëjë përjashtimin e çdo mundësie manipulimi. Përfaqësuesit e partive politike mund të jenë vullnetarë që jetojnë në shtetet përkatëse ose persona të financuar direkt nga buxheti i partisë. Pasi të arrihet një numërim votash dhe të nënshkruhet një procesverbal nga të gjitha palët, kutia me fletët e votimit bashkë me procesverbalin e noterizuar nga noteri publike e shtetit përkatës duhet t’i dërgohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri. Shpresoj që edhe kjo shtresë që po ndihmon aq shumë në ekonominë shqiptare, të ketë mundësinë të japë mendimin e vet dhe të dalë nga persekutimi dhjetëra vjeçar që qeveria e vet i ka bërë dhe po i bën.

    Myzafer TAFILAKU nga panorama

  4. #14
    ...gjení... Maska e mad
    Anëtarësuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    Te drejten e votes e ka cdo shtetas, ose nenshtetas i nje kombi!
    Fakti qe eshte e lejuar ligjerisht te kesh 2 nenshtetesi(ose edhe me shume), do te thote qe ky dikush eshte i regjistruar ne listat e votimit te atyre shteteve(kombeve)! ndaj edhe pajisja me nenshtetesi te ben drejtperdrejt pjese te elektoratit ne ate vend! (normalisht duke permbushur kriterin "moshe")

    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  5. #15
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    Sigurisht qe po perderisa jemi shqiptare dhe tek pashaporta shkruhet qarte duhet te votoje dhe diaspora....

  6. #16
    ErionB
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    Sa gje e bukur do te ishte po te mundja te pakten te votoja ne Shqiperi. Behem 25 vjec dhe akoma nuk kam votuar, sepse ne Amerike nuk jam nenshtetas dhe memedheu na ka thene ikni mbas diellit se atje e keni me mire.
    Por ka shume probleme me votimet e diaspores.

    Arsyeja numer nje eshte manipulimi i votes. Ne Shqiperi manipulohet vota e atyre qe sakrifikojne te jetojne atje, dhe kushti numer nje per integrimin ne Europe eshte vota e lire; imagjino se c'fare do ti behej nje vote me poste. Me mire nuk votoj nga Amerika sesa te ma keqperdorin voten.

    Arsyeja numer dy do te ishte se kush e ka te drejten e votes. Thjesht pse i thua vetes Shqiptar, ke lindur atje, te intereson e ardhmja e atije vendi...? Kush kualifikohet.

    Numri tre eshte qe mund te dale i njejti problem si Meksika. Politikanet Meksikan vijne dhe bejne me shume fushate elektorale ne Amerike sesa ne Meksike. Sepse ketu ka zona zona ku popullsia eshte me e madhe sesa vete ne Meksike. Nuk na del qe lexojme per pushimet e NANOs ne vendet me luksoze ne bote, pa ja paguar edhe fushaten elektorale ne Plaza Hotel ne Amerike, ose ku di une ndonje Hilton ne Angli e Europe.

    Se katerti, nese vendose te gjitha keto, per ca do votosh?? Do votosh per nje kandidat? Ciles zone i perket meqe nuk jetojme atje. Do votojme per Parti? Zgjedhjet nuk jane per Parti, jane per deputet, kryetar bashkie ose komune.

    Do te kisha deshire qe te vij koha ta hedh edhe une voten, por kur ta hedh kam deshire qe te kete vlere. Nese do votoj per zgjedhjet ne Shqiperi, do i hyp aeroplanit dhe do shkoj atje!

  7. #17
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    Hartohet peticioni që shqiptarët jashtë vendit të votojnë në këto zgjedhje
    Emigrantët: Duam të votojmë aty ku punojmë

    Emigrantët kërkojnë që të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të këtij viti. Me anë të një peticioni të hapur, drejtuar partive politike në Shqipëri, kërkohet që të krijohet mundësia që edhe emigrantët të votojnë në këto zgjedhje parlamentare si një e drejtë legjitime dhe kushtetuese. Një kërkesë e tillë u bë pas mbledhjes që zhvilloi komiteti drejtues i LSI-së për diasporën në Belgjikë. Në këtë mbledhje, sipas njoftimit për shtyp, ky komitet reagoi ndaj marrjes nëpër këmbë të së drejtës për të votuar, e drejtë më se legjitime që gëzon çdo qytetar i një kombi. “Vota është principi bazë nga ku fillojnë themelet e ndërtimit të një demokracie, që në Shqipëri fatkeqësisht për 15 vjet nuk është instaluar kurrë”, u tha në këtë takim. Në këtë peticion që i drejtohet të gjithë emigrantëve nëpër botë, kërkohet që të bashkohen me këtë kërkesë mjaft legjitime. “Ne jemi shtetas të Shqipërisë dhe duam që qeveria e shtetit shqiptar të na mundësojë të drejtën për të thënë fjalën tonë me votë e për këtë ne kërkojmë të na jepet e drejta dhe të na krijohen kushtet për të votuar këtu ku jetojmë. Të gëzosh të drejtën për të votuar nuk do të thotë të kënaqësh dëshirën e dikujt, por të shërbesh në interesin e të gjithëve”, thuhet në këtë peticion drejtuar të gjithë shqiptarëve ku jetojnë nëpër botë. Në këtë theksohet se “janë plot 15 vjet që shqiptarët enden rrugëve të botës me shpresën e një jete më të mirë; 15 vjet ku për çdo ditë shqiptarët lënë vendin e tyre duke e rritur konsiderueshëm numrin e emigrantëve nëpër botë, i cili vetëm në fund të vitit të kaluar është vlerësuar në një milion. Pra, një e katërta e popullit tonë gjendet jashtë territorit të Republikës Shqiptare”.

  8. #18
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    BERISHA: TE VOTOJNE EDHE EMIGRANTET

    Markel Bejdo (koha jone)

    Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, pasi eshte kthyer nga vizita e tij ne SHBA, te cilen nuk e perfundoi per shkak te nje fatkeqesie familjare, ka deklaruar para mediave se emigrantet shqiptare duhet te jene pjese e votimit per zgjedhjet parlamentare te vitit 2005. Sipas tij, kjo eshte nje kerkese e shprehur nga vete ata gjate takimeve qe lideri demokrat zhvilloi gjate qendrimit ne Amerike. "Shqiptaret qe jane ne emigracion duhet te votojne sepse ne te gjitha vendet voton emigracioni dhe ketu tek ne duhet te votoje. Te kesh frike nga vota e emigracionit eshte nje gje e pa konceptueshme, le t'u japim mundesi te votojne. Kohe ka, ne kohe jemi. Ishte nje nga kerkesat e tyre dhe une e ndjeva veten te turperuar pasi nuk mund t'i jepja pergjigje kerkeses se tyre. Shqiptaret duhet te votojne, kjo eshte platforma jone dhe le te mos e bejme politike", tha Berisha. Gjithashtu kreu i selise blu u shpreh se kishte gjetur mbeshtetje te plote nga diaspora per nismen e madhe te berjes se Shqiperise vendin e shpresave te shqiptareve dhe se diaspora eshte e vendosur te angazhohet me te gjitha burimet e saj qe se bashku me PD-ne dhe forcat opozitare te shnderroje Shqiperine ne vendin e shpresave temedha. "Diaspora do te angazhohet per procesin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme dhe kerkon te votoje, gje per te cilen une angazhohem se do te marr nismen parlamentare. Nuk mund te mos votojne shqiptaret njelloj si qytetare te tjere. Diaspora angazhohet me nismen e rikthimit te Shqiperise ne vendin e shpreses se shqiptareve, me investime te medha qe do te beje me projekte te shumta pas ndryshimit te situates. Ajo angazhohet me rikthimin ne Shqiperi te dhjetera dhe qindrave eksperteve te shkolluar ne universitet me te mira te SHBA-se", tha Berisha. Sipas tij, jane te shumte shqiptaret e shkolluar ne keto shkolla, qe pas krijimit te KOP-it jane te gatshem te bashkohen me nismen e kthimit te Shqiperise ne vendin e shpresave te shqiptareve.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Te Votojne thot berisha ..por ai nuk eshte i zoti tu a ofroje nje Kod ..nje qetsi..nje siguri Vote..as atyre qe banojne 150 m larg zyrave te PD-se..

    disa here rresht ka thene para votimeve..se voten tueeeej..do ta mbrojme o vllazen qytetare dhe mbas votimesh menjihere asht anku ne OSBe se vota i asht vjedhur..

    Duhet patjeter te Votoje DIASPORA..
    Po kush eshte ai ose ata qe do e realizojne kte te drejte e domosdoshmeri..?

    PS i merr masat qe para Votimeve qe te jene aty ne Shtepi te gjithe ata ..qe duhet te plotsojne numrin e votuesve Socialiste qe nevojiten per te betonizuar Pushtetin PS-ist mafioz..
    Karvanet me Socialista nga Greqia e Italia vershojne gjithmone disa dite para votimeve.. kurse PD as ata qe i ka ne hyrje te pallatit Saliu e Jozefina nuk jan ne gjendje te mobilizojne per Votim..

    Kjo eshte ceshtja..

  10. #20
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    A duhet të votojë Diaspora?



    Një nga parimet bazë të funksionimit të një sistemi demokratik është padyshim ai i gjithëpërfshirjes dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në procesin politik, ekonomik dhe shoqëror të vendit.


    Për arsye që tashmë dihen e detyrimisht jo si "jashtëqitje" të kombit, hemorragjia më e madhe e vendit në kohët moderne e ka zanafillën në fillimet e viteve të përmbysjes së madhe, por që fatkeqësisht vazhdoi e vazhdon me të njëjtat ritme edhe në këto 20 vite të post-komunizmit.


    Pa asnjë dyshim, emigrimi do të thotë edhe "kullim i trurit" dhe vendi ynë ka humbur jo pak nga forca profesionale e kualifikuar. Për sa kohë shteti shqiptar nuk është i interesuar në mbylljen e kësaj plage, vendi do të kthehet shumë shpejt, nëse nuk është kthyer akoma, në vendin me popullsinë më të plakur.


    Në një mënyrë apo tjetër liberalizimi i shumëpritur i regjimit të vizave me komunitetin Europian do të thellojë edhe më shumë këtë hendek, pavarësisht demagogjisë së pushtetit që "mundohet" t'i paraprije këtij shqetësimi me disa nisma që objektivisht nuk mund të prodhojnë asnjë rezultat.


    Në kushtet kur diaspora shqiptare zgjerohet vazhdimisht, aq sa sot ajo përbën pjesën më të madhe të kombit, është e papranueshme të vazhdohet të lihet jashtë vëmendjes e të mos i krijohen mundësitë e shprehjes për të ardhmen e vendit dhe opsionet e zhvillimit të prezantuara nga partitë politike.


    Një nga format më efikase të kësaj shprehje e që i shërben demokratizimit të vazhdueshëm dhe hapjes së shoqërisë sonë është krijimi i kushteve për pjesëmarrje në votime të diasporës.


    Në praninë e zhvillimeve të sotme teknologjike që kanë krijuar mundësi të pakufizuara komunikimi në hapësirë dhe kohë reale janë të gjitha oportunitetet për ta shtrirë sistemin e votimit të paktën minimalisht në ato shtete ku ka dhe grupime të ndjeshme numerike të diasporës.


    Ndërsa ideja, së fundi e kryeministrit të vendit, për të ndërtuar sistemin elektronik të votimit brenda vendit duket të jetë e parakohshme dhe ishte vetëm një kovë me ujë në "zjarrin" e transparencës së zgjedhjeve të vitit të kaluar ajo është krejtësisht e mundur me grupimet e diasporës për faktin e thjeshtë se infrastruktura e teknologjisë globale të informacionit është e gatshme e do të kërkonte shpenzime të pakta shtesë.


    Është e njohur se procesi i emigracionit ndan komponentët e popullsisë, por është detyra e shtetit në vendin mëmë të vendosë komunikimin dhe kontaktet.


    Emigrantët shqiptarë sot jo vetëm që ushqejnë drejtpërsëdrejti kapitalin nëpërmjet remitancave të tyre, por ata më shumë se kaq mbartin kapital human, duke i kthyer në resurse të jashtëzakonshme vlere.


    Synimi për tu bërë pjese integrale e Europës së bashkuar është ndërkohë edhe sfidë ndaj nocionit klasik të sovranitetit të shtetit dhe vetë konceptit të derisotëm të tij.


    Shtrirja e te drejtave politike tek pjesët e popullsisë që jetojnë jashtë kufijve të shtetit i bën në fakt këta kufij më pak të kuptimtë. Shteti shqiptar duhet të jetë i interesuar t'i japë diasporës të drejtat politike, sepse një gjë e tillë është në përputhje me interesat e vendit


    Studimet e ndryshme të kryera në fushat e ekonomisë, demografisë, shkencave politike dhe sociologjisë tregojnë më së miri se emigrantët kanë prirjen natyrale për të shfrytëzuar lidhjet e mundshme me vendin e tyre për të transferuar kapital njerëzor, fizik dhe investues.


    Rrjetet e shumta të komunikimit të emigrantëve shqiptarë janë jo vetëm të interesuar për një transferim të tillë, por ato shërbejnë ndërkohë edhe si burim i politikës së jashtme, duke lobuar në emër të interesave të Shqipërisë. Sigurisht, shkalla dhe efektiviteti i këtyre dy të fundit varet nga predispozicioni i shtetit për të angazhuar diasporën që fatkeqësisht deri më sot është trajtuar e ndarë sipas përkatësive të menduara politike.


    Për nga numri i emigrantëve krahasuar me madhësinë e popullsisë, Shqipëria renditet ndër vendet me emigracion mjaft të madh. Janë me qindra mijëra që jetojnë sot në Greqi, Itali, SHBA, Gjermani, Zvicër, Austri, Kanada, Francë, Belgjikë pa llogaritur këtu milionat e shqiptarëve që mbeten në territoret që ju shkëputën vendit për shkak të luftërave apo copëtimit në 1913-ën.


    Këta emigrantë nëpërmjet remitancave të tyre sigurojnë të paktën 10-13% të GDP-së së Shqipërisë dhe ky kontribut shërben për të financuar importet, investime në pasuritë e patundshme apo kapitalet fillestare për bizneset e vogla.


    Është fakt i pamohueshëm se kontributi i emigrantëve shqiptarë në vendin e tyre kalon shumë herë më tepër të ardhurat që nxirren nga sektorë të rëndësishëm si tregtia apo turizmi. Për këtë arsye burimet financiare të diasporës konsiderohen nga institucionet financiare të botës si "vija e jetës" për ekonominë tonë të varfër.


    Duke pasur këtë rol të ndjeshëm në ekonominë shqiptare, emigrantët duhet të kenë të drejtën absolute të pjesëmarrjes në aktivitetin politik e shoqëror të vendit njëlloj si bashkëkombësit e tyre që jetojnë brenda kufijve fizike. Ata duhet të kenë të drejtën të shprehin preferencat e tyre në zgjedhjet për qeverisjen në të gjitha nivelet.


    Eksperienca tregon më së miri se emigrantët shqiptarë në shumicën dërrmuese të tyre vlerësohen në shkallën më optimale të inteligjencës, krijimtarisë dhe përkushtimit ndaj punës. Shqipëria ka nevojë për trurin e tyre në rrugën e gjatë të zhvillimit e prosperitetit.


    Shoqëria shqiptare sot është tejet e polarizuar dhe kjo kryesisht për shkak të izolimit të gjatë, "ushqimit" të përditshëm ideologjik, interesave të elitave politike për ta mbajtur elektoratin në gjendje "alarmi" e shumë shkaqeve të tjera që gjithkush i di.


    Rezultati më i dukshëm i këtij polarizimi manifestohet qartazi në rezultatet e të gjitha votimeve, ku dy grupimet kryesore politike pothuaj e kanë ndarë në dysh edhe elektoratin.


    Ajo çka në mënyrë të dukshme i ka munguar votimeve tona është pikërisht shtresa e votuesve të pavarur. Në vendet me një demokraci të hershme, kjo kategori votuesish shpesh ka përcaktuar se cila forcë apo kandidat do të marrë drejtimin e vendit. Kjo ka çuar edhe në uljen e polarizimit, si dhe në një shpërndarje me uniformë të votave në të gjitha spektrat politikë.


    Votuesit e pavarur janë më larg partizanllëkut politik dhe kanë prirjen për tu fokusuar më mirë në thelbin e programeve, ideve e konkurrencës profesionale të ofruar se sa të jenë të ekspozuar ndaj afilacionit partiak. Një rol të tillë pak a shumë të ngjashëm mund të luajë edhe diaspora shqiptare.


    Duke qenë larg ndikimeve individuale, pak të interesuar se cila forcë ka pushtetin, por shumë të ndjeshëm ndaj rrugës që po ndjek vendi dhe shkallës së përparimit të demokracisë, ajo mund të jetë mjaft objektive e të shërbejë si katalizator i zhvillimeve pozitive e realizimin e procesit zgjedhor.


    Dhënia diasporës e së drejtës së votimit nuk është diçka e re që do të nevojitet të eksperimentohet në Shqipëri.


    Janë shumë vende në botë që lejojnë votimin e jashtëm për shtetasit e tyre që jetojnë jashtë. Kështu, shtete të tilla si Belgjika, Çekia, Gjermania, Greqia, India, Japonia, Islanda, Luksemburgu, Holanda, Anglia, Turqia, Bullgaria, Kroacia, Argjentina e shumë e shumë shtete të tjera lejojnë votimin e diasporës në zgjedhjet e legjislativit apo ato presidenciale.


    T'u mohosh sot emigrantëve të drejtën e votës do të thotë t'u mohosh të drejtën me sublime atyre që e ruajtën e vazhdojnë ta ruajnë vendin nga kolapsi total ekonomik, duke sakrifikuar aq shumë në një botë ku konkurrenca është mjaft e ashpër dhe mbijetesa nuk është e lehtë. Partitë politike shqiptare duhet të kuptojnë se e drejta e votës nuk është privilegj, por është e drejtë që buron nga liritë e të drejtat themelore, si dhe kushtetuta.


    Nuk është e tepërt aspak e drejta që diaspora të ketë përfaqësuesit e saj në parlament. Vetëm kështu do të mundemi të përfaqësohemi kudo që jemi si një komb e më të njëjtat interesa.

    Armand Vincani/Shekulli

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Diaspora shqiptare dhe roli i saj
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 21-08-2007, 17:24
  4. A duhet të votojë diaspora shqiptare në zgjedhje?
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 08-07-2005, 09:17
  5. Diaspora, nderi dhe shpresa e kombit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-12-2002, 14:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •