E ardhmja ndoshta eshte bashkejetesa, gjithsesi, prape ne nje vend futen, sidomos kur formohet familje.
E ardhmja ndoshta eshte bashkejetesa, gjithsesi, prape ne nje vend futen, sidomos kur formohet familje.
La vita è bella...
mendoj se martesa si gjeja me e shenjte ne jete duhet te ndodhe patjeter .
sepse edhe prinderit tane e kalun kete sprove pavarsishte sfidave dhe ne sot i gezojme frytet e tyre ne nje shoqei te civelizuar.
Martesa eshte ajo qe enderrojme te gjithe (martesa e vertet mes dy personave qe duhen dhe respektohen).Problemi eshte se nuk ka me njerez qe duan te krijojne familje sepse si burrat dhe grate kane arritur nje lloj pavaresie nga njeri tjetri dhe jane shume egoista,duan vetem te marrin nga nje lidhje. Fatkeqesisht nuk do kete me martesa si me pare sepse nuk zgjasin me lidhjet.
E ardhmja e marteses eshte kohe e humbur.
Sëmundjet e divorcit
Çiftet që i thonë vërtet lamtumirë njëri-tjetrit pësojnë një traumë të thellë, e cila nuk shërohet edhe nëse njëri prej ish-partnerëve vendos të krijojë një lidhje të re
Trauma e një divorci nuk harrohet lehtë: një ndarje nuk lë vetëm shenjë në nivel psikologjik dhe ekonomik, por sjell me vete edhe shqetësime e probleme fizike, shpesh shumë të rëndësishme. Ky është përfundimi i një studimi amerikan i realizuar nga Universiteti i Çikagos dhe i publikuar në "Journal of health and Socual Behaviour", nga i cili ka dalë se divorci ka një efekt shkatërrues mbi shëndetin e ish-bashkëshortëve, që nuk rifitohet as kur ia nisin nga e para me një partner të ri.
Studimi
Ashtu siç shpjegon BBC, analiza është kryer në një grup prej 8652 personash me moshë nga 51 deri në 61 vjeç dhe i ka lejuar ekspertët të zbulojnë se "subjektet" me një martesë të dështuar mbi shpinë vuanin më shumë nga sëmundjet kronike (përfshi këtu edhe kancer dhe probleme kardiake) me një mesatare rreth 20 për qind më të lartë se ata që kishin zgjedhur të mos martoheshin asnjëherë. Për më tepër, nëse mendoni se rifillimi i jetës të ndihmon të rimarrësh veten, gaboheni: nga kërkimi ka dalë se përqindja e rrezikut për ata që martohen pas një ndarjeje nuk ulet fare, por zbret në kuotën 12 për qind.
Martesa dhe shëndeti
Sipas shkencëtarëve amerikanë, e vetmja mënyrë për të mos e dëmtuar shëndetin është ajo që të kemi një lidhje të gjatë e të lumtur. Përndryshe, një eksperiencë martesore negative dhe problematike çon në mënyrë të pakthyeshme në çrregullime psikofizike. Për shembull, për shumë vite me radhë studimet kanë treguar se ata që janë beqarë kanë një rrezik më të vogël për t‘u sëmurur në mënyrë serioze dhe si ata edhe personat që kanë fatin të jetojnë për gjithë jetën në krah të njerëzve të duhur. Për gjithë të tjerët këshilla e ekspertëve është: "Të punosh shumë deri sa martesa funksionon dhe ka jetëgjatësi, me kusht që kjo të mos jetë një lidhje shkatërruese". Christine Northan, përgjegjëse e "Relate", organizata kryesore britanike që i dedikohet këshillimit për çifte, shpjegon se nëse njerëzit kanë një martesë të lumtur janë më të shëndetshëm. Shumë rrallë kanë probleme me shëndetin dhe vdesin më pak nga sëmundjet e zemrës, sidomos infarkti. Kush zgjedh të martohet për herë të dytë pas një divorci, është e detyrueshme ta zgjedhë me kujdes partnerin dhe t‘u qëndrojë larg njerëzve që në çfarëdolloj mënyre të kujtojnë lidhjen e vjetër. Sipas një studimi të Universitetit të Virxhinias, faktori më i rëndësishëm për "lumturinë martesore" të grave është ai që bashkëshortët të përfshihen në emocionet e tyre dhe kjo është madje edhe më e rëndësishme se sa ndarja e detyrave. Të tjerë kanë studiuar lidhjen mes nivelit hormonal dhe stabilitetit të çifteve. Në Ohajo, një grup çiftesh u studiua për 10 vjet. Te partnerët, që më pas u divorcuan, u vu re një nivel i lartë i hormoneve të lidhura me stresin, si adrenalina. Këto nivele ishin më të dukshme sidomos te gratë. Ato shfaqnin shenja të tensionit të lartë, edhe pse çiftet nuk deklaronin probleme të veçanta. Një kombinim hormonal që jep stabilitet? Sipas kërkuesve të Universitetit të Pen, kjo varet nga testosteroni. Nëse te meshkujt është më i ulët se normat mesatare dhe te femrat është më i lartë, lidhja funksionon. Dhe ajo u ofron mbështetjen e duhur.
Gratë, më të prekura
Specialistët thonë se gratë janë ato që preken më shumë nga sëmundjet e divorcit dhe kryesisht nga dhimbjet e kokës. Kjo dhimbje prek një ndër katër gra dhe një ndër 12 burra dhe për shumë njerëz në botë është një arsye e fortë për t‘u takuar shpesh me neurologun. Kulmin e arrin mes moshës 30-39 vjeç, por pas nuk ngelen edhe fëmijët. Njerëzve që u dhemb koka në mënyrë kronike, ashtu si specialistët, e dinë shumë mirë se këto dhimbje nuk largohen kollaj, nëse për një kohë të gjatë është abuzuar me ilaçe të llojeve të ndryshme për të gjetur qetësi. Aq i madh është numri i atyre që vuajnë, sa në shumë vende të botës mjaft pacientë kanë krijuar edhe shoqatat e tyre, me qëllimin e vetëm për të sensibilizuar njerëzit për një sëmundje që shpesh nënvlerësohet, ose kurohet keq. E në fakt, shifrat janë vërtet alarmante. Dhimbja e rastësishme e kokës prek rreth 8 milionë europianë çdo ditë, ku 3 milionë vuajnë nga ajo e formës kronike, që në pjesën më të madhe të rasteve e kërkojnë shpëtimin tek abuzimi me ilaçe, që ndikon drejtpërdrejt në shndërrimin kronik të problemit. Ndoshta jo rastësisht OBSH-ja e ka renditur dhimbjen e kokës në listën e sëmundjeve që janë të vështira të shërohen. Pacientët në të gjithë Europën, sipas të dhënave të publikuara në "Europian Journal of Neurology", shpenzojnë më shumë se 27 miliardë euro çdo vit, ku përfshihen ilaçet dhe trajtimet e ndryshme të lidhura me të. Kjo sëmundje prek zakonisht njerëzit që e kanë të trashëguar gjenetikisht, por jo vetëm ata. Stresi, tensioni, mënyrat jo korrekte të të jetuarit, ndryshimet klimatike, ushqime të caktuara, janë faktorë të rrezikshëm, që ndikojnë në shfaqjen e saj. Specialistët këshillojnë se duhet trajtuar mirë që në fillim, për të evituar që krizat të bëhen periodike. Dhimbja e kokës prek 18 për qind të grave, 25 për qind të atyre në moshë pjellore dhe 6-7 për qind të burrave. Mesatarisht vuan 13 për qind e popullsisë së përgjithshme. Rezultatet tregojnë se një e katërta e personave me dhimbje koke kalojnë nga gjendja sporadike në atë kronike, për shkak të abuzimit me ilaçet, sepse terapia e gabuar e favorizon më shumë këtë gjë. "Gratë që e përjetojnë keq divorcin preken më shpesh nga kjo lloj sëmundje. Mesatarisht atyre u dhemb koka rreth 2 ose 3 herë në javë, por nuk përjashtohen rastet kur vuajnë nga dhimbja kronike dhe e përditshme e kokës. Burrat janë në të fortë në këtë aspekt. Ata preken më shumë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe përqindja e vdekjeve nga infarkti te të divorcuarit është më e lartë", shpjegojnë specialistët. Po ashtu, një tjetër shqetësim përbën edhe tensioni i lartë i gjakut për të dyja palët. Si te burrat ashtu dhe te gratë e divorcuara vihej re një rritje e tensionit të gjakut, që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me stresin e tepërt.
shqip.
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Vjeshta, koha kur çiftet janë në rrezik
Sipas specialistëve është periudha kur pas mbarimit të pushimeve dhe relaksit veror shtohen ndjeshëm problemet në çift dhe numri i divorceve
Sipas psikologëve, periudha pas pushimeve quhet "autumn blues". Ky muaj shoqërohet me një numër të madh pakënaqësish dhe momentesh trishtimi, që ndikojnë në të gjitha pjesët e jetës në çift. Pushimet në atë kohë kanë mbaruar dhe të gjithë, dashur pa dashur, i janë kthyer jetës së përditshme. Megjithatë nuk mjafton vetëm "pesha" psikologjike e kthimit në rutinën e përditshme dhe në ajrin e ndotur të qyteteve pas ditëve të tëra, duke shijuar mëngjeset me puhizën e mrekullueshme të detit, sepse faktorë të tjerë shtojnë stresin e kësaj kohe.
Përveçse njihet si muaji ku dëshira seksuale e çifteve bie ndjeshëm, thuajse çdo vit, muajt e vjeshtës, sjellin me vete një bum ndarjesh dhe divorcesh. Nëse një raport është në krizë, në periudhën gjatë pushimeve verore, secili mund të marrë vendimin për të jetuar pushime të gëzuara larg njëri-tjetrit. Këtë e dinë mirë edhe avokatët dhe juristët, për të cilët shtatori dhe tetori janë me të vërtetë muajt e "artë" para përqafimeve dhe pajtimeve të Krishtlindjeve.
"Deri në mes të tetorit ndodh një numër i madh ndarjesh, meqenëse gjatë verës, mundësitë për të ndenjur bashkë dhe për të biseduar rreth situatës janë më të pakta. Puna e gjatë në të vërtetë shkakton stres, por shumë veta kërkojnë t‘ia vënë fajin jetës monotone të përditshme", shpjegon një nga avokatët e divorceve më të famshëm në Britani. Megjithatë, një muaj tjetër ku numri i ndarjeve është i lartë është dhe maji. Edhe këtë herë, pushimet kanë një peshë psikologjike të dukshme. Fakti se të duhet t‘i kalosh pushimet me dikë që nuk shkon mirë prej disa muajsh, shumë personave u duket si një "barrë" e papërballueshme, duke marrë gjykimin ekstrem për t‘u ndarë. Ndoshta është më mirë t‘i ndash gjërat që në fillim se sa ta shtysh "vuajtjen" deri në vjeshtë. Udhëtimet dhe pushimet janë vendi më i mirë për të "shëruar" pakënaqësitë, si dhe vendi ideal për njohje dhe takime të reja. "Një e dhënë interesante e dalë në vitet e fundit është që çiftet vendosin të ndahen në mes të majit, shumë shpesh pasi bëjnë festën e përfundimit të shkollës të fëmijëve, duke e jetuar këtë ngjarje si një impenjim në sytë e të afërmeve dhe për t‘i treguar atyre se familja e tyre është e lumtur dhe më e bashkuar se kurrë", tregon ajo. Kështu nëse disa kohë më parë, ata që vendosnin për t‘i thënë lamtumirë njëri-tjetrit, në pjesën më të madhe të rasteve, ishin çiftet mes moshës 30 dhe 40 vjeç, sot ndahen një nunër shumë i madh çiftesh me moshë mbi 60, si për të treguar se modelet e vjetra të familjes së bashkuar dhe të lumtura nuk ekzistojnë më. Ndoshta është efekti i rritjes së moshës mesatare, numri i madh i laçeve të reja, si ato që luftojnë depresionin dhe ato që sigurojnë një jetë më të mirë, si dhe ideja për të mos pasur impenjime sociale, që i shtyn drejt divorcit. Të dhënat e fundit nga institutet statistikore në vendet europiane flasin qartë: numri i martesave që janë zgjidhur mes viteve 1995 dhe 2005 është rritur me 52.2 për qind, ndërsa numri i atyre që kërkojnë divorcin është rritur 54.7. Ky numër ka pasur pikun gjatë muajve shtator, ku edhe numri i çifteve të ndara ka qenë i lartë. Atëherë si duhet të veprosh për ta shmangur gjithë këtë? Sipas statistikave del se është më e lartë përqindja e burrave që lënë gratë.
Ja disa këshilla praktike për gratë se si ta kthejnë edhe një herë dhe ta bëjnë për vetë të "dashurin" e tyre.
Shpeshherë bëjini komplimente, edhe të ekzagjeruara; mos ia bëni jetën të vështirë.
Besojini më shumë asaj që bën se asaj që thotë; shikojeni shpesh në sy, sidomos kur bëni dashuri;
os harroni asnjëherë të laheni bashkë dhe mësoni ndonjë teknikë masazhimi; mos ia tregoni asnjëherë të gjitha, sepse misteri nxit dëshirën.
Respektoni edhe sekretet e tij.
Mos i tregoni gënjeshtra. Në rastin më të keq mos i tregoni shumë;
ndryshoni stil dhe veshje dhe përpiquni të kuptoni se si atij i pëlqen më shumë. Tregojini fantazitë tuaja, por më parë studioni terrenin për të kuptuar se deri në çfarë pike mund të shkoni.
Kërkojini falje nëse keni gabuar dhe mos harroni kurrë: jeni burrë dhe grua, ndaj vlerësoni feminilitetin tuaj dhe burrërinë e tij në gjërat e vogla dhe të mëdha.
Nuk duhen lënë pas dore edhe zgjedhjet e zgjuara se çfarë duhet t‘i dhuroni në raste festash ose çfarë jo dhe se çfarë nuk duhet t‘ia kërkoni kurrë.
Mes pyetjeve që ai urren më shumë është se "për çfarë po mendon?". Zakonisht burrat e vrasin mendjen shumë më pak se gratë. Dhe tipat e qetë në përgjithësi mendojnë vetëm për gjëra shumë praktike.
Por mbi të gjitha mos i thoni asnjëherë "si do të mundesh të jetosh pa mua?". Egoja mashkullore është shumë e fortë, ndaj është e vështirë që mund ta pranojë një dobësi si kjo për të mos jetuar dot pa një femër.
Mes dhuratave që duhen shmangur, nëse jeni në krizë pas plazhit, lërini mënjanë kravatat e zakonshme dhe këmishat. Burrat kanë shije precize dhe komplekse më shumë se sa një grua mund ta mendojë.
Mos e rëndoni më shumë situatën, duke i kërkuar gjithashtu që ai t‘ua kthejë shpërblimin që i bëtë duke i kërkuar dhurata më të shtrenjta. Shmangni çdo objekt teknologjik. Burrat dallohen si njohës të mirë të teknologjisë ndaj dhuratat e femrave në këtë fushë thuajse nuk u pëlqejnë kurrë.
E vetmja mundësi është që të dilni të dy bashkë për të blerë dhuratat. Nëse atij i pëlqen diçka, mos hezitoni ta mbështesni.
shqip.
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Krijoni Kontakt