Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 56
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dashuria, martesa dhe kultura e emigrantëve në SHBA

    Lajme nga Emigrantet

    Dashuria, martesa dhe kultura e emigrantëve në SHBA


    Autori i Lajmit: Red.
    Për imigrantët që vijnë në Shtetet e Bashkuara, ruajtja e traditave kulturore, si rënia në dashuri apo martesa, mund të jetë diçka e vështirë. Shtetet e Bashkuara po përjetojnë fluksin më të madh të emigrantëve që nga mesi i viteve 30-të. Bart Landry, profesor i sociologjisë në Universitetin e Marylandit, thotë se shpërngulja në një vend tjetër për të filluar një jetë të re, është një vështirësi e madhe, sepse shumë njerëz duan të ruajnë kulturat e tyre. Dhe këtu përfshihen traditat që kanë të bëjnë me njohjen mes të rinjëve dhe martesa e fëmijëve të emigrantëve. “Prindërit shqetësohen rreth kësaj dhe duan që fëmijët të martohen brenda kulturës së tyre. Është një mënyrë e ruajtjes së zakoneve dhe ata kanë frikë se mos humbasin kontrollin ndaj fëmijëve të tyre dhe një gjë e tillë mund të sjellë shqetësime në familje”. Zoti Landry thotë se problemet shpesh lindin kur fëmijët fillojnë shkollën dhe duan të përshtaten me moshatarët e tyre. Ai thotë se fëmijët fillojnë të ndryshojnë dhe t’i largohen zakoneve të prindërve. “Sepse jo vetëm që ata shkollohen në Amerikë, në një mjedis me përbërje shumë etnike, por ata edhe punojnë në këtë mjedis. Kështu, që kushtet ndryshojnë dhe ata fillojnë të ndryshojnë zakonet dhe kulturën nga vijnë.” Edhe studentët që vijnë përkohësisht në Amerikë mund të ndiejnë tensionin e krijuara si pasojë e kulturave të ndryshme. Një studente nga Malajzia, Sophie Kamaruddian në Universitetin Georgetoun këtu në Uashington, thotë se edhe pse familja e saj është e hapur ndaj kulturave tjera, ata presin që disa gjëra të trashëgohen prej saj.
    “Familja ime pret që unë të kthehem pasi të mbaroj shkollën dhe të martohem në vendin tim. Prindërit e mi shqetësohen rreth rritjes së fëmijëve të mi, si dhe ruajtjen e lidhjeve familjare”. Millen Dinkov, student nga Bullgaria, thotë se prindërit e tij këmbëngulën që vëllai i tij i madh të ruante traditat bullgare kur studioi jashtë. Ai thotë se tani prindërit e tij janë më liberalë. Ai shoqërohet shpesh me një studente amerikane me prejardhje aziatike. “Është shumë interesante për mua. Ne nuk kemi etni të tjera në vendin tim. Dhe për dikë si unë, askush nuk mund të pres që të kem lidhje me një vajzë me prejardhje tjetër etnike. Pyes veten se çfarë do të thonë prindërit e mi për këtë. Deri tani janë treguar shumë liberalë dhe nuk kanë shprehur ndonjë opinion të drejtpërdrejtë”. Të dy, Sofia dhe Millen thonë se u është dashur t’i përshtaten jetës në Amerikë. Por, ata thonë se ndryshimet në kulturat dhe traditat e tyre nuk i pengojnë ata ta duan njeri-tjetrin. Ata thonë se jeta e tyre është më e pasur, pikërisht për faktin se kanë patur rastin të njohin një kulturë tjetër veç të tyren.

    Data e Publikimit: 17/02/2005

    2001-2004 Ballkan.com

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Xhelozia e ndryshme nga gratë tek burrat

    Xhelozia e ndryshme nga gratë tek burrat


    Olsi Kolami

    Është vërtetuar së fundmi se xhelozia nuk është e njëjtë tek meshkujt dhe tek femrat. Ajo tradhëton me ndjenja, Ai e tradhëton fizikisht. Sipas një studimi është vërtetuar se tradhëtia fizike përqendrohet kryesisht tek meshkujt, ndërsa ajo sentimentale tek femrat, këto të fundit për shkak të natyrës së tyre më të dobët, përpiqen të jenë tejet të kujdeshme, pasi e dinë që xhelozia bëhet shkak për grindje që shkaktojnë plagë të pashërueshme për jëtën e çiftit. Studiuesit mendojnë se këto lloj sjelljesh janë pothuajse prehistorike, pra nuk janë aspak ndryshe nga njerëzit që kanë jetuar para nesh, që do të thotë se pavarsisht psikologjisë dhe jetës shoqërore, ndenjat dhe veprimet e orientuara prej tyre janë universale. Kryesisht meshkujt tradhëtojnë fizikisht dhe kjo bëhet e dukshme nga aroma e trupit që ata marrin pas një kontakti që kanë pasur me ndonjë partnere tjetër, akt ky që konsiderohet si një provë e cila vë në dyshim edhe ecurine e jetës në çift. Ndërsa për femrën gjithcka realizohet në një tjetër këndvështrim, ajo mund të tradhëtojë më zemër, mendje, por shumë rrallë fizikisht, madje në rastet kur kjo ndodh, është shumë e aftë për të fshehur gjurmët.

    05/03/2005
    KATEGORIA: Jeta ne Cift

    http://www.shekulli.com.al/index.php...s&newsID=70216

  3. #33
    Bibidi bobidi bu! Maska e Joselyn
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    afer tejet
    Postime
    35
    Mina jam dakort me ty!
    Qesh!

  4. #34
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Cila është e ardhmja e martesës?
    Kalamajte

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pesha e tradhetise

    Pesha e tradhetise
    E Diele, 22 Maj 2005


    Nje studim tregon se "tradhetia" ben qe te shendoshet si viktima, ashtu dhe personi qe e ben.

    Studimi britanik heq jashte loje femrat: te qenit jo besnike mund te varet dhe nga gentika

    Para se te tradhetoje partneri duhet te mendohet mire, dhe jo vetem per nje ceshtje morali apo besnikerie. Duket se tradhetia e ngre menjehere treguesin e peshores dhe jo vetem per ato qe tradhetojne, por dhe tek ata qe jane tradhetuar. Pra lamtumire seksit te rrezikshem dhe klandestin, i cili pikerisht sepse ishte i vjedhur, mendohej se rriste matabolizmin, duke funksionuar si diete dobesimi dhe djegese e kalorise. Ne te vertete ndodh krejt e kunderta. Sipas nje studimi te realizuar nga psikologia Domenik Schleret ne nje kampion prej me shume se 500 personash, te nje moshe te perfshire nga 20 dhe 45 vjec, kur ne mes ka nje tradheti eshte e paevitueshme: vihen kilet e teperta. Dhe nuk ka ndonje ndryshim te madh, nese je i tradhetuar apo tradhetar: barku nuk kursen askend.

    Shtimi i kileve te teperta, ne totalin e te intervistuarve, arrin ne 16%. Tradhetaret e hapin vazhdimisht frigoriferin, pasi kapen nga ndjenja e fajit. I mbysin mendimet ndeshkuese ndaj vetes se tyre tek brumrat, embelsirat me pana, tek cokollata etj.

    Duke shkuar ne detaje, tradhetaret dhe tradhetaret ndjehen fajtore, pasi me (tjetrin/tjetren) bejne akrobaci seksuale te pa para ndonjehere, si nga ana sasiore ashtu dhe nga cilesore. Ndersa me bashkeshortin, te patur prej kohesh, merzia mbreteron sovrane.

    Si te mos mjaftonte dhjami i marre nga ndjenja e fajit, shton studimi i Schleret, tradhetia provokon nje gjendje ankthi (ne 35% te rasteve); akoma, mes efekteve kolaterale me antipatike te tradhetise shenojne nje ndjenje te forte stresi (24%), nete te pagjuma (16%), shqetesime psikosomatike qe shemtojne (7% ankohet se ka probleme me lekuren dhe me zbokthin) pervec nervozizmit dhe dobesise emotive (4%).

    Doktoresha Schleret ka vene poshte lentes se saj te zmadhimit edhe te tradhetuarit, dhe duket se te "lenet" e marrin veten ne sallone bukurie. Ne nje kampion prej 600 personash, te nje moshe nga 20 dhe 59 vjec. Ne vend qe te shkojne menjehere per gjuajtje, pjesa me e madhe e meshkujve dhe e femrave mendojne qe te vijne ne forme.

    Si? Me nje prerje te re flokesh tek parukieri (qe mes te tjerash funksionon edhe si nje gjysem-psikolog, sic thote dhe 23% e te zhgenjyerve ne dashuri), me nje takim tek estetisti dhe nje bisede te qete.duke shkrydhur muskujt ne palester e duke vrapuar ne ajer te paster. Miqte nuk duken me dhe aq te besuar: vetem 13% ka deshire te shfryhet me to. Per surprize, 7% vendos ende t'ia tregoje problemet priftit. Krejt i ndryshem eshte reagimi fizik dhe psikologjik, qe vjen ndaj braktisjes: 35% e femrave shkojne te bejne shoping dhe 31% zhytet ne nje klinike estetike per te rekuperuar vetevleresimin.

    Nderkohe qe mashkulli shfryhet me sportin: madje 42% e tyre aplikon dhe sportet ekstreme.

    Femrat e tradhetuara ato qe e ndiejne me shume, te pakten nga ana fizike. Sondazhi i fundit tregon se 38% e femrave te intervistuara, pohon se mesatarisht shendoshen 2 kile ne muaj, nga merzia e nje marredhenie rutine. Ne 24% te rasteve eshte vetmia bashkeshortore, qe con ne nje rritje te peshes, nje vetmi qe shtyn ne dreka gjithnje e me te shpeshta me mikeshat. 16% e femrave e prish linjen per stresin. Gjithashtu 12% e femrave, pohon se ha shume embelsira per te mbushur pasigurite.

    Por perse tradhetohet? Ketu vjen e bukura. Pasi nese per mashkullin vlen thenia "mashkulli eshte gjahtar", per femren vlen ajo "te tradhetoje? E ka ne gjak". Sipas nje studimi te ri anglez tek disa femra tendenca per te qene jo besnike eshte e trasheguar dhe gati 1/4 e femrave brianike ka nje karakteristike gentike qe con ne tradheti.

    Studimi i kryer nga nje ekip mjekesor i Guy's and St.Thomas Hospital ne Londer i koordinuar nga Tim Spector, eshte publikuar nga Sunday Times, eshte bere ne 5000 binjake dhe ne 5000 femra, te cilat nuk kishin lidhje gjaku mes tyre. Ne fillim jane intervistuar te 5000 femrat te nje moshe nga 18 ne 60 vjec: 23% e tyre ka treguar se e ka tradhetuar mashkullin te pakten nje here.

    Pastaj u analizuan 5000 binjaket dhe u zbulua, se nese njera nga te dyja kishte tradhetuar, mundesia qe edhe tjetra te ishte e tille ishte 55%, nje perqindje shume me e larte ne krahasim me ato te femrave, qe nuk ishin "binjake". Nga kjo vjen dhe zhgenjimi i madh i prof Spector: ka nje lidhje te forte mes trashegimise gjenetike te nje femre dhe mundesise qe kjo te jete jo besnike. Atehere, duke permbledhur: me mire te mos jesh i tradhetuar, te jesh femi i vetem dhe te qendrosh besnik. Por ndoshta, duke i qendruar asaj, qe pohojne kater universitete britanike, do te ishte akoma me mire, sikur dhe te mos martohemu: kush qendron beqar eshte me inteligjent. Studimi i kryer pikerisht nga kater universitete angleze (Aberdeen, Bristol, Edimburgo, Glasgoe) eshte bere publike nga "Sunday Times", ka marre ne ekzamimin 900 persona mes meshkujve dhe femrave mes moshes 10 dhe 40 viteve.

    Por pavaresisht nga inteligjenca e larte ata martohen, dhe c'te martuar. Dhe duket se zgjedhjet e tyre shpesh orientohen ne persona me pak brilante se ata.

    Marre nga "Korrieri"
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #36
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Xhuxhumaku, pergezime per kontributin ne shkrimet qe ke sjelle.

    Nganjehere disa gjera nuk ndryshojne shume, qe nga koha e shpelles deri tek epokat intergalatike, pasi mendoj eshte esenca jone si qenie qe eshet 'shkaku' i ketyre rrjedhojave, nje nga keto edhe martesa.

    Studimet sociale dhe psikologjike jane unanime ne faktin qe njerezit e martuar jane me te kenaqur dhe me te 'shendetshem' ne kuptimin gjitheperfsfhires te fjales.

    Mendoj qe zhvillimi i ciklit dhe jetes martesesore fillon mjaft heret para ceremonise, pra qe ne njohjen dhe fillimin e mardhenies, dhe padyshim qe te dy partneret duhet te 'investojne' vazhdimisht ne mardhenie dhe te 'riten bashke' ne mardhenie, kur thone amerikanet.

    Gjithsesi, mendoj qe eshte mjaft e rendesishme qe njerezit te zgjedhin dike me te cilin/cilen kane elementet e duhur te perbahsket, se ndryshe behet e veshtire te ndertosh dhe te evolosh se bashku. Sikur te tera keto te jene + 'dashurine' atehere mendoj qe behet dicka mjaft e bukur dhe nuk eshet aspak 'barre' apo 'e keqe e domosdoshme'; perkundrazi, behet dicka sublime, dhe jane keto raste mendoj ato shembujt me te spikatur te suksesit martesor, qe sa me shume kohe te kaloje aq me shume keta dy njerez shnderrohen ne 'burim jete' per njeri-tjetrin, dhe edhe sikur te rine prane njeri-tjetrit ne menyre pasive per kohe te gjata, prap kane plotesuar dhe 'argetuar' njeri-tjetrin.

    Per me teper sugjerime konkrete, duhet te kontribojne te martuarit e forumit...

  7. #37
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Sic e ka shpjeguar me lart dhe profesori e shkencave psikologjike seksi eshte nje "big deal" ne nje lidhje, megjithese nje lidhje bazuar vetem mbi seksin eshte po aq e deshtuar sa edhe nje lidhje ne te cilen seksi eshte i papranishem.

    Per sa i perket tradhetise (ne lidhje me studimin) nuk mu duk aspak bindes. Ndoshta sjell ndonje material interesant ne lidhje me kete kur te jem me nge.

    Ndersa xhelozia, une mendoj se ajo eshte e pashmangshme, megjithese ne disa raste varet nga karakteri/personaliteti i personit.

    Nuk e kuptoj c'doni te thoni me "te ardhme" te marteses. E shoh ate si MAREVESHJE ndermjet partnereve, dhe asgje me teper. Sot merremi vesh me keto kushte, neser kushtet mund te ndryshojne. C'gje te komplikuar ka kjo qe na ben te pyesim: "Cila eshte e ardhmja?"
    Summertime, and the livin' is easy...

  8. #38
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Desha te postoj nje histori te vogel, qe ndoshta eshte paksa e papershtatshme per diskutimin, por gjithsesi shume domethenese. Kerkoj ndjese per anglishten por nuk mund ta shprehja dot me mire:

    The couple next door has only one child: an 18 year old son. Yesterday, his mother saw a luxurious, brand new car parked in the front of the house. She asks her son: “Whose car is this?” “Mine,” answers the boy. “What?” cries the mother. “Yes, - he continues - I bought it from the lady across the street for $15 bucks.” “A $100,000.00 car?” exclaims the mother in disbelief. Fearing the boy had stolen the car, she goes to the lady across the street and asks her if she really had sold the car to her son. “Yes,” says the lady. “My husband called me from Mexico saying that he is not coming back, and that he wants the divorce. I thought I’d better put all his personal belongings on sale and give him what he gets from it.”

    Ps. this is a true story folks
    Summertime, and the livin' is easy...

  9. #39
    peace :)
    Anëtarësuar
    07-05-2005
    Vendndodhja
    US
    Postime
    55
    mos, s'do kete martese ne te ardhmen!!!!!!!!! do mbetemi te gjithe beqare!!!!
    noooooooooooooooooooooo!!!!
    Never for the sake of peace and quiet deny your convictions

  10. #40
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    E ardhmja e marteses?

    Nuk do shfaroset si praktike njehere, per ju qe po "mallkoni" beqarine (megjithese kjo e fundit hiqet fare lehte pa ceremoni). Per aq kohe sa njerezit e shohin martesen si finalizim (perplotesim) te dashurise, do t'a ngjisin lidhjen e tyre në ate shkalle (pa menduar qe padashurazi po e zbresin), pasi finalizim do te thote edhe mbyllje. "Pasioni" kushtezohet brenda katroreve te perkushtimit dhe premtimit te perjetshem (afatgjate, me mire). Rrjedhimisht lindin varesite, xhelozite (kur varesia e partnereve tek njeri-tjetri fillon e zbehet), e gradualisht vjen ndarja. Gjithe ato ndryshime administrative pastaj. Te mos permendim kalamajte. Prandaj bashkjetesa preferohet gjithnje e me shume, e cila fundja eshte martese pa "letra". I lehteson keto gjerat bureokratike.

    Gjithesesi, nuk do te thote qe martesa nuk eshte e prirur per sukses. Ka plot cifte qe i perkasin kategorise se pare (finalizim=plotesim i dashurise), te cilet gjejne siguri dhe harmoni në nje lidhje te dokumentuar, e cila i ben me te prirur per te dhene perkushtimin maksimal qe mund te japin.

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Enada At' Nikolla feston 5-vjetorin e martesës në Dardhë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 14:50
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  4. Sakramenti i Marteses
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 06:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •