Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 56
  1. #21
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anëtarësuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Martesa eshte blessing (bekim, bereqet) sepse prezervon shoqerine, por njerezit pak kuptojne. Sot njerezit duket sikur jane vene ne nje gare per te arritur ekstremet sa me pare, duke cuar keshtu ne degjenerimin e pashmangur.

    Kush eshte e ardhmja e marteses??? Per ata njerez qe kane "dy pare mend" eshte MARTESA dhe jeta brenda ligjeve te Zotit.

    peace!
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  2. #22
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Question

    Citim Postuar më parë nga friendlyboy1
    Martesa ka ikur nga moda, nuk eshte me e preferueshme nga shumica e cifteve ne perendim. esht me mir keshtu sepse je me i lir dhe nuk ke shum strese
    Jeta eshte plot strese e jo vetem martesa. Cfare mendoni, se do jeni me i lir vetem duke qendruar pa martuar? Atehere nuk besoj e njihni kuptimin e fjales martes.

    Pastaj, ku bazoheni kur beni pergjithesime si ajo qe thoni se "nuk eshte me e preferueshme nga shumica e cifteve ne perendim"? Nese konsiderojm Ameriken, atehere mendo qe shumica duke qen katolik/protestant jan te dhen pas traditave fetare (duke perfshire k'tu martesen)... por edhe nga komunitete te ndryshme qe ka pjelle shoqeria sot (ashtu si ndermjet pederasteve) kerkohet e drejta e marteses...

    Pra, ku bazoheni kur beni pergjithesime te tilla?

    PS: Nese perfshihen interesa te ndryshme (materiale) ashtu sikur taksat, atehere eshte ne avantazh te nje cifti te martohet....

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Basohem ne faktin qe martesa si cdo trend tjeter ne shoqeri ka nje fillim dhe nje fund. Avantazhi kryesor i marteses ka qen gjithmon ekonomik. sot per her te par qysh se njeriu filloi te martohej njerzitne perendim kan ate pamvarsi financiare qe i ben te mundur te shijojne jeten pa stresin e marteses. Un ketu ne boston nuk kam takuar shum djem qe e kan martesen me kaq zell.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga friendlyboy1
    Basohem ne faktin qe martesa si cdo trend tjeter ne shoqeri ka nje fillim dhe nje fund
    Mendoj se martesa nuk mund te cilesohet me fjalen trend. Ka diçka qe s'shkon ketu...

  5. #25
    E ardhmja e marteses?
    Sa larg shpaloset kjo "e ardhme" ne kohe?!

    Thjesht frymezimi per te pare pas dickaje qe ne fund te fundit te gjithe e pelqejme heret apo vone ta bejme, me duket pak i sforcuar.

    Martesa eshte nje zgjedhje. Dhe ky mendim mbaron ketu; mua vete me duket i pakuptimte per tu vazhduar.
    Per vete faktin se, menyra si e kupton gjithkush eshte shume personale, dhe si e tille-nganjehere e pamundur edhe te diskutohet...

    I urrej klishete, qe mund te kete thene ky apo ai tjetri, ne lidhje me gjithcka e sidomos kur behet fjale per dashurine por edhe per martesen...Gjerat po nuk i provove, thjesht nuk i di se cfare jane. Frika e njerzve per te provuar dicka ne lekuren e tyre, nuk ia vlen aspak te justifikohet si indipendence apo ne kuadrin e progresit/modernizmit.

    Me ate qe dua martesa nuk do te jete kurre "nje e keqe e domosdoshme"... Wow, cfare shprehjesh?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga green : 17-01-2005 më 20:44

  6. #26
    Kohë me ty Maska e Pog17
    Anëtarësuar
    30-08-2004
    Postime
    74
    Ata qe thone marteses i ka ikur moda ata nuk kane gjetur njeriun e 'duhur'.
    To repeat what others have said, requires education; to challenge it, requires brains.

  7. #27
    Lady Kad Maska e gurl
    Anëtarësuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Martesa eshte perkushtim dhe sakrifice dhe shkaku i pjeses me te madhe qe braktisin martesen eshte pikerisht frika e monotonise; frika se pjesen tende te jetes qe te ka mbetur do ta kalosh me te njejtin person, dhe mbi te gjitha frika e deshtimit.

    Te gjtihe ata qe jane bashke pas shume vitesh martese jane pikerisht per tu admiruar sepse jane njerez te forte dhe mund ti bejne ball veshtiresive.

    Kushdo qe thote se martesa ka marr fund atehere per mendimin tim eshte thjesht nje frikacak qe ka frike nga jeta dhe ererat qe ajo mund te fryje ne drejtim te tij/saj.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Psikologji, Sekreti i lidhjeve të gjata

    Kurrë burri dhe gruaja nuk kanë patur kaq liri krijuese për të ndërtuar marrëdhënien e tyre. As kaq shumë vështirësi për ta bërë këtë marrëdhënie të zgjasë
    Psikologji, Sekreti i lidhjeve të gjata


    B. Budini

    “Ata u martuan edhe jetuan të lumtur?” Vetëm në përrallat e qëmotit. Sot në shoqëritë perëndimore afërsisht një në dy martesa përfundon me divorc dhe ndarjet janë padyshim më të shpeshta tek çiftet e pamartuar. Më shumë sesa tendencë: thuajse një normë e re jetese.
    E megjithatë, kush do të guxonte të deklarohej i kënaqur me të? Kush nuk ëndërron fshehtazi, edhe pas një ose shumë historish të dështuara, që të takojë më në fund atë me të cilën ose me të cilin “do të funksionojë”?
    Sepse sidoqoftë ata që festojnë përvjetorin e argjendtë (10 vjet), të kristalit (15 vjet) dhe madje edhe atë të porcelanit (20 vjet), ekzistojnë ende! Ka nga ata që thonë se janë “të dashuruar si ditën e parë” dhe pas një jete të gjatë së bashku duket se kanë gjetur “lumturinë e ëmbël të një paqeje pa fitore” të cilën e aspironte Verlaine. Pyetja që bëhet rëndon është: cili është pra sekreti i këtyre lidhjeve të gjata? Me ç’brumë janë gatuar çiftet jetëgjatë?
    Zgjedhjet janë individuale, por shpesh në mënyrë të pandërgjegjshme jemi të varur ngushtësisht nga konteksti sociopsikologjik. Do të tërhiqemi nga një i ngjashëm me ne? Nga një i kundërt? Nga një tjetër që nga plotëson? Rregulla nuk ka: kombinimet e çifteve janë të pafundme. Por me sa duket vetëm disa syresh formojnë lidhje më solide që i rezistojnë kohës.
    Lidhjet më atipike janë të destinuara të përfundojnë shpejt, por ato që rezistojnë dëshmojnë një dashuri të jashtëzakonshme, ndërkohë që lidhjet më homogame (ose më plotësueset) janë më të qëndrueshmet sipas psikologut. Por ndodh që harmonia që mbizotëron në vitet e para të një lidhjeje që duket e ekuilibruar, zhduket me evoluimin e njërit ose të dy partnerëve.
    Në fakt, ç’është tjetër një çift përpos një përputhje dëshirash dhe mënyrash për të dashur? Çfarë dimë ne për arsyet që kemi për t’u lidhur? “Supozojmë se z. Sikur martohet me znj. Sikur. Ata do të ndërtojnë së bashku një lidhje të lehtë, gjë që nuk do të thotë sipërfaqësore”, - thotë neuropsikiatri
    Boris Cyrulnik, në botimin e tij të fundit (të flasësh për dashurinë) ku tregon se sa e hollë është alkimia e takimeve ndërmjet dy stileve afektive. Çifte të tilla do ta ndajnë përditshmërinë e tyre me lumturi, duke u ndarë në mënyrë të papritur nëse kështu duhet dhe do të ritakoheshin me kënaqësi për të treguar aventurat e tyre sociale... Po kështu takimi ndërmjet z. Frikënngahumbja dhe znj.Nukeduajetën do t’i bënte këta të dy të evoluonin së bashku në mënyrë të favorshme nëse “prania e thjeshtë, e qëndrueshme dhe e zymtë e zonjës i jep siguri zotërisë i cili e bën zonjën më dinamike”. Por ndodh gjithashtu që zoti Friëngahumbja, i cili e fiton pak nga pak sigurinë afektive e cila do t’i ketë munguar që në fëmijëri, kur e sheh se është shëruar nga gruaja e tij... vendos ta lerë atë. Sigurisht që kjo është pika e dobët e çifteve moderne. Si njëri ashtu dhe tjetri reshtin së investuari në shportën e përbashkët obligimet tradicionale (puna dhe shpenzimet e ditës për burrin, punët e shtëpisë dhe vatra familjare për gruan) dhe gjithçka ndodh sikur partnerët kërkojnë të jetojnë vetëm të mirën e marrëdhënies së tyre. Sikur disa kokrriza rëre të futura në ingranazh të ishin të mjaftueshme për ta vënë në pikëpyetje të ardhmen e tyre. Sikur secili, i rrëmbyer nga pavarësia individuale, mund të bënte pa tjetrin... Dhe kësisoj i vihet shkelmi një ndërtese të bukur nga frika se mos ajo çahet akoma më shumë në vend që të provohej të konsolidohej. Pse jo, tek e fundit? Ndarjet nuk janë pa dhimbje. Dhe as pa fëmijë. Gjithnjë e më të shumtë në numër janë fëmijët që në moshë fare të vogël enden sa tek njëri prind tek tjetri nga të fryjnë erërat e dashurive dhe zhgënjimeve të prindërve të tyre. Aq sa terapistët e ndenjave kanë filluar të shqetësohen seriozisht. Nëse përpara disa vitesh konstatohej se piku i divorceve ndodhte pas lindjes së fëmijës së dytë, tani ndarjet duket se po ndodhin gjithnjë e më herët.
    “Anketat e fundit nënvizojnë një shtim të ndjeshëm të divorceve të parakohshme, domethënë pas lindjes së fëmijës së parë”, -sipas psikiatrit Bernard Geberowicz i cili nënvizon se çiftet ndiejnë sikur po shpërthejnë në mes të rrugës. Sipas psikologut kalimi nga dy në tre (burri, gruaja, fëmija) e vendos çiftin në provë. Pasi kalohet ky moment delikat, bashkëshortët gjejnë përgjithësisht një farë harmonie. Por momentet e vështira nuk vonojnë. Seksualitet më i vështirë, rutinë e jetës familjare, mungesë e projekteve, xhelozi, gënjeshtra, tradhti... Si dalin nga ky batak çiftet jetëgjatë?
    “Konstatohet se një pjesë e madhe e marrëdhënieve martesore mbështetet në ideologji sipas psikiatrit dhe psikioterapistit Gérard Apfeldorfer. “Ekziston ideologjia e dashurisë së madhe (që nuk cënohet nga asnjë papërsosmëri), ideologjia e marrëdhënies utilitare, të dobishme, ideologjia e çiftit totalitar në të cilin duhet thënë dhe ndarë gjithçka... “
    Por që jeta në çift të zgjasë, duhet të dish (të duash?) të ndash përfytyrimet. Të bësh përpjekje, të jesh bujar. Dhe të ndërtosh, edhe duke kaluar përmes rutinës dhe ritualeve, “një intimitet që e ndan çiftin nga pjesa tjetër e botës”. A mund t’ia dalësh në krye kështu? Çështje fati, bindje dhe cilësie e të jetuarit. Sipas një studimi të fundit të universitetit anglez të Warwick, burrat dhe gratë pa partnerë pijnë shumë, punojnë shumë, hanë keq dhe kanë paqëndrueshmëri afektive.
    Pasoja, sipas kësaj ankete të realizuar për shtatë vjet me 10 mijë qytetarë britanikë, burrat beqarë paraqesin 10 % më tepër rrezik vdekshmërie dhe gratë në të njëjtën situatë paraqesin 4,8 % më shumë rrezik. Për të jetuar mirë, jeto në çift...



    16/02/2005
    KATEGORIA: Metropol

  9. #29
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anëtarësuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    E ardhmja e marteses eshte bashkejetesa

  10. #30
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    E ardhmja e martesës është... martesa e së ardhmes. Por me kë ? Me dashurinë, kuptohet. Eh, ja ashtu, nuk ka çift më të vështirë se ky, por po u arrit të merren vesh këto të dyja, dmth e ardhmja me dashurinë, atëherë e ardhmja e martesës do të jetë një e ardhme e gjatë, dhe ndoshta e pafund... sigurisht, duke supozuar që ka një jetë tjetër pas kësaj...

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Enada At' Nikolla feston 5-vjetorin e martesës në Dardhë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 14:50
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  4. Sakramenti i Marteses
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 06:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •