Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 56
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Martesa ka ikur nga moda, nuk eshte me e preferueshme nga shumica e cifteve ne perendim. esht me mir keshtu sepse je me i lir dhe nuk ke shum strese

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga friendlyboy1
    Martesa ka ikur nga moda, nuk eshte me e preferueshme nga shumica e cifteve ne perendim. esht me mir keshtu sepse je me i lir dhe nuk ke shum strese
    jo vetem martesa por edhe shume gjera te tjera...

    Sipas nje studimi ne Itali kishte me shume qen e maca se femije nen moshe 15 vjeç...


    megjithate, a ehste me mire keshtu do e tregoje koha....

  3. #13
    Ne nje interviste, qe une vete nuk e kam lexuar, e kishin pyetur Kelmendin sa ndikon martesa ne jeten e shkrimtarit. Shume,- kish thene. Ne kuptimin qe nuk le shume kohe per t'u marre me hapesire besoj. Shpetim Kelmendi eshte alamet shkrimtari e gjynah qe e harxhoka kohen e vyer me perkthime te tilla. Me mire te na kishe sjelle ndonje gje letrare prej tij xhuxhumako.
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga Sokoli
    Me mire te na kishe sjelle ndonje gje letrare prej tij xhuxhumako.
    E drejte Sokol,

    Por nga ajo qe kemi vuajtur me shume ne shqiptaret eshte mendimi alternativ nga ai i shumices. Nuk nuk jemi si shumica, per ne je budalla, nuk perfillesh, perflitesh etj, etj,..

    Keshtu qe mendova qe do te ishte me mire per ta postuar kete shkrim.

    NDERKOHE DO MUNDOHEM te postoj edhe dicka nga krijmtaria e Kelmendit.

  5. #15
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Si shkrim permban nje sasi te madhe te vertetash ... sado qe ne
    nuk duam ti pranojme.
    Por tek populli Shqiptar vlerat dhe rendesia e marteses vashdon te jete
    e forte ... ne ndryshim me te tjere si psh Amerikanet.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Martesa sipas Karl JUNG

    Martesa sipas

    Karl JUNG

    E vlerësuar si një mar rëdhënie psikologjike, martesa është një strukturë jashtëzakonisht komplekse. Për shkak se këtu dua të kufizohem vetëm me problemet psikologjike të martesës, më duhet të mos marr parasysh kryesisht faktorët objektivë të natyrës ligjore dhe sociale edhe pse këto nuk mund të mos kenë ndikim të theksuar mbi marrëdhëniet psikologjike midis partnerëve në martesë.

    Sa herë që flasim për një marrëdhënie psikologjike, nënkuptojmë ato marrëdhënie që janë të ndërgjegjshme, sepse nuk ka të tilla midis dy njerëzve që janë në gjendje të pavetëdijshme. Nga pikëpamja psikologjike, ata në këtë rast, do të ishin tërsisht pa marrëdhënie. Nga çdo pikëpamje tjetër, njerëzit mund të konsideroheshin të lidhur por prap se prap, këto lidhje nuk mund të quhen marrëdhënie. Me rritjen e vazhdueshme të hapësirës së ndërgjegjëshme, por jo përpara se të realizohet marrëdhënia psikologjike, me sa dimë ne, kjo ndërgjegje mbetet gjithmonë një ndërgjegje egoje, që gjithçka e shikon në mënyrë të njëanshme, nga pikpamja e vetvetes dhe jo në mënyrë të bashkërënduar me partnerin, pra në marëdhënie me tjetrin. Që të jemi të vetëdijshëm për vetveten, ne duhet të jemi në gjendje të shquajmë vetveten nga të tjerët. Marrëdhëniet mund të zënë vend vetëm atje ku ky dallim ekziston. Djali i moshës martesore natyrisht zotëron ndërgjegje apo vetedije egoje, si rregull, më shumë se sa meshkujt që akoma nuk e kanë arritur këtë moshë, por ngaqë ai vetëm kohët e fundit ka dalë nga mjergullat e pavetëdijes fillestare, ende ka një zonë të madhe që shtrihet në hije dhe që e bën të pamundur formimin e marrëdhënies psikologjike. Kjo dotë thotë, në praktikë, se djali i ri ose vajza e re mund të kenë vetëm një të kuptuar të pjesëshëm të vetëvetes së tyre dhe të të tjerëve, pra nuk janë të mirëinformuar përsa u përket motiveve të tyre dhe të të tjerëve. Si rregull, motivet nga të cilat ai ose ajo veprojnë janë jashëzakonisht të pavetëdijshme. Natyrisht, atij ose asaj i thotë mendja se janë shumë të vetëdijshëm e të ditur, sepse gjithmonë mbivlerësojmë përmabajtjen ekzistuese të së vetëdijshmes tonë dhe është një zbulim i madh dhe i papritur, kur ne kuptojmë se ajo çfarë kishim menduar si një pikë kulmore ku do të arrinim, nuk ishte veçse hapi i parë në një ngjitje shumë të gjatë. Sa më e madhe të jetë zona e së pavetëdijshmes, aq më pak martesa është një çështje e një përzgjedhje të lirë, ashtu sikur se na duket në mënyrë subjektive te synimi fatal që ne përjetojmë, kur biem në dashuri. Pra, duke qenë të dashuruar, na thotë mendja se kemi realizuar një përzgjedhje krejtësisht të lirë e të vetëdijshme. Në të vërtetë kanë qenë motive krejtësisht të pavetëdijshme. Motivet e pavetëdijshme janë të natyrës presonale dhe të natyrës së përgjithshme. Para së gjithash ka motive që burojnë nga influenca prindërore. Marrëdhënia e djalit me mamanë e tij, si dhe e vajzës me babanë e saj, është faktor përcaktues në këtë aspekt. Është pikërisht lidhja e fuqishme me prindërit, që në mënyrë të pandërgjegjshme, ndikon pozitivisht ose negativisht në përzgjedhjen më të pëlqyeshme të djalit apo vajzës. Dashuria e ndërgjegjshme ndaj secilit prindër favorizon djalin apo vajzën për një çiftim të pëlqyeshëm, ndërsa ajo e pandërgjegjshme, që në asnjë rast nuk e ndjen të nevojshme të shprehë vetveten në mënyrë të vetëdijshme, e dikton djalin apo vajzën të bëjë zgjedhje të vështira dhe i imponon të ndërtojë disa modifikime karakteristike. Përgjithësisht, vetë jeta që prindërit mund të kenë kaluar, për shkak të së cilës ata pengojnë vetveten për motive artificiale, trasmetohet te fëmijët jo në mënyrë direkte, por si një formë zëvëndësuese e mosrealizimit të lidhjes së tyre.



    Marrëdhënia, në rastin më të mirë, do të ishte një pasqyrim i zbehtë i asaj që unë nënkuptoj, pra, një situatë shumë e venitur e problemeve, me një karakter padyshim jopersonal, plotësisht të përshtatur nga zakonet dhe paragjykimet tradicionale, prototipi i çdo martese konvencionale. Për aq kohë sa aryeja, apo kujdesi i ashtuquajtur “dashuri prindërore” nuk organizonjnë martesën dhe si rrjedhim instinktet primitive origjinale të fëmijëve nuk janë dëmtuar as nga edukimi i rremë, as nga influenca e fshehur e akumuluar nga prindërit dhe as nga komplekset prindërore të neglizhencës, zgjedhja martesore, normalisht do të ndjekë motivet e instinktit. E pavetëdishmja do të shfaqet tek identiteti i vetëdijshëm i fëmijëve. Pasoja praktike e kësaj është ajo që personi, djali apo vajza, nënkupton te personi i zgjedhur, një strukturë psikologjike të ngjashme me veten e tij. Jeta seksuale normale, si një eksperiencë e përbashkët me synime të ngjashme të theksuara, do të forcojë më tej ndjenjën e unitetit dhe të identitetit. Kjo gjendje përshkruhet si një prej harmonive të plota dhe ngrihet në qiell si lumturia më e madhe – “një zemër dhe një shpirt” - jo pa arsye, sepse kthehet te kushtet origjinale të ndërgjegjes. Për këtë arsye kemi gjestet fëminore të të gjithë të dashuruarve. Në të vërtetë, këto raste janë një përvojë reale dhe e pakontestueshme, forca transhendentale e së cilës shuan dhe përpin çdo gjë personale. Dëshirat personale për vetëzotërim thyhen. Vajza e rritur bëhet mama, djali bëhet baba dhe që të dy robërohen prej lirisë së tyre. Këtu marrëdhëniet mbeten brenda kufijve të qëllimit instinktiv, biologjik, që është ruajtja e llojit. Përderisa ky qëllim është i një natyre kolektive, gjë që është vetë natyra e instinktit, lidhja psikologjike midis burrit e gruas gjithashtu do të jetë në thelb kolektive dhe nuk mund të konsiderohet si një marrëdhënie e vetëdijshme individuale në kuptimin psikologjik. Ne mund të flasim për këtë lloj marrëdhënie vetëm kur natyra e pandërgjegjshme të zbulohet dhe identiteti fillestar të shkërmoqet. Rrallë ose asnjëherë, martesa mund të transformohet, të progresojë dhe të zhvillohet nëpërmjet një marrëdhënie pa kriza dhe si në vaj. Lindja e së vetëdijshmes nuk mund të ndodhë kurrë pa dhimbje. Mënyrat që të çojnë drejtë të kuptuarit të ndërgjegjshëm e të qartë janë të shumta, por ato ndjekin ligje të përcaktuara. Në përgjithësi ndryshimi fillon sapo nis pjesa e dytë e jetës. Ky stad është momenti i shpalosjes më të madhe, kur njeriu vazhdon t'i jepet punës së tij me të gjithë forcën dhe me të gjithë dëshirën e tij. Por, pikërisht në këtë moment, bie mbrëmja dhe fillon gjysma e dytë e jetës. Pasioni tani ndryshon formë dhe përmbajtje. “Unë dua!”, kthehet në të ashprën “Unë duhet” dhe kthesat e shtegut, që sapo sollën suprizën dhe zbulimin, bëhen të plogëta nëpërmjet zakonit. Vera e fermentuar fillon të qetësohet dhe të qartësohet. Në vend që njeriu të shikojë përpara, tani ai shikon shumicën e kohës padashje prapa dhe fillon të bëjë inventarin, të llogarisë se si jeta e tij është zhvilluar deri në atë moment. Në gjithçka, gjithnjë e më shumë kërkohet e synohet një motiv real. Vëzhgimi kritik i vetvetes dhe i fatit i jep mundësi njeriut të studiojë dhe të depërtojë në veçoritë e tij. Por këto aftësi depërtuese nuk vijnë tek ai lehtësisht. Ato fitohen vetëm përmes tronditjeve më të ashpra. Duke qenë se qëllimet e gjysmës së dytë të jetës janë të ndryshme nga ato të pjesës së parë, si sorollatjet rinore tepër të gjata andej këtej, qëndrimi rinor, etj., ato shkaktojnë një copëzim të vullnetit. Vetedija akoma pulson përpara me bindje, si me thënë me inercinë e saj vetiake, por e pavetëdijshmja mbetet prapa, sepse forca dhe vendosmëria e brendshme e duhur për shtrirje të mëtejshme dobësohet.

    Është pothuaj një ndodhi e rregullt për një femër të jetë e mbajtur shpirtërisht te burri i saj dhe për burrin, nga ana e tij, të jetë plotësisht i mbajtur emocionalisht te gruaja e tij. Burri i cili e ndjen veten të mbajtur shpirtërisht te partneri vetëkufizohet, duke u ndjerë plotësisht aktiv brenda kufijve të martesës së tij. Qëndrimi i tij në martesë mbetet i papjestueshëm, jashtë martesës nuk ekziston asnjë detyrim thelbësor dhe asnjë lidhje interesash. Aspekti i pakëndëshëm i këtij partnershipi ideal në tërësinë e tij është varësia shqetësuese e personalitetit, i cili në këtë mënyrë nuk mund të kuptohet në plotësinë e tij komplekse, prandaj dhe nuk është krejtësisht i besueshëm dhe krejtësisht i sigurtë. Avantazhi që spikat qëndron në pandashmërinë e tij dhe ky është një faktor që nuk duhet të nënvleftësohet në ekonominë psiqike. Natyra më e thjeshtë punon mbi atë më të komplikuarën, ashtu si një dhomë që është tepër e vogël dhe nuk i lejon njeriut hapësirë të mjaftueshme. Nga ana tjetër, natyra e komplikuar i jep njeriut më të thjeshtë shumë dhoma me hapësira tepër të mëdha, me qëllim që ai të mos e dijë kurrë se ku e ka vendin e vet të vërtetë, përkatës. Kështu ndodh fare natyrshëm, që më i komplikuari është mbajtësi i më të thjeshtit. I pari nuk mund të asimilohet nga i dyti, por e orienton atë duke qënë vetë mbajtës. Megjithatë, përderisa më i komplikuari ka ndoshta një nevojë më të madhe se tjetri për të qënë i mbajtur, ai do ta ndjejë veten jashtë martesës, si rrjedhim do të mbetet gjithmonë problematik. Prandaj ky tenton ta vëzhgojë fshehtas këtë ekspoze, fillimisht, në moshën e re në mënyrë të pavetëdijshme, duke mos dyshuar se mund të ishte ndryshe, por sapo fillon mosha e mesme i zgjohet një mall më ngulmues për këtë unitet dhe pandashmëri thellësisht të nevojshëm për të. Siç vijnë ngjarjet, këto prirje zenë aq shumë vend sa e bëjnë parësor konfliktin. Atij i vjen mëndja dhe bëhet i ndërgjegjshëm për faktin se është duke u orvatur të arrijë kompletimin, është duke synuar partnerin e mbajtur dhe të pandashëm, që i ka munguar gjithmonë, por që në të vërtetë, ai s'ka qenë i vetëdijshëm për të, për individualitetin e tij. Për personin e mbajtur kjo është vetëm një konfirmim i pasigurisë që ai ka ndjerë gjithmonë në mënyrë kaq të dhimbshme. Ai zbulon se në dhomat, të padëshiruara për miqtë, të cilat në dukje i përkisnin atij, atje pra na banokërka një tjetër, një i panjohur, pra jo tamam ai, si një individ i përcaktuar. Shpresa e sigurisë venitet dhe ky zhgënjim e shtyn femrën të mbyllet në vetvete e të pranojë dështimin, nëqoftëse përpjekjet e saj të forta e të dëshpëruara nuk do të kenë sukses për ta detyruar partnerin e saj të kapitullojë, duke pohuar se malli i tij për unitet nuk ka qenë asgjë veçse një fantazi fëminore dhe e sëmurë. Pranimi i saj për këtë dështim mund t'i bënte asaj një të mirë reale, duke e detyruar atë të kuptojë se siguria të cilën ajo e kërkonte me aq ankth duhet të gjendet tek vetja e saj. Në këtë mënyrë, ajo gjen vetveten dhe natyrën e thjeshtë vetjake dhe zbulon gjithë ato kompleksitete të cilat mbajtësi i kishte synuar më kot te ajo.

    Është një metamorfozë nga një gjendje, ku njeriu është vetëm vegël e natyrës instinktive, te një gjendje tjetër ku ai nuk është më një e tillë por vetvetja. Eshtë një transformim i natyrës, një progres prej instinktit te fryma. Por tranzicioni gëlltit shumë kohë dhe pjesa më e madhe e popullsisë ngec në stadet e para. Ne vetëm mund të përpiqemi për një qëndrim, i cili do të na lejojë ta jetojmë të gëzuar fatin tonë, në një mënyrë të pashqetësuar, po aq sa edhe pagani që jeton brenda nesh. Të dy, spiritualiteti dhe sensualiteti, duhet të jetojnë duke joshur njëri-tjetërin. Transformimi që unë kam përshkruar shkurt më sipër është vetë esenca e marrëdhënieve psikologjike martesore. Shumë mund të thuhet rreth iluzioneve që i shërbejnë qëllimeve të natyrës dhe i'u japin shkak këtyre transformimeve karakteristike për moshën e mesme. Harmonia e çuditshme që karakterizon martesën gjatë gjysmës së parë të jetës dhe realizon një përshtatje të sukseshme, është në një masë të madhe e bazuar pikërisht mbi këto iluzione, mbi projeksionin e imazheve të qarta arketipale. Çdo burrë mban brenda vetes imazhin e përjetshëm të gruas, jo imazhin e kësaj apo asaj gruaje të veçantë, por një imazh femëror të caktuar. Ky imazh është thellësisht i pavetëdijshëm, një faktor i trashëguar i origjinës së hershme, i ngulitur në sistemin organik jetësor të njeriut, një gjurmë apo arketip i të gjitha eksperiencave strëgjyshërore femërore, një depozitë, si me thënë, e të gjitha përshtypjve të mbetura vazhdimisht nga gruaja, shkurt një sistem i trashëguar i përshtatjes psikike. E njejta gjë është e vërtetë edhe për gruan, e cila, gjithashtu, mbart imazhin e saj të lindur, të vetvetishëm, të burrit. Aktualisht, për sa dimë ne nga përvoja, do të ishte më e saktë ta përshkruajmë këtë imazh, si një imazh mashkulli. Ndërsa në rastin e burrit, ta përshkruajmë imazhin që mbart ai si imazhi i femrës. Për shkak se ky imazh është i pavetëdijshëm, ai është gjithmonë i projektuar në mënyrë të pavetëdijshme te burri dhe është një prej shkaqeve kryesore për joshje ose neveri pasionante. Unë e kam quajtur këtë imazh anima. Dhe në rastin e gruas, imazhin e mashkullit që mbart ajo, animus. Vetë gruaja nuk ka fare anima, nuk ka asnjë shpirt, por ajo ka animus. Anima ka karakter erotik, emocional, animusi ka karakter racional. Prandaj shumica e asaj që burrat e quajnë erotizëm femëror, veçanërisht kur flasin rreth jetës emocionale të grave, buron nga projeksionet e animës së tyre, të shpërfytyruara e devijuara sipas iluzioneve të tyre. Nga na tjetër, supozimet e çuditshme dhe fantazitë e mahnitshme të grave në lidhje me meshkujt, burojnë nga animusi i tyre, i cili prodhon dhe i furnizon ata në mënyrë të pashtershme me argumenta jologjikë dhe përshkrime të paqëna në lidhje me meshkujt. Anima dhe animusi, karakterizohen që të dy nga një kompleksitet i jashtzakonshëm. Sido që të jetë imazhi, sado mahnitës të jetë ai, duket sikur rri pezull dhe pret të përmbushet nga një person real. Ka disa tipe grash të cilat duken se janë krijuar nga natyra në përputhje me projeksionet joshëse të animas që mbart mashkulli. Në të vërtetë, njeriu nuk mundet të flasë për një tip anime të përcaktuar. I ashtuquajturi karakter sfinks, është një pjesë plotësuese e natyrës së tyre, gjithashtu një ekuivok, një iluzion intrigues, nuk është një mjergullnajë e paqartë që nuk ofron asgjë, por një papërcaktueshmëri që ngjan e mbushur plot premtime, ashtu si heshtja domethënëse e Mona Lizës. Një grua e këtij lloj i ka të dyja, të Renë dhe të Moshuarën, mamanë dhe bijën, më shumë se sa virtytin e dyshimtë dhe foshnjorak. Prapë se parpë është e paijsur me një dinakëri të padjallëzuar që i çarmatos skajshmërisht meshkujt. Jo çdo njeri me fuqi intelektuale reale mund të përftojë një animus, sepse animusi duhet të jetë një mjeshtër jo aq shumë i idesë së shkëlqyer, sa i fjalëve të shkëlqyera, fjalë që duken plot kuptim, që hiqen sikur fshehin një të pathënë shumë të madhe. Ai duhet gjithashtu t'i përkasë klasës së të ”keqkuptuarve”, ose, në një farë mënyre të jetë në konflikt me ambientin e tij, gjë që lë të kuptohet ideja e vetësakrificës. Ai duhet të jetë një hero rreth të cilit duhet të ngrihen shumë hamendje, një njeri me mundësira. Sikurse projeksioni i animusit të gruas mund të zgjedhë një burrë, vlera reale e të cilit nuk është njohur akoma dhe aktualisht mund ta ndihmojë këtë burrë të arrijë destinacionin e vërtetë me përkrahjen e saj morale, po kështu edhe burri mund të gjejë një femër frymëzuese nëpërmjet projeksionit të tij të animas. Por më shpesh kjo del të jetë një iluzion me pasoja shkatërruese, një dështim, sepse besimi i tij nuk kishte mjaftueshmërinë e duhur. Për pesimistët unë do të thosha, se këto imazhe psiqike të hershme kanë një vlerë pozitive të jashtëzakonshme, por unë duhet të paralajmëroj optimistët kundrejt fantazive verbuese dhe labirintheve absurde. Ata nuk duhet ta marrin parasysh këtë projeksion për marrëdhëniet individuale dhe të ndërgjegjshme. Ajo, gruaja drejt së cilës orientohen këta meshkuj me pavetëdije, na jep ndonjë shenjë të botës së çuditshme të parafytyrimeve që fshihen nën projeksionin e animas së tyre. Ato janë në thelb përmbajtje shpirtërore shpesh nën maska erotike, fragmente të dukshme të mentalitetit mitologjik primitiv, që përbëhet prej arkiptipave, tërësia e të cilëve formon pavetëdijen kolektive. Një marrëdhënie e tillë është në përputhje të plotë me rrafshin kolektiv dhe jo me atë individual. Nëqoftëse një projeksion i tillë do t'i bashkangjitej njërit prej dy prej partnerëve bashkëshortë, marrëdhënia shpirtërore bie në konflikt me marrëdhënien biologjike dhe prodhon te personi mbajtës çarje ose dizintegrim, që unë e kam përshkruar më sipër. Nëqoftëse ai është në gjendje që të qëndrojë mbi ujë, ai do të gjejë vetveten pikërisht përmes këtij konflikti. Në këtë rast, projeksioni edhe pse i rrezikshëm në vetvete, do ta ketë ndihmuar atë të kalojë nga marrëdhënia kolektive tek ajo individuale. Kjo është ekuivalente me të kuptuarit e qartë dhe plot vetëdije të marrëdhënies që përçon martesa. Është e mjaftueshme këtu të përmendet vetëm një fakt: njeriu me vështirësi mund t'i trajtojë marrëdhëniet psikologjike martesore, bile me rrezikun e keqkuptimit. Sikurse është krejt e ditur dhe madje e mirënjohur, njeriu nuk mund të kuptojë asgjë psikologjike, nëse ai nuk ka eksperimentuar vetveten, nuk e ka gjetur atë, psikologjinë te vetvetja. Askush që ndjek një gjykim nuk ndalon së ndjekuri atë i bindur se ky gjykim është i vetmi gjykim i vërtetë dhe kompetent. Ky fakt ngacmues vjen nga mbivlerësimi i nevojshëm i përmbajtjes momentale të ndërgjegjes, sepse pa këtë koncentrim të vëmendjes ai nuk mund të jetë aspak i ndërgjegjshëm. Si rezultat, mund të themi se çdo periudhë e jetës ka të vërtetën psikologjike të saj, të vërtetën psikologjike personale që i referohet çdo stadi të zhvillimit psikologjik. Ka stade të cilat vetëm pakica mund t'i arrijë. Eshtë çështje race, familje, edukimi, talenti dhe pasioni. Natyra është aristokrate. Njeriu normal është një sajim edhe pse disa ligje të përgjithshme të vlefshme ekzistojnë. Jeta psikologjike është një zhvillim që lehtësisht mund të ndalet në nivelet më të ulta. Është njësoj sikurse çdo individ të kishte një peshë të caktuar specifike, në lidhje me të cilën ai ngrihet ose fundoset te niveli ku arrin lumturinë e tij.

    Përktheu e pregatiti: Ç.KOKONOZI

  7. #17
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Martesa eshte akti qe con dy gjallesa drejt peshtirosjes per njeri tjetrin ka thene nje filozof i madh.

    Dito.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    O Dito, o mik,

    Nje thenie qe ma ka thene nje shok i martuar mua te pamartuarit:

    "Martesa eshte nje m.u.t.e qe duhet ngrene, me mire ta hash te njome se i thati nuk shtyhet "

    P.s Shprehja e mesiperme nuk shpreh opinionin tim mbi martesen.

  9. #19
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku
    O Dito, o mik,

    Nje thenie qe ma ka thene nje shok i martuar mua te pamartuarit:

    "Martesa eshte nje m.u.t.e qe duhet ngrene, me mire ta hash te njome se i thati nuk shtyhet "

    P.s Shprehja e mesiperme nuk shpreh opinionin tim mbi martesen.
    Nje tjeter theni miku im xhuxhumaku eshte dhe kjo:

    Martesa eshte nje kurth qe i kendshem qe natyra na ngriti, dhe je i destinuar te biesh ne te.

    Dito.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    "Martesa eshte nje m.u.t.e qe duhet ngrene, me mire ta hash te njome se i thati nuk shtyhet "
    une s'kam eksperience se jam beqar akoma po mendoj se gjera te tilla jane thjesht thenie idiote qe i kane thene ca budallenj e s'ja vlen aspak t'i citosh(xhuxhumak s'kam gje me ty ktu )


    personalisht them se veshtiresite qe mund te kete martesa jane esenca e saj... perpjekjet dhe veshtiresite, ne njefare menyre, jane thelbi lumturise ne kete bote... kjo eshte natyra e njeriut...

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Enada At' Nikolla feston 5-vjetorin e martesës në Dardhë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 14:50
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  4. Sakramenti i Marteses
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 06:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •