Kreu i PD tha dje se sipas raportit tė Brewton ODS 2/3 e taksave ose 700 milionė euro nuk hyjnė nė arkėn e shtetit
Buxheti, tė gjitha replikat e djeshme nė Parlament
N.Perndoj
TIRANE- Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha u ka kėrkuar dje deputetėve qė tė pėrgjysmohen shpenzimet pėr Presidencėn, Kuvendin dhe Kėshillin e Ministrave. A jeni burra, a keni ndjenjė, moral. Le tė vendosim qė tė pėrgjysmojmė shpenzimet e Kuvendit, qeverisė, presidentit, tė gjitha. Dalin me dhjetėra milionė dollarė shpenzime. Bėjeni kėtė. Hajdeni ta vendosim, por ju nuk e bėni dot. Nėse doni tė dilni nga krimi ekonomik, urdhėroni tė ribėjmė buxhetin, tė kufizojmė shpenzimet nė radhė tė parė pėr aparatin qendror, pėr Kėshillin e Ministrave, pėr Kuvendin, pėr institucionet, - tha dje Berisha. Sipas tij nė vitin 96 Presidenca ka pasur njė buxhet prej 46 milionė lekė, ndėrsa sot Moisiu na kėrkon 240 milionė lekė dhe i duket pak. Nė Presidencė ka pasur 53 rrogėtarė tani ka 66,-tha Berisha. Pėr herė tė parė, lideri i opozitės, ka bėrė publike edhe tė dhėnat e njė raporti tė njė prej institucioneve financiare mė tė rėndėsishme. Duke iu referuar kėtij raporti, Berisha deklaroi se rreth 2/3 ose 700 milionė euro nuk hyjnė nė arkėn publike, si rezultat i vjedhjes sė taksave. Faqja juaj e zezė qėndron nė mėnyrėn e vjeljes sė taksave. Raporti i fundit i institucionit financiar Brewton ODS pėr Shqipėrinė pohon se vjelja e taksave nė Shqipėri ėshtė 2 deri nė 3 herė mė e ulėt pėr tė njėjtin nivel fiskal, sesa vendet e tjera tė rajonit. Pra rreth 2/3 e taksave apo rreth 700 milionė euro nuk hyjnė nė arkėn publike, por vidhen. Po ky raport nė faqen 103 denoncon taksat e paguara nga taksapaguesit shqiptarė qė shndėrrohen nė pasuri personale tė disa zyrtarėve publikė. Pra nė kėtė denoncim tė institucioneve financiare mė prestigjioze tė botės, rezulton se ju taksat i mblidhni jo si qeveri, por si njė bandė, qė nuk njeh ligj as moral se dikujt i merrni edhe ēdo qindarkė, ndėrsa tjetrit nuk i merrni miliarda, - tha dje Berisha. Nė kėtė raport, citoi Berisha, thuhet gjithashtu se indeksi i korrupsionit nė vitin 96 ishte 24 kundrejt 68 qė ėshtė nė vitin 2003, pra sipas tij, ėshtė rritur tre herė dhe tre herė ėshtė ulur vjelja e taksave nė krahasim me vitin 96. Po kėshtu indeksi i kontrollit tė korrupsionit sipas kėtij raporti qė do ta dalė sė shpejti ishte 60 nė vitin 1996 dhe ka zbritur nė 23.2 nė vitin 2003,- tha ai. Berisha theksoi se me 700 milionė euro tė humbura do tė ishin hapur 110.000 vende pune pėr tė papunėt. Se kjo shumė ėshtė e barabartė me konsumimin me katėr korsi tė dy akseve kryesore tė vendit Qafė Thanė- Durrės dhe Durrės-Kukės dhe se 700 milionė euro janė tė barabartė me dy TEC, me kapacitete tė instaluar nga ajo qė po projektohet pėr TEC-in e Vlorės,- shtoi ai. Berisha deklaroi gjithashtu dje se taksa mbi fitimin nuk paguhet nga ministra kryesorė tė kabinetit Nano. Kush nuk e paguan kėtė taksė, ata qė shėtisin nė kroēerė kryeministrin Fatos Nano. Nuk paguajnė Leskajt. Importin e naftės e bėjnė Durakėt dhe Angjelėt, ndėrsa importin e alkoolit e bėn Duka. Kush e bėn importin e cigareve? E bėn first-meni me klanin e tij,- tha ai.
Akuzat e Berishės
Kush nuk e paguan taksėn e tatim fitimit?
Ata qė shėtisin nė kroēerė kryeministrin Fatos Nano
Nuk paguajnė Leskajt
Importin e naftės e bėjnė Durakėt dhe Angjelėt
Importin e alkoolit e bėn Duka.
Kush e bėn importin e cigareve? E bėn first-meni me klanin e tij
Vetėm Isakėt e tij shpenzojnė telefona celularė dhe fiksė 92 milionė lekė, pra 15% mė shumė se Kėshilli i Ministrave nė vitin 96
Kush nuk e paguan doganėn? Fatos Nano fut helikopterė dhe autobusė i pari.
Pas kėtij klani ėshtė Duraku dhe Angjeli qė ia kalojnė edhe Dukės, sepse janė 700.000 ton naftė qė nuk zhdoganohen
I treti vihen klani i Zemunit me pluhrat e bardha, sheqerin etj.
Krijoni Kontakt