Emigrantėt afganė janė bėrė objekt i dhunės policore greke. Nisin hetime pėr tė gjetur pėrgjegjėsit
Policia greke masakron emigrantėt afganė
Abu-Graib nė lagjet e Athinės - reagojnė shoqatat pėr mbrojtjen e fėmijėve dhe emigrantėve
Altin Metaj
Ajo qė ka ndodhur javėn e kaluar me emigrantėt afganė qė jetojnė nė Greqi, ka kaluar ēdo pėrfytyrim njerėzor. Policė grekė kanė rrahur e torturuar njė numėr qytetarėsh afganė pikėrisht nė zonėn ku ata jetojnė dhe mė pas nė qelitė e burgut, ku disa prej tyre u morėn me forcė. Skenat e dhunės masive kanė qenė aq ēnjerėzore sa nuk janė bėrė dallime. Mes tė dhunuarve kanė qenė edhe fėmijė afganė, 12 prej tė cilėve aktualisht janė marrė nėn mbrojtje nga shoqatat humanitare dhe njė numėr psikologėsh janė angazhuar pėr ti ndihmuar ata tė harrojnė ato qė pėrjetuan. Autoritetet greke kanė urdhėruar dje fillimin e hetimeve nė lidhje me ngjarjen. Por pak shpresa ka qė tė dėnohen fajtorėt.
Ngjarja
Nė kėrkim tė njė emigranti afgan, i cili i shpėtoi policisė nga duart, nė kohėn kur ata po e ēonin nė gjykatė, policia ka shkuar mbrėmjen e sė hėnės sė kaluar nė zonėn ku jetojnė emigrantėt nga Afganistani. Stacioni i parė i policisė u bė njė shtėpi e vjetėr trekatėshe nė rrugėn Pinu ku jetojnė 35 emigrantė afganė. Pėr tre ditė me radhė, policia e ktheu shtėpinė nė qendėr dhune. Nė katin e parė vinin nė rresht banorėt afganė tė pallatit dhe i ofendonin e i godisnin. Njė prej emigrantėve nė kėmbėt e tė cilit duken shenjat e zeza tė goditjeve tregon: Tmerri filloi tė hėnėn pasdite kur njė polic civil na tregoi njė fotografi dhe na pyeti nėse e njihnim personin. Nė fillim nuk na goditėn. Por u kthyen nė orėn 11 tė darkės, hynė nėpėr shtėpi dhe i mblodhėn tė gjithė. Shumica flinin dhe policėt i godisnin me shkelma qė tė zgjoheshin. Njėrin e goditėn nė fyt me pjesėn e prapme tė armės.
Sipas dėshmive, policėt godisnin kėdo qė u dilte pėrpara, ndėrmjet tyre edhe fėmijė. Organizata pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijėve ka bėrė dje tė ditur se 12 fėmijė qė jetonin bashkė me familjet nė atė godinė, janė goditur. Aktualisht pėr ta po tregohet njė kujdes i veēantė nė njė shtėpi fėmijėsh, pėr ti ndihmuar tė harrojnė tmerrin qė jetuan.
Por e keqja nuk ka mbaruar me kaq. Disa prej emigrantėve janė shoqėruar pėr nė rajonin e policisė, ku edhe kanė jetuar pjesėn e dytė tė tmerrit. Njė 19-vjeēar afgan tregon ferrin qė jetoi: Mė morėn dhe mė ēuan nė bodrumin e njė rajoni policie. Mė godisnin me shkopinj gome dhe rripa mesi. Duhet tė mė kenė goditur mė shumė se njė orė. Mė godisnin dhe mė fotografonin me celularėt e tyre.
Reagimet
Nga ana e saj policia greke nuk e pėrfshiu ngjarjen e fundit nė ndonjė sukses tė policisė greke, tė stėrvitur gjatė Lojėrave Olimpike, por thjesht ka kėrkuar hapjen e hetimeve pėr ngjarjen. Nxjerrjen e pėrgjegjėsve pėrpara drejtėsisė ka kėrkuar gjithashtu edhe avokatja Joana Kurtovik nė emėr tė Rrjetit pėr tė Drejta Politike dhe Sociale dhe tė Rrjetit pėr Pėrkrahjen Sociale tė Emigrantėve dhe Refugjatėve. Kemi dėshmi pėr rrahje masive tė emigrantėve afganė. E vėrtetuam edhe ne duke takuar viktimat dhe duke bėrė fotografimin e tyre pas pėsimit tė dhunės. Kemi njė Abu Graib nė lagjet e Athinės,- tha avokatja Jona Kurtovik.
Krijoni Kontakt