Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Orhan Pamuk: Ne Turqi jane vrare 30 mije kurde dhe 1 milion armene

    Gazeta Hurriyet (Liria) ben te ditur ne nje lajm te saj nje deklarate te shkrimtarit turk Orhan Pamuk se "ne Turqi jane vrare 30 mije kurde dhe 1 milion armene". Deklarata e tij pritet te shkaktoje debate ne opinion vendas. Me poshte vijon nje pekthim i artikullit, ndersa per turqisht-lexuesit lidhja e internetit, per sa kohe do ta mbajne artikullin ne linje, eshte http://www.hurriyetim.com.tr/haber/0...~535011,00.asp

    ASKUSH NUK FLET, TE PAKTEN TE FLAS UNE

    Orhan Pamuk ben deklarata qe do shkaktojne debat ne reportazhet qe jep per gazeta dhe revista te shumta gjermane me rastin e perkthimit te romanit te tij "Bora" ne gjermanisht. Ne intervisten dhene shtojces kulturore "Das Magazin" te Tagesanzeiger’, shkrimtari i shquar thote se ne Turqi jane vrare 30 mije kurde dhe 1 milion armene. Pjesa ne fjale e interviste u zhvillua si me poshte:

    DM: A lexonit dhe ne Kars, pjese nga libri "Bora"?
    OP: Po, gjate ketyre 30 vjeteve, atehere kur vendi im ishte ne paqe me te shkuaren e tij, kur mund ti perballonte shakate e mia dhe kur gjendja ekonomike nuk ishte kaq keq. Sot absolutisht nuk shkoj atje, do te ishte shume e rrezikshme. Mund te kuptoj lendimin qe nje person qe nuk lexon shume libra mund te marre nga ky liber. Por une jam nje romancier. Ky eshte dhe problemi im. Te shkruarit roman eshte nje gjetje perendimore dhe une po e bej kete pune ne nje vend qe per shume kohe nuk dinte c'eshte romani. Ky ishte dhe problemi i Stendal-it dhe Volter-it. Kunder tyre thuhej se "Keta shkrimtare po tallen me ne. Keta nuk jane franceze". Disa shkrimtare, ne vend qe te shkruajne nje roman per te qene, thone se jane me "turq" se te tjeret. Ne Turqi kemi shkrimtare qe krenohen thjesht me te qenurit "turk". Ceshtja eshte te shkruash nje roman te mire. Por dhe shkrimtare qe mburren se jane me teper Turq nga te tjeret nuk i lexon njeri.

    DM: Edha ata thone te njejten gje per ju.
    OP: Por librat e mi shiten, te tyret jo. Kjo eshte dicka e matshme. Ju pergezoj. Me kete qe thate me bete te ndihem sikur jam perballe nje gazetari turk dhe jo nje gazetari evropian.

    DM: Pse une i ngjaj nje turku ?
    OP: Jo, por flisni si nacionalistet qe filluan te ngrejne krye serish para dy-tre vjetesh. Dhe me pyetjet tuaja arritet te me ngacmoni. Faleminderit.

    DM: Por une akoma nuk jam i kenaqur. Si do puqen turqit me ne ?
    OP: Nje turk fiton mesatarisht 4 mije Euro ne vit kurse nje evropian 10 fishin e tij. Keto (te ardhurat e nje turku) duhen rritur. Atehere probleme si nacionalizmi apo fashizmi zhduken vete. Per kete arsye na duhet te hyjme ne BE. E shkuara jone, bashke me te sotmen, jane para nje ndryshimi. Zhvillimet e sotme ndryshojne dhe te shkuaren. Pak nga pak, duhet te flasim per ngjarje te hidhura te se shkuares se ketij vendi.

    DM: Ju vazhdoni te flisni. Doni patjeter ti hapni probleme vetes ?
    OP: Po, cdokush duhet ta beje kete gje. Ketu jane vrare 30 mije kurde. Dhe 1 milione armene. Dhe askush nuk guxon ta permende kete fakt. Atehere po e bej une. Dhe per kete arsye me urrejne.

    NACIONALISTET ME URREJNE

    Duke permendur kritikat e tij ndaj atyre nacionalisteve qe mendojne se te gjithe jane armiq per Turqit, Pamuk thote se "Dhe ata me urrejne mua". I pyetur se nga vjen ky lloj nacionalizmi, Pamuk shprehet se: "Une thjesht habitem me te mos-kuptuarit se sa gje fantastike eshte afrimi yne me Evropen. Rrugezgjidhja eshte diktatura. Qofte ushtarake, qofte fetare. Por ne vend qe te gezohen, disa syresh akoma merren me Qipron".

    Pamuk shton se "Mua nuk me intereson BE. Une e dua BE-ne per lirine e medimit, popullsine e hapur dhe demokracine e saj".

    LAVDERIME PER KRYEMINISTRIN ERDOĞAN

    Ne nje interviste dhene gazetes gjermane Süddeutsche Zeitung, Orhan Pamuk thote se ne tre vjetet e fundit ne Turqi kane ndodhur ndyshime te medha. Ai shton se ligjet qe kufizonin lirine e mendimit i rrezoi qeveria e Erdoğan-it dhe se tani eshte rradhe e Evropes ti zgjase Turqise doren e ndihmes.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Orhan Pamuk e ka siguru Nobelin e Letersise me k'te qe ka thene...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Lightbulb Dr Rieux

    Dr Rieux, hidhi nje sy ketij linkut po deshe...

    http://www.hurriyetim.com.tr/yazarla...~535817,00.asp

    Altaylı nuk me pelqen shume por ne te gjithe shtypin e sotshem do kete shume kritika per Orhan Pamukun them.

    Citim Postuar mė parė nga Fatih Altaylı
    Orhan Pamuk’a bir an önce Nobel’i verseler de, Türkiye de rahatlasa.
    Sikur t'ia jepnin Nobelin Orhan Pamukut dhe te zeje rehat edhe Turqia... looool...

    Orhan Pamuku si shkrimtar te hap barkun me than te drejten...vetem se une besoj se Nobelin do e marre sivjet...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 11-02-2005 mė 05:32

Tema tė Ngjashme

  1. Vazhdojnė punimet e rrugės Durrės-Morinė
    Nga Iceberg nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 18-09-2007, 08:47
  2. Auditimi i Brendshėm
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 05:45
  3. 1 ne nje milion
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 24-09-2005, 18:12
  4. Implikimi i pushtetareve ne krimin e organizuar
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 04:36
  5. Zog I dhe Toptani sipas Durhamit
    Nga Bohemian nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2002, 10:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •