Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 55
  1. #31
    Malsoro meqe kerkon te faluren po ta jap. Veshtruses vogelushes po i jap nje akullore kurse tere te tjereve u them qe s'tallem dhe tema nuk vertitet rreth meje po rreth vetes.

    Ore pse nuk shikoni cfare behet ne kete teme? Shikojeni se eshte nje pasqyre e madhe.

    Hajt me nder qofshi.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Ty te pelqen te hedhesh gure dhe te shohesh se si te te tjeret mundohen t'i gjejne.

    Ore pse nuk shikoni cfare behet ne kete teme? Shikojeni se eshte nje pasqyre e madhe.
    Shume kane shkruar ne lidhje me dy shprehjet dhe kane diskutuar ne lidhje me fene, megjithese ti kishte bere nje pyetje llogjike. Shume kane dale nga tema. Megjithate duhet ta kisha marre pak seriozisht, meqe temen e hape ti.
    Mbetsh me shnet!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 21-12-2004 mė 16:57

  3. #33
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Veshtruses vogelushes po i jap nje akullore kurse tere te tjereve u them qe s'tallem dhe tema nuk vertitet rreth meje po rreth vetes.

    Ore pse nuk shikoni cfare behet ne kete teme? Shikojeni se eshte nje pasqyre e madhe.
    Ju paskeni dal si filozof pertej filozofeve (sidomos pasi pyetjet e juaja paskan edhe "histori" me vete)!

    Njeriu cdo dite te jetes se tij meson dicka per vetvete, jo te kjo teme, por tek cdo teme, ne cdo vend, ne cdo kohe....

    Por ju harroni se njeriu mund te mesoj edhe mbi ate qe e ben pyetjen...dhe sigurisht edhe kur ai jep edhe pergjigje (sidomos ne formen fyese).

    tung
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 21-12-2004 mė 17:19 Arsyeja: ndryshova mendjen

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga Highlander
    Megjithėse nuk e kapa mirė kuptimin (ndėrtimi sintaksor lė pėr tė dėshiruar), mund tė them qė filozofėt nuk janė alternativa e besimtarėve. Sepse, nėse e ke parė mirė, ka patur shumė filozofė tė mėdhenj qė kanė qenė besimtarė. Por ato nuk kanė qenė tė tillė tė verbėr qė ndjekin qorrazi kėtė apo atė besim. Dhe tė duash t'i bėsh filozofėt me ndėrgjegje tė rėnduar, kjo ėshtė tė flasėsh nė erė. Filozofėt dhe ato qė merren me to nuk duan tė bėjnė shokė (pėr tė zbutur ndjenjėn e fajit, siē thoni ju), por sepse filozofia ka lindur nga shenja e pikėpyetjes. Nėse truri ynė do tė funksiononte pa kėtė, atėherė tani do tė ishim tė shurdhuar nga tė gjitha fjalitė deklarative qė mbjell andej-kėndej errėsira e paditurisė.

    Me pyeti njehere nje jo-besimtar (nuk po them ateist) i zellshem:

    A e di ti pse nuk besoj une ne Zot?

    dhe filloi te me rendiste 100 arsye llogjike perse ai nuk besonte "as ne Zot e as ne fe". Kur mbaroi, une i thashe. Te gjitha ato arsye jane pergjigjet qe justifikojne mos pasjen e deshires nga ana juaj per te njohur Zotin.

    Si mund te besosh/mos besosh dicka qe nuk e njeh?

    Ky miku qe kish lexuar shume filozofe filloi te me citonte cfare kish thene X apo Y per fene e per Zotin. E prita derisa mbaroi dhe i bera nje pyetje te thjeshte:

    - E ke marre ndonjehere mundimin te studiosh nje fe apo te njohesh Zotin ashtu sic e ke marre mundimin qe te studiosh edhe filozofet?

    U shtang per nje moment pasi nuk e kish bere nje gje te tille por nuk deshironte qe te pranonte se nuk e kish bere nje gje te tille. Ky eshte edhe paradoksi i shume prej mendimeve tuaja ne kete teme, qe nuk jane as tuajat, por te filozofeve te ndryshem.

    Ju merrni persiper te flisni e gjykoni per dicka qe nuk e njihni!

    Dhe per nje njeri qe nuk di, gjithcka e huaj eshte e keqe.

    Albo

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Pergjigja ka dale sheshit me kohe dhe tani nuk ka mbetur gje vecse perseritja e te njejta muhabeteve, por ne dallim me shpjegime, me fjale pothuajse te ndryshme, por qe kane te njejtin "destinacion." (u be muhabeti ---> vertitu papushim rreth pemes.)

    Nėse ata, qe tashme kane dhene pergjigje duke u bazuar ne menyren e tyre te te shpjeguarit te ceshtjes se shtruar, do te vendosin te lexojne pergjigjet e dikujt tjeter dhe t'i krahasonin keto te fundit me shpjegimin e dhene prej tyre, se ku qendron gabimi qe demonstron ceshtja e shtruar per analizim, do te arrinin ne perfundimin se:
    Thenia e Nietzche-s eshte rezultat i arritur si rezultat i botkuptimit te tij per natyren (simbolin) e fese per masat ne kendveshtrimin e tij personal. Nga ana tjeter thenia e Dun-it eshte, po ashtu perfundim i arritur ne rrethana te vecanta botkuptuese per te njejten ceshtje, por duke u bazuar ne nje kendveshtrim krejt te ndryshem. Akoma me thjesht, nuk eshte e thene, qe ajo cka mendoj une per nje ceshtje, te jete absolute per dike tjeter.

    Nje gje duhet te kihet parasysh:
    Ne boten e matematikes, barazimi i pohimeve te ngjashem mbeshtetet ne "teori fikse" dhe perfundimisht te ndertuara me qellim per t'i sherbyer njeriut ne "pershtatje" me mjedisin ku jeton dhe padyshim ne pergatitjen e trurit per zgjidhjen e situatave pothuajse te ngjashme pergjate jetes se tij.
    Nga ana tjeter, ne boten reale, menyra e perceptimit te realitetit, menyre kjo e cila nxiti faktet (apo pohimet) e hedhura, eshte krejt e ndryshme per individe me botkuptim te ndryshem, pasi ligjin e ben relativiteti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 21-12-2004 mė 18:01

  6. #36
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Albo,

    Shumė zhurmė pėr asgjė.

    Unė nuk kam ndėrmend tė hidhem nga kati i shtatėmbėdhjetė pėr tė provuar a ėshtė mirė apo keq.

    Dhe, ju lutem, kujtova se ajo puna e historive tua ishte diēka e menduar, por nė fakt qenka veēse shtypja e butonit tė njė gramafoni. Do t'ju isha mirėnjohės tė mė flisnit njėherė nga kėndvėshtrimi i ballė-pėrballės dhe jo i lart-poshtės. Pedagogjia e tepėrt ėshtė thirrje pėr tė ndėrruar mėsues.

  7. #37
    Vertet qe gabimi eshte gjetur me kohe, por rruga qe pothuaj secili ka perdorur per t'a gjetur personalisht nuk me duket bindese. Aq me teper qe aty ka shume gabime e secili ka permendur vetem nga nje, maksimumi nje e gjysme.
    Ne ate problem per mua gjithcka eshte gabim, gjithcka.

    Logjikisht:
    Nese A=B=C dhe A=D=C sjell => qe B=D. Kjo eshte e vertete vetem ne matematike ku A, B, C dhe D jane parametra konstante, te pandryshueshem. Platonizmi, Feja , Opiumi, Drogimi, Masat etj etj... NUK JANE PARAMETRA KONSTANTE, ato ndryshojne!
    Pra e pare ne kete kenveshtrim problemi i shtruar me siper nxjerr ne pah nje lloj gafe logjike qe ne e bejme shume shpesh gjate jetes sone. Shembuj teper theres mund te jepen me qindra, perfytyrojini vete. Nuk jap te tille pasi do te behet tema sallate.

    Perseri logjikisht:
    Kur Nice thote: Feja eshte Platonizem per masat. dhe Mao e Marksi thone qe Feja eshte opium per masat ata bejne deklarata universale, dmth qe ne rastin e Nices : cdo fe gjithmone eshte Platonizem per masat. dhe ne rastin e Maos Cdo fe (te gjitha fete)gjithmone eshte opium (per te gjitha) masat. Pra gjithcka eshte ashtu gjithmone e kudo.
    Keto jane deklarata universale te cilat eshte shume shume e veshtire te jene te verteta per vete faktin qe deklarojne gjera universale, kudo, gjithmone, te gjithe etj etj...

    Te gjithe leopardet jane kafshe me pulla.
    Te gjithe leopardet jane te te eger.
    Nga kjo nuk mund te deduktojme qe te gjitha kafshet e egra jane me pulla e as qe te gjitha kafshet me pulla jane leoparde, sepse kemi pare lope me pulla, qen me pulla, politikane me pulla etj etj...

    Edhe kur e shoh ne kete kendveshtrim une nxjerr mesiim se duhet patur kujdes kur ben deklarata universale. I keni vene re intelektuale te mirnjohur kudo ne bote qe flasin me ndoshta, mbase, ne disa raste, shpesh ...etj etj Sa te tilla kepusim ne gjate dites? Shembuj mund te kete pafundesisht. Do te ma kishte enda t'i merrja kuotime te anetareve, bile edhe nga kjo teme, por ne per fat te mire jemi popull me temperament te eger keshtu qe e leme.


    Praktikisht:
    Shume pak ketu e vune re qe peshku mund te qelbet prej kokes. Shumica i mori te dyja shprehjet e Nices dhe Maos per te verteta e po mundoheshin te gjenin gabimin ne lidhjen e tyre nderkohe qe nuk e vrane shume mendjen se mund te ishin lidhur 2 gjera qe nuk jane ashtu si mendojme se jane. Premisat vete pra mund te kene qene te gabuara.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 21-12-2004 mė 19:40
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  8. #38
    Edhe dicka qe e kisha harruar tek kendveshtrimi strikt logjik:

    Dakort: kemi A=B=C Edhe sikur keto te ishin parametra konstante perseri ka raste qe A nuk eshte e barabarte me C. Perfytyroni sikur A, B dhe C te ishin rruge pershembull. Rruga A te con ne rrugen B dhe rruga B te con ne rrugen C. A mund te deduktojme ne qe rruga A te nxjerr direk ne rrugen C? Jo!
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Or Sokol, e sqaruam 2, 3 here ate muhabet ne, pse lodhesh per se katerti ti plako?! (lol)

    Kjo teme mban kampion per gafa...eh ē'heq njeriu i shkrete(lol)

  10. #40
    Nuk mban kjo teme jo, mbajne te tera.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •