Nje shoku im qe pi rendshem duhan me thosh nga hera qe ndize edhe ti nje se me shqeteson fakti qe une pi dhe ti nuk pi duhan. Nuk kish te bente me faktin se ai donte dike qe ta shoqeronte ne duhan, por se ai ishte i ndergjegjshem qe duhani i bente keq per shendetin, dhe ndihej me mire kur nuk ishte i vetmi qe pinte duhan. Kjo e bente qe te me shtynte edhe mua te pija duhan.
Dy studente shoqe dhome ne nje konvikt universiteti njera ishte e virgjer dhe tjetra nuk ishte e tille. Gjate kater vjeter qe jetuan bashke, ajo qe kish fjetur me cuna me pare e shtynte shoqen e vete me fjale bile i gjente edhe partnere te mundshem qe mund te dashurohej dhe flinte me ta. Kete ne pamje te jashtme e bente pasi "donte qe ta shikonte shoqen te lumtur e duke bere qejf", kurse ne pamje te brendshme, ajo ndihej e zene ne faj sa here qe ne prani te shoqeve te tjera te konviktit ajo bente figure te keqe kurse shoqja e saj e virgjer bente figure te mire ne syte e gocave te tjera.
Nje grua qe punon ketu me mua, kish shtuar peshe keto muajt e fundit. Ajo filloi qe te sillte ushqim ne pune dhe tua servirte punonjesve te tjere, pa ndonje rast te vecante feste. Kete e beri praktike per dite e jave me rradhe. Nuk e bente nje gje te tille pasi donte te ushqente njerezit me te cilet punonte, e bente pasi ne menyre te pandergjegjshme, ajo mendonte se duke u servirur nje ushqim te bollshem punonjesve, disa prej tyre do te shtonin peshe si ajo dhe ajo nuk do te ishte e vetmia femer qe kishte shtuar ne peshe.
Ne nje sondazh te bere ne kete forum ku moren pjese 345 shqiptare antare te ketij forumi, 82% e tyre u shprehen se besojne ne Zot, vetem 10% u shprehen se nuk besojne ne Zot. Mirepo, po ti hedhesh nje sy ne pamje te jashtme shoqerise shqiptare apo vete temave te ketij forumi, te krijohet pershtypja se ke te besh me nje shoqeri laike ku ka me shume jo-besimtare e ateiste se sa besimtare. Perse ndodh kjo? Ky perceptim i gabuar shkaktohet nga fakti se ateistet dhe jo-besimtaret ne shoqerine shqiptare apo ne kete forum, edhe pse jane nje pakice, jane njerezit me te zhurmshem dhe me vokale. Po ti lexosh ata te shprehen te krijohet pershtypja se te gjithe shqiptaret jane ateiste si ta.
Perse e mohojne Zotin me kaq zell te madh? Nuk eshte fakti ata nuk besojne ne Zot qe i ben qe te sillen ne kete menyre, por eshte frika se ekziston nje Zot qe ata u duhet te perballin me vdekjen dhe te cilen ata e poshteruan me fjale dhe vepra ne kete jete. Eshte ajo frike e ndjenje faji qe i shtyn kete kategori njerezish qe te kapen me fjalet e "filozofeve" dhe fjalet e kujtdo qe mendon si ata. Kjo eshte vetem nje forme jo e ndergjegjshme justifikimi njerezor: edhe po te jem gabim, te pakten nuk jam vetem une qe jam gabim por shume si une.
Krijoni Kontakt