Hmmm... epo atehere ketu nuk biem dakord ne te dy.Postuar mė parė nga Highlander
A beson ne te vertete se ne PRAKTIKE eshte e mundur qe mesuesi thjesht dhe puro te te mesoje vetem si te mesosh dhe mos te te mesoje asgje, material bruto? Pak si e veshtire! Keta qe ke permendur me lart, jane me te vertete mesuesit e tu, apo thjesht imazhi qe ti ke deshire t'i imagjinosh mesuesit e tu?
Pastaj jetojme ne mijevjecarin e dyte. Le te ballafaqohemi me faktin qe dituria e njerezimit ka ecur relativisht me hapa gjigande shekujt e fundit. Shume pyetje qe kane munduar njerezimin me shekuj, kane gjetur pergjigje te cilat i kane rezistuar kohes. Nuk kane mbetur shume 'heroizma' per njeriun modern, jo. Shumicen e 'heroizmave' e kane bere te tjeret para tij. Prandaj ndoshta shume njerezve mund t'i duket humbje kohe te vene ne pyetje disa teori te afirmuara nga njerez te famshem ta zeme.
Beso dhe kontrollo i thone nje fjale! (Edhe Shen Thomai, shenjtor hesapi ashtu e beri.) Dmth. meso nga ata autoret apo mesuesit e afirmuar nga koha, por shiko tek-tuk per ndonje vogelsire se edhe ata njerez jane e rrjedhimisht jo perfekte.
Te mendosh dhe te ecesh ne menyre pingule me te tjeret ashtu sic thua ti, vertet qe s'eshte mire se sot a neser mund te gjendesh ne ndonje gabim te mundshem, pasi beson symbyllur. Por dhe te mendosh per cdo gje ne menyre horizontale... per kohet e sotme eshte e kote ne shume gjera, dhe s'ja vlen barra qirane.
Keshtu qe per mendimin tim duhen prere ceshtjet pak tangent ose pjerrtazi (beso dhe kontrollo).Te pakten une ashtu e bej dhe me duket sikur jam brenda.
Krijoni Kontakt