Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 32
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Jona
    Anėtarėsuar
    12-07-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    10
    Shoqeria eshte paska e nderlikuar ne emigracjon, sidomos kur ke te besh me raca e njerez te ndryshem. Sipas exsperiences sime, si ne tirane ashtu edhe ne NY kam pasur fatin te kem shoqe shume te mira ( me te mira se veten, ashtu sick me ka mesuar mami ne klase te pare). Me te mire, nuk nenkuptoj daljet neper parties posht e larte, por respektin e mendimeve te thella nga te dyja palet. Shoqeria eshte e domosdoshme ne zhvillimin e fazave te pjekurise se njeriut, qofte kjo shoqeri si me te madh ashtu edhe te vogel, si me te huaj ashtu edhe me shqipetare. Duam sduam ne shoqeria eshte nje lidhje me interes, dhe litari duhet terhequr e leruar sipas situates. Nganjehere shoqeia me te huaj me duket pak me e paster, pa cmire apo konkurim. Kurse ne shoqerine me shqipetaret ideja dominuese eshte gjithmone e tejdukshme.

    Gezuar festat
    IF YOU KNOW BETTER....... BETTER YOU DO!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Shoqeria varet nga interesat qe ke ne jet dhe ne pun. po ashtu varet dhe nga klasa ekonomike. psh mua me pelqen te shkoj ne club cdo dit ndonje tjetri do te shkoj ne shkoll te mesoj cdo dit keshtu qe smund te kem shoqeri me nejrez qe nuk pershtaten

  3. #13
    Kohė me ty Maska e Pog17
    Anėtarėsuar
    30-08-2004
    Postime
    74
    Shoqeria shqiptare nuk eshte me e mira por me te mire nuk mund te gjesh.
    To repeat what others have said, requires education; to challenge it, requires brains.

  4. #14
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Pershendetje!


    Urime Selina_21 per temen eshte shume e kapur..


    Ne fillim duhet te sqarohet se cfare kupton secili nga ne me termenin shoqeri,dhe se ku mund te bazohet kjo "shoqeri"..???

    Si fillim dua te them qe personalisht kam shume vjet qe nuk jetoj ne shqiperi,si rrjedhoje kisha te beja me dy lloj shoqerish ne vendet ku kam jetuar repektivisht,dhe fatkeqesisht shpesh here duhet te zgjidhja...

    Ajo shqiptare ne vend te huaj eshte si dicka ndaj te ciles mund te ndjesh nje obligim thjesht moral(fundja fundit dhe nje miremengjes ti thuash).....negativja eshte se ne realitet jemi paksa si te keqinj per njeri tjetrin ne vend te huaj.

    Besim nuk mund te them se kam tek nje e ashtuquajtur shoqeri e krijuar jashte atdheut kur nje person nuk e njeh mire...

    Ne pergjithesi cdo shoqeri per mendimin tim nqs deshiron ne te vertete ta mbash si te tille,duhet gjithmone ta bazosh ne respektin(qe duhet te jete reciprok),dhe te mos bazohet as edhe njehere tek ndonje interes(sado i vogel qofte)...dhe sigurisht duhet shume kujdes te dish te vesh limitet por edhete dish si ti respektosh ato......

    E mira eshte tja thuash tjetrit/es drejteperdrejte cfare mendon,duke lene menjane ironine ipokrisine etj etj ...

    Te kthehemi tek tema....

    Per mua nuk me intereson lali me thene te drejten se eshte shqiptar se eshte arab ose zezak apo kinez......

    Nqs ai me respekton me menyren e tij,meriton atehere dhe nga mua me zemergjersi respektin tim...

    Jeta te meson te mos besh dallime te tilla....

    Sa per tu "bazuar" nuk e konsideroj te nevojshme,te jete domozdo tek shoqeria shqiptare.Personalisht jam i mendimit qe te gjitha ckane lidhje me ne varen nga vete ne,nqs ne nuk jemi te zotet per vetveten te mos presim nga te tjeret te na ndihmojne....sidomos ne qe jemi jashte duhet te mesojme ta kemi ne nen kontroll jeten tone dhe jo te "mbeshtetemi" sa kendej andej....

    Nuk do te hyj ne debatin qe cila eshte shoqeria me e pershtatshme,por doja te theksoja qe per ata qe ndodhen jashte ne shumicat e rasteve qe njoh une(mendimi im)jane te rralle ose me mire thene te paket ata te cilet i behet qefi kur degjojne se tjetri ecen mire ose ku ta di une cfare,fshehin brenda tyre nje lloj keqesije.Me pak fjale nuk ja duan tjetrin fare te miren,sikur e mira e tjetrit i prish catine e shtepise... ....Cudi shume cudi

    Eshte dhe nje tjeter shembull per tu cuditur,me sa kam pare une deri tani ne 2-3 shtete te europes,te vetmit studente qe nuk bejne aspak per njeri tjetrin ose me mire thene nuk jane aspak te organizuar jemi ne Shqiptaret..........

    Personalisht ja kam kaluar dhe ja kaloj shume mire(mos te them me mire) me shoqerine e huaj,nuk kam pasur as edhe problem pasi jam munduar ti respektoj limitet qe karakterizojne nje shoqeri,dhe per mendimin tim kjo shoqeri eshte shume here me e "hapuar" se ajo shqiptare.

    Me shoqerine shqiptare ja kaloj po aq mire,por gjithmone duke pasur me shume kujdes sesi shprehesh pasi ke gjithmone ndrojtje ne aspektin e kuptimit.Ja vlen per te theksuar fakti qe mosnjohja prej nje periudhe kohe relativisht te gjate,dhe duke qene shume me pak ne numer ne dhe te huaj,e perpiqesh te afrohesh me bashkepatriote sjell konkluzionin qe te ben te jesh shume here me shume i kujdeshsme ne sjelljen por edhe ne venien e respektimin e limiteve......




    Nuk e di sa ju pergjigja temes me saktesi,por gjithsesi u perpoqa te jap nje mendim dhe une si e shikoj kete fenomen qe po ndodh ne shoqerine shqiptare moderne.



    Ja kalofshit mire

  5. #15
    _ALiDeMsS_ Maska e _tironc__king_
    Anėtarėsuar
    16-09-2004
    Vendndodhja
    n'shtet rrethim
    Postime
    342
    pershendetje!

    Me pelqen te flas drejt dhe te rri shtremet dhe jo te flas shtrmet dhe te rri drejt.....

    Per mendimin tim eshte e kote te fshihemi pas gishtit te vogel te dores tone, se te gjithe dim qe shoqeria shqiprare eshte shoqni me INTERES(pervec atyre 2 ose 3 personave qe ne konsiderojm shoke te ngushte) ketu flitet per shoqerin ne pergjesi.
    Tju them dikur kur nuk kishim mundesi te emigronim shpqeria ka qen shum e e paster midis nesh dhe shum e sinqert. Por me kalimine kohes ajo pasterti e virgjer filloj te infektohet nga xhelozia,ekonomia, etj etj.... Kshu qe mundisht te tregohemi te sinqert me vetveten dhe personat qe kemi rrethe qark dhe ti rrespektojm ato pavarsisht nga ngjyra, rraca, feja........
    me ta thon si me ta thon me ta lyp ma kishe dhon

  6. #16
    Duke qene se egoizmi eshte ne natyren njerezore, cfardolloj shoqerie prezente apo e te kaluares nuk mundet apo nuk ka mundur te jete "e paster" apo "e sinqerte".

    Per natyren e shoqerise shqiptare?! I ngjason dikujt qe kur del nga tuneli (ku ka ndenjur per nje kohe te gjate)i dhembin syte nga drita. Do i duhet kohe te ndjeje "orientimin e vetvetes" si sekretin e balances. Shoqeria shqiptare-tani per tani eshte komplet e pabalancuar dhe e paditur. Nuk ka nje individualitet te mirefillte ne trajtat e justifikueshme qe shfaq.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e nursezi
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    boston, MA
    Postime
    339
    Pergjigjje e bukur green. Edhe une mendoj se ne shoqerine shqiptare (te pakten te rinjte) ka nje fare mungese balancimi qe e ben shume te veshtire lidhjen shoqerore.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-01-2004
    Postime
    46
    shqiptaret ne pergjithesi e kane shoqerine me te futme, por te dhemb me pak se kur ta fusin te huajt se shqipot kane bile te vockel...

  9. #19
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    Citim Postuar mė parė nga _tironc__king_
    pershendetje!

    Me pelqen te flas drejt dhe te rri shtremet dhe jo te flas shtrmet dhe te rri drejt.....

    Per mendimin tim eshte e kote te fshihemi pas gishtit te vogel te dores tone, se te gjithe dim qe shoqeria shqiprare eshte shoqni me INTERES(pervec atyre 2 ose 3 personave qe ne konsiderojm shoke te ngushte) ketu flitet per shoqerin ne pergjesi.
    Tju them dikur kur nuk kishim mundesi te emigronim shpqeria ka qen shum e e paster midis nesh dhe shum e sinqert. Por me kalimine kohes ajo pasterti e virgjer filloj te infektohet nga xhelozia,ekonomia, etj etj.... Kshu qe mundisht te tregohemi te sinqert me vetveten dhe personat qe kemi rrethe qark dhe ti rrespektojm ato pavarsisht nga ngjyra, rraca, feja........
    mpelqevi shum pergjigjja jote dhe osht shum shum e drejttt

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ja nje episod qe tregon cfar shoqerie jemi ne..

    Gazeta Korrieri shkruan:



    Tirane, masakrohet ne atentat oficeri i Kriminales

    E Merkure, 29 Dhjetor 2004

    TIRANE - Atentat inspektorit te krimeve te komisariatit nr.1 ne Tirane.
    Kater persona, kontigjente kriminale te policise dhe te njohur si shperndares droge, kane tentuar dje te vrasin per shkak te detyres, oficerin e krimeve te komisariatit nr.1 ne Tirane, Agim Arizaj, me graden inspektor. Lajmi u be i ditur per "Korrierin", nga burime policore te Komisariatit nr 1. "Autoret e tentatives se vrasjes se inspektorit, njihen mire nga ne si shperndares dhe shites droge madje kane edhe lidhje te forta brenda rradheve te ketushme", detajuan keto burime. Atentati, ka ndodhur ne afersi te Shkolles se Bashkuar kur Arizaj, oficer ne Komisariatin nr.1, dyshohet se u qellua nga vellezerit Ervin dhe Daniel Qemali, se bashku me nje vella tjeter ende te paidentifikuar, si dhe me nje te katert. Policia tha se te dyshuarit, qelluan inspektorin Arizaj me leva dhe sende te forta. Sipas burimeve te policise se komisariatit nr.1, shkak per ngjarjen mendohet te jete ndonje arrestim i mundshem i kryer nga inspektori Harizaj, i cili mbulon zonen e Xhamllekut, e njohur si nder zonat me te veshtira dhe me me shume kontigjent kriminal te nje rrezikshmerie te larte. Vimtima i masakres ne krye te detyres, po udhetonte me mjetin, nje furgon "Ford", ndersa autoret ishin me pare me nje autobuz. "Ata kane provokuar nje incident dhe me pas kane ndaluar mjetin e tyre dhe ne menyre te befasishme, kane nisur ta qellojne ate me leva dhe me sende te tjera te forta", thane burimet policore, duke shtuar: "Duke qene i pambrojtur e pa mbeshtetje, Harizaj, ka mundur me shume veshtiresi te reagoje ndaj tyre, duke nxjerre armen e detyres dhe ka lidhur ne pranga dy prej tyre, Ervinin dhe Danielin. Vellai tjeter i tyre, si dhe nje person tjeter, kane mundur te largohen. Nderkaq po dje drejtori i policise se Tiranes, kryekomisar Albert Dervishi, tha per "Korrierin", se policia ka arrestuar dy persona te dyshuar si te perfshire ne kete krim, ndersa sqaroi se fakti qe ata mund te kene lidhje me njerez ne polici, nuk ka ndikuar aspak ne veprimet e kryera nga blute ne drejtim te tyre.

    Dashamir Bicaku

    Polici i qarkullimit nuk ndihmoi kolegun e masakruar

    E Merkure, 29 Dhjetor 2004

    TIRANE - Atentati i kryer ndaj Arizajt, nga shperndaresit dhe trafikantet e droges, nuk kane qene e keqja me e madhe ndaj inspektorit te krimeve te komisariatit nr.1. pasi sikurse ka pohuar, nje koleg i tij i qarkullimit rrugor e braktisi ne castet kur ishte plagosur. Vetem pak pasi ishte perleshur me kater personat, Arizaj i kishte kerkuar ndihme, nje polici te qarkullimit rrugor qe po kalonte me makine aty. Ai i ishte drejtuar oficerit te krimeve te komisariatit nr.1: "Largohu se me ben me gjak makinen". Oficeri i goditur i kishte sqaruar me vone kolegeve, se e njihte policin ne fytyre, por nuk i dinte emrin. Skandali duket se eshte thelluar me teper, kur mjetet dhe njerezit e policise, kane mberritur rreth 20 minuta me vone, qe prej castit kur ishin lajmeruar. Per efektivet e policise se Komisariatit nr 2, neglizhenca e nje polici per kolegun e tij, si dhe lidhjet e personave te inkriminuar me njerez ne polici ne rastin konkret, duhet te jene nder veprimet paresore te Sherbimti te Kontrollit te Brendshem, per shkak te detyres qe ushtron".

    D.B


    -------


    "Largohu se me ben me gjak makinen". .. i thot polici kolegut qe eshte gjakosur nga kriminelet..

    Ky eshte kulmi..

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Letersia Shqiptare
    Nga new-man nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  2. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •