Morra shkas edhe unė nga kėto ngjarjet e fundit, kaq tė mezipritura nga mediat greke, pėr ti drejtuar dy fjalė emigrantit tė stėrmunduar shqiptar. Sigurisht me kėtė shkrim nuk do mundohem ti japė tė kuptojė publikut grek se ka ardhur koha tė na dashurojnė jashtė mase por ti them emigrantėve shqiptarė se ka ardhur koha tė pėrputhemi me veten tonė. Nuk mund tė presim tė na kuptojnė tė tjerėt kur ne nuk mundohemi tė kuptojmė veten tonė. Shumė Shqiptarė bėjnė pyetjen pse janė Grekėt racistė me ne por asnjėri nuk pyet ēfarė bėmė ne qė ti ndryshojmė mėndjen Grekėve. Duket se tė qėnurit alvane mė shumė i frikėsohemi ne Shqiptarėt se ēdokush tjetėr. I ndrojmė fėmijėve emrat sepse frikėsohemi mos i thonė alvane, i themi tė mos flasin Shqip nė rrugė, tiu largohen Shqiptarėve etj. Me thėnė tė drejtėn ende nuk e kam kuptuar se ku gjėndet ky dėmi i madh i thirrjes alvane. Kėshtu edhe kur shkoj nė dyqanin e ndonjė Shqiptari meremi vesh gjysma-gjysma me Greqishten e mangėt tė dyqanxhijėve qe bėjnė ēmos tė tregojnė se janė Grekė. Ajo qė ka rėndėsi ėshtė se kemi bėrė shumė Grekė tė besojnė se Shqiptarėt dyqanxhijė, studentė, nxėnės, bashkėpunėtorė, zyrtarė, komshinjė dhe njerėz qė shikojnė ēdo ditė nuk janė Shqiptarė por Grekė ose diēka tjetėr. I vetmi vend ku Shqiptari nuk mund jetė diēka tjetėr veēse Shqiptar ėshtė rajoni i policisė (llogjike nuk ėshtė tė dėgjohemi vetėm pėr keq?), sepse atje nuk presin ti thuash gėnjeshtra reth identitetit kombėtar por mjaftohen me pashaportėn e lėshuar nga Republika e Shqipėrisė. Pra studentėt mė tė mirė tė universiteteteve, nxėnėsit qė zejnė njė numėr tė madh bankash, vajzat e bukura qė tė buzėqeshin mbrapa xhamave tė dyqaneve, kamarjerėt etj. tė ardhur nga Shqipėria kanė lėnė tė gjithė tė nėnkuptohet se kanė lindur Grekė. Pastaj tė gjithė ankohen, sa turp, shikoni ēbėjnė bashkėatdhetarėt tanė, nė kėtė rast harrojnė se kėta qė ankohen, pėrpara syve tė tjerėve nuk janė bashkėatdhetarė me Shqiptarėt e rajoneve, tė stallave, tė arave dhe tė piacave tė fshatrave. Edhe pėr Grekėt vetėm kriminelėt dhe punėtotrėt e gjunjėzuar te fshatit duket se pėrbėjnė termin Alvani. Qė tė shprehem sinqerisht do thosha se jam pėrkrahės mė shumė i atij Shqiptarit tė pėrvojtur tė fshatit grek sesa i atij tė kamurit tė qytetit i cili mund tė fshihet mbrapa ndonjė gėnjeshtre, sepse atij tė parit i ka ngelur ende emri Shqiptar. Sot nga pothuajse tė gjithė egjyptiologėt pohoet se akoma edhe nė Egjyptin e lashtė besohej se njeriu pėrbėhet nga tre gjėra : trupi, shpirti edhe emri. Biles nė Egjyptin e lashtė dėnimi mė i madh pėr dikė ishte zhdukja e emrit tė tij nga cdo shkresė ose edhe nga mbishkrimi i varrit. Pra nėse shpirtin ia kemi falur problemeve dhe lekėve, trupin pronarit tė paktėn tė na mbetet emri!
Ngjarja e pengmarrjes tė autobuzit nė 15/12/04 ishte me tė vėrtet njė ngjarje e shėmtuar tė cilėn e dėnon cdo njeri me shėndet tė plotė mendor- nuk luan rol kombėsia pėr tė kritikuar marrėzira tė kėtilla. Por kjo nuk mund tė jetė shkak pėr tė shtyer mė tepėr fėmijėt tanė qė tė fshehin prejardhjen e tyre. Pėrkundrasi ka ardhur koha ti tregojmė bashkėqytetarėve tanė Grekė se ekzistojmė edhe ne, miqtė nga Shqipėria tė cilėt duam-sduam jemi pjesė e kėsaj shoqėrie dhe me mėnyrėn tonė ndihmojmė ēdo ditė nė pėrparimin e kėtij vendi. Nėse disa elemente ekstreme tė mediave greke guxojnė tė ndajnė shtetasit Shqiptarė nė Voriopiriotė tė mirė dhe Shqiptarė tė kėqinjė nuk mbaj mend tė jetė shfaqur ndonjė emigrant shqiptar nė mediat greke pėr ndonjė vepėr tė mirė dhe tė mos jet karakterizuar vorioepiriot, biles disa ekstremistė nuk ngurojnė tė citojnė kėto ndarjet edhe kur bėhet fjalė pėr tragjedi familjare atėhere nuk duhet tė bėhemi edhe ne bashkėfajtorė me ta. Ka ardhur koha ti japim mundėsinė fqinjėve Grekė qė tė na njohin mė mirė!
Me respekt unė Erjus Mezini, nga Rodi
Krijoni Kontakt