Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Jemi Fajtorė ?! (leter emigranteve ne Greqi)

    Morra shkas edhe unė nga kėto ngjarjet e fundit, kaq tė mezipritura nga mediat greke, pėr ti drejtuar dy fjalė emigrantit tė stėrmunduar shqiptar. Sigurisht me kėtė shkrim nuk do mundohem ti japė tė kuptojė publikut grek se ka ardhur koha “tė na dashurojnė jashtė mase” por ti them emigrantėve shqiptarė se ka ardhur koha tė pėrputhemi me veten tonė. Nuk mund tė presim tė na kuptojnė tė tjerėt kur ne nuk mundohemi tė kuptojmė veten tonė. Shumė Shqiptarė bėjnė pyetjen “pse janė Grekėt racistė me ne” por asnjėri nuk pyet “ēfarė bėmė ne qė ti ndryshojmė mėndjen Grekėve”. Duket se tė qėnurit “alvane” mė shumė i frikėsohemi ne Shqiptarėt se ēdokush tjetėr. I ndrojmė fėmijėve emrat sepse frikėsohemi mos i thonė “alvane”, i themi tė mos flasin Shqip nė rrugė, t’iu largohen Shqiptarėve etj. Me thėnė tė drejtėn ende nuk e kam kuptuar se ku gjėndet ky “dėmi i madh“ i thirrjes “alvane“. Kėshtu edhe kur shkoj nė dyqanin e ndonjė Shqiptari meremi vesh gjysma-gjysma me Greqishten e mangėt tė dyqanxhijėve qe bėjnė ēmos tė tregojnė se janė Grekė. Ajo qė ka rėndėsi ėshtė se kemi bėrė shumė Grekė tė besojnė se Shqiptarėt dyqanxhijė, studentė, nxėnės, bashkėpunėtorė, zyrtarė, komshinjė dhe njerėz qė shikojnė ēdo ditė nuk janė Shqiptarė por Grekė ose diēka tjetėr. I vetmi vend ku Shqiptari nuk mund jetė diēka tjetėr veēse Shqiptar ėshtė rajoni i policisė (llogjike nuk ėshtė tė dėgjohemi vetėm pėr keq?), sepse atje nuk presin ti thuash gėnjeshtra reth identitetit kombėtar por mjaftohen me pashaportėn e lėshuar nga Republika e Shqipėrisė. Pra studentėt mė tė mirė tė universiteteteve, nxėnėsit qė zejnė njė numėr tė madh bankash, vajzat e bukura qė tė buzėqeshin mbrapa xhamave tė dyqaneve, kamarjerėt etj. tė ardhur nga Shqipėria kanė lėnė tė gjithė tė nėnkuptohet se kanė lindur Grekė. Pastaj tė gjithė ankohen, “ sa turp, shikoni ē’bėjnė bashkėatdhetarėt tanė”, nė kėtė rast harrojnė se kėta qė ankohen, pėrpara syve tė tjerėve nuk janė bashkėatdhetarė me Shqiptarėt e rajoneve, tė stallave, tė arave dhe tė piacave tė fshatrave. Edhe pėr Grekėt vetėm kriminelėt dhe punėtotrėt e gjunjėzuar te fshatit duket se pėrbėjnė termin “Alvani”. Qė tė shprehem sinqerisht do thosha se jam pėrkrahės mė shumė i atij Shqiptarit tė pėrvojtur tė fshatit grek sesa i atij tė kamurit tė qytetit i cili mund tė fshihet mbrapa ndonjė gėnjeshtre, sepse atij tė parit i ka ngelur ende emri Shqiptar. Sot nga pothuajse tė gjithė egjyptiologėt pohoet se akoma edhe nė Egjyptin e lashtė besohej se njeriu pėrbėhet nga tre gjėra : trupi, shpirti edhe emri. Biles nė Egjyptin e lashtė dėnimi mė i madh pėr dikė ishte zhdukja e emrit tė tij nga cdo shkresė ose edhe nga mbishkrimi i varrit. Pra nėse shpirtin ia kemi falur problemeve dhe lekėve, trupin pronarit tė paktėn tė na mbetet emri!

    Ngjarja e pengmarrjes tė autobuzit nė 15/12/04 ishte me tė vėrtet njė ngjarje e shėmtuar tė cilėn e dėnon cdo njeri me shėndet tė plotė mendor- nuk luan rol kombėsia pėr tė kritikuar marrėzira tė kėtilla. Por kjo nuk mund tė jetė shkak pėr tė shtyer mė tepėr fėmijėt tanė qė tė fshehin prej’ardhjen e tyre. Pėrkundrasi ka ardhur koha ti tregojmė bashkėqytetarėve tanė Grekė se ekzistojmė edhe ne, miqtė nga Shqipėria tė cilėt duam-s’duam jemi pjesė e kėsaj shoqėrie dhe me mėnyrėn tonė ndihmojmė ēdo ditė nė pėrparimin e kėtij vendi. Nėse disa elemente ekstreme tė mediave greke guxojnė tė ndajnė shtetasit Shqiptarė nė “Voriopiriotė” tė mirė dhe Shqiptarė tė kėqinjė – nuk mbaj mend tė jetė shfaqur ndonjė emigrant shqiptar nė mediat greke pėr ndonjė vepėr tė mirė dhe tė mos jet karakterizuar “vorioepiriot”, biles disa ekstremistė nuk ngurojnė tė citojnė kėto “ndarjet” edhe kur bėhet fjalė pėr tragjedi familjare – atėhere nuk duhet tė bėhemi edhe ne bashkėfajtorė me ta. Ka ardhur koha ti japim mundėsinė fqinjėve Grekė qė tė na njohin mė mirė!


    Me respekt unė Erjus Mezini, nga Rodi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e LeNNoN
    Anėtarėsuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Bucharest
    Postime
    359
    Nuk them jo se dua te mbroj shqiptaret sepse jan vllezerit e mi por them se ky esht realiteti , ne na hedhin posht te gjitha te drejtat njerzore qe kemi atje !!!!!!!
    Pra : Nuk jemi fajtore !!!


    LeNNoN !
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    I kish ardhur nje mik nga Shqiperia nje emigranti shqiptar nga Amerike, dhe ishin ditet e fillimit kur ky miku qe kish ardhur per te jetuar ketu, po njihej me Ameriken. E coi mikun e vet ne nje supermarket te madh dhe teksa po blinin, ky miku nga Shqiperia vodhi nje furce dhembesh dhe e futi ne xhep. Shqiptari qe jetonte ne Amerike e pa dhe i tha cfare ben keshtu, le nam, mirepo miku i vet qe si duket nuk e kish per here te pare qe vidhte nuk ia vuri veshin.

    Kur vajten te paguanin, ky i ardhuri nga Shqiperia e la shokun e vet te paguante dhe beri te dilte nga dyqani. Mirepo tek dera e supermarket e ndalojne rojet e dyqanit qe kishin pare gjithcka ne kamera te filmuar. Miku i vete sa mbaroi se paguari iu afrua tek dera rojeve dhe mikut te tij dhe i pyet se cfare eshte problemi? Rojet i thane se ky person ka vjedhur dhe e kemi filmin per ta provuar kete. Ne ate moment, shoku u tregon rojeve receten qe sapo kish paguar nder te tjera edhe furcen e dhembve te shokut te vet.

    I ardhuri nga Shqiperia qe nuk dinte asnje fjale anglisht, vazhdonte te shante ne shqip rojet dhe te ngrinte zerin sikur nuk kish ndodhur asgje. Miku i tij pasi u kerkoi te falur rojeve per shqetesimin dhe per faktin qe e lane te lire, e mori ate per krahu dhe e coi ne makine. Kur hyne ne makine i tha vetem nje fjale:

    "Nese ti e perserit kete gje qe bere sot, nuk je me i mirepritur ne shtepine time! Me keto qe ben qe ben i sjell turpin vetes dhe te gjithe shqiptareve ne kete zone."

    Albo

  4. #4
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Pajtohem 100% me letren tende kryeplak , realiteti eshte shume i hidhur .

Tema tė Ngjashme

  1. A jane shkollat amerikane te biznesit fajtore per krizen?
    Nga DYDRINAS nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 16:24
  2. Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 16:42
  3. Shpėrthen dhuna ndėretnike nė Kosove
    Nga mitrovicalia_81 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26
  4. Buzėqeshja fajtore e mesdheut
    Nga marinI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-01-2003, 11:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •