Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Skandal në spitalin e Durrësit!!

    Infermieri dhunon pacienten e mitur

    DURRES

    Reanimacioni i kirurgjisë së Durrësit është përfshirë nga një skandal dy ditë më parë. Infermieri Gëzim Abazi është zënë në flagrancë nga kolegët, ndërsa po tentonte të përdhunonte një 16 vjeçare të sapooperuar nga apendisiti. Në përpjekje për ta kaluar në heshtje ngjarjen e pazakontë krerët e shërbimit kanë urdhëruar pushimin e menjëhershëm nga puna të 34-vjeçarit. Në organet e drejtësisë nuk është depozituar ende asnjë denoncim për rastin në fjalë.

    Historia
    Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës një britmë ka zgjuar pacientët dhe personelin e paktë që kryente shërbimin e rojës në kirurgjinë e spitalit. Ka qenë mjeku i rojës që ka rendur duke u përpjekur të gjente dhomën nga vinin thirrjet për ndihmë. Në pak çaste ai është bërë dëshmitar i një skene perverse ndërsa ka gjetur infermierin e reanimacionit mbi 16-vjeçaren I.M në tentativë për të kryer marrëdhënie seksuale. Pacientja ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore pas komplikacioneve të operacionit. Dhe akti i mbetur në tentativë erdhi pas kujdesit të infermierit për t'i ndërruar fashot vajzës. Por ka qenë kjo e fundit, që megjithëse në gjendje të rënduar, ka mundur të nxjerrë zë dhe të tërheqë në dhomë doktorin që shpëtoi atë dhe kufizoi përmasat e skandalit. Megjithatë vajza si rezultat i tentativës ka pësuar tronditje psiqike. Bluzat e bardha sigurojnë se 16 vjeçarja u ka shpëtuar të paktën dëmtimve fizike, asaj nuk i është dëmtuar plaga e operacionit. Menjëherë kur në ambientet e reanimacionit është kthyer normaliteti është thirrur shefi i shërbimit dhe siç bëhet e ditur nga burime spitalore është zhvilluar një mbledhje urgjente me personelin. Ndërsa mjeku roje ka rrëfyer ngjarjen e pazakontë pasoja ka qenë e pashmangshme. Në përfundim të mbledhjes që zgjati fare pak minuta u mor vendimi për pushimin e menjëhershëm nga puna të infermierit Gëzim Abazi. I diplomuar në shkollën e Infermierisë, një vit më parë u punësua në spitalin e Durrësit në repartin e kirurgjisë. Kolegët e tij të punës thonë se ai ishte një tip enigmatik dhe jo i shoqërueshëm por ata nuk i kishin konstatuar atij prirje perverse si ajo që demonstroi 2 netë më parë.

    Pasojat
    Përpjekjet për ta mbajtur skandalin brenda dyerve të spitalit bëjnë të mendosh se një rast i tillë mund të mos jetë unik. Dhe se tentativa të këtyre natyrave perverse janë ndëshkuar thjesht me masa administrative, duke mbetur larg organeve të drejtësisë. Deri dje ngjarja kishte kapërcyer kufijtë e reanimacionit të kirurgjisë e më gjerë, duke tërhequr vetëm komente personale të bluzave të bardha. Nëse masa e marrë ishte apo jo e mjaftueshme. Asgjë më tej. Organet e policisë dhe të prokurorisë nuk kishin asnjë dijeni, në adresë të tyre s'kishte mbërritur ndonjë denoncim. Kompromisi i heshtjes së bluzave të bardha është justifikuar nga ana e tyre dhe në shërbim të pacientes, së cilës me këtë rast i është ruajtur anonimati. Mungesa e një denoncimi justifikohet gjithashtu me paktin e bërë mes bluzave të bardha dhe familjarëve të viktimës. Të cilët janë mjaftuar me masën administrative për infermierin. Duke menduar se këmbëngulja për ta çuar më tej ngjarjen mund të kishte pasoja psikologjike mbi vajzën e tyre, denoncimi do të kërkonte praninë e saj në organet e drejtësisë, thirrjen e dëshmitarëve e mbi të gjitha këto përmasat e ngjarjes s'do mund të kufizoheshin… duke mos qenë të aftë për të parashikuar ç'mund të ndodhte të afërmit e viktimës qenë të ndërgjegjshëm të pranonin paktin me bluzat e bardha dhe të mos vazhdonin më tej. Historia u arkivua në thashethemnajën e spitalit që zgjat tri ditë dhe e shpjeguar me fjalë të përgjithshme në motivacionin që largoi nga puna një nga punonjësit e personelit.


    Precedenti i mashtruesit

    Male, mjeku popullor që dhunoi pacienten
    Shumë prej lexuesve të "Gazetës", duhet t'i kenë ende të freskëta bëmat e të vetëquajturit "mjek popullor", Gazmend Male. Në fillimin e vitit 2001, pas një sërë denoncimesh të publikuara në faqet e "Gazetës" për mashtrimin që kryente Male duke u premtuar njerëzve shërim nëpërmjet fuqive të mbinatyrshme, doli në dritë edhe një tjetër skandal. Sipas dëshmisë së nipit të Males, Sokol Mitajt, të publikuar në 13 mars 2001, mjeku popullor kryente edhe abuzime seksuale apo përdhunime të pacienteve të tij. Mitaj, i cili kishte punuar për shumë kohë si roje e mashtruesit, solli rastin e një vajze të re nga Shkodra, e cila ishte përdhunuar në dhomën ku kryheshin vizitat. Edhe pse jo një mjek i vërtetë, rasti i Gazmend Males mbetet deri më sot i vetmi rast i bërë publik i një abuzimi seksual ndaj pacientëve. Ndërkohë, pas këtyre denoncimeve publike, mashtruesi Male u detyrua të largohej në drejtim të SHBA-së. Autoritetet tatimore bllokuan aktivitetin e tij në një vilë të marrë me qera në Selitë të Tiranës, ndërkohë që prokuroria nisi një procedim penal për të verifikuar të gjitha denoncimet në drejtim të Males. Që prej këtij momenti, Gazmend Male nuk ka preferuar të kthehet më në Shqipëri, ndërkohë që nuk është sqaruar ende nëse ai i ka mbyllur të gjitha telashet me drejtësinë shqiptare.


    Flet profesor Kristaq Hute

    Drejtori i spitalit: Pezulluam infermierin, sot vendoset masa
    Drejtori i spitalit të Durrësit, Kristaq Hute duket i bindur në pohimin se ky është rasti më i shëmtuar që mund të ketë ndodhur ndonjëherë në mjekësi. Aq sa ai vazhdon të përsërisë gjatë bisedës shprehjen "nëse është e vërtetë". Ndërkohë pritet që sot, drejtuesit e spitalit të diskutojnë për marrjen e masave të mëtejshme ndaj infermierit Abazi:

    Ç'masa janë marrë nga drejtoria e spitalit pas zbulimit të këtij abuzimi?
    Më kanë informuar për këtë ngjarje dhe meqënëse ishim në një mbledhje, menjëherë vendosa të marr masën e pezullimit. Ne akoma nuk kemi kryer një vërtetim të kësaj akuze, një farë ballafaqimi me vajzën, në mënyrë që të vërtetojmë plotësisht këtë akuzë dhe të marrim masën e shkarkimit nga puna. Unë kam qenë i sëmurë sot dhe nuk munda të ndiqja këtë problem, por mendoj se nesër do t'I shkoj deri në fund.

    Ju do të mjaftoheni vetëm me një shkarkim nga puna?
    Nuk ka ndodhur asnjëherë një precedent i tillë në mjekësi dhe ne jemi gjendur pak të papërgatitur. Si drejtori kemi për detyrë vetëm masa administrative, pastaj i takon organeve të tjera të marrin masa të mëtejshme. Kjo është edhe në dorë të vajzës, e cila duhet të zgjedhë nëse do të denoncojë këtë fakt, gjithnjë nëse është i vërtetë sepse siç ju thashë duhet të bëjmë nesër një ballafaqim të fakteve.

  2. #2
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Angry

    Zot na ruaj, sa pervers qe jane ca njerez!

    K'to ngjarje vertete ta shpifin!

  3. #3
    C'ka ndodhur eshte vertet e pabesueshme dhe e papranueshme. Ne Shqiperi vertet kemi pasur probleme te llojeve te ndryshme, por ne shendetesi, gjithmone ka pasur nje humanitet per t'u pasur zili dhe per te cilin na ze malli ketej jashte vendit.
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  4. #4
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Keshilla me e mire per vajzen qe i shpetoi ketij akti: Akuze per marredhenie seksuale me dhune e mbetur ne tentative. Keshtu do mesojne te tjeret se cndodh po te lendosh dike.

  5. #5
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    nuk e lexova deri ne fund ... se po me perzihet tani .. nga keto akte kafsherie !!!

    te isha prindi i asaj vajze .. plumbin ballit ja jap ketyre funderrimave !!

    epo kjo dhe ne spital ... pffffffffffffffff
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  6. #6
    bitter girl Maska e marsela
    Anëtarësuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    vetem paragrafin e pare lexova..!
    ku arrin marrezia e njeriut!dhe te mendosh nje mjek ben nje veprim te tille..!gjera qe mund te ndodhin kudo..po qe kur ndodhin tek ne(ne Shqiperi) lene nje plage te thelle sepse kalojn ashtu ne heshtjee shumta ndonje mase sa per te thene..rralle vihet drejtsia.
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  7. #7
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Sa neveri o zot, ca jane keto kafshe, si ju a merr mendja
    te bejne gjera te tilla..
    Keto pune sjane ndjere shume ne Shqiperi me perpara, e tashi
    gati cdo dite ne gazeta lexohen poshtersira te tilla..
    Me vjen keq per ate vajzen shume...

  8. #8
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    epo keto jane gjera skandaloze...

    tjetra shkon per tu kuruar edhe ne gjendje te rende...

    nuk ka turp burri 34 vjec me nje te mitur...

    me kaq kaq kuptojme sistemin politik te ndjekur ;ta heqim nga puna mos ta mari vesh njeri; ky eshte turpi me i madh kto lloj rastesh te kapura ne flagrance nuk kane nevoje as per akuze fakti flet qarte "i kapur ne flagrance" po sdi cte them ne jemi gjithe ne nje mendje ti zhdukim keto plehra nji qe eshte atje lart nuk do...
    kjo eshte demokracia qe kemi arritur sot si komb??...

  9. #9
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Sa te mjere qe jemi Zoti na ruajt!
    Kerdi te lexosh gazeta ne keto dite.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #10
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    puppuupu , cfare degjojme o zot , a ka me per te lexuar te tilla gjera. Po kafshe ngelem o Zot. Si nuk u kthyem kurre nga njeriu.

    Me vjen keq per vajzen se kesaj i thone te vuash dyfish. Keta lloj njerezish duhen varur nga "poshte" ne mes te qytetit qe ti shofin te gjithe qe edhe ata qe kane ndermend te bejne dicka te tille , mos t'ju shkoj mendja.



    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •