E Hene, 20 Dhjetor 2004


TE NA RRUASH CACI FASULJA!

Nga Agim Xhafka

Deri dje nuk e kisha kuptuar pse Nano, sa here qe do te thoshte dicka per Anastas Angjelin, alias Caci, permendte fasulet. Do thoshte p.sh. qe nena e Cacit i bente te mira, ose thoshte se ata te dy hanin fasule sebashku ngaqe ishin shoke te ngushte... Dhe me pas ... ia fuste Cacit per Shkembin e Pellumbave, per ate e ate dhe... fjalite mbylleshin prape me fjalen fasule. Pra kuptohej pune zhurme! Dhe ashtu doli. Eren e mbajti Nano, postin e mori Angjeli. Para ca ditesh, dhe Ilir Meta e permendi Cacin e nderkohe nje miku im me tha qe me siguri edhe Meta do te kete ngrene fasule ndaj ia futi Cacit. Por mua m"u duk se ne kete rast na u fut te gjitheve. Thashe: Me fasule, pa fasule, Anastas shume na e ngule! Se u vertetua qe u shit per 5 milion dollare nje hotel, i cili vetem per rikonstruksion shteti kishte marre borxh, sipas ish-kryeministrit, plot 17 milione. Sigurisht qe dollare. Dje ne dreke pa ngrene fasule, m"u beftua menjehere Caci. Me erdhen ndermend bemat e tij dhe thashe: Te gjithe ia fusin kot! Me Cacin fiton Caci! Eh cfare bir fasuleje eshte ai! M"u kujtua nje sajese ne nje reviste ku tregohej se i vellai i Anastasit i kishte sjelle nga Saranda nje lepur. - Rripe dhe piqe! - e urdheroi ish-ministrin. Por Angjeli ia priti me cudi: E ku di une per soje te tilla? I vellai ne cast: Ti rrjep gjithe popullin dhe jo me nje lepur! M"u kujtua dhe nje episod qe e perfliste Cacin per tregtine e bananeve. - Te merresha me te tilla gjera, thoshte ai, do kisha marre me qafe shoke. Se une jam nje tip qe vertet e ha bananen shume, por ama lekuren ia hedh ne kembe shokut. Madje atij qe dua me shume. Me te ngushtit! I ngjaj krietarit tone! Por ja qe vete Caci para ca ditesh do te kete ngrene fasule. Dhe ne sasi te madhe. Ne mase caciane. Se i krekosur dhe i ngjelosur deklaroi: S"ka ngritje rroge per administraten e shkollave te larta, per mjeket, mesuesit. Dhe ia degjoi zhurmen gjelles se tij, aspak vone, pas nje dite. Dhe dje Berisha konkludoi se marredheniet PS-LSI jane te kushtezuara nga dashurite ndaj Cacit. Shoqata te ndryshme u cuditen pas kesaj deklarate se ne listat e tyre s"kishin nje emer te tille. As Anastas, as Angjel. Por menjehere mesuam se edhe Sala kishte ngrene fasule per dreke. Ia kishte futur...per Cacin. Sot, ne do te kujtosh nje njeri qesharak dhe dallkauk, besoji metodes qe ndjekin Nano, Meta dhe Berisha. Hani ne fillim fasule dhe pastaj analizoni bemat e Cacit, privatizimet e tij, deklaratat per njerez bukeshkale dhe heshtjen e perjetshme per shkembinj, pellumba, minj, hardhuca etj, . etj. Caci i perfolur pa fund, ende po me qeveris mua qytetarin. Cackomiku i perfolur nga te gjithe qesh me mua qytetarin. S"kam c"te bej, se s"kam c"bej. Me mbetet vetem te ha fasule dhe pas 3-4 oresh te bertas fort me zhurmen e gjelles: Te me rruash Anastas! E sigurt: Me ty humbasim te gjithe! Por me e sigurt: Per ty e hame te gjithe!

Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur