Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Realizmi dhe Idealizmi

    Po e hap k'te teme ne vend qe te zhvillohet nje diskutim ne lidhje me Realizmin dhe Idealizmin. Por kjo nuk eshte nje teme ku thjesht do shkruhen opinione, kam deshire qe kur te shkruani, te bazoheni te mendimet e ndo nje filozofi dhe kam deshire qe te jepni edhe perkufizime te fjaleve (termave) te ndryshme filozofike ne proces qe komentoni mbi ato dy rryma filozofike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 20-12-2004 mė 12:28

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Une po e filloj me fjalet e John Hospers kur shkruan ne lidhje me Realizmin ne librin e tij : "An Introduction to Philosophical Analysis".

    Se pari, Hospers thot se njeriu eshte Realist kur beson se bota fizike ekziston dhe esht "aty" nese ne e perceptojm ate apo jo, dhe qe mund te dime disa gjera mbi te.

    Pastaj, vazhdon te flasi mbi 4 Principe te Realizmit Naive:

    (1) Ekziston nje bote me objekte fizike

    (2) Fjali mbi kto objekte mund te njihen si te verteta nepermjet eksperiences sensore.

    (3) Kto objekte ekzistojn jo vetem kur jan perceptuar por edhe kur nuk jan perceptuar. Jan te pavarura nga perceptimi.

    (4) Nepermjet senseve, ne e perceptojm boten fizike pothujase ashtu si eshte. Ne pergjithesi, ato qe mbajm te njohim mbi te jane te justifikuara.

    (5) Impresionet sensore qe ne kemi per gjerat fizike jane te shkaktuara nga vete ato gjera fizike. P.sh., eksperienca ime me karriken eshte e shkaktuar nga vete karrikja.

    ________________

    Hospers vazhdon te diskutoj dyshimet mbi ato 4 Principe te Realizmit Naive:

    (1) A nuk varet ajo qe perceptojm, te pakten pjeserisht, te natyra e organeve te percepsionit? Nese syt tane do te ishin ndryshe, cfare do shihnim do t'ishte ndryshe. Cfare te drejte kemi ne te supozojm qe ato qe shikojm jane vertete ashtu si i shikojm? Ne fakt, si mund te njohim ne themel "si jan vertete gjerat" apo "si jan ato vertete ne vetvete"? A kemi ne ndo nje te drejte te themi si eshte "vertet" bota fizike?

    (2) Edhe me organet e percepsionit, ka raste qe nuk perceptohen gjerat ashtu si jan. K'to quhen iluzione. Nje shkop duket i perthyer kur gjysma eshte e futur ne uj, por ne realitet shkopi eshte i drejte.

    Pra, ne mund te zhgenjehemi nganjhere nga percepsioni sensor. Cdo njeri e ben dallimin midis si gjerat "duken" dhe si "jan" vertete. Shpesh ne i "perceptojm gjerat ashtu si nuk jan".

    (3) Shpesh ka nje aparence kur nuk ka fare realitet; "perceptojm gjera qe sjan fare aty". Nje i dehur mund te shikoj minje roze duke ecur larte e poshte murit, por ne te vertete, nuk ka fare minje aty.

    (4) Senset nganjehere na zhgenjejn. Athere, si mund te dime qe ato nuk na zhgenjejn gjithmon? Ne qoftese nganjehere, pse jo gjithmone? Ndoshta e tere bota eshte nje halusinim?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 20-12-2004 mė 12:27

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    ne vazhdim me Hospers...

    Hospers pastaj shkruan mbi "Realizmin Reprezentative":

    Si per eksponenti princip te realizmit reprezentative, John Locke, besonte qe ka objekte fizike qe ekzistojn te pavarura nga percepsioni, por menyra se si kto objekte na paraqiten eshte ne disa aspekte ndryshe nga si jane vertete.

    Locke bente nje dallim midis cilėsive primare dhe cilėsive sekondare.

    Cilesit "primare" te nje objekti jane ato cilesi qe ai objekt ka "ne te vete" i ndar nga percepsioni, cilesi qe do kishte edhe nese nuk do kishte nje qenie te ndieshme (me sense) per ti perceptuar ato. Kto jane ato cilesi qe mund te maten.

    Por ka edhe cilesi "sekondare", ashtu si ngjyra, nuhatja, dhe shija, te cilat nuk jan fare cilesi te objektit. P.sh. ngjyra e nje objekti mund te varet te drita, por gjendja e obzervuesit.

    Sipas Locke-ut, cilesit sekondare nuk jan vertete cilesi te nje objekti. Ngjyra, nuhatja, shija, jane vetem "idera" qe kemi.

    Atehere, eksperienca te shkaktuara brenda nesh nga cilesit sekondare jane cilesi te nje objekti vetem ne sensin e derivuar, pasi objekti nuk i ka vertete ato (cilesi).

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Tani,

    Hospers permend George Berkely-n si nje kritik te shkathet ndaj Locke-ut. Berkely nuk besonte qe kishte fare baze per dallimin midis cilesive primare dhe sekondare.

    Pyetja ime per ju:

    Cfare ishin arsyet kryesore perse Berkely nuk besonte mbi dallimin qe beri Locke?

    A jeni dakort me Berkely? Pse?

    Per ata qe kane njohur mbi Berkely, do me vinte mire sikur te shkruanit edhe pak mbi te, si person.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 20-12-2004 mė 12:30

  5. #5
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Vėshtruese !
    Meqė duket se kuptohemi bashkė, do tė mundohem tė shkruaj diēka nė lidhje me atė ēka ju jeni e interesuar.

    Sė pari, le tė japim pėrkufizimet e idealizmit dhe realizmit.


    Nė metafizikė

    Idealizmi : tendenca filozofike e cila konsiston pėr tė risjellur ēdo ekzistencė tek mendimi, nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės mendim. Idealizmi i kundėrvihet realizmit ontologjik, ose me njė fjalė ontologjisė (studim i qenies si qenie, i qenies nė pėrgjithėsi), e cila pranon njė ekzistencė tė pavarur nga mendimi.

    Dallojmė dy forma :
    1° Ajo qė pėrpiqet pėr t'a risjellur ekzistencėn tek mendimi individual (subjektivizmi).
    2° Ajo qė pėrpiqet pėr t'a reduktuar ekzistencėn tek mendimi, nė pėrgjithėsi.


    Kuptime tė veēanta :

    1. Nė kuptimin formalizėm, (Platoni dhe Aristoteli), qė e shohin thelbin e gjėrave nė formėn.

    2. Berkeley pėrdor termin imaterializėm.

    3. Kant quan idealizėm empirik doktrinėn qė e deklaron ekzistencėn e objekteve nė hapėsirė, jashtė nesh, ose tė dyshimtė dhe tė pavėrtetueshme, ose tė rremė dhe tė pamundshme. Forma e parė kėtu ėshtė idealizmi problematik i Descartes, i cili pranon pėr tė pamohueshme vetėm njė pohim empirik, "unė jam". Forma e dytė ėshtė idealizmi dogmatik i Berkeley "i cili e sheh hapėsirėn, me gjithēka ku ajo ėshtė kushti, si diēka tė pamundshme, dhe qė, pėr rrjedhojė, hedh poshtė ekzistencėn e gjėrave materiale qė janė aty tė pėrmbajtura".

    Kant kundėrvė ndaj "idealizmit empirik" doktrinėn e tij tė vet nėn emrin idealizėm transhendantal tė fenomeneve. Kant shkruan : "Quaj idealizėm transhendantal tė tė gjitha fenomeneve doktrinėn sipas sė cilės ne i konsiderojmė ato si pėrfytyrime tė thjeshta, dhe jo si gjėra nė vete; dhe sipas sė cilės kohė dhe hapėsirė janė veēse forma tė ndjeshme tė intuitės sonė, dhe jo pėrcaktime tė dhėna nė vetvete apo kushte tė objekteve tė tilla si gjėra nė vete."
    E kundėrta e kėsaj ėshtė realizmi transhendantal, sipas tė cilit koha, hapėsira dhe objektet materiale nė to, do tė ishin gjėra nė vete. Dhe Kant thotė qė ky realizėm transhendantal pjell idealizmin empirik, ndėrsa idealizmi transhendantal lejon njė realizėm empirik, pra njėfarė shkalle dualiteti ndėrmjet lėndės dhe vetes sonė si qenie menduese. Kėto dy forma tė fundit quhen zakonisht idealizėm material.

    4. Kemi gjithashtu idealizmin subjektiv (Fichte), idealizmin objektiv (Schelling), idealizmin absolut (Hegel).


    Disa pėrkufizime :

    A). Idealizmi kritik. Imazhet janė vetėm tė paraqitura ndaj subjektit, por jo tė krijuara nga ai. Mbi shkakun e kėtyre imazheve, njeriu nuk di asgjė. Ky ėshtė konceptimi kantian.

    B). Idealizmi dogmatik. Bota e jashtme ėshtė e krijuar nga subjekti i konsideruar ose i vetėdijshėm, ose nė pėrzgjatjen e tij tė pavetėdijshme.
    a- Idealizmi psikologjik. Bota e imazheve ėshtė e krijuar nga aktiviteti i subjekteve individuale, njerėzore apo tjetėr, apo i natyrės, e parė si njė subjekt unik dhe universal. (Schopenhauer, Taine, Bergson).
    b- Idealizmi racional. Bota e jashtme rezulton nga zhvillimi ose i subjekteve menduese, i Arsyeve individuale, ose i njė arsye tė ndėrgjegjshme universale, ose i njė sistemi Idesh tė pavarur nga ndėrgjegjet, i pavetėdijshėm sidoqoftė pėr ndėrgjegjet njerėzore, dhe qė ėshtė si njė objekt nė raport me kėto ndėrgjegje. (Fichte, Schelling, Hegel)


    Kaq tani pėr tani. Pėr realizmin pak mė vonė.

  6. #6
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Friedrich Nietzsche:

    Cdo mendim qe zgjat seshte gje tjeter vetem nje mjet vetekanaqesie.

    dhe eshte mese e vertete kjo qe vetem koka si Friedrih mund ti thone pasi duket i pa pranueshem si fakt qe te hedhesh mendimet e tua poshte kur je brymosur me to.
    Odeoni ju premton qe ketu do gjeni theniet me te bukura filozofike per realizmin dhe idealizmin (se shpejti).

  7. #7
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Realizmi


    A. Doktrinė platoniciane, sipas sė cilės Idetė janė mė reale sesa qeniet individuale dhe tė ndjeshme, tė cilat janė veēse pasqyrimi dhe imazhi i kėtyre ideve.

    B. Doktrinė sipas sė cilės Universalet (ajo ēka ėshtė e shprehur nga njė term i pėrgjithshėm, dmth e tillė qė ajo tė mundet pėr tė qenė cilėsor subjektesh tė ndryshme) ekzistojnė pavarėsisht nga gjėrat nė tė cilat ato shfaqen. I kundėrvihet ose nominalizmit (doktrinė sipas sė cilės nuk ekzistojnė ide tė pėrgjithshme, por vetėm shenja tė pėrgjithshme), ose konceptualizmit (doktrinė sipas sė cilės universalet nuk ekzistojnė nė vetvete, por janė konstruksione tė mendjes).

    C. Doktrinė sipas sė cilės qenia ėshtė e pavaruar nga njohja aktuale qė mund tė kenė mbi tė subjektet e vetėdijshme.

    D. Doktrinė sipas sė cilės qenia ėshtė, nė natyrė, tjetėr gjė sesa mendimi, dhe nuk mund tė jetė e nxjerrė nga mendimi, as tė shprehet nė njė mėnyrė tė mjaftueshme nė terma logjike.

    E. Nga sinteza e A, B, C (tek matematikanėt bashkėkohorė), realizmi ėshtė opinioni sipas sė cilit format dhe tė vėrtetat matematike nuk janė tė krijuara nga dijetari, por tė zbuluara nga ai.

    F. Doktrinė sipas sė cilės mendimi individual, nė aktin e njohjes, mbėrthen nga njė intuitė direkte mos-unin, tė tillė qė i shquar nga uni.

    G. (Estetikė) 1° Doktrinė qė do qė arti tė mos kėrkojė kurrė pėr tė idealizuar realen, pėr tė bėrė "mė mirė sesa natyra", por vetėm pėr tė shprehur karakteret efektive thelbėsore tė asaj qė ėshtė.
    2° Sinonim i natyralizmit : tendencė artistike pėr tė pėrfytyruar sidomos nė njeriun anėn nga ku ai del si pjesė e natyrės.

    H. Sensi i realitetit (nė kundėrshtim me verbalizmin, abuzimin e abstraksioneve, apo dhe me utopinė)


    Disa emėrtime :

    - Realizmi transhendantal (Kant) : koha, hapėsira dhe fenomenet e vrojtuara nė to janė gjėra nė vete.
    - Realizmi empirik (kritik, formal) : e kundėrta e realizmit transhendantal.
    - Realizmi naiv : bindje e pėrgjithshme qė pranon, pa kritikė, ekzistencėn e njė bote objektesh materiale dhe subjektesh tė vetėdijshme, me tė cilat njohja ėshtė nė njė raport tė pėrcaktuar keq, tė parė ose si mbėrthimi direkt i gjėrave apo qenieve tė ndryshme nga sobjekti, ose si njė raport i ngjashėm me atė tė njė portreti dhe modelit tė tij. Kėtu kundėrvihen realizmi spekulativ apo filozofik.
    - Realizmi i shtrembėruar (transfigurated) : doktrinė sipas sė cilės ekziston, pėrveē pėrfytyrimeve individuale, njė e panjohshme e tillė qė ndaj ēdo modaliteti tė botės sė shqueshme korespondon njė modalitet i pėrcaktuar i kėsaj reale, por pa asnjė ngjashmėri ndėrmjet njėrės dhe tjetrės.


    Kaq pėr tani. Mė vonė pėr Berkeley dhe Locke.

  8. #8
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    John Locke (1632 - 1704)

    Locke ėshtė njė empirist. Ai heq dorė nga metafizika duke u bazuar tėrėsisht tek eksperienca. Pėr tė, shpirti ėshtė diēka e virgjėr tė cilėn do t'a gdhendė mė pas eksperienca. Ai thotė qė nė mendjen e njeriut nuk ekzistojnė ide tė lindura (qysh nga lindja), dmth tė qenura aty pėrpara eksperiencės. Locke i fton kartezianėt pėr tė provuar qė argumentet e tyre nė favor tė ideve tė lindura tė jenė koherente : fakti qė arsyeja zbulon njė ide nuk provon aspak qė ideja tė jetė e lindur. Ai thotė qė mendja jonė ėshtė njė faqe e bardhė, e cila do tė mbushet nga eksperienca. Tė gjitha idetė tona, pra objektet e mendimit, vijnė nga ndijimi dhe refleksioni.

    E gjitha kjo ėshtė e shoqėruar nga njė refleksion mbi gjuhėn, mbi njė shkencė tė fjalėve, tė cilat janė "shenja tė ndjeshme tė ideve". Gjuha e cila ėshtė instrument i dijes, duhet tė jetė e studiuar dhe e analizuar. Locke ėshtė njė nga themeluesit e filozofisė analitike anglo-saksone bashkėkohore (filozofi e cila pėrqėndrohet mbi analizėn e gjuhės dhe hedh tej preokupimet metafizike).

    Locke ėshtė gjithashtu dhe themeluesi i liberalizmit politik. (Por kėtu dalim jashtė teme).

  9. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ketu premtimi "madheshtor" i ditos paska mbetur pa mberritur....
    cudi!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Tema tė Ngjashme

  1. A do të bëhet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë në 2015
    Nga ZejnullahOsmani nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 14:24
  2. Idealizmi: pasion, semundje apo virtyt?
    Nga [xeni] nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-12-2004, 14:48
  3. A jam une idealist?
    Nga Pelasgian nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 08-11-2004, 20:45
  4. Karakterizoheni nga pesimizmi realizmi apo optimizmi
    Nga Klevis2000 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 10:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •