Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 46
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    O arun po u tallte sokoli per kutine me mesazhe.
    Dhe ti ja fillove me mesazhe private dhe me femra furbo**
    Sokol ti e din mire qe ekziston e drejta e autorit edhe ne fraza.
    Prandaj mos perdor fraza kot se koti vetem per tu dukur me inteligjent,gjasme te kuptojme se ti lexoke Dostoevskij (keshtu shkruhet).Po te thoja Soloki,Sokolo,Sokalo ne vend te Sokoli,do te vinte mire ty??
    O arun po germojme edhe ne te shkretet,te pakten na quaj mundimin.

    p.s. arun
    ** furbo=mashkull,furba=femer.Kot vetem qe ta dish,mos ma merr per ters.

    leci
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  2. #32
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Cila eshte njesia matese e se DREJTES?

    Pra me pak fjale, sa here qe ka dy ose me shume mendime/qendrime/praktika, cila eshte ajo njesi matese universale apo ai test universal qe do te na rrefente nese eshte dicka e drejte apo dicka e gabuar.

    A perdorni ju nje njesi te tille matese per te dalluar te drejten dhe cila eshte ajo?

    Albo
    Njeriu eshte aq i dobet sa as ka per ta kuptuar ndonjehere qenien e tij apo vleren e tij. Njeriu do behet ai qe eshte deri sa te thyeje moralin e tij, te thyeje cdo vlere qe quhet njerezore, pra te shkoje drejt mbinjeriut qe te zhveshe ndienjen, artikulimin, sentimentin, miresine, egersine, parimin, etj...
    Perderisa jemi njerez apo humane nuk jemi te arsyeshem dhe te nxjerrim njesine matese te drejtesise. Drejtesia do egzistoje ashtu si deri me sot ne librat si kodi penal por asnjehere ne jeten reale.

    Dito.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    3

    Meqë jemi tek filozofia, po filozofoj dhe unë :).

    Citim Postuar më parë nga arun

    para disa kohesh njoha ne forum nje femer ,qe ishte shume e rrafinuar ne komunikimin me mua , pra ishte shume FURBO i thone italianet , dhe per ta pare se cfare femre ishte ajo ne te vertete e provokova ne disa gjera ne kuptimin materjalist te jetes , ajo qe vure re tek ajo femer mbasi e provokova shkoi pertej imagjinates time , hidherimi im ishte i madh jo vetem per kete fakt , por edhe per nje fakt tjeter , sepse opinioni i krijuar nga anetaret dhe moderatoret per ate femer eshte i larte d.m.th i mire , dhe nje gje e tille me ka bere qe te rreflektoj mire ne vendimet e mija te jetes

    tani nuk i besoj me teper askujt , dhe per MP nuk ma ndjen fare

    ciao nga arun

    Ngjanjëherë njeriu kapet pas gjërave si i mbyturi pas një fije kashte dhe në vend që ti thotë vetes : Ok dakort më mirë ndoshta kështu sesa mosmarrëveshje të mundshme më vonë , filozofon atë që as duhet menduar për ta filozofuar. Hiqet viktimë, hiqet ëngjëll, hiqet mirësi , vërtetësi dhe ndoshta mund të jenë të mundshme krahasimet e mësipërme për vetveten e tija, por harron më thelbësoren : Nuk filozofohet për atë që është e pamundshme, e paarritshme dhe në të cilën ka shumë mosakorde apo mospërputhje, sidomos më kryesorja mospërputhje mendimesh dhe pikëshikimesh për më tej.
    Njeriu bëhet paradoksal deri në atë pikë sa thotë njëkohësisht bardhë e zi pa ditur as vetë në duhet të qëndrojë nga e bardha apo duhet të kalojë nga e zeza. Njëkohësisht admiron e vlerëson, e po aq njëkohësisht ndjehet viktimë e Furbove të tjetrit dhee quan vetëm të mrekulluar prej shpëtimeve Furbo?!
    – Po a ka vallë Furbo kur e bardha është e bardhë dhe e zeza është e zezë.
    – A ka vallë furbo , kur njëri adhuron të bardhën ose të zezën ; njërën nga të dyja e jo të dyja njëkohësisht , e tjetri s’di nga t’ia mbajë herë nga e bardha herë nga e zeza ?
    – A ka vallë Furbo, kur njëri e di qartë se çfarë do nga jeta, ndërsa tjetri s’di se ç’i kërkon jetës përveç faktit të ekzistencës ?!
    – A ka vallë Furbo, kur njeriu nuk merr vendime me vrullin aksionesh ; O burra se mbaroi, por thotë prit , ngadalë, shohim , gjykojmë , vendosim ?!

    Megjithatë , rrjedhë e jetës tregon për vendimet e marra në ishin mirë a keq, ndaj dhe Furboja nga sa duken bathët i bie të ketë dalë më shumë fituar se humbur nga kjo mrekulli e mësipërme.

    Nga dhia e zgjebosur me bisht përpjetë e kec nga prapa, që lë një goxha filozof të vejë dëm , për të kërkuar cjapin e saj po aq të zgjebosur sa ajo , me bisht përjetë e kecër nga pas.

    Festa të mbara.

    A. Sh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga A. SH. : 23-12-2004 më 12:41

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Po te lexosh mendimet tuaja me lart, nuk gjen dy mendime njesoj
    (Shkak-pasoja.)
    Kjo ndodh, pasi gjithsecili gezon "te drejten" e mendimit te tij te pavarur, mendim i cili e ka pikenisjen tek "eksperiencat" e ndryshme pergjate jetes, ashtu sikurse ndodh edhe me ju, permes komenteve me te cilat i drejtohesh shumices. Eshte pikerisht "pavaresia dhe individualiteti ne te menduar" e sejcilit, fakt i cili "i dhuron" pjeserisht pergjigje ceshtjes se shtruar.
    Diversiteti ne te menduar, cka ndihmon ne "kultivimin" e ideve te ndryshme, "asfalton" udhen e debatit i cili, ky i fundit, nuk do te quhej i tille nese mungonin hipotezat apo supozimet te cilat nxitin perpjekjet per analizim, pavaresisht nga perfundimi i arritur.

    Pra mund te supozojme se secili prej jush perdor metrin e tij per te matur drejtesine
    Ketu dole si me porosi.
    Mund te supozojme the?! S'ka se si te jete, apo ndodhe ndryshe kur te verteten e mban peng "e panjohura."
    Nga ana tjeter, ashtu duket ne plan te pare, por ajo cka mendimi "i supozuar" i sejcilit, te marra keto (mendime) se bashku, permban ne thelb ate cka eshte akoma me "percaktuese" e cila ka te beje me "peshimin" e "te drejtes" se sejcilit nga sejcili. Dicka e tille i nenshtrohet "perseritjeve te njepasnjeshme" derisa arrihet ne piken kur njëri apo tjetri terhiqet, pasi i mungojne faktet e nevojshem per te mposhtur argumentin e shtruar. Perdora togfjaleshin "perseritje te njepasnjeshme" ne fjaline e mesiperme...cdo te thote kjo? Marrim nje shemb: Ne nje teme te caktuar, une pasi lexova komentet e dikujt tjeter, u "turra" (<--- sa per efekt komik kjo) menjehere, pasi "botkuptimi im" per te njejtin fenomen nxiti "nderhyrje." Pse ndodh kjo?! Pasi ne, (une, ti, ai. ajo, e keshtu me rradhe...) kemi te drejte te "perfaqesojme" vetveten, per te ballafaquar apo peshuar tezat me hipotezat, apo thjesht, ate cka quaj une te drejte me ate cka quan tjetri te tille. Ketu pra, lind problemi...

    ...Interesant ne kete teme per mua eshte edhe fakti se edhe pse askush nuk di qe nje meter i tille te ekzistoje, kjo nuk u pengon qe te dilni me hipoteza, supozime
    Fenomeni i mesiperm me efekt interesant, ndodh pasi askush nuk eshte "pajisur" qe ne lindje me privilegjin per te njohur ate "pergjigje" ashtu sikurse mjaft teori dhe zbulime mbanin emrin "e panohur" perpara se (pioneret e teorive te medha qe do te ndryshonin 1here e pergjithmone kuptimin tone per arsyen e fenomeneve qe ndodhin ne boten qe na rrethon) Galileu, Newton-i, Ajnshtajn e shume e shume zbulues te tjere (...me pas e deri me sot) "te vrisnin" mendjen ne dobi te "shumices" e jo per argetim personal.
    Hipotezat, supozimet jane rruga jone e vetme drejt "betejes" me te panjohuren.

    Sa e veshtire eshte per njeriun qe te pohoje se "nuk e di" dhe sa e lehte eshte per te dale me teori, terma, hipoteza per cdo ceshtje qe eshte matane te kuptuarit njerezor.
    Ketu psh, ti imponon apo kufizon te tjeret te mendojne deri na ate limit qe i lejoni ju vetes... Vjen era --> "interesante" kjo!

    Ja dhe nje shembull per efekt sqarimi...
    Nese ata Maestrot qe permenda me lart, apo te tjere do te kishin menduar njesoj si ju, atehere ju dhe ne te tjeret nuk do te gezonim shume prej te mirave apo privilegjeve qe gezojme sot.
    Perpjekja, kembengulja, inisiativa vleresohet gjithmone, me teper sesa te ndenjurit kemb apo duarkryq. Ka raste kur perpjekja justifikon deshtimin dhe ka raste te tjera kur ajo deshmon suksesin ndersa e kunderta e saj i dorezohet deshtimit dhe "egzekuton" me vetdije suksesin.
    Persa i perket "ceshtjeve matane te kuptuarit njerezor" do perdorja te njejten menyre shpjegimi ashtu si ju: ---> Arritja ne nje perfundim te tille eshte me e lehte sesa "avaria" apo "pesha" qe do te duhej te perballohej per "shembjen e murit" i cili kufizon aftesite tona te te kuptuarit.

    Edhe dicka tjeter...askush ne teme nuk pohoi apo aq me teper, VERTETOI se egziston "nje teori e tille" por, ne te njejten kohe askush nuk eshte i privuar nga hedhja e hipotezave, supozimeve, mbeshtetur keto te fundit tek i vetmi burim, experienca individuale.

    Njeriu e transformon cdo gje qe ne pamje te pare eshte krijuar per mireqenien e tij ne nje mjet qe kercenon ekzistencen e tij.
    Se pari, ndonese e kam parasysh kuptimin e fjalise si "e tërë", dicka nuk shkon me kete fjali --->...qe ne pamje te pare eshte krijuar(?!?).
    Se dyti, pergjithesimet me fjalen "njeriu" jo vetem qe nuk perkojne llogjikisht, me perfundimin e arritur, pasi jo te gjithe "njerezit" mendojne dhe veprojne njesoj, por ne te njejten kohe hedh poshte ato (hipotezat) cka ke shkruar me lart... ---> Sa e veshtire eshte per njeriun qe te pohoje se "nuk e di" dhe sa e lehte eshte per te dale me teori, terma, hipoteza per cdo ceshtje qe eshte matane te kuptuarit njerezor.

    Mo i shpallni ceshtjet "tabu" me zor!

    Dhurata me e cmuar qe Zoti apo Krijuesi i fali njeriut, ishte MENDJA e perfaqesuar nga "motoret" e arsyetimit dhe gjykimit. Enigma e cdo te panjohure ndodhet e fshehur pikerisht në perdorimin e MENDJES ne kapacitetin e duhur, por e theksoj, per qellime te cilat i vijne ne dobi "te mbijetuarit", sesa per qellime te cilat e kufizojne, apo e demtojne ate.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,069
    Citim Postuar më parë nga A. SH.
    Ngjanjëherë njeriu kapet pas gjërave si i mbyturi pas një fije kashte dhe në vend që ti thotë vetes : Ok dakort më mirë ndoshta kështu sesa mosmarrëveshje të mundshme më vonë , filozofon atë që as duhet menduar për ta filozofuar. Hiqet viktimë, hiqet ëngjëll, hiqet mirësi , vërtetësi dhe ndoshta mund të jenë të mundshme krahasimet e mësipërme për vetveten e tija, por harron më thelbësoren : Nuk filozofohet për atë që është e pamundshme, e paarritshme dhe në të cilën ka shumë mosakorde apo mospërputhje, sidomos më kryesorja mospërputhje mendimesh dhe pikëshikimesh për më tej.
    Njeriu bëhet paradoksal deri në atë pikë sa thotë njëkohësisht bardhë e zi pa ditur as vetë në duhet të qëndrojë nga e bardha apo duhet të kalojë nga e zeza. Njëkohësisht admiron e vlerëson, e po aq njëkohësisht ndjehet viktimë e Furbove të tjetrit dhee quan vetëm të mrekulluar prej shpëtimeve Furbo?!
    – Po a ka vallë Furbo kur e bardha është e bardhë dhe e zeza është e zezë.
    – A ka vallë furbo , kur njëri adhuron të bardhën ose të zezën ; njërën nga të dyja e jo të dyja njëkohësisht , e tjetri s’di nga t’ia mbajë herë nga e bardha herë nga e zeza ?
    – A ka vallë Furbo, kur njëri e di qartë se çfarë do nga jeta, ndërsa tjetri s’di se ç’i kërkon jetës përveç faktit të ekzistencës ?!
    – A ka vallë Furbo, kur njeriu nuk merr vendime me vrullin aksionesh ; O burra se mbaroi, por thotë prit , ngadalë, shohim , gjykojmë , vendosim ?!

    Megjithatë , rrjedhë e jetës tregon për vendimet e marra në ishin mirë a keq, ndaj dhe Furboja nga sa duken bathët i bie të ketë dalë më shumë fituar se humbur nga kjo mrekulli e mësipërme.

    Nga dhia e zgjebosur me bisht përpjetë e kec nga prapa, që lë një goxha filozof të vejë dëm , për të kërkuar cjapin e saj po aq të zgjebosur sa ajo , me bisht përjetë e kecër nga pas.

    Festa të mbara.

    A. Sh.
    po po po a.sh.

    ke te drejte po aruni nuk te ka njohur vetem ty ne web , dhe ai shkrim nuk te drejtohet ty , por nje vajze tjeter qe jeton ne nje vend te komunitetit europian , konkretisht ne spanje ...................

    a.sh. dua te tregoj edhe nje dicka tjeter aruni , une nuk jam klandestin , se po te isha i tille nuk vija ne tirane me pushime

    dhe nje sugjerim per ty kisha aruni

    mos perdor shume profile ne forum se eshte turp per nje vajze me reputacion te mire ne forum si puna jote

    ciao dhe mos u merzit se nuk ishte per ty, ai postim

    gezuar festat edhe ti


    leci

    ke te drejte per vrejtjen por thelbi i fjales furbo kuptohet shume qarte , per ata qe duan ta kuptojne

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    3
    Citim Postuar më parë nga arun
    po po po a.sh.

    ke te drejte po aruni nuk te ka njohur vetem ty ne web , dhe ai shkrim nuk te drejtohet ty , por nje vajze tjeter qe jeton ne nje vend te komunitetit europian , konkretisht ne spanje ...................

    gezuar festat edhe ti

    Bazuar që në të shkuarën pati shumë përkushtime të tipit : fiorella mannoia nga a.sh. per a.sh. etj, etj, si dhe nga përshkrimi qelibar i vetvetes, i bie që njësia matëse e së drejtës në këtë rast të ketë keqfunksionuar.
    Të kërkuarit ndjesë është normale dhe aspak çuditëse.
    Pra nga sa shprehet më sipër përmblidhet thjesht: Të kërkoj ndjesë për postimin tim të mësipërm.
    Nuk di nëse duhet të të falenderoj për këshillën tënde që shoqëron postimin #35 , por di të them: Dashamirësi, di si ti gjej udhët këshillimit, ndërsa dashakeqasi nganjëherë i bie shkurt, herë me dashje , herë pa dashje.
    Por sigurisht ti nuk futesh tek dashakeqësit edhe pse i ke rënë ca si shumë shkurt.


    P.s. miqësisht: Mbase do ishte mirë të përgatiteshe shpirtërisht për kundërpërgjigjet e ardhëshme , meqë propabiliteti i përgjigjeve bazuar në postimin e mësipërm =#35, i bie të kalojë nga numri njëjës në shumës.



    A. Sh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga A. SH. : 23-12-2004 më 19:15

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,069
    Citim Postuar më parë nga A. SH.
    Bazuar që në të shkuarën pati shumë përkushtime të tipit :

    fiorella mannoia nga a.sh. per a.sh. etj, etj
    si dhe nga përshkrimi qelibar i vetvetes, i bie që njësia matëse e së drejtës në këtë rast të ketë keqfunksionuar.
    Të kërkuarit ndjesë është normale dhe aspak çuditëse.
    Pra nga sa shprehet më sipër përmblidhet thjesht: Të kërkoj ndjesë për postimin tim të mësipërm.
    Nuk di nëse duhet të të falenderoj për këshillën tënde që shoqëron postimin #35 , por di të them: Dashamirësi, di si ti gjej udhët këshillimit, ndërsa dashakeqasi nganjëherë i bie shkurt, herë me dashje , herë pa dashje.
    Por sigurisht ti nuk futesh tek dashakeqësit edhe pse i ke rënë ca si shumë shkurt.


    P.s. miqësisht: Mbase do ishte mirë të përgatiteshe shpirtërisht për kundërpërgjigjet e ardhëshme , meqë propabiliteti i përgjigjeve bazuar në postimin e mësipërm =#35, i bie të kalojë nga numri njëjës në shumës.



    A. Sh.
    mundohu ta kuptosh qe une nuk jetoj me per veten time dhe konkretisht tani qe ndodhem ne tirane nuk erdha per veten time , por per te tjere , ka vite te tera qe une jetoj vetem per ideale te pastra , dhe jam qelibar aq shume saqe nuk e teproj fare nese te them se jam ai diamanti qe te gjithe duan ta kene per vete por askujt nuk ja mban ta paguaj cmimin qe kerkoj une

    a.sh. cmimi im eshte shume i larte dhe ti nuk e paguan dot kurre , kjo eshte e sigurt


    ajo kenga e fiorela mannoies ka nje kuptim te caktuar qe une ja dedikoj atyre qe dua ti vras me dashuri po ta perkthesh ne shqip ate titull kenge aq te bukur do te thote ----> DEGJO PADUNDESINE nuk eshte aspak rastesi qe ta kam dedikuar ty , sepse ne pergjithesi i vras njerzit me dashuri , dhe dashuria per mua eshte arma me forte qe zoteroj .................................

    keshtu i kam vrare njerzit une vetem me dashuri atehere kur nuk e presin ne jeten e tyre

    a.sh ketu ne tirane jam cuditur shume me situaten qe eshte katastrofike dhe nje nga arsyet e kesaj situate eshte edhe karakteri i semure qe kane shqiptaret , qe jane edhe qerosa edhe fodulla , d.mth edhe pse jane njerez te deshtuar ne jete ne te gjitha drejtimet ,ajo qe me deshperon me shume eshte gjendja depresive ku kane rene shqiptaret , nuk behet fjale qe ti japesh sugjerime sepse nuk i len sedra e semure qe ti marin sugjerimet , dhe kjo eshte dhimbja ime me e madhe , edhe miq nga me te dashurit dhe me te afermit per mua kane rene aq poshte saqe nuk mundem te te flas ketu nga deshperimi sepse ashtu sic i lash po ashtu edhe i kam gjetur , te deshtuar ne deshtimin e tyre


    nuk dua te fyej por je nje femer e deshtuar ne jete dhe ke nje egoizem te semure qe po te fryet cdo dite dhe me shume, dhe sa me shume qe te fryet ky egoizem i semure aq me i madh eshte mundesia qe te shpertheje nga momenti ne moment


    a.sh i rashe shkurt postimit tim te meparshem sepse ti je nje kapitull i mbyllur per mua dhe e shikoj perpara syve te mi deshtimin tend te mevonshem , sepse a.sh une nuk i kontrolloj njerzit ne menyre virtuale por ne menyre intuitive, dhe aty ku une deshtoj une i drejtohem per ndihme entiteteve hyjnore , sepse une jam drejtesi e kulluar jo vetem per te tjeret por edhe per vehten time , dhe nuk ka shans qe ti shpetoje askush kesaj mase te kulluar drejtesie , qe vjen nga ligje kozmike te perjetshme dhe shkon ne ligje te perjeteshme kozmike

    a.sh ekzistenca ime eshte e garantuar rreth 15 vjet me pare kur entitete hyjnore me kane garantuar jeten dhe gjithe egzistencen time dhe per nje gje te tille nuk kam asnje dyshim sepse jane gjera te provuara dhe te vertetuara , ti nuk ke per ti pare keto privilegje kurre ne jeten tende , sepse je e burgosur ne krenarine tende te semure , ne kete bote nuk ke shans te japesh vetem urdhera, por ti duhet te mesohesh te besh edhe leshim e kur duhet te te jesh e perulur , sidomos ne rastin tend sepse je vertet shume e vetmuar ne jeten tende


    ajo vajza per te cilen fola une eshte nga tirana dhe jeton ne valencia te spanjes , punon kamarjere dhe , mundohu ta kuptosh se ne jeten time nuk ke qene vetem ti , por kane qene edhe shume vajza te tjera para teje , dhe konkretisht eshte edhe nje tjeter qe e kam njohur mbas teje ,

    dhe te lutem mundohu ta kuptosh qe je e predizpozuar qe te behesh cdo gje ne jeten tende por vetem te lutem aruni me bej nje favor mos guxo te hapesh klinike psikoterapie ne jeten tende sepse do ti maresh njerzit ne qafe

    mundohu ta kuptosh se je e burgosur ne zgjedhjet e tua qe ke bere ne jeten tende , por burgu yt me i madh eshte egoizmi yt e semure qe nuk te lejon te shikosh me larg se hunda jote

    nuk e besoj se do te pergjigjem me ne te ardhmen , sepse me duhet te merem me gjera te tjera per te cilat edhe kam ardhur ne shqiperi

    ciao nga arun

  8. #38
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga arun
    ...dhe jam qelibar aq shume saqe nuk e teproj fare nese te them se jam ai diamanti qe te gjithe duan ta kene per vete

    ...keshtu i kam vrare njerzit une vetem me dashuri atehere kur nuk e presin ne jeten e tyre

    ciao nga arun

    Z. Arun, ka diçka që më shqetëson tek ju. Shprehja "unë jam qelibar" ose shqip "unë jam i kulluar" ose latinisht "Purus sum", është një absurditet. Sepse, nisur nga momenti kur ju shprehni këtë, ju nuk jeni më i kulluar. I kulluar është vetëm ai që nuk është i vetëdijshëm mbi kullueshmërinë e tij. Thënë ndryshe, i kulluari nuk e di kurrë që ai është i kulluar, sepse po t'a dinte ai këtë, kullueshmëria e tij bie menjëherë.


    Për paragrafin e dytë, mund të them se nga shprehja juaj, del qartë që ju jeni një vrasës i pabesë. Ju vrisni (edhe pse nëpërmjet dashurisë), dhe këtë e bëni kur viktima juaj nuk është në dijeni. Nqs jeni dikush i mbushur dhe i përshkuar tejpërtej nga dashuria, atëherë ju nuk duhet të vrisni por të shëroni. Dikush plot dashuri nuk mërzitet nga fakti që ai që përfiton nga dashuria e tij, nuk i është atij mirënjohës. Nqs ju prisni mirënjohjen në shkëmbim të dashurisë, atëherë ju nuk jeni gjë tjetër përveçse një tregtar. Ju bëni një të mirë në shkëmbim të mirënjohjes, shkëmbimi është i kryer. Të mirat duhen bërë pa e vrarë mendjen mbi reagimin e përfituesit të këtyre të mirave, kjo është puna e tij. Puna juaj është të bëni mirë me çdo kusht.

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    3
    Citim Postuar më parë nga arun
    mundohu ta kuptosh qe une nuk jetoj me per veten time dhe konkretisht tani qe ndodhem ne tirane nuk erdha per veten time , por per te tjere , ka vite te tera qe une jetoj vetem per ideale te pastra , dhe jam qelibar aq shume saqe nuk e teproj fare nese te them se jam ai diamanti qe te gjithe duan ta kene per vete por askujt nuk ja mban ta paguaj cmimin qe kerkoj une

    a.sh. cmimi im eshte shume i larte dhe ti nuk e paguan dot kurre , kjo eshte e sigurt


    ajo kenga e fiorela mannoies ka nje kuptim te caktuar qe une ja dedikoj atyre qe dua ti vras me dashuri po ta perkthesh ne shqip ate titull kenge aq te bukur do te thote ----> DEGJO PADUNDESINE nuk eshte aspak rastesi qe ta kam dedikuar ty , sepse ne pergjithesi i vras njerzit me dashuri , dhe dashuria per mua eshte arma me forte qe zoteroj .................................

    keshtu i kam vrare njerzit une vetem me dashuri atehere kur nuk e presin ne jeten e tyre

    a.sh ketu ne tirane jam cuditur shume me situaten qe eshte katastrofike dhe nje nga arsyet e kesaj situate eshte edhe karakteri i semure qe kane shqiptaret , qe jane edhe qerosa edhe fodulla , d.mth edhe pse jane njerez te deshtuar ne jete ne te gjitha drejtimet ,ajo qe me deshperon me shume eshte gjendja depresive ku kane rene shqiptaret , nuk behet fjale qe ti japesh sugjerime sepse nuk i len sedra e semure qe ti marin sugjerimet , dhe kjo eshte dhimbja ime me e madhe , edhe miq nga me te dashurit dhe me te afermit per mua kane rene aq poshte saqe nuk mundem te te flas ketu nga deshperimi sepse ashtu sic i lash po ashtu edhe i kam gjetur , te deshtuar ne deshtimin e tyre


    nuk dua te fyej por je nje femer e deshtuar ne jete dhe ke nje egoizem te semure qe po te fryet cdo dite dhe me shume, dhe sa me shume qe te fryet ky egoizem i semure aq me i madh eshte mundesia qe te shpertheje nga momenti ne moment


    a.sh i rashe shkurt postimit tim te meparshem sepse ti je nje kapitull i mbyllur per mua dhe e shikoj perpara syve te mi deshtimin tend te mevonshem , sepse a.sh une nuk i kontrolloj njerzit ne menyre virtuale por ne menyre intuitive, dhe aty ku une deshtoj une i drejtohem per ndihme entiteteve hyjnore , sepse une jam drejtesi e kulluar jo vetem per te tjeret por edhe per vehten time , dhe nuk ka shans qe ti shpetoje askush kesaj mase te kulluar drejtesie , qe vjen nga ligje kozmike te perjetshme dhe shkon ne ligje te perjeteshme kozmike

    a.sh ekzistenca ime eshte e garantuar rreth 15 vjet me pare kur entitete hyjnore me kane garantuar jeten dhe gjithe egzistencen time dhe per nje gje te tille nuk kam asnje dyshim sepse jane gjera te provuara dhe te vertetuara , ti nuk ke per ti pare keto privilegje kurre ne jeten tende , sepse je e burgosur ne krenarine tende te semure , ne kete bote nuk ke shans te japesh vetem urdhera, por ti duhet te mesohesh te besh edhe leshim e kur duhet te te jesh e perulur , sidomos ne rastin tend sepse je vertet shume e vetmuar ne jeten tende


    ajo vajza per te cilen fola une eshte nga tirana dhe jeton ne valencia te spanjes , punon kamarjere dhe , mundohu ta kuptosh se ne jeten time nuk ke qene vetem ti , por kane qene edhe shume vajza te tjera para teje , dhe konkretisht eshte edhe nje tjeter qe e kam njohur mbas teje ,

    dhe te lutem mundohu ta kuptosh qe je e predizpozuar qe te behesh cdo gje ne jeten tende por vetem te lutem aruni me bej nje favor mos guxo te hapesh klinike psikoterapie ne jeten tende sepse do ti maresh njerzit ne qafe

    mundohu ta kuptosh se je e burgosur ne zgjedhjet e tua qe ke bere ne jeten tende , por burgu yt me i madh eshte egoizmi yt e semure qe nuk te lejon te shikosh me larg se hunda jote

    nuk e besoj se do te pergjigjem me ne te ardhmen , sepse me duhet te merem me gjera te tjera per te cilat edhe kam ardhur ne shqiperi

    ciao nga arun
    Thonë:

    Zoti nga një dorë të hedh , nga një dorë të pret.

    Vërtet mua zoti mund të më ketë hedhur më parë në zgjedhjen, ndoshta të gabuar, të gjysmës time të jetës, por këtu them se më ka pritur , dhe pritur mirë madje, sidomos kur mendoj se nga virtualiteti mund të kalonte në realitet e të bëheshe pjesë e familjes time.
    Mbase ngaqë sorrollati nëpër mendjen e tija njësinë matëse të së drejtës e tha: Stop bija ime, mos shko më larg se boll je djegur nga qulli , fryeji dhe kosit, por ai e paska ditur se s'paska qenë thjesht kos, por qullë shkuar qullit nga i cili me sa duket mund të përvëloheshe shumë herë më shumë nga sa dukej në sipërfaqe.

    Pështirosja nuk është gjë e mirë, por nganjëherë nuk mund ta ndalësh edhe pse në vetvete e di që për respekt ndaj thjesht të qenit njeri duhet menjanuar, por ja nga ç'ka është shprehur nuk e mënjanoj dot.

    Më keqas në të gjithë këtë histori është: A janë të gjithë djemtë tanë të të njëjtit model si më sipër dhe mosguximi i afrimit ndaj bashkëkombasve të tu për të ëndërruar të gjesh gjysmën tënde, qoftë realisht apo virtualisht , kur sheh sa mllef nxjerr modeli nga mendimet?!




    A. Sh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga A. SH. : 24-12-2004 më 07:22

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,069
    Për paragrafin e dytë, mund të them se nga shprehja juaj, del qartë që ju jeni një vrasës i pabesë. Ju vrisni (edhe pse nëpërmjet dashurisë), dhe këtë e bëni kur viktima juaj nuk është në dijeni. Nqs jeni dikush i mbushur dhe i përshkuar tejpërtej nga dashuria, atëherë ju nuk duhet të vrisni por të shëroni. Dikush plot dashuri nuk mërzitet nga fakti që ai që përfiton nga dashuria e tij, nuk i është atij mirënjohës. Nqs ju prisni mirënjohjen në shkëmbim të dashurisë, atëherë ju nuk jeni gjë tjetër përveçse një tregtar. Ju bëni një të mirë në shkëmbim të mirënjohjes, shkëmbimi është i kryer. Të mirat duhen bërë pa e vrarë mendjen mbi reagimin e përfituesit të këtyre të mirave, kjo është puna e tij. Puna juaj është të bëni mirë me çdo kusht.[/
    qe jam i kulluar kjo eshte e sigurt sepse kete e trashegoj nga jetet e mija te kaluara , kjo do te thote qe eshte keshtu dhe pike mbaroi , ti po deshe ta provosh drejtesine time te kulluar , e provojme , por une te uroj qe te mos ta kesh kismet ,


    persa i perket vrasjes me dashuri kjo eshte figurative dhe vrasja per te cilen flas une eshte nje vrasje e nje lloji tjeter dhe jo ashtu sic e mendojne njerzit , konkretisht behet fjale te vendosesh drejtesi ne jete duke perdorur dashurine , dhe ajo qe eshte me kryesorja, njerzit nuk e kuptojne qe po i kalojne sites se drejesise , dashuria nuk te vret sepse po te vriste nuk do te ishte dashuri por dicka tjeter ,

    ke degjuar ti per cilesine hyjnore te AHIMSES eshte nje cilesi qe shume persona e keqperdorin dhe nuk dine ta interpretojne ashtu sic duhet


    po deshe ta shpjegoj kur te kthehem nga pushimet , se tani me duhet te shkoj

    hajt mos u merzit se edhe nese i shpeton drejtsise njerzore , nuk i shpeton kurre drejtesise hyjnore ...................

    gezuar festat ,dhe vitin e ri 2005

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Ndërmjet Lindjes E Perëndimit
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 21-06-2011, 13:41
  2. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni (2006)
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 325
    Postimi i Fundit: 26-04-2008, 06:13
  5. Paditesit vs. Pandehurin
    Nga Reina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 12:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •