Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ciles llogjike? Asaj llogjike qe u vesh nje emer cdo gje te panjohure dhe nderton 100 hipoteza rreth saj qe jane ne kundershti me njera-tjetren?
    Albo,
    Logjika e njeriut krijon hipoteza të panumërta në çdo sekond,nga të cilat vetëm njërën nga ata pranon si më reale për momentin e duhur.
    Po të mos ishte logjika njeriu as që do dinte diç mbi "misterin e vetvetes" si e quan ti.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    E paspjegueshmja me fjale dhe e pakonceptueshmja ne imagjinate!
    Me beri pershtypje nje gje ne kete qe ke shkruajtur. Zeri me rradhe fjalet qe ke perdorur me lart, cila prej tyre eshte konkrete, e prekshme apo e verifikueshme nga njeriu? Jane te gjitha jo-konkrete.


    Po të mos ishte logjika njeriu as që do dinte diç mbi "misterin e vetvetes" si e quan ti.
    StormAngel, nese beson ne ate qe ke shkruajtur me lart, a mund te me thuash vetem nje mister mbi veten tende qe ti ke zbuluar me ane te llogjikes?

    misteri (sekreti) jam une
    Per cilin je mister, per Albon apo per veten tende?

  3. #13
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Me beri pershtypje nje gje ne kete qe ke shkruajtur. Zeri me rradhe fjalet qe ke perdorur me lart, cila prej tyre eshte konkrete, e prekshme apo e verifikueshme nga njeriu? Jane te gjitha jo-konkrete.

    Mina për mua ka plotësisht të drejtë. Ajo që qëndron përtej fjalëve që ne mund të themi mbi të, dmth që është diçka më shumë sesa fjala përmbajtëse, dhe ajo që është e pamendueshme, e pakapshme, e pambërthyeshme nga mendja e njeriut, kjo është misteri.

    Albo pyet se cila prej tyre është konkrete, e prekshme apo e verifikueshme nga njeriu. Më fal, por nuk e kuptoj sensin e kësaj pyetje. Nqs Albo ka parasysh një mister të cilin të mund t'a prekim, verifikojmë, atëherë ky nuk është më një mister. Mister është psh Zoti, vdekja, jeta e përtejme, por dhe Holokausti gjatë Luftës së dytë botërore. Asnjë fjalë, asnjë mendje, asnjë arsye e kësaj fjale të mendjes nuk n'a nxjerr përballë misterit të kësaj ngjarje : shfarosja e një populli të tërë nga faqja e dheut.

  4. #14
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Jane te gjitha jo-konkrete.
    **************************
    ...Si vete misteri! Edhe misteri nuk eshte konkret, ndryshe do te quhej ndodhi.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  5. #15
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga Albo
    StormAngel, nese beson ne ate qe ke shkruajtur me lart, a mund te me thuash vetem nje mister mbi veten tende qe ti ke zbuluar me ane te llogjikes?
    Po Albo,
    Nëpërmjet (me ndihmën) e logjikës jam mësuar të gjykoj apo të mendoj për veprimet që mar.Thjeshtë mendoj që logjika njerëzore është ajo e cila na shpien në kërkim të dijes,athok sendeve misterioze për veten dhe atë që na rrethon.
    Unë sa paku kështu e kuptoj këtë punë,nuk do të thotë që jam në të drejtë.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Kur lexova temen vete mendova qe Misteri eshte diçka qe shihet por qe nuk shpjegohet dhe nuk kuptohet dot mgjate nuk mu duk e plote dhe hapa nje fjalor dhe ishte shpjeguar ne disa forma keshtu:

    1- Çeshtje sekrete dhe shume e rezervuar.
    2- Diçka qe eshte e erret (dmth e paqarte) dhe eshte shume veshtire per tu kuptuar apo shpjeguar, ose nuk ka shpjegim.
    3- Sipas kristianizmit , ajo qe nuk kuptohet por qe duhet pranuar per besim
    4- Po prape nga kristianizmi , eshte çdo nje prej ngjarjeve te rendesishme te jetes,te pasionit, te vdekjes tek çdo njeriu.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  7. #17
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Misteri per mua eshte dicka qe shtrihet pertej cakut te perceptimit te dikujt. Nuk arrihet te kuptohet me shqisat qe ekzistojne.

    Njeriu, vdekja, Zoti (qe jane ende te paqarta) jane thjesht shembuj te misterit, jo perkufizim i tij.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Sa shume e nderlikoni. Misteri eshte ajo qe nuk dihet. A nuk ishte mister fenomeni i rrufese para njemije vjetesh, apo te themi ditenata para zbulimit te planeteve dhe te sistemit diellor. Pra eshte shume e thjeshte ate qe ne nuk e dime e perkufizojme me emrin mister. Misteret jane kudo, ne shtepite tona, perjashta ne oborr, ne fundin e oqeaneve, ne universin e pafund,si dhe ne qenien tone. Ato jane kudo perreth nesh dhe presin te zbulohen prej nesh.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e jp7879
    Anëtarësuar
    13-06-2002
    Vendndodhja
    massachusetts
    Postime
    9
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Kendveshtrimi im mbi temen eshte i thjeshte. Njeriu kerkon te zbuloje misteret qe e rrethojne me gjithcka qe te munde, por harron qe misteri me i madh ne kete bote nuk eshte ajo qe e rrethon, por vete njeriu.

    Albo
    Besoj se e ke fjalen per trurin (Albo citoji pak gjerat se keta ketu ngaterrohen ).

  10. #20
    Perjashtuar nga Mod. Maska e bUster
    Anëtarësuar
    18-12-2004
    Vendndodhja
    London
    Postime
    29
    Mendoj se ai mister qe nuk mund te hidhet drite ne te ose te eksperiencohet, nuk ia vlen te mendosh fare per te.

    Por ne te njejten kohe,,,,,
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Misteri me emrin Kim Filbi
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-02-2009, 15:26
  2. Misteri I Mesnatës
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-09-2006, 08:26
  3. Katekizmi i Krishterë Orthodhoks
    Nga Eni në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 29-06-2005, 23:58
  4. Misteri i Priftërisë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-02-2004, 04:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •