Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5

Tema: Fqinjet

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Fqinjet

    Burri qe vishet gjithmone me kemishe te bardhe, me nje kostum te shtrenjte, qe jeton me familjen e tij te lumtur, ne nje apartament te madh ne nje lagje aspak te varfer te metropolit trasheguar nga nje xhaxhai i tij i pasur. Ai qe eshte plotesisht i shendetshem, qe ka nje pune te mire e nje llogari bankare te majme (edhe kete trasheguar nga i ndjeri xhaxha), qe ka nje grua te bukur e fjalepak,dy femije te qete e te mbare, nje makine luksoze, nje qen rrace e qe nuk ka gjalle as vjerren e as vjerrin, pikerisht ky njeri rreth te cilit thashe sa me larte lexuat jam une ne syte e fqinjit tim.
    Keshtu me shikon ai mua, si njeriun qe cdo gje i ecen fjolle ne jete, e qe nuk ka as me te voglin shqetesim.
    Mediokri.
    Mendon se une jam i perkedheluri i fatit.
    Ne fakt edhe mua me pelqente te mbahesha si i tille ne fillim, por kur e pashe qe kureshtja e tij u be a padurueshme, e kur ai ekzekutoi pa ndjenjen me te vogel te meshires te gjitha intimetet e jetes sime, nuk munda te duroj dot me.
    Zilia eshte ndjenje negative, qe ushqen urrejtjen, e qe justifikohet nga nje keqdashje e cila buron nga koncepti "une jam njeri fatkeq, e ky shkerdhata, i perkedheluri i jetes".
    Qesharake, po ta shikosh se si ai me shoqeron me veshtrimin e tij te jarget, mi ngulit syte e percillet plot neveri. Zhbiron gjithcka, dhe ndihet ligesht sa here meson se mua psh me eshte rritur rroga, apo kam blere nje ndonje mobilje te re. Ai i vesh fytyres ate sjelljen ne dukje intiferente,e kur une nuk kam mendjen hedh veshtrime te shpejta nga te mund, per te perpire cdo hollesi te jetes ime, te cilen me pas e perdor si trampoline per te kultivuar ligesine e tij.
    Jo pak here e kam kapur duke vezhguar plehrat tona, e duke hetuar me nje vemendje te semure, ushqimet te cilat konsumojne, per te matur keshtu standartin e jeteses sone. Me besoni qe nuk jam une qe mendoj se ai investigon mbeturinat tona, nuk eshte thjeshte paranoje, jam I sigurte qe ai e ben kete me te vertete.

    Ne fakt njeriu nga natyra nuk do ta shikoj asnjehere tjetrin me mire se vetja, por kjo se justifikon sjelljen e tij. Nese do te kishte nje perqindje te vertete ne kete "fatin" tim te madh, qe ai e shikon me kaq zili, nuk do te me vinte aspak keq.
    Po nuk kam ndermend te qahem, te hap barkun e te flas per gjithe vuajtjet, luften, stresin, qe me eshte dashur te ndeshem cdo dite per te arritur ketu ku jam, edhe pse ende nuk e di se ku jam.
    Nuk ka qetesi, ne cdo sekonde ndihesh i rrezikuar, por duhet te veshesh ate buzeqeshjen e qete, per te treguar para te tjereve se gjerat jane mire, e stuhia e jetes nuk fryn prane teje.
    Sic e shikoni nuk ka asgje te vertete ne ato qe fqinji im mendon per mua.
    E ju do te me pyesni se kush eshte fqinji im?
    Per mua ( mua qe sme shpeton asgje) ai eshte nje batakci qe shet te atin per pese leke, spiuni qe nuk le kurre pa futur hunden ne jeten e te tjereve, ziliqari qe ka smire edhe per vellane e tij, mashtruesi qafe-trashe qe rreh cdo dite gruan( i kam degjuar me veshet e mij britmat e se shkretes, sepse ne vetem nje mure i holle na ndan e mjafton te mbeshtetesh koken e mund te ndiesh edhe fluturimin e mizes ne anen tjeter) , qe majmet me te ardhurat qe djemte i sjellin nga kurbeti
    (thuhet qe djemte e tij merren me droge, e mendoj se jane fjale te verteta, se me pune krahu nuk behen gjithe ato para), llafazan si grua e vjeter, e ndyraq kureshtar qe do te hynte edhe ne b.ythen e dreqit per pak thashetheme, nje injorante qe nuk e shikon kurre te lexoj nje liber vec gazetave erotike qe blen tek tezgat, (edhe kete e kam pare me syte e mij, por pikersiht pa i lene atij shancin qe ta kuptoj se po e vrojtoj).
    Pikerisht kjo eshte e verteta si drita e diellit rreth tij ( betohem qe nuk ka asnje genjeshter ne ato qe them), e une sipas atij patetikut jam burri qe vishet gjithmone me kemishe te bardhe, me nje kostum te shtrenjte, qe jeton me familjen e tij te lumtur, ne nje apartament te madh ne nje lagje aspak te varfer te metropolit trasheguar nga nje xhaxhai i tij i pasur. Ai qe eshte plotesisht i shendetshem, qe ka nje pune te mire e nje llogari bankare te majme (edhe kete trasheguar nga i ndjeri xhaxha), qe ka nje grua te bukur e fjalepak,dy femije te qete e te mbare, nje makine luksoze, nje qen rrace e qe nuk ka gjalle as vjerren e as vjerrin, fqinj i fqinjit tim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 19-12-2004 mė 14:52

  2. #2
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Ndergjegja ime eshte TJETRI!!!
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  3. #3
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Varferia dhe mjerimi i ben njerezit te liq, smirezinj.

    Pasuria dhe mireqenia i ben njerezit inconsiderate, snobe.

    Shumicen derrmuese te njerezve gjithmone. Fatkeqesisht kjo eshte tendenca natyrale dhe perjashtimet duhet te jene njerez speciale.

    Ti Nit, sa shume materiale dhe tema te goditura qe te kap syri mer aman. Ke mare superxhiro!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Rrofsh angeldust.
    Je shume e mire.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 20-12-2004 mė 16:08

  5. #5
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Do me pelqente ta lexoja si roman (ose ndoshta thjesht si novele te shkurter)...

    Disa gjera qe me rane ne sy :

    1. Fjaline e pare dhe te fundit "i theva" ne mes (nq se ke ndonje mendim tjeter me thuaj). Mua mu duken si pa fund. Gjithsesi si ide ndoshta me interesantja ne gjithe historise.

    2. "stuhia e jetes nuk fryn prane teje." - pak si te perdoresh fjalen "prostitute" per te pershkruar nje karakter. E mbi perdorur dhe ... (nuk e di, do me pelqente mos e kishe perdorur).

    3.
    Citim Postuar mė parė nga Niti
    Per mua ( mua qe sme shpeton asgje) ai eshte nje batakci qe shet te atin per pese leke, spiuni qe nuk le kurre pa futur hunden ne jeten e te tjereve, ziliqari qe ka smire edhe per vellane e tij, mashtruesi qafe-trashe qe rreh cdo dite gruan( i kam degjuar me veshet e mij britmat e se shkretes, sepse ne vetem nje mure i holle na ndan e mjafton te mbeshtetesh koken e mund te ndiesh edhe fluturimin e mizes ne anen tjeter) , qe majmet me te ardhurat qe djemte i sjellin nga kurbeti
    (thuhet qe djemte e tij merren me droge, e mendoj se jane fjale te verteta, se me pune krahu nuk behen gjithe ato para), llafazan si grua e vjeter, e ndyraq kureshtar qe do te hynte edhe ne b.ythen e dreqit per pak thashetheme, nje injorant qe nuk e shikon kurre te lexoj nje liber vec gazetave erotike qe blen tek tezgat, (edhe kete e kam pare me syte e mij, por pikersiht pa i lene atij shancin qe ta kuptoj se po e vrojtoj).
    Kjo me pelqeu shume. Ti si komshiu, thjesht tek skaji tjeter.



    Fiori

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Po na armatoset maqedonia dhe fqinjėt reth saj?
    Nga nuro1 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 11:25
  3. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28
  4. Maredheniet e Shqiperise me fqinjet
    Nga Sykaltri-GB-US nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-10-2003, 07:08
  5. SEECI: Niveli i vrasjeve nė vend, mė i lartė se tek fqinjėt
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2003, 06:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •