Kete e keni ne pjesen e pasme te kopertines se Dialog me Alain Bosquet:
Ne nje film ku tregohet mberritja e Shostakovicit ne SHBA ishte midis te tjerash pyetja e nje gazetari: perse mbete gjalle?
Kjo pyetje cinike e thene me goje ose me sy, ka qene teper e njohur per disa nga shkrimtaret e Lindjes. Ne ishim ne rolin e fantazmave, qe e kishin vendin gjetke, dhe qe sa me pare duhej te shkonim atje, ne mosqenie. Shume here jane bere pyetje te tilla dhe jane dhene gjykime, nga njerez qe skane kurrfare te drejte te japin mesime morali. Te rrish ne nje lozhe, te besh sehir se si ne arene ca njerez perleshen me bishat e egra dhe te besh verejtje: ne kete cast ky njeri nuk u tregua sa duhet kurajoz perballe tigrit, ky tjetri madje i bishtnoi, madje i beri nje shmangie jo fort korrekte! Kjo eshte thjesht cnjerezore, per te thene fjalen me te bute.
Ska kurrfare teprimi po te thuhet se ne ishim atje pikerisht ashtu, te vetmuar, ne arenen plot gjurma gjaku, ku sdihet nga cporte e hekurt do te te sulet bisha dhe ku shumica e spektatoreve, kur vinte ora e rrezimit, nen shembullin e tiranit, me gishtin poshte, kerkonin vdekjen tende.
Krijoni Kontakt