Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    SHQIPTAR KRENAR Maska e VAZELOS
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    bELGjIkĖ
    Postime
    332

    GP Bahrein (Sakhir) 2005

    Nė kualifikimet e provave zyrtare Alonso ėshtė renditur i pari, ndėrsa 7 herė kampioni botės M. Schumacher ka mundur tė renditet i dyti dhe mbas tij ėshtė renditur Trulli. Me kėtė renditje tė M. Schumacher pritet tė zhvillohet njė garė shumė e fortė.
    Gara fillon nė orėn 13:30 (me orėn e Europės)



    Kualifikimet e provave zyrtare

    1. Alonso Renault 3:01.902
    2. M.Schumacher Ferrari + 0.455
    3. Trulli Toyota + 0.758
    4. Heidfeld Williams-BMW + 1.315
    5. Webber Williams-BMW + 1.360
    6. R.Schumacher Toyota + 1.369
    7. Klien Red Bull-Cosworth + 1.467
    8. de la Rosa McLaren-Mercedes + 1.471
    9. Raikkonen McLaren-Mercedes + 1.622
    10. Fisichella Renault + 1.863
    11. Button BAR-Honda + 2.446
    12. Massa Sauber-Petronas + 3.300
    13. Sato BAR-Honda + 3.661
    14. Coulthard Red Bull-Cosworth + 3.942
    15. Barrichello Ferrari + 5.791
    16. Villeneuve Sauber-Petronas + 6.081
    17. Monteiro Jordan-Toyota + 7.526
    18. Karthikeyan Jordan-Toyota + 8.241
    19. Albers Minardi-Cosworth + 8.520
    20. Freisacher Minardi-Cosworth + 9.359
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga VAZELOS : 03-04-2005 mė 07:02

  2. #2
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Serisht Reno,serisht Alonzo.
    Trulli dhe Raikkonen u ngjiten ne podium respektivisht ne vendin e dyte dhe te trete.
    Kampioni shtatefish M Schumacher detyrohet te lere garen pa filluar mire akoma ne xhiron e 11.
    Formula1 me gjithe ndryshimet e bera ka humbur gjithcka,me teper spektaklin dhe pasionin e piloteve per te dhene apo nxjerre maksimumin e forces se nje makine.


    Po me uren................(gomat) c'paten valle?
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ky definitivisht nuk eshte viti i Ferrarit.

    Do citoj kolombin ne nje postim tjeter ne sport:
    "Cdo perandori ka fundin e vet"
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Epo duke fituar perhere Kaizer Shumi nuk ishte me terheqese.Ja ta shohim pak tani kur Ferrari eshte kthyer ne makine mediokre sa vlen akoma ky pilot.Per nje futbollist thonin qe varte kepucet ne gozhde ne fund te karrieres ,per nje pilot si i thohet,te vari kasken ne gozhde?
    Edhe pse nje nga pilotet me te mire ka ardhur koha e perendimit per te madhin Schumacher.Apo eshte faji i makines?
    Kolombi me vjen keq qe po sheh mitin tend te shuhet
    Si gjithmone pershendetje miqesore.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #5
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Nuk e pashe garen se Rai pezulloi trasmetimin per shkak te vdekjes se Papes ...
    Megjithate ky deshtim i rradhes e fut Ferrarin ne krize te plote .Shumascher asnje here nuk ka pas kete renditje skandaloze ...vetem 2 pike ne 3 garat e para...

    Ndryshimi i rregullave dhe gomat jane shkaqet kryesore them une..... Shumacheri s'ka ndikim fare ...Krahasoni kohen qe ben Ferrari me makinat e tjera ...eshte skandal nje diference kaq e madhe...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar mė parė nga StormAngel
    "Cdo perandori ka fundin e vet"
    Jo kjo perandori. Ekipi i Maranelos ka dale dhe me pare nga situata te tilla te disfavorshme, jemi vetem ne garen e 3-te dhe makina e re e Ferarit nuk ka patur aspak mundesi te tregoje vlerat e saj. Piloti eshte 50% e gares 40% eshte makina. Cfaredo te beje Shumi varet nga aftesite e makines. E Shumi nuk ka per te varur as kepucet, as kokoren e as breket tek gozhda. Shpresojme qe gjate kesaj jave mekaniket te mbarojne modifikimet e plota te Ferarit te Ri dhe pas dy javesh te zbresim ne piste me makine te denje per tu quajtur Ferrari. Eshte turp qe makina plehra te tipit Toyota te parakalojne Ferarin, F-1 humbet interesin. Renditja ne vend te 2-te ne kualifikim, tregon se makina ka aftesi per te qene konkurente e per te na dhene shpresa per te ardhmen.
    Te shohim cdo katranosim heres tjeter...
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Sa mire qe dikush me kundershtoi per Schumin sepse Kolombi me duket se po i pertyp keto batuta
    Ferrari ka kaluar 20 vjet pa fituar nje gare,nuk eshte edhe aq e turpshme te rrije pa fituar nje vit.
    Nuk ka asnje modifikim qe mund ti behet makines,sepse eshte vetem problem gomash dhe aderence.Thjesht projekti kete vit mbas miliardave te shpenzuara per tekniket angleze nuk po jep garancine per nje makine super,si keto vite qe kaluan.Mund ti behen shtesa per ta permiresuar.
    E ardhmja thote Renault,Toyota dhe pastaj vijne keto te tjetret.
    R2T vendi i dyte ne kualifikim erdhi si pasoje qe makina kishte ngelur vetem me avullin e karburantit
    Nejse shpresojme tek Ferrari se spektakli pa te nuk eshte gje.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Leci:

    Ferrarri ka shume nevoje per modifikime. Ata nuk kane ndryshuar kurgja nga makina e vjetshme.

    Mos harro se kur e mori Schumi Ferrarin, makines i binin pjeset, akse e bishte ne piste. Dhe ishte kerkesa e sugjerimi i ketij piloti qe punoi ngushte me tekniket qe Ferrari erdhi ne maje te renditjes.

    Pilote si D.Hill, Coultard, Hakkinen apo Villeneuve fituan garat ne viete e para vetem ne saje te superioritetit te makines se atehershme Williams etj, nderkohe qe Shumi hynte ne gare mezemer ne dore mos i bjere ndonje aks apo plase goma etj.

    Por keta pilotet e mesiperm kur nderruan makine, u humbi nami, dhe nuk dallohen me.

    Ndersa Schumi ka KLAS, eshte pilot i qendrueshem, dhe me shpirt luftarak. Vetem fitore! eshte ai pilot qe edhe duke qene 1-2 xhiro para prape e shton shpejtesine.

    Eshte i njejti Schumaker, prit se asht ende heret, dhe natyrisht makina don modifikime se me nje makine te para 3 vjeteve nuk mund te fitosh gjithe jeten.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar mė parė nga leci
    Sa mire qe dikush me kundershtoi per Schumin sepse Kolombi me duket se po i pertyp keto batuta
    Ferrari ka kaluar 20 vjet pa fituar nje gare,nuk eshte edhe aq e turpshme te rrije pa fituar nje vit.
    Nuk ka asnje modifikim qe mund ti behet makines,sepse eshte vetem problem gomash dhe aderence.Thjesht projekti kete vit mbas miliardave te shpenzuara per tekniket angleze nuk po jep garancine per nje makine super,si keto vite qe kaluan.Mund ti behen shtesa per ta permiresuar.
    E ardhmja thote Renault,Toyota dhe pastaj vijne keto te tjetret.
    R2T vendi i dyte ne kualifikim erdhi si pasoje qe makina kishte ngelur vetem me avullin e karburantit
    Nejse shpresojme tek Ferrari se spektakli pa te nuk eshte gje.
    Ferari nxitoi te fuste ne gare Ferarin e ri pa u kujdesur plotesisht per ti bere te gjitha provat dhe modifikimet. Kjo per arsye sepse Reno ka aritur te kapi podiumin ne 3 garat e para dhe Shumakeri ndodhej 14 pike larg kryesuesit te tabeles. Me sa duket kjo ishte nje levizje shume e gabuar si per Shumin dhe Ferarin. Megjithate 11 xhirot ne Ferarin e Ri treguan se ai eshte shume me i perparuar se ai i vjetshem. Reno tha disa here se kishte veshtiresi te qendronte ne krye te gares me Ferarin e ri nga pas.
    Mua personalisht me pelqen kjo "zvarritje" momentare e ferarit. Me ishte lodhur parashikueshmeria e F-1. Betejat e para -1998 midis Ferarit dhe Mclarenit dhe Hakinenit e Kulthardit e Shumakerit e Irvin-it e benin sprotin jashtezakonisht interesant. Po keto 5 vitet e fundit ka qene nje sport monoton, ku Mclaren ishte ne piste ne te njejtin rang me BAR dhe Minardin.
    Me pelqen qe Reno e ka kap veten, per Toyoten nuk e ve ujin shume ne zjarr, se sa ka hyre dhe nuk e ka provuar akoma veten. Por Reno eshte ekip i sakte qe nganjehere bie supriza interesante. Nese kete vit Reno sjell nje makine konkurente me nje Ferari te sakte, atehere do kemi nje sport akoma interesant. Po qe se dhe Toyota do futet ne kete perzierje atehere ja vlen tamam te ngrihesh ne oren 2 te mengjesit per te pare dicka te bukur.
    Ferari ka qe ne 2001 qe nuk terhiqet nga gara per shkaqe mekanike, ky ishte rasti i pare. Kjo tregon se Ekipi i Maranelos do jete ne gjendje te bjeri nje makine te qendrueshme dhe ndoshta terheqja e kesaj rradhe ishte vetem nje pakujdesi nxitimi. San marino eshte gara e pare ne Europe kete vit, ne kete gare do shofim si do jete ky vit. Nese ferari bie dicka interesante dhe vazhdimesia e ketij viti do jete plot supriza.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Ekipit te Maranello i ka ngelur uji i bekuar plako
    Edhe pse jam tifoz me McLaren nuk me pelqen ta shikoj kaq poshte Ferrarin.
    Ah po te pakten eshte bere interesant Formula 1 se vitet e fundit perveē nisjes gara ishte per gjume.
    Eshte per tu habitur qe Ferrari ishte kaq afer Renault te Alonso por habia mbaron kur nga team Ferrari del qe Schumacher kishte serbatorin gati bosh.Dhe faktikisht vendi i 9 i Barrichello konfermon faktin qe makina ka shume probleme.
    Renault ka ne palmaresin e saj fitore te shumta kur ishte nje superfuqi binomi Williams renault,dhe si skuader eshte e afte per fitore.
    Te fitoje me Ferrarin e viteve te fundit ishte loje femijesh,kjo fale konkurrences zero dhe miliardave qe shpenzon Ferrari.

    Labeati
    me 70 milione € ne vit qe merr Schumacher une e beja Ferrarin astronave qe te futuronte ne galaksi
    Ne Ferrari vitet e fundit arriten inxhenjeret me te mire te gjithe panorames se Formules 1 dhe kjo fale miliardave te shpenzuara nga Fiat.Normale qe nje pilot i mire si Schumacher me nje makine super do fitonte.
    Por do fitonin edhe Hakkinen,Coulthard,Villeneuve,Hill,Barichello me te njejten makine e te jesh i sigurte per kete.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēmimi i Madh i Bahrein - Alonso fillon me fitore
    Nga ElMajico nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 20-03-2006, 13:51
  2. GP Bahrein
    Nga VAZELOS nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-04-2004, 20:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •