Rd shkruan:


.........


Lulishtja mė e bukur e Tiranės do t'i kalojė pėr njė "copė bukė" shoqėrisė "Taiwan"

Edi Rama po shet Parkun "Rinia"

Kryetari i Bashkisė sė Tiranės bėn gati vendimin pėr shitjen e 1310 metra katrorė rrotull lokalit "Taiwan". Sipas ekspertėve, ēmimi i shitjes ėshtė qesharak, pasi me tė tilla shifra toka mund tė blihet nė periferi tė kryeqytetit. Cilat janė interesat qė e lidhin Edi Ramėn me grupin e "Taiwan"-it dhe vendimet e marra nė favor tė biznesit tė kėtij lokali gjatė stinės sė verės dhe mė tej

Kryetari i Bashkisė sė Tiranės i ka propozuar Kėshillit Bashkiak shitjen e njė pjese tė konsiderueshme tė Parkut "Rinia", duke ia dhėnė kėtė pronė njė prej miqve tė tij, i cili ka marrė nė pronėsi po prej kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės Kompleksin "Taiwan". Ky kompleks ndodhet nė zemėr tė kryeqytetit dhe ėshtė njė prej parqeve mė tė njohur dhe mė tė bukur tė Tiranės. Pėrfitues i kėsaj prone ėshtė shoqėria "Taiwan" sh.p.k., e cila e ka marrė nė pronėsi atė pas njė shitjeje tė dyshimtė tė bėrė nga Edi Rama nė korrikun e 2001. Vendimi pėr shitjen e "Taiwan" shoqėrisė me tė njėjtin emėr ėshtė bėrė nė mėnyrė tė menjėhershme pas zgjedhjes nė krye tė detyrės sė kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, nė 2001. Si rrjedhojė e kėsaj shitjeje, pėrfituesi pėrmes aferave tė dyshimta arriti qė tė marrė nė dorė 1815 metra katrorė dhe mbi tė 1460 metra katrorė ndėrtim.

Por sipėrfaqja e dhėnė nuk i ka mjaftuar firmės sė sipėrpėrmendur. Ajo ka shtrirė ndėrtimin e saj edhe nė njė sipėrfaqe prej 1310 metra katrorė, duke e shtrirė sipėrfaqen e saj nė gati 40 pėrqind mė shumė nga sa ka privatizuar realisht nga vendimi i parė i Edi Ramės, qė daton katėr vjet mė parė.


Ligjin "Pėr shtesat" e shfrytėzon i pari Edi dhe "Taiwan"

Pėr tė shtrirė shitjen e tij edhe me 1310 metra tė tjera katrorė nė qendėr tė kryeqytetit, Edi Rama po kėrkon ta bėjė njė gjė tė tillė pėrmes legalizimit pėr shtesat nė ndėrtim. Nuk ėshtė shumė e vėshtirė qė tė kuptohet se pėrse Edi Rama lejoi qė nė qendėr tė Tiranės tė bėhet njė ndėrtim i paligjshėm prej 1310 metra katrorė. Ėshtė bėrė e njohur se tashmė, qytetarėve tė ndryshėm iu prishet qoftė edhe njė garazh pa leje, edhe kur ky ėshtė nė periferi tė Tiranės. Ndėrsa nė rastin konkret pėr ndėrtimin e bėrė nė mėnyrė tė paligjshme nė parkun e qendrės sė kryeqytetit, policėt bashkiakė nuk kanė vepruar pėr ta ndaluar, ndėrsa tani po nxitojnė pėr ta legalizuar njė ndėrtim tė tillė. Ėshtė i kuptueshėm nė kėtė rast implikimi i Edi Ramės nė kėtė aferė tė blerjes sė njė prej lokaleve mė tė lakmueshėm tė Tiranės. Pėrmes dokumentacioneve, Rama po kėrkon tani qė tė legalizojė kėtė ndėrtim tė paligjshėm, duke shitur truallin nė tė cilėn ėshtė bėrė ndėrtimi.

Nė dokumentacionin qė i ėshtė paraqitur Kėshillit Bashkiak, thuhet se: "Me hyrjen nė fuqi tė Ligjit nr. 9209 dt. 23.3.2004 "Pėr legalizimin e shtesave nė ndėrtime" dt. 25.5.2004, subjekti juridik "Eurostrade" paraqiti nė drejtim tė Drejtorisė sė Legalizim Shpronėsimeve, pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Urbanistikės, kėrkesėn me nr. E-692/1, prot. 25.8. 2004 pėr legalizim tė shtesės sė realizuar nė ndėrtimin e tij nė Rrugėn "Dėshmorėt e 4 shkurtit", konform nenit 6 tė kėtij ligji".

Po nė kėtė dokumentacion theksohet se shoqėria "Taiwan" sh.p.k ka paraqitur dokumentacion pronėsie pėr truallin 1815 metra katrorė dhe nuk ka paraqitur dokumentacion pronėsie pėr truallin 1310 metra katrorė.

Rama dhe Hipoteka vendosin shitjen me 12 mijė lekė/m2

Maskarada e kėsaj shitje tė Parkut "Rinia" vazhdon edhe nė Hipotekė. Kjo ndodh pasi ekspertėt e kėtyre zyrave kanė bėrė njė vlerėsim nė bazė tė tė cilit vlera e tregut e pėrcakton se metri katrorė nė Parkun "Rinia" nuk ėshtė mė shumė se 12 mijė lekė/m2. Aq qesharak ėshtė ky konkluzion i ekspertėve tė Hipotekės, sa mjafton tė kujtohet se vetėm njė m2 apartament pak metra mė tutje dhe nė kat tė dhjetė shitet me 1 mijė euro/metri katrorė, ndėrsa ėshtė e kuptueshme se sa mund tė shitet realisht njė m2 qė gjendet nė qendėr tė Tiranės dhe qė do tė pėrdoret pėr aktivitet biznesi. Korrupsioni, edhe nė kėtė rast, ėshtė evident. Gjithashtu dhe bashkėrendimi i punėve mes sipėrmarrėsit tė "Taiwan", hajdutėve tė Bashkisė dhe hajdutėve tė Hipotekės.

Ja se si thuhet nė dokumentin zyrtar qė pėrcakton edhe vlerėn pėr m2 tė ekspertėve tė Hipotekės pėr Parkun "Rinia":

"Me shkresėn nr. 3895/1 prot.dt.03.12.004 dhėnė nga Zyra e Rregjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, Tirana 1, ēmimi mesatar i shitblerjes sė truallit pėr tre muajt e fundit nė zonėn kadastrale 8380, nė zonėn e pasurisė nr.189 ėshtė 12.000 lek/metėr katrorė. Gjithashtu me shkresėn nr. 3918/1, prot. dt. 06.12.2004 ėshtė konfirmuar nga Zyra e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, Tirana 1, se nga tė gjitha anėt e pasurisė nr.7/189 ndodhet pasuria kufitare nr.7/187, e cila ėshtė pasuri shtetėrore".

A ėshtė ortak Edi Rama tek "Taiwan"?

Vetėm njė naiv mund tė thotė se Edi Rama nuk ka lidhje me "Taiwan" dhe se gjithēka ka shitur dhe kėrkon tė shesė me ēmim qesharak pėr kėto ambiente ėshtė jashtė interesave tė tij. Nė tė vėrtetė, faktet flasin pėr tė kundėrtėn. Historia e privatizimit tė kėtij objekti ėshtė mjaft e dyshimė dhe autori i kėsaj shitje ėshtė Edvin Rama, i cili ia ka faturuar kėtė pronė njė biznesmeni, me lidhje mjaft tė dyshimta me familjen kryeministrore, por edhe me probleme me drejtėsinė, pasi ėshtė i denoncuar nga ortakėt e tij pėr mashtrime prej miliona dollarėsh nė shitje tė pronave tė caktuara. Gjithsesi, Edi Rama ėshtė bėrė objekt i njė debati mjaft tė gjatė tė bėrė vetėm pak muaj mė parė, kur sapo nisi sezoni veror. Pronarėt e lokaleve tek lagja e ish-Bllokut nė Tiranė e akuzuan atė direkt se po synonte falimentimin e bizneseve tė tyre, duke inkurajuar pronarin e "Taiwan".

Fillimisht Rama bėri njė investim prej disa qindra milionė lekėsh, duke zgjeruar rrugėn qė kalon nė krah tė "Taiwan"-it, duke i dhėnė njė hapėsirė mjaft tė konsiderueshme pėr parking kėtij ambienti. Vetėm njė naiv mund tė besojė se njė veprim tė tillė ku u shpenzuan shumė tė tilla, Edvin Rama e bėri pa asnjė interes.

Mė pas, inaugurimi i lokalit "Taiwan" koinēidoi me njė vendim tė kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės sipas tė cilit, automjetet nuk duhet tė kalonin nga ora 18.00 deri nė orėn 23.00 nė rrugicat mė tė preferuara pėr tė rinjtė, ato tė ish-Bllokut. Sipas pronarėve tė lokaleve tė kėsaj zone, arsyeja e kėtij vendimi ishte mjaft e thjeshtė dhe bėhej vetėm pėr tė shpėrngulur klientelėn e lokave tė Bllokut tek ambientet e "Taiwan". Ata protestuan kundėr kėtij vendimi tė Ramės, por askush nuk e dėgjoi zėrin e tyre. Shumė lokale shkuan drejt falimentimit, pasi nė orėt mė tė preferuara pėr tė rinjtė, Blloku ishte i mbyllur pėr ata qė kalonin me automjete nė kėto rrugica. Vetėm naivėt mund tė besojnė se edhe kėtė vendim Rama e nxori pa pasur asnjė interes. Kryebashkiaku i Tiranės ėshtė njė nga njerėzit kryesorė qė e ka tė lidhur vendimmarrjen e institucionit qė ai drejton me interesat e tij personale. Rasti i "Taiwan" ėshtė njė dėshmi e padiskutueshme e kėsaj filozofie prej tė korruptuari tė Edi Ramės.


----------------------------------------------------------------









mir e ka RD-ja qe ashtu eshte.. lulishte e bukur eshte ajo tek taivani.. por pse Rd e PD-se qe e paska ditur qe kjo paska qene lulishte e bukur e la ne koh te vet te behet Mega-nevojtore ose Big-Hale shqip..lol.


Perdit kalonte aty me Benx berish Mjeku ..qe do te thot njeri qe kupton rendesin e Oksigjenit per Njeriun.. e Meks arkitekt inxhinieri qe do thot Njeri qe kupton cfar eshte estetika.. a nuk u ra ne sy se aty po shk...erdhatohej qendra e Tiranes..

Ja cdo te thot kur nuk je konseguent ne politike..... te bie ne tok fjala e sta ha as qeni kallajxhiut..

Jan ata sharlatane qe e lan Tiranen ta shker..dhej Sali Kelmend Brojka dje .. pa ben qejf sot Edvin Enver Hoxh Nano ruco Finua..me bandat mafioze te Tepelen Terbacit qe e kan fut ne xhep Tiranen sot per pes kacidhe..



..qashtu..