Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Elis Ejlli "hena dhe yjet"

    Kenga me e mire e 10 viteve te fundit ne Shqiperi.

    Duhet te shkoje patjeter ne Eurovision.

  2. #12
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    Sipas shortit pėr pjesėmarrjen nė Festivalin Evropian, Shqipėria do tė jetė e teta nė natėn finale. Eshtė realizuar videoklipi, kėnga ėshtė pėrkthyer dhe riorkestruar

    Teta, njė numėr shansi pėr Ledina Ēelon

    Alma Mile

    Tė shpresojmė qė numri tetė, tė jetė po aq me fat pėr Ledina Ēelon, sa edhe 13-ta pėr Anjeza Shahinin, njė vit mė parė. Nė datėn 20 mars, nė Kiev tė Ukrainės ėshtė zhvilluar takimi mes kryetarėve tė delegacioneve tė vendeve pjesėmarrėse nė Festivalin Evropian 2005, ku ėshtė diskutuar pėr edicionin e kėtij viti. Me kėtė rast ėshtė hedhur edhe shorti pėr radhėn e interpretimit nė netėt e festivalit. Sipas kryetarit tė delegacionit shqiptar, Gėzim Podgorica, kėnga shqiptare do tė jetė e teta nė natėn finale. “Arsyeja e kėtij takimi nuk ishte vetėm shorti, por edhe paraqitja e tė gjitha materialeve, duke pėrfshirė muzikėn e masterizuar, edhe videoklipin”, - thotė Podgorica, sipas tė cilit, kriteret e konkurrimit janė po ato tė njė viti mė parė. Edhe votimi do tė jetė po ai, pėrmes televotimit. Sipas Podgoricės, kėtė vit do tė marrin pjesė mė shumė vende. Konkurrojnė 39 shtete, mes tė cilėve Bullgaria, Moldavia dhe Hungaria, vijnė pėr herė tė parė. “Gjatė kėtyre ditėve kemi kryer takime me pėrfaqėsues tė shteteve tė tjera dhe u shfaq interesi i dyanshėm pėr promovimin e kėngėve pjesėmarrėse, duke krijuar njė lloj “lobingu” mbėshtetjeje. Pėrveē vendeve tė rajonit, diskutuam edhe me pėrfaqėsues tė vendeve tė tilla si Bjellorusia, Letonia, Malta e Qiproja, pėr promovimin e kėngėve. Pavarėsisht se janė vende tė vogla, ato kanė tė njėjtėn sasi pikėsh nė votim”. Podgorica shton faktin qė Ēelo do tė jetė e pranishme nė disa koncerte qė do tė zhvillohen nė Bjellorusi e Letoni. Pėrsa i pėrket kėngės “Nesėr shkoj”, fituesja e Festivalit tė 43-tė tė Kėngės nė RTSh, tashmė kanė pėrfunduar tė gjitha pėrgatitjet. Teksti i kėngės sė Pandi Laēos ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn angleze, ėshtė riorkestruar nga kompozitorėt Adrian Hila dhe Shpėtim Saraēi, duke bėrė mė tė dallueshme instrumentet popullorė shqiptarė, si daullja, apo ēiftelia. Gjithashtu ėshtė realizuar edhe videoklipi, pėrshtatur me fabulėn e kėngės. Ledina Ēelo ėshtė e veshur me tė bardha, nė sfond atmosferė dasme, balerinėt qė kėrcejnė i bien violinave dhe daulles. Por nuk mungon edhe dhėndri qė kėrcen me nusen, qė nė kėtė rast ėshtė Fatjon Pustina. Videoklipi ėshtė realizuar nė Maqedoni. “Tashmė gjithēka ėshtė gati, ndihemi mė tė pėrgatitur dhe mė tė sigurtė, aq mė tepėr qė ende ruhej jehona e kėngės sė kėnduar nga Anjeza Shahini njė vit mė parė”, - thotė Podgorica. Ēelo do tė shoqėrohet nga njė performancė baleti, me koreografi tė Arian Sukniqit, interpretuar nga pesė balerinė tė Akademisė sė Dancit.
    Festivali Evropian kėtė vit do tė zhvillohet nė 21 maj nė Kiev tė Ukrainės, nga doli dhe fituesja e edicionit tė kaluar, Rusllana, me kėngėn “Wild dance”. Pėr Shqipėrinė kjo ėshtė pjesėmarrja e dytė. Kėnga shqiptare u pėrfaqėsua nė 2004 nga Anjeza Shahini me “Imazhi yt”, kompozim i Edmond Zhulalit. Nė bazė tė televotimeve, Shahini u rendit nė vendin e gjashtė. Kjo renditje i dha tė drejtėn kėngės shqiptare qė kėtė vit tė hyjė drejtpėrdrejt nė finale.

    24/03/2005
    KATEGORIA: Kulture


    Festivali Evropian, kėtė vit 50 vjeē

    Shekulli

    Kėnga fituese e edicionit tė sivjetshėm tė Festivalit Evropian tė kėngės, do tė kujtohet gjatė, sepse ky vit shėnon jubileun e aktivitetit. Sipas Gėzim Podgoricės, nė takimin e zhvilluar nė Kiev, u diskutua edhe mbi organizimin e njė koncerti tė madh, qė do tė zhvillohet nė Danimarkė, nė muajin tetor me rastin e 50- vjetorit tė Festivalit Evropian. Do tė marrin pjesė kėngėt mė tė votuara nė vite, pėrmes internetit. “Edhe kėngėt tona do tė konkurrojnė nė internet. Mundet qė njė syresh tė marrė pjesė nė kėtė koncert. Ne po kėmbėngulim qė kėnga shqiptare tė prezantohet nė tė gjitha aktivitetet e mėdha ndėrkombėtare”, - tha Podgorica.

    24/03/2005
    KATEGORIA: Kulture

  3. #13
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Citim Postuar mė parė nga Qerim

    Duhet te shkoje patjeter ne Eurovision.

    DUHEJ te shkonte,per arsye se tani eshte teper vone."Hena dhe yjet dashurojne" eshte kenga me e pelqyer per mua por nuk jam teper i sigurte nese do bente me shume PERSHTYPJE sesa kenga e Ledines ne ESC 2005!
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #14
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Qerim,faleminderit per njoftimin.
    A din ndonje link nga mund te degjojme Kengen e Ledines te ripunuar ne gjuhe Anglishte??
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  5. #15
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    Citim Postuar mė parė nga Zeri_i_Mirdites
    DUHEJ te shkonte,per arsye se tani eshte teper vone."Hena dhe yjet dashurojne" eshte kenga me e pelqyer per mua por nuk jam teper i sigurte nese do bente me shume PERSHTYPJE sesa kenga e Ledines ne ESC 2005!
    Po, eshte e vertete se ben me shume Pershtypje, por me sa kam pare une neper internet, te gjithe ata qe kane shkruajtur ,ju pelqen me shume kenga e "Hena dhe Yjet".

  6. #16
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Po mos e kishte shkruajtur Agim Doci kengen e Anjeza Shahinit, si do i vinte puna kesaj? Ja te themi qe ato fjale i ka shkrojtur dikush tjeter, psh. Do e lavderonte me kaq zell Anjezen Brari?
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #17
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Faqja 22 - KULTURE


    Mars 25, 105

    Hila: Gjithė detajet e pėrgatitjes pėr Eurovizion

    Ledina, nė studion ku ka regjistruar Whitney Houston


    Admirina Peēi


    Nesėr shkoj", kėnga me tė cilėn Shqipėria shkon nė Eurovizion mė 23 maj, ėshtė krejt gati. Kompozitori Adrian Hila rrėfen shumė tė fshehta tė pėrgatitjes sė kėsaj kėnge. Tashmė "Nesėr shkoj" ėshtė nė versionin anglisht dhe ėshtė regjistruar nė njė studio tė famshme nė Itali, ku ka regjistruar edhe Whitney Houston. Kompozitori thotė se ėshtė realizuar njė riorkestrim i saj nė njė bashkėpunim mes tij dhe Shpėtim Saraēit, duke kėrkuar suksesin nė bashkimin e aftėsive e duke i lėnė mėnjanė konkurrencat profesionale. "Nė fakt, Shpėtimi ėshtė lodhur mė shumė sesa unė, sepse ka regjistruar dhe ka ripunuar me orė tė tėra tė gjithė instrumentet live, ēiftelitė, harqet, instrumentet frymore popullore, kitarat, kitarėn bas, daulle, dajre…"
    Dhe erdhi momenti i regjistrimit…thuhet se e keni regjistruar nė njė studio tė famshme…
    Ėshtė regjistruar nė njė nga studiot mė nė zė nė Itali. Ėshtė studioja ku ka regjistruar Whitney Houston dhe David Fosters (kompozitori i kolonės zanore tė filmit "Truproja" me Whitney Houston dhe Kevin Kostner). Mė tej kėnga u masterizua nė njė tjetėr studio tė famshme nė Itali. Duke pasur njė orkestracion shqip dhe njė realizim teknik nė parametra shumė tė mirė, e ndiejmė veten shumė tė kėnaqur.

    Kush e ka realizuar pėrkthimin e kėngės nė anglisht?
    Tekstin e ēuam pėr ta pėrkthyer nė Amerikė dhe ėshtė pėrkthyer nga Sidorela Risto. Na ka ardhur nė tre versione, nė versionin e recituar, nė versionin me diksion e recituar rrokje mė rrokje dhe nė versionin e kėnduar nga Endru King. Mė tej versioni nė anglisht u regjistrua i kėnduar nga Ledina nė Itali.

    Po ashtu ėshtė realizuar edhe videoklipi. Ēfarė paraqet?
    Videoklipi, i cili ėshtė transmetuar vetėm njė herė nė Televizionin Shqiptar, ėshtė realizuar nė Maqedoni. Kur tė nisė fushata promocionale e vajtjes sė Shqipėrisė nė Festivalin Evropian, atėherė do tė fillojė sėrish transmetimi i tij. Videoklipi paraqet njė dasmė shqiptare, ku Ledina ėshtė e veshur edhe si nuse, por edhe me veshje popullore tė krahinave Dibėr, Pogradec dhe Korēė.

    Kėnga me gjithė komponentėt e saj u dorėzua nė EBU, dhe tani Shqipėria, pas hedhjes sė shortit, ėshtė e teta nė vijėn e garės, apo jo?
    Po, materialet janė dorėzuar kundrejt rregullave tė EBU-sė nė Kiev. Kėnga ėshtė dorėzuar mė datė 21 mars, nė audio dhe video, nė versionin anglisht dhe nė versionin shqip, dhe radha e interpretimit natėn finale mė 23 maj ėshtė e teta.

    Nė cilin version do tė kėndohet kėnga nė Eurovizion?
    Kėnga do tė kėndohet nė versionin anglisht. Mė pėlqen ai version. Edhe anglisht tingėllon goxha bukur.

    Do tė veēonit ndonjėrin nga konkurruesit mė tė fortė tė kėtij viti?
    Ka konkurrencė shumė tė fortė. Ka shumė emra tė nivelit botėror qė kėndojnė kėtė vit. Njė pjesė tė madhe tė kėngėve i kemi dėgjuar dhe janė kėngė shumė tė bukura. Por Greqinė do tė veēoja. Ėshtė kėngėtarja e grupit "Antik", njė nga kėngėtaret mė nė zė nė Greqi, qė ka bėrė histori nė muzikėn moderne greke. Mė ka pėlqyer shumė kėnga e saj.

    Dhe sė fundmi, sa pretendoni nė kėtė konkurrim evropian?
    Nuk mė intereson pozicionimi. Dua vetėm tė mos dalim nga dhjetėshja, nė mėnyrė qė artisti qė do tė ketė fatin tė shkojė vitin tjetėr, tė hyjė direkt nė finale.


    Ledina Ēelo, mė e komentuara nė internet

    Nė Kiev, kėnga shqiptare dhe kėngėtarja Ledina Ēelo janė nė qendėr tė komenteve. Sipas informacioneve qė japin anėtarėt e grupit tė punės qė ka dorėzuar materialet nė kryeqytetin e Ukrainės tė hėnėn mė 21 mars, interesimi ėshtė i madh. Ndėrsa nė faqet e internetit, ku kanė nisur prej kohėsh komentet pėr pjesėmarrėsit e sivjetshėm tė Eurovizionit, Ledina Ēelo ėshtė njė ndėr artistėt konkurrues mė tė komentuar. "Kjo gjė na bėn tė ndihemi shumė mirė dhe njėkohėsisht shumė tė emocionuar", thonė organizatorėt shqiptarė nė RTSH. Mė tej ata japin informacione pėr disa sondazhe qė po realizohen nė shtetet fqinje, ku Ledina radhitet nė pozicione shumė tė mira.


    Kėnga nė anglisht

    Please, don't get sad,
    You had dreamt
    A white veil,
    Mother bless me
    I don't cry,,
    Tomorrow I will leave,
    It is the last night..

    Do you recall,
    How much you had imagined
    The white gown,
    And I have the fate
    Like any other girl,
    I know I will miss,
    Those sweet words...

    Maybe I'll cry,
    Because
    you'll be missing me,
    Missing me!
    Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da,
    Let a drum roll,
    Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da,
    May all of the world tremble,
    Let the song start,
    Oh the wedding don't gotta stop.
    Ti-ti-ta.
    Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da,
    Let a drum roll,
    Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da,
    May all of the world tremble,
    Let the song start,
    Oh the wedding don't gotta stop.
    Ti-ti-ta-ti.
    Tomorrow I will leave,
    I will be out of this door
    With the white star,
    Greet me out mother
    And begift me,
    With the golden tear,
    Those sweet words......
    Maybe I'll cry,
    Because
    you'll be missing me,
    Missing me!
    Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da,
    Let a drum roll,
    Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da...

  8. #18
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Qerim...eshte ky perkthimi i mesiprm i kenges versioni perfundimtar me te cilen do paraqitet kenga ne ESC 2005??
    Per arsye se nuk mund ta imagjinoj dot se si mund te perputhet me muziken!! Normalisht kur ndryshohet versioni,teksti ose muzika,apo te dyja bashke ndryshojne pak por pa e humbur origjinalitetin ne pergjithesi!
    Jam shume kurioz dhe mezi pres ta degjoj.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"
    Nga angeldust nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 03-04-2022, 12:24
  2. Fillimet e Kinematografisė Shqiptare
    Nga Fiori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 16-05-2012, 10:15
  3. Festivali i Kėngės nė RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  4. Festivali Folklorik i Gjirokastrės 2004
    Nga dodoni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 06:47
  5. Nga Festivali Kenges 2002
    Nga Brari nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •