Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756



    "I am convinced that I will, with the help of God, win this battle so we can proceed together with even more energy toward our goal - recognition of our state Kosovo as an independent state, as soon as possible by our American and European friends. I do expect your support, like always. God bless you, our Kosovo friends, and Kosovo,"

    ....Rugova told journalists on 5 September 2006, when he announced publicly that he had lung cancer.




    .
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2008
    Postime
    8
    Xhemail Mustafa (1953 – 2000), këshilltar për Informim i Kryetarit Rugova nga viti 1992. Kritik dhe letrar, gazetar i njohur i kulturës dhe bashkëpunëtor i QIK-ut. U vra në një atentat nga dora kriminale (nga ‘persona të panjohur’, sepse nuk janë idenitifikuar vrasësit) në hyrje të banesës së vet në Prishtinë më 23 nëntor 2000, më pak se një muaj pas zgjedhjeve lokale të vitit 2000, të cilat i fitoi LDK-ja..

    Sa mir e ka perskru fundin. Se besoj qe kta te PDK-se e kuptojn fundin se sjau rrok ma shum atyne, apo ndoshta ndoshta edhe e kuptojn se siq ka thene ai i moqmi "hajni e ka mizen mas veshi"

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

    Miratuar në Kuvendin Themelues më 23 dhjetor 1989


    Kriza e thellë shoqërore, ekonomike dhe politike, në të cilën gjendemi tash sa kohë para bashkësisë shumëkombëshe hapi shumë dilema që kanë të bëjnë me egzistencen e saj të mëtejshme. Në opcion tashmë janë shumë programe dhe projekte që mtojnë të fitojnëlegjimitet në Jugosllavi. Kjo larmi idesh, propozimesh e deri te programet me profile të qarta politike tregon më së miri se për fatin e Jugosllavisë janë të brengosur dhe të preokupuar të gjithë, dhe se, e ardhmja e saj mund të garantohet po qe se për të angazhohen të gjitha subjektet e saj, pa iu rezervuar askujt e drejta që të flasë apo të vendosë në emër të të tjerëve. Pra, Jugosllavia, duhet kuptuar si interes i secilit, (nga anetaret e LDK-se, vrejtje e imja) ngase ajo është themeluar me vullnetin e lirë të të gjithëve, edhe me vullnetin e popullatës së Kosovës ( per LDK-ne edhe regjimi ushtark i 12 shkurtit 1945 ka qen vullnet i popullit te Kosoves, vrejtje e imja) dhe se për çdo rregullim të ri të federatës është e drejtë imanente që të të vendosin lirisht edhe qytetarët e kosovës.


    Fakti që kriza e thellë dhe e gjithanshme që po e rëndon vendin dhe që më fuqimisht e me pasoja më të rënda po shprehet në Kosovë, kërkon kthesa radikale në fushën ekonomike, shoqërore e politike, se ajo mund të përballohet e të tejkalohet vetëm me angazhimin dhe veprimin e të gjitha forcave subjektive e të potencialeve krijuese dhe se ky angazhim nuk është i mundur në kuadër të monizmit politik dhe të monopolit një partiak, ne të nënshkruarit morëm iniciativën që të formojmë: Lidhjen Demokratike të Kosovës si shoqatë për veprim shoqëror-politik e kulturor të gjithë atyre që miratojnë orientimet programore të Lidhjes Demokratike dhe intencat e saj.

    1. Lidhja Demokratike e Kosovës (në tekstin e mëtutjeshëm LDK) angazhohet për reformat ekonomike e shoqërore që synojnë daljen sa më të shpejtë nga kriza dhe zhvillimin më të shpejtë ekonomik të vendit. Për këtë qëllim LDK angazhohet për ekonomi të tregut, forma të ndryshme të pronësisë, për treg modern dhe për përjashtimin e ndërhyrjes jokompetente të politikës në çështjet ekonomike (nga orientimi i pakriter i investimeve e deri te caktimi i kuadrit drejtues në ekonomi), gjë që kishte dhe ka pasoja të dëmshme.


    Kosova, përkundër potencialeve njerëzore dhe natyrore, është krahina ekonomikisht më e prapambetur dhe me papunësi më të madhe. Prapambetja ekonomike dhe papunësia janë forma permanente të krizës. Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se pikërisht prapambetja ekonomike dhe papunësia janë problemet kryesore të Kosovës dhe përpiqet për përballimin dhe tejkalimin e tyre. LDK përpiqet për stimulimin e iniciativave dhe të angazhimeveinvestive, për racionalizimin dhe modernizimin e prodhimit, për rekonstruksione e orientime prodhuese dhe jo për falimentime dhe shuarje të nxituara të organizatave ekonomike; angazhohet për të drejtën e barabartë të secilit në punë varësisht nga aftësitë, angazhohet kundër privilegjeve në këtë lëmë në baza regjionale, kombëtare ose të tjera.


    Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet përshfrytëzimin e të gjitha potencialeve dhe mundësive të brendshme për zhvillimin ekonomik të Krahinës; angazhohet për politikë sociale, siç ndodh në të gjitha shtetet moderne dhe për solidaritet të të zhvilluarve ndaj të pazhvilluarve.


    2. Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për një Jugosllavi demokratike, federative, socialiste dhe për reformën e sistemit politik në këtë drejtim.


    LDK angazhohet për demokrci, që do të sigurojë barazinë e plotë juridike e politike të të gjithë qytetarëve, të individit, të dinjitetit dhe të pronës së tij, pavarsisht nga përkatësia kombëtare, gjinore apo fetare; angazhohet për shtetin juridik,që respekton kushtetutën dhe ligjin e përjashton arbitraritetin politik dhe pushtet mbajtës. Angazhohet për pluralizëm politik që shpreh strukturat dhe interesat e ndryshme e mundëson garën e koncepcioneve dhe të opcioneve politike të ndryshme dhe për sistem shumëpartiak, angazhohet për mbrojtjen e plotë dhe zgjërimin e lirive të njeriut e të qytetarit, për të drejten e mendimit dhe të shprehjes së lirë, për lirinë e fjalës, të shtypit e të organizimit politik; angazhohet për gjyqet e pa varura dhe për përjashtimin e varësisë së individit, të ndjekjes dhe të ndëshkimit politik të gjyqtarëve. Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për zhvillimin e raporteve demokratike në federatë, duke e kuptuar atë si bashkësi të subjekteve të barabarta të republikave dhe të krahinave, si bashkësi të qytetarëve dhe të nacionaliteteve të barabarta. Pra, angazhohet për federatë moderne, e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve, të republikave dhe të krahinave, për sistemin parlamentar në bazë të së drejtës së votimit të lirë, të drejtpërdrejtë e të përgjithshëm, për Kuvend Federativ të përbërë nga Dhoma e Republikave dhe e Krahinave, si dhe nga Dhoma e Qytetarëve. Angazhohet për vendosjen me konsensus për të gjitha çështjet e rëndësishme të vendit. Lidhja Demokratike e Kosovës do të angazhohet për zgjërimin e kanaleve demokratike institucionale, në drejtim të riafirmimit dhe të afirmimit të më tutjeshëm të individualitetit të Kosovës dhe të poztës kushtetuese, duke e kuptuar Kosovën gjithherë si bashkësi të qytetarëve dhe nacionaliteteve të barabarta. Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për afirmimin e subjektivitetit shoqëror politik e kulturor të shqiptarëve dhe për të drejtën e tyre që, varësisht nga mundësitë që u ofrojnë numri, përqendrimi e shkalla e zhvillimit, në mrrëveshje me popujt me të cilët jetojnë bashkërisht, të shfrytëzojn[ format e kontituimit politik e juridik që do të afirmonon barazinë e tyre.


    3. E vetëdijshme për faktin që bashkëpunimi, mirëkuptimi, miqësia dhe solidariteti i popujve janë rezultat dhe frytet më të rëndësishme të civilizimit, kurse grindjet dhe armiqësitë janë ftkeqësi e tyre e madhe, LDK do të angazhohet vendosmërisht për zhvillimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit të gjithanshëm të të gjithë popujve në Kosovë, në Jugosllavi dhe në botë. Barazia e plotë përbën edhe parakushtin qenësor të miqësisë dhe të bashkëpunimit të popujve. Prandaj, LDK përpiqet për barazi të plotë kombëtare në Jugosllavi e në Kosovë. Ajo do të punojë për afirmimin e vetëdijes se Kosova është e gjithë atyre që jetojnë në të:


    - se shqiptarët, malazezët, serbët, turqit dhe të tjerët historikisht dhe aktualisht e kanë Kosovën të tyre dhe bashkërisht duhet ta zhvillojnë dhe ta përparojnë;


    - se jeta në miqësi është bazë e mirëqenies dhe e lumturisë së popujve;
    - se shumësia e kulturave dhe traditave, e kuptuar drejt, është pasuri;
    - se bashkëpunimi dhe miqësia e popujve janë të pa mundshme pa njohjen, mirëkuptimin dhe respektimin e kulturave dhe të traditave të qenieve dhe të interesave të njëri-tjetrit.


    Lidhja Demokratike e Kosovësdo të luftojë kundër çdo qëndrimi ose pikëpamje të pabarazisë. Ajo veçmas do të angazhohet:

    - kundër çdo privilegji ose diskriminimi kombëtar;

    - kundër koncepteve mbi popujt autoktonë e shtetformues dhe popujve të prezencës së rastësishme e margjinale;

    - kundër çdo shovinizmi dhe hegjemonizmi;

    - kundër manipulimeve nacionaliate e burokratike me çështjen kombëtare. Lidhja Demokratike E Kosovës përpiqet për barazinë e plotë të nacionaliteteve në Jugosllavi. Ajo angazhohet për zhvillimin e gjthanshëm kulturor të të gjithëve, për arsimim të plotë në gjuën amtare në të gjitha shkallët e shkollimit; për ruajtjen e pozitës dhe të dinjitetit moral e material të shkollës; për kultivimin e gjuhës amtare dhe barazinë e saj në komunikim publik dhe në administratë; angazhohet për kultivimin e lirë e të barabartë të traditave kulturore e historike,për përdorimin e simboleve kombëtare dhe të kremtimit me dinjitet të festave kombëtare për të drejtën dhe mundësinë që çdo popull të shfrytëzojë rezultatet pozitive të krijimtarisë së vet kulturore dhe shpirtërore kudo që krijohen. në këtë drejtim duhen zhvilluar edhe më tutje institucionet që merren me studimin dhe kultivimin e kulturës, të traditës dhe të shprehjes së lirë të individualitetit kombëtar të të gjithëve në Kosovë dhe Jugosllavi.


    4. Lidhja Demokratike e Kosovës përpiqet për të vërtetën për Kosovën, duke luftuar kundër dezinformatave e shpifjeve, kundër përpjekjeve q[ çështjet e sotme të Kosovës të paraqiten e për to të flitet vetëm me terma diskualifikuese, pa u parë ato në tërësinë dhe kompleksitetin e tyre. Ajo është kundër represioneve e rikonstruksioneve si zgjidhje të problemeve, është kundër imponimit të pseudoproblemeve për t'u mbyllur problemet e vërteta,është kundër gjendjeve dhe masve të jashtëzaknshme, kundër izolimeve e kundër proceseve politike si dhe angazhohet për lirimin e të burgosurve politikë. Angazhohet, pra, për dialog kontruktiv e mirëkuptim të ndërsjellë dhe kundër diskualifikimeve dhe etiketimeve të çdo mendimi ose kërkese që ndryshon nga ajo zyrtare e një partie.


    5. Lidhja Demokratike e Kosovës do të angazhohet për ruajtjen e mjedisit dhe të burimeve natyrore. Asnjë brez nuk ka të drejtë që pa nikoqirllëk t'i shfrytëzojë ato që duhet t'u takojnë brezave të tjerë.


    Në Prishtinë, më 23 dhjetor 1989
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 16-10-2008 më 21:59
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-02-2009
    Postime
    13
    Un mendoj se kur ishte gjall Ibrahim Rugova ,i jepte nje form te mir partis si dhe nje frymzim Kosoves,por tash me ndarjen e partis ska gje nga LDK e as nga LDD.... mendoj se Fatmir Sejdiu i ka shkaktuar kto fatkeqsi.....

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Vitet kanë kaluar dhe tash Muharrem Shabani, i cili për një kohë ka qenë edhe kryetar i Komunës së Vushtrrisë, pas vitit 1999, ka konkurruar për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.



    Ky ishte Muharrem Shabani i LDK-se Llapi

    ----------------------------------------------------------------------------------------------
    Ferat Muja, i dënuar me vdekje në vitin 1982. Ende nuk i dihet varri


    Pse, Muharrem?
    Ferat Muja është vrarë në vitin 1982. Prej atëherë, familja kërkon eshtrat e tij. Ishte dënuar me vdekje, për vrasjen e një serbi. Një nga përgjegjësit për këtë dënim, familja Muja e bën edhe Muharrem Shabanin. E ky është një tjetër kandidat për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Shabani mohon akuzat.

    Nga Nebih Maxhuni më 16.03.2009 në ora 7:38

    Ferat Muja, i dënuar me vdekje në vitin 1982. Ende nuk i dihet varri.(Foto: Fisnik Dobreci)
    Ferat Muja kishte vrarë një serb, duke u vetëmbrojtur.
    Kështu, së paku, thonë familjarët e tij.

    Dënimi që Ferati kishte marrë ishte maksimal: ekzekutim i menjëhershëm.
    Sipas familjarëve të tij, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë, gisht në vendimin për dënim me vdekje të të afërmit të tyre, kanë pasur gjyqtari Muharrem Shabani, Kapllan Baruti, tash kryetar i Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, si dhe disa të tjerë që në atë kohë mbanin pozita.

    Vitet kanë kaluar dhe tash Muharrem Shabani, i cili për një kohë ka qenë edhe kryetar i Komunës së Vushtrrisë, pas vitit 1999, ka konkurruar për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

    Pas shkrimeve të Expressit lidhur me kandidatët për gjyqtarë të kësaj gjykate, është lajmëruar familja Muja. Ata tregojnë këtë rast, duke shpjeguar se nga influenca e Muharrem Shabanit, tash nuk kanë as varr për të qarë eshtrat e të afërmit të tyre.

    Murat Muja është vëllai i Feratit të ndjerë, i cili rrëfen për Express historinë që ka ndodhur në vitin 1982.
    Sipas tij, Ferat Muja (viktima), ishte nisur për të shkuar në Vushtrri, dhe duke kaluar rrugën e fshatit Gojbulë, vendbanim me shumicë serbe, Danilo Milencic kishte tentuar ta vrasë atë me shat.

    Në atë moment, sipas familjarëve, Ferati kishte nxjerrë revolen nga brezi dhe e kishte qëlluar serbin 22-vjeçar.
    Për më tepër, Murati shpjegon se gjykimi për tërë këtë ngjarje ka zgjatur vetëm 34 ditë. Për kaq kohë është marrë vendimi me vdekje.

    “Vëllai ka qenë duke kaluar rrugës, në të cilën gjithmonë kemi kaluar. Danilo Milencic, bashkë më nënën e tij, kanë qenë tuj prashitë në arë të tyre. Dhe, për një moment, ai i ka thënë vëllait se nuk mund të kalonte andej, e i ka bërë hyxhym me shati për ta mbytë”, tregon ngjarjen e para 27 vjetëve, Murat Muja.

    Ai tregon se pas vrasjes, vendimi për ekzekutim ishte marrë me procedurë të shpejtuar, duke mos analizuar mënyrën e vrasjes dhe faktet se Ferati e kishte vrarë serbin në vetëmbrojtje.

    Murati thotë se protagonistët e asaj kohe i kanë dhënë kësaj vrasjeje karakter politik.
    Përveç kësaj, ai shpjegon se Muharrem Shabani, Kapllan Baruti, e të tjerë, bashkë më disa banorë të fshatit Samadrexhë, kishin thënë se duhet të ruhej bashkim-vëllazërimi.
    Tash, pas njëzet e shtatë vjetësh, kur edhe eshtrat e Ferat Mujës ende familja nuk di se ku kanë tretur, lajmi se Muharrem Shabani ka konkurruar për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, familjarët nuk i ka lënë indiferentë.

    “Muharrem Shabani nuk e meriton atë vend. Ai nuk e ka merituar as me qenë kryetar komune, as gjykatës, po ashtu, as Kapllan Baruti. Janë njerëz gjakpirës, që kanë punuar me Serbinë, e që sot mbajnë vende kyçe”, thotë Murat Muja, për Express.

    Vendimi për ekzekutimin e Feratit, pas vrasjes së serbit të fshatit Gojbulë, familjarët thonë se është nënshkruar në Bashkësinë Lokale të fshatit Samadrexhë.
    “Gjyqtari Muharrem Shabani, i cili ishte edhe kryetar i Komitetit, ka ardhur dhe e ka nënshkruar që dënimi t`i jepet me ekzekutim Feratit, e me pas i ka dhënë komplet kahje politike vrasjes”, thotë Xhafer Muja, djali i Ferat Mujës.

    Por, këto akuza i kundërshton Muharrem Shabani.
    Sipas tij, në tërë këtë histori, nuk ka asgjë të vërtetë.

    “Shikoni dokumentet. Nëse ka diçka të vërtetë, jam i gatshëm plotësisht të përgjigjem. Unë s’kam qenë kurrë gjyqtar i Qarkut dhe nuk kam pasur të bëjë më këto gjëra”, thotë Shabani për Express.

    Ai pohon se në atë kohë ka qenë gjyqtar në Gjykatën Komunale, e cila nuk ka pasur të bëjë fare me çështje të tilla.
    “Gjithashtu nuk është e vërtetë se vendimi është nënshkruar në fshat”, thotë ai.

    Shabani mohon se asokohe ka qenë kryetar i Komitetit.
    “Rrenë është totalisht. Kurrë në jetë nuk kam qenë kryetar i Komitetit. Unë kam qenë në Kuvendin e Kosovës, në shpalljen e Kushtetutës së Kaçanikut, deklaratën e së cilës e kam lexuar”, thotë Muharrem Shabani.

    Ndërkohë, familjarët e Ferat Mujës kërkojnë nga institucionet që Muharrem Shabani të mos emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Ata ftojnë institucionet që, përveç tij, edhe njerëzit e tjerë që kanë dosje apo kanë qenë ish-pjesë e sistemit të kaluar, të mos emërohen në institucionin më të lartë të drejtësisë në vend.

    “Të gjithë e dimë se çka u kanë bërë shqiptarëve njerëz të tillë gjatë regjimit. Ftojmë institucionet që ata në asnjë mënyrë të mos emërohen në këto pozita”, thonë të afërmit dhe familjarët e të ndjerit Ferat Muja.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anëtarësuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    E KUJT ËSHTË PARTIA
    I nderuari kryetari i Kosoves dhe kryetari i LDK-së dhe ju nenkryetari i LDK-së,Fatmir Sejdiu dhe Eqrem Kryeziu ju drejtohem ju dyve personalisht sepse jeni duke udhëhequr një parti ose ta quajm një institucion i cili plot dy dekada veproj dhe punoj per lirinë dhe pavarësinë te cilen po e gëzojmë sot,tani ju ne krye te kesaj partie ose nuk jeni te pershtatshem ose nuk dini te menagjoni si duhet por kjo e dyta mendoj se nuk është e mundur sepse ju jeni shum i sukseshsem si kryetar shteti.Sipas burimeve jo zytare gjat nominimit te ndonjë personi per minister te punve te jashtme ne qeverin e Kosoves vetem sa nuk ka aardhë edhe deri te ndarja e dytë e LDK-së,por fal prap maturisë suja kryetar keni arritur qeta ruani kontinuitetin me koncenzus.Me keq ardhje po e them se pas vdekjes se liderit te famshem te kesaj partie apo institucioni menjëher u vrejt se nuk dote shkojnë punet si duhet ne kryesi te partisë me qka edhe u deshmue me ndarjen edhe ate ne menyren mate keqe( me rrahje) menyrë e cila irritoj edhe opinionin Kosovar dhe mbarëshqiptar,me qka edhe elektorati juaj ua kthej shpinen sepse po ai elektorat u gjend i trathtuar dhe i zhgenjyer.Tani qe jeni ne koalicion qeverises me PDK-në ta quajm e prtërirë sepse ne qeverinë eperkohshme sikur kan marrë mesim nga pësimi dhe tani jan ma te suksesshem sesa ju ne koalicionet tjera te ma parme,si mendoni se duhet qe ta bindni elektoratin qe tu kthehet apo do te vazhdoni ne keto forma me ndarje dhe shpartallime?Me keq ardhje po eshtroj ket pyetje te nderuar e kutj është kjo parti e njenit prej jush apo e popullit? Sipas barametrave te deritashem mbas vdekjes se kryetarit Rugova kjo parti është shendrruar ne një klan te zotri Eqrem Kryeziut, sepse me vendimet dhe sjelljet etij po e deshmon ket te pamirë.Pos tjerash edhe meritat e tij jan per ndarjen e parë e fatkeqsisht ndoshta edhe per te ardhmen sepse atij vetem i intereson te ket një post te lartë dhe ma teper nuk i nevoitet se qka ndodhë ma tutje!A nuk është per te ardhur keq nga elektorati i juaj te cilet plot dy dekada dijti te ju perkrahë ne kohrat mete rënda,dijti te ju ndihmoj dhe te ju zgjedh pavarësisht rezultateve tuaja si institucion.
    A nuk është per tu dhimtur ky elektorat te cilin ju e tradhtuat dhe e detyruat qe tua kthej shpinen ne momentet vendimtare te shtetbërjes se Kosoves e kjo krejt fal punes se mbrapsht te zotri EQEQS si e quajnë servilet e tij.
    Nëse keshtu mendoni te vazhdoni i nderuari kryetar me keqardhje po u them se nuk dote mbeteni as opozitë mu ne zgjedhjet e ardhme,sepse njëher ekeni tradhtuar ket elektorat nuk dote keni shans ta bëni edhe një herë. Nuk jeni ne gjendje te keni transparencë partiake se qka po ndodhë dhe kush jan ata te cilet po e shkatrrojnë partinë per qellime personale!
    Me vemendje lexoja para apk kohe një artikull te nderuarve profesor Gruda dhe Rrahmani lidhur me disa këshilla qe i preferojnë LDK-së per te mbijetuar sepse ata janë nder themeluesit e parë te ketij te themi institucioni te shejt qe dijti dhe mujti ti mbroj shqiptaret nga gjenocidi millosheviqian plot dy dekada,dhe ata edhe pse sot nuk jan me LDK-në ndiejn keqardhje dhe tentojne¨ta ndihmojnë,ndersa Eqat e Keqat e shkatrrojnë thua se është etija dhe mund te veproj site doj!
    Po e perfundoj vetem po nga ato burime anonime dhe jozyrtare u ndieva shum i nevrikosur per keto te bëma nga disa njerez mbrenda LDK te cilëve ju intereson vetem te fitojnë poste ndersa ne anene tjeter te perqjanë dhe shpartallojnë.Kjo deshmohet edhe me thenjet e tij se nëse nuk i fitojmë zgjedhjet dote jap dorheqje nga te gjitha postet, jo qe nuk dha por u angazhua edhe per poste edhe mate larta bile ne kuven edhe nenkryetar.Por duhet ta dij se po ajo parti te cilen po e sopton ia ofroj ato poste.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Lajçi në AAK - thotë se Mustafa është komunist
    Nga Express 14 Qershor 2012 23:10


    Në AAK zyrtarisht të premten, pritet të aderojë ish-kryetari i komunës së Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ali Lajçi. Në një prononcim për “Tribuna Shqiptare”, Lajçi ka thënë se i kanë përafruar shumë qëndrimet me zyrtarët e AAK-së për të aderuar në këtë parti.

    Lajçi e ka cilësuar AAK-në si parti e djathtë, ndërsa LDK e konsideron si pasardhëse të strukturës së ish-Lidhjes Komuniste.

    Ndërsa, thotë se Isa Mustafa, pas suprimimit të autonomisë së Kosovës në fund të viteve ’80, iu bashkua Rrahman Morinës në ‘krye të një projekti kundër irredentizmit dhe për forcimin e Serbisë unike’.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Editoriali


    Humbja e dytë e LDK-së

    E marte 10 Korrik 2012,

    Ndihmësekretari amerikan për çështje evropiane, Filip Gordon, e ka bërë të qartë se SHBA-ja qëndron në mbështetje të presidentes Atifete Jahjaga deri në fund të mandatit. Porosia e qartë që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese i bën të pavlefshme disa zëra në politikën kosovare që janë duke e kundërshtuar interpretimin e bërë. Reagimet më të ashpra po vijnë kryesisht nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila edhe del e humbur politikisht. Por, LDK-ja është më mirë të nxjerrë mësim, të heshtë dhe t’i kërkojë shpjegime liderit të saj. Pas rastit të Sejdiut, kjo është hera e dytë që ky subjekt politik del i humbur nga interpretimi i Gjykatës Kushtetuese. Vazhdimi i mandatit pesëvjeçar për Jahjagën do të thotë njëkohësisht edhe përfundim i rregullt i mandatit edhe për Qeverinë Thaçi. Marrëveshja e vjetshme që prodhoi presidenten konsensuale u konsiderua si një lloj fitoreje për kreun e partisë më të madhe në opozitë, Isa Mustafa, pasi me kompromisin e arritur shkurtohej një vit mandati i Qeverisë. Vendimi i Kushtetueses e ka krijuar një moment të ri politik, pas të cilit është e kuptueshme që kryetarit të LDK-së t’i shterojnë fjalët. Tani, opozitës, që hyri në Kuvendin e dalë pas manipulimeve enorme në zgjedhjet parlamentare, i mbetet vetëm ta presë datën e rregullt në kalendarin elektoral dhe ta bëjë gati alternativën e pushtetit. Deri tani nuk kemi parë ndonjë lëvizje tërheqëse, ndërsa mungesa e një blloku opozitar ia bën më të lehtë partisë në pushtet që t’i presë në qetësi votimet e radhës. Pas vizitës së Gordonit, ajo që mund të pritet është një zvarritje e reformës elektorale dhe kushtetuese, por sigurisht jo një bojkotim apo bllokim i saj në shenjë pakënaqësie. Një veprim i tillë do t’i kthehej bumerang secilit subjekt politik, që do ta mbështeste.

    gazeta kosovasot

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Dell: LDK nuk interesohet për popullin dhe Kosovën
    Nga Express 12 Korrik 2012 12:30


    Duke analizuar kundërshtimin e LDK-së rreth mandatit të Jahjagës, ambasadori Dell ka thënë se LDK-ja nuk është e interesuar se çka është e mirë për popullin dhe Kosovën, por është e interesuar vetëm për atë që është e mirë për të si parti.

    Ambasadori amerikan Christopher Dell sërish i ka cilësuar si “fëmijërore, idhnake dhe të pamenduara mirë” reagimet e partive kundër vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese rreth mandatit të presidentes Atifete Jahjaga dhe paralajmërimeve të LDK-së se do të bllokojë reformat e nisura.

    “Nuk kam fjalë për ta përshkruar një reagim të tillë i cili për mua është i pakuptimtë. LDK-ja ka dashur reformë të Ligjit Zgjedhor për faktin se nuk ka qenë e kënaqur me atë se si janë zhvilluar zgjedhjet e fundit. Dhe, tani që Gjykata Kushtetuese ka thënë se jo gjithçka në atë marrëveshje ka qenë ne pajtueshmëri me Kushtetutën, a do të thotë kjo se LDK nuk dëshiron më reformë zgjedhore? Dhe se e tëra ishte e lidhur me presidencën?”, ka thënë Dell në një intervistë për “Kosova sot”, siç transmeton KosovaTimes.

    “I ballafaquar me këtë jam i detyruar të konkludoj se LDK-ja nuk është e interesuar se çka është e mirë për popullin dhe Kosovën, por është e interesuar vetëm për atë që është e mirë për të si parti”, ka theksuar diplomati amerikan.

    Ai thotë se LDK-ja e sheh presidencën vetëm si një figurë në një lojë të vazhdueshme shahu që e luajnë me njëri-tjetrin.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    SURROI: DELLI, SI GRATË E KËQIJA
    Në vazhdim të publikimit të ‘Letrës lamtumirëse nga Qerreti ambasadorit Christopher W. Dell’ të shkruar nga publicisti Veton Surroi, botohet teksti ‘Dueti i pabesueshëm Dell-Lushtaku’.

    ‘Në Rezidencën tënde fjalët e mia jo vetëm se nuk më mbrojtën - ato edhe u shtrembëruan. Në vend të diplomatit të karrierës, ke degraduar në kategorinë e asaj që në Kosovë njihen si gra të këqija, bartës thashethemesh, edhe aso të shtrembëruara nga ti’, shkruan veton Surroi në vazhdimin e dytë të ‘Letrës...’, të botuar në ‘Koha Ditore’.

    Reagimi i Surroit vjen pas intervistës që Christpher Dell kishte dhënë në ‘Kosova Sot’, ku ai thotë se e ka ‘shikuar Veton Surroin të zvarritet para kryeministrit, duke e lutur që të bëhej president’.

    Në pjesën e parë të letrës, përkitazi me këtë Surroi ka shkruar: ‘Kur u ktheva në Prishtinë nga Qerreti më the se doje të më ftoje në darkë, dhe nëse pajtohesha, në darkë do të ishte edhe Hashim Thaçi, ku doje të bisedoje për modalitet e zgjedhjes sime eventuale për president. Të përsërita atë që të thash në telefon: kam besim te ti, nuk kam besim te Thaçi.

    Kam përvojë të keqe me të prej vjetësh, në fakt prej Konferencës së Rambouillet. Atëbotë krijova një përshtypje për të prej një njeriu, me pak përgatitje intelektuale, por me një instinkt të jashtëzakonshëm politik për ushqimin e ambicies për pushtet, pa edhe më të voglin skrupull. Gënjeshtar, arrogant, shpërfillës dhe ofendues - kishte energji që në çdo mëngjes të përpiqej të prishte çfarëdo pune që ishte ndërtuar gjatë natës. Këtë përshtypje vetëm sa e kisha thelluar në vitet e mëpastajm’, ka shkruar Surroi, për përdorur për këtë takim titullin e një vepre të Ismail Kadaresë “Darkë e Gabuar” (Telegrafi)

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër në Tiranë
    Nga StormAngel në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 07-12-2009, 18:08
  2. Një vështrim i shkurtër historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  3. Takim i shkurtër i Tadiçit me Thaçin në Athinë
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 18:21
  4. Festivalit i filmit të shkurtër "Nine Eleven" - Prishtinë
    Nga Davius në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-09-2005, 08:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •